BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Opinion / Editorial

Fjalimi i krenarisë shqiptare

Fjalimi i krenarisë shqiptare

Jehona e mitingut të Athinës me emigrantët shqiptar, që organizoi Kryeministri Rama në 12 maj, do jetoi gjatë dhe do ketë komente dhe qëndrime fluide sipas rrymave dhe interesave politike të qarqeve të caktuara helene. Në këto 33 vjet të ashtuquajtura demokraci, ishte hera e parë që si asnjëherë tjetër dhe si askush, fjala brilante e Kryeministrit Ram pati risi, dhe zbuloi shumë të vërteta lakuriq, që i kishte zënë pluhuri harresës të ndërgjegjes të politikanëve dhe shtetarëve tanë. Ai, i bërë një skaner qelizor, tërë marrëdhënieve historike midis Shqipërisë dhe Greqisë. Përherë të parë shqiptarët panë publikisht në këtë miting madhështor, një Kryeministër të flasë pa dorashka dhe kujtuan përfaqësuesit e tij të djeshëm inferior, nga qeveritë e majta e të djathta gjatë pluralizmit dhe për këtë fakt u ndien krenar për shfaqjen para tyre të një lideri me partneritet, dinjitet dhe reciprocitet ndaj fqinjit të tij jugor. Historia ka folur qartë se shqiptarët tradicionalisht kanë qenë paqësor dhe miqësor. Ndërsa fqinjët tanë në të dy krahët si ata jugor dhe verior, kanë qenë agresor. E vërteta duhet thënë siç është, s’ka pse të mbulohet për kompromise koniunkturale. Po nuk u njoh dhe demonstruar e vërteta, ajo mbetet një plagë që nuk kurohet kurrë. Si mund të harrohet dhe mos pohohet me zë të lartë gjenocidi dhe masakra çnjerëzore e Napolon Zervës ndaj popullsisë çame, që i përzunë me dhunë kafshërore nga trojet, shtëpitë dhe vatrat e tyre familjare. Por edhe në ditët e sotme, klasa politike greke nuk ka reflektuar e ndryshuar nga paraardhësit e tyre përderisa nuk e njohin gjenocidin dhe nuk e lejojnë komunitetin çam të venë te varret e të parëve të tyre, duke ju mohuar një të drejtë humane dhe një të drejtë ndërkombëtare, lëvizjen e lirë. Edhe pse janë anëtar të BE-së dhe të Natos me veprimet dhe qëndrimet e tyre ndaj popullsisë çame, tregon se në veprimtarinë e tyre konkrete, nuk janë me parime demokratike. Koha ka treguar me fakte se greku lëkurën e ndërron, por zakonin nuk e harron. Ishte agresioni grek që do të pushtonte Shqipërinë në 1912, ku forcat greke mbritën deri në Llogora dhe aty u zmbrapsën nga rezistenca e forcave shqiptare, kryesisht labe. Ndaj dhe Venizellos ka thënien e njohur” lapidare”: “ le të ketë një çik Shqipëri, por mos ketë Labëri”. Ishin forcat fashiste greke, që sulmuan Shqipërinë në provokacionet e Gushtit në malin e Gramozit në vitin 1949, që morën përgjigjen e merituar. Spiralja e veprimeve shoviniste greke na kujton të freskët masakrën e Peshkëpisë, ku ka qenë aktor aktiv dhe Beleri në këtë masakër. E këto, e të tjera episode e ngjarje, nuk duhen harruar, e as nuk duhen shuar nga kujtesa kolektive. Medalja i ka të dy anët. Ka tjetër filozofi dhe botëkuptim populli grek dhe tjetër qeveritë. Emigracioni postkomunist në Greqi, përgjithësisht u prit mirë. Por mos harrojmë dhe shumë qëndrime denigruese, e përbuzëse që i përmendi Kryeministri Rama, deri edhe ndërrimin e emrave për t’i pranuar në punë. Mohimi i fesë, gjuhës, flamurit, ishin presione psikologjike, që në fillesat e tyre emigrantët i kanë përjetuar me dhimbje. Kjo situatë është kapërcyer, falë dinjitetit dhe personalitetit që kanë treguar shqiptarët, me punën dhe korrektesën e tyre dhe sot ndihen si të barabartë. Qeveritë greke, duke pasur një popullatë të konsiderueshme shqiptarësh të punësuar, kanë ushtruar presion dhe kanë kërkuar privilegje të pamerituara. Ndonjëherë kanë ushtruar dhe diktat me kërkesa absurde si për hapjen e shkollave greke në Himarë dhe Korçë, apo varrezat e ushtarëve grek në Kosinjë të Përmetit dhe Boboshticë të Korçës, që arritën t’i ligjëronin padrejtësisht. Pse ngjalli alergji te politikanët dhe shtetarët grek vizita e Kryeministrit Rama kur ata hyjnë e dalin në Shqipëri si në shtëpinë e vet. Mandej parakalojnë në Himarë autoritete qendrore e vendore me flamuj grek, shkruajnë parulla greke, se Himara është Greqi, Himara s’është Labëri, etj. histori pafund. Brenda vetes ne kemi të keqen e madhe se helmi i nepërkës opozitë kërkon që të kontaminojë situatën e brendshme. Reagimi i kryetarit të Partisë së “Foltores”, nongrata- Berisha dhe si vëllai i tij Meta, u shprehën në të njëjtën linjë si qarqet reaksionare greke. Kjo nuk është një gjë e re se këta antikombëtar kanë mbajtur linjën e tyre lineare duke bërë aleanca me OMONIEN për të prurë në pushtet në krye të Bashkisë Himarës, së pari Bollanon dhe së fundi Belerin, duke i dhënë votat e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Po të bënim një krahasim të qëndrimeve të qeverisë tonë me minoritetin grek dhe të qeverisë greke me emigrantët tanë, pafolur për qëndrimin ndaj komunitetit çam, është diametralisht e kundërt. Shqiptarët edhe në kohën e komunizmit janë sjellë me një vlerësim të veçantë me minoritetin grek duke i privilegjuar në detyra të larta, ku kanë pasur shkolla në gjuhën greke në të gjitha fshatrat, deri edhe degë në Universitetin “Eqerem Çabej”. Ata kanë ardhur prej 400 vjetësh dhe janë vendosur në tokat e libohovitëve e gjirokastritëve siç shkruan Eqrem Çabej dhe sot janë pronarë tokash, kur çamëve ju mohet e drejta e pronave. Qarqe të caktuara greke u irituan kur Kryeministri Rama përmëndi me kursim një nga heroinat e rëna në kryengritjen kombëtare greke në vitin 1821, arbëreshen Bubulina, ose me emrin e vërtetë Dhoskarina, që luftoi për çlirimin e popullit grek. Por lista e heronjve të luftës për çlirimin e Greqisë është e gjatë duke vazhduar me prijësin suliot Marko Boçarin, që u shqua për mbrojtjen e Janinës 1821-1822. Kollokotroni dhe Foto Xhavella, dy nga figurat e shquara të arbëreshëve të Greqisë, heronj që luftuan për pavarësinë e Greqisë. Anastas Kullurioti, arbëresh nga Salamina e Greqisë, që ka luftuar si për çështjen greke ashtu dhe shqiptare. Këta shembuj e të tjerë tregojnë se kemi një histori të përbashkët, që duhet ta pastrojmë nga njollat e zeza të qarqeve antikombëtare dhe të shuajmