BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Opinion / Editorial

Festa e Çlirimit dhe marrëzitë e Alfred Cakos për “Luftën Civile”

Festa e Çlirimit dhe marrëzitë e Alfred Cakos për

Është zhgënjyes fakti që edhe njerëz më arsimim të mirë të lartë të kenë mendime të tilla si ato që jepen në formën e konspiracionit nga disa “konspiracionistë të stisur” të cilët më tepër zhurmojnë për të lënë nam se sa tregojnë ndonjë ide konspirative të bazuar diku por të tjerrur me kujdes. I gjithë kujdesi i konspiracionistëve tanë qëndron që të bardhën ta bëjnë të zezë dhe anasjelltas duke krijuar përshtypjen e të marrit, që shprehet tek një nga kryeveprat e Shekspirit: ç`është ajo gjë e bardhë që nxin aty poshtë?!! Kështu dhe me konspiracionet e të nderuarit A. Çako i cili në rrethin katror të së dielës zhgënjeu dhe deformoi edhe njëherë Historinë e popullit tonë në luftën për çlirimin e Atdheut i cili u çlirua me 29 Nëntor të vitit 1944. Konspiracioni i tij se lufta e popullit shqiptar kundër okupatorit nuk ishte luftë çlirimtare, por një luftë civile ishte një retorikë e shëmtuar e cila dëmton shumë dhe tregon edhe njëherë se patriotizmi në Shqipëri nuk është veçse një model retorike vetëm kur je në pushtet, sepse sapo nuk je në krye,… patriotizmi kthehet në një shëmtirë të vërtetë antishqiptare, nga e cila përfitojnë vetëm politikat fqinje ekspansioniste sepse Shqipëria paraqitet si një vend `lesh e li` ku njerëzit ikin nga sytë këmbët nga vendi i tyre si të jetë i pushtuar, ashtu dhe sikur të jetë nën diktaturë, apo në demokraci.

Përse e shkruaj këtë? sepse që nga koncepti i marrosur dhe i huazuar i z. Çako nga kontrapedalet idhnakë Poli Hoxha dhe Agim Tufa se …`lufta nacional-çlirimtare ishte një luftë civile` kuptohet se kemi të bëjmë me një injorancë akademike dhe një marrëzi historike ku, humbësit dhe bashkëpunëtorët e okupatorëve kërkojnë të marrin revanshin duke shtrembëruar të vërtetat historike. Mund ti them z. Çako se Luftë Civile nuk ka kur vendi është i pushtuar nga një fuqi e huaj ushtarake, por ndodh zakonisht kur shteti përkatës është akoma sovran, por përplasjet politiko-sociale e çojnë shtetin në luftë civile p.sh., 1997 në Shqipëri ishte luftë civile nga ku BE dhe SHBA dërguan më pas misione ushtarake, mjekësore, sociale për të qetësuar përplasjen politike. Luftë civile ndodhi në Siri në 2011, e që vazhdon edhe sot ku në atë vend kanë hyrë edhe trupa të huaja për të qetësuar gjendjen, etj. Për ta shpjeguar më mirë se çfarë quhet Luftë Civile z. Çako dhe kontrapedalët idhnakë me titull Dr. si Poli Hoxha dhe Agron Tufa, po paraqes një postulat nga Enciclopedia Britanica e cila thotë: “Lufta civile, është një konflikt i dhunshëm midis një shteti dhe një ose më shumë aktorëve joshtetërorë të organizuar në territorin e shtetit. Luftërat civile dallohen kështu nga konfliktet ndërshtetërore (në të cilat shtetet luftojnë shtete të tjera), konfliktet e dhunshme ose trazirat që nuk përfshijnë shtete (ndonjëherë të emërtuara konflikte ndërkomunale) dhe represioni shtetëror kundër individëve që nuk mund të konsiderohen një grup i organizuar ose koheziv, duke përfshirë gjenocidet, dhe dhunë e ngjashme nga aktorët joshtetërorë, si terrorizmi ose krimi i dhunshëm” (Civil war | Definition, Causes, & Theories | Britannica). E si mund të ishte Luftë civile , lufta kundër Okupatorit në Shqipëri të cilën Alfredua i marrosur nga konspiracionet mundohej ta kufizonte si luftë civile nga shtatori i 1943 e deri në fund? Marrëzi e klasit për Guiness. Së dyti, z. Çako për tua marrë flamurin ish Drejtorit të institutit për Krimet kundër Komunizmit Agron Tufës dhe Doktori të Shkencave të Gënjeshtrës Poli Hoxha, nëpërmjet `rrethit katror`, por edhe disa pinjollëve të Ballit Kombëtar bashkëpunëtorë të okupatorit, nuk e ndan Luftën nacional çlirimtare nga Diktatura. Pse? Sepse Lufta nacional çlirimtare u drejtua nga Fronti Nacional Çlirimtar dhe Komandant i Ushtrisë Nacional Çlirimtare ishte Spiro Moisiu dhe jo Enver Hoxha.

