BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si oligarku në bashkëpunim me Janis Karathanos rropën mbi 200 mln euro koncesione, për të kamufluar vjedhjet kanë punësuar te kompanitë “fituese” të afërmit e tyre, rroga deri në 30 mln lekë në mua...

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x

Opinion / Editorial

Finalja e “final four” / Egnatia-Partizani duhet parë si festë e madhe futbollistike

Finalja e “final four” / Egnatia-Partizani duhet parë si

Takimi: Ditë e diel, kur të gjithë janë pushim dhe kanë nevojë për diçka argëtuese. Ora: 20:00, kur freskia do të zërë vendin e temperaturave disi të larta këto ditë. Lokacioni: Komoditeti luksoz i “Arena Kombëtare”, si një “teatër” që duhet të bëjë bashkë të gjithë opinionin futbolldashës shqiptar në finalen përmbyllëse të sezonit kombëtar futbollistik. Sa shumë “valenca” të tilla mund të rendisim për të thënë se finalja e “final four”, e cila do të luhet më 26 maj mes Egnatias dhe Partizanit, meriton të kthehet në festë të madhe futbollistike. Kjo ndeshje duhet parë kështu, si festë, jo vetëm për dy klubet në fjalë, dy tifozëritë respektive, që me siguri nuk do të mungojnë, por për krejt ata që mbështesin futbollin e bukur. Skuadra e Tetovës dhe Shehit i kanë dhënë tonin këtij kampionati dhe me të drejtë do të diskutojnë titullin kampion të dielën. Futbolli i tyre, përveçse rezultativ, është argëtues, joshës për t’u parë. Kësisoj, do të ishte mëkat që adhuruesit e futbollit të bukur të mos jenë në stadium. Biletat kanë dalë tashmë në shitje, ndaj nuk duhet humbur si mundësi për të përjetuar një të diel ndryshe, ku argëtimi dhe rivaliteti sportiv do të jetë i sigurt. Pra, të gjithë jemi sy e veshë nga epilogu i “final four”, që sportivisht ka logjikën e 36 javëve kampionat. Në finalen e 26 majit, ku do të vendoset titulli kampion, kanë dalë dy skuadrat më të mira, që i mbyllën në vendin e parë dhe të dytë katër fazat e rregullta të kampionatit. Deri këtu, qoftë edhe duke u bazuar te ky fakt, nuk ka asgjë për t’u habitur, por vetëm yshtur për të qenë njëri nga fatlumët në “Arena Kombëtare” dhe përcjellë nga afër këtë supersfidë. Egnatia dhe Partizani, dy skuadrat që i dhanë tonin Superiores, do të “përplasin brirët” në “Arena Kombëtare”, për të shpallur kampionin e ri të vendit. Në finale thuhet se nuk ka favoritë, por kjo përballje duhet konsideruar më shumë se kurrë e ekuilibruar, çka e shton dozën e adrenalinës te të gjithë. 36 javët e kampionatit, rrogozhinasit dhe të kuqtë i mbyllën në të njëjtën “gjatësi vale”, me nga 63 pikë. Egnatia u pozicionua e para falë sfidave direkte. Golaverazhi më i mirë në total foli për kampionët e vendit ende në fuqi. Më konkretisht, skuadra e Edlir Tetovës, pas 4 fazave regjistroi golaverazhin +13 (51 gola të shënuar dhe 38 gola të pësuar). Në anën tjetër, Partizani e mbylli me golaverazhin +22 (51 gola të shënuar dhe 29 gola të pësuar). Katër përballjet e këtij kampionati mes dy finalistëve të “final four” kanë prodhuar thuajse barazpeshë të plotë: 1 fitore të Egnatias, 1 fitore të Partizanit dhe 2 barazime. 5 gola ka shënuar skuadra rrogozhinase dhe 4 gola të kuqtë. Pra, pothuajse një ekuilibër i plotë. Pra, sikurse shihet, tri ndeshje janë ndarë me barazimin e njëjtë 1-1, vetëm ajo e fazës së katërt shkoi në favor të Egantias. Pikërisht kjo fitore bëri që në fund, skuadra e Tetovës të pozicionohej e para në klasifikim, falë rekordeve më të mira në përplasjet direkte. Në duelet mes Egnatias dhe Partizanit bien në sy tre lojtarë, që kanë shënuar nga dy gola: Bintsouka dhe Skuka për të kuqtë, si dhe Montenegro për rrogozhinasit. Ama, duhet kujtuar se kostarikani ka vetëm prej janarit që luan tek Egnatia, pra pothuajse dy faza. Tashmë është radha për ta prishur këtë ekuilibër gati perfekt në finale e 26 majit, e cila duhet thënë se vlen sa i gjithë sezoni. Ndaj nuk duhet humbur kurrsesi nga tifozët e të gjitha ngjyrave, që mbi të gjitha janë adhurues të futbollit të bukur. Nëse Egnatia e ka dërguar tashmë në shtëpi Kupën e Shqipërisë për këtë edicion, të dytin radhazi, si objektiv është edhe titulli kampion. Kryesimi me meritë i pothuajse të gjithë kampionatit, duke shkuar edhe deri +11 pikë nga vendi i dytë në një moment të Superiores, bën këdo të thotë se “haka duhet të shkojë tek i zoti”. Megjithatë, në finale kurrë nuk i dihet, vendosin detajet, gjendja momentale fizike e psikologjike e skuadrave, jo çfarë ke bërë gjithë sezonin. Nga ky këndvështrim, trajneri Edlir Tetova me të drejtë tha pas sigurimit të finales, duke likujduar Vllazninë, se shanset për titull janë 50 me 50. Ashtu sikurse janë në fakt, pothuajse edhe statistikat e përballjeve mes rrogozhinasve e të kuqve në këtë kampionat. Atëherë, kush do ta bëjë diferencën më 26 maj? Oreksi i futbollistëve në fushë, strategjia e stafeve teknike, mbështetja e tifozërive, dëshira për “hakmarrjen” e finales së Superkupës tek Egnatia…? Fusha e blertë do ta tregojë, nën gjykimin e anglezit të njohur Anthony Taylor. Një tjetër përmasë kjo për një finale vërtet europiane, mes dy skuadrave që me siguri kanë për të thënë shumë edhe në Kupat e Europës, në vazhdim.

Ja 4 përballjet mes Egnatias dhe Partizanit në këtë kampionat:

17.09.2023

Partizani-Egnatia 1-1

(A.Bintsouka 6' / Fernando Medeiros 22' )

23.11.2023

Egnatia-Partizani 1-1

(R.Malota 10’ / A.Bintsouka 13' )

03.02.2024

Partizani-Egnatia 1-1

(Xh.Skuka 90' / S.Spahiu 59' )

13.04.2024

Egnatia-Partizani 2-1

(J.Montenegro 14', 30’ / Xh.Skuka 80')