Emri i Enver Hoxhës u bë i njohur në popull vetëm pas vitit 1945. Pra lufta nacional çlirimtare ishte luftë patriotike ku dëshmorët nuk ishte asnjë komunist, ata dëshmorë që sot nuk përmenden për turp të demokracisë liberale që ka Shqipëria sot. Asnjë vend në botë nuk i mohon dëshmorët si Shqipëria dhe ekzaktësisht siç bëjnë politiqenët shqiptarë dhe disa segment të medias së parapaguar për këtë qëllim. Së treti Historia e vërtetë e komunizmit shqiptar nuk është ashtu si e përkthen z. A. Çako. Nëse Alfredua do të kishte lexuar dy volume e ish-spiunit Agim Hamiti me titull “Odisea e një Detektivi”, do të kuptonte se diktatori Enver Hoxha ishte aq i fuqishëm sa vrau e preu dhe mbi jetoi pa i hyrë ‘gjemb në këmbë’ për 40 vjet pikërisht se kishte kontratë me `Inteligjencë Servizin` Britanik, pra ishte spiun britanik ashtu sikurse dhe i biri ilir Hoxha i cili ishte jo vetëm drejtor i instituti 6 por edhe Drejtor i Sigurimit të Jashtëm (DSI). Prandaj diktatura u vendos me Enver Hoxhën sepse ai ishte letra nën mëngë e britanikëve për të sabotuar Bllokun sovjetik të atëhershëm. Pse? Sepse Britania e Madhe duke pranuar Marrëveshjen e Jaltës që Shqipëria do të rrinte nën diktatin sovjetik, pranoi të mbështeste Enver Hoxhën si drejtues të Shqipërisë Komuniste me qëllim që ta përdorte dhe… e përdori në 1961, kur u prish me BRSSS, e përdori kur iku nga Traktati i Varshavës, e përdori kur u prish me Kinën, e shfrytëzoi izolimin e Shqipërisë për ti treguar Botës se çfarë të këqijash i shkakton komunizmi një vendi, por i la dorë të lirë të bënte çtë donte në Shqipëri, i la dorë të lirë edhe në luftën për pushtet midis Mehmet Shehut të CIA-s amerikane dhe Ramiz Alisë i cili ishte kanakari i ilir Hoxhës dhe Nexhmije Hoxhës të inteligjencë Servisit britanik, u eliminua Mehmet Shehu. Vetëm pas 1989 CIA amerikane zëvendësoi gradualisht dhe me marrëveshje inteligjencë Servizin Britanik dhe mori nën kontroll Shqipërinë deri me sot e kësaj dite.

Së katërti, sigurisht jugosllavët ndihmuan në formimin e PKSH por `kumbari` i formimit të PKSH malazezi Miladin Popoviç ishte PRO Kosovës së lirë e të pavarur dhe pro një Shqipërie të madhe prandaj u vra nga serbët, se ndryshe , përse do ta vrisnin? Mund të dalë pyetja përse partizanët shqiptare nuk lejuan flotën angleze të zbarkonte (kujtoni filmin Furtuna)? Kjo ndodhi sepse Marrëveshje Jaltës i a kishte lënë Shqipërinë në dorë të rusëve, prandaj inteligjencë Servisi Britanik ndihmoi partizanët dhe Enver Hoxhën që të merrnin pushtetin për ta patur si Kalë Troje në të Ardhmen, ashtu si ndodhi, që Shqipëria e vogël përçau kampin pro-sovjetik. Së pesti, që ka lidhje dhe me injorancën e disa analistëve kosovarë që përpiqen të injorojnë Luftën Nacional Çlirimtare shqiptare duke e quajtur ndihmën në çlirimin e Jugosllavisë si një fatkeqësi të Kosovës sepse sipas budallallëkut të tyre partizanët shqiptarë zbatuan porositë e Serbisë që Kosova të rrinte nën Serbinë`?!. Tjetër është se ``Italia dhe Gjermania bashkuan Shqipërinë etnike në ato pesë vite pushtim dhe çlirimi ishte në dëm të Kosovës”?!! Këta kokrra injorantësh nuk e kuptojnë se Shqipëria nuk mund të vendoste për Kosovën sepse kur Kosova dhe pjesë të tjera i u dha Mbretërisë Serbo-Kroate u dha nga Perëndimorët . Po kështu pas çlirimit u organizua Konferenca e Bujanit ku Tito garantoi autonomi të Kosovës por edhe ai vetë u shpreh se në dorë e kanë anglo-amerikanët dhe rusët. U bënë përpjekje (si dhe sot me Procesin e Berlinit) për një Konfederatë ballkanike, e cila nuk u realizua në atë kohë. Vetë Tito në takim me Enver Hoxhën u shpreh se nuk mund ta bashkonte Kosovën me Shqipërinë për shkak të fuqive të mëdha, por i premtoi që Kosovën do ta bënte autonome, gjë që e realizoi nga fillimi i viteve 1970. E gjithë kjo pasaktësi në Konspiracionet e z. Cako mund të shprehet me frazën e famshme të Xh.B. Shaë: “Truri i të marrosurit e tret filozofinë në marrëzi, shkencën në bestytni, dhe artin në pedanti.

Po kështu dhe arsimi universitar”; ose më qartë shprehet nga citati i Shekspirit: “Mos kini frikë nga madhështia. Disa lindin të mëdhenj, disa e arrijnë madhështinë dhe të tjerë i zë madhështia nën vete`` (Nata e 12 Shekspir). Në përfundim mund të them se nuk duhet të shtrembërohet dhe as bëhet konspiracion me luftën nacional çlirimtare të Popullit shqiptar, i cili i rreshtuar krahas fuqive të mëdha fitoi mbi nazizmin dhe mbi kolaboracionistët që sot hiqen si viktima. Ajo luftë është nder i Kombit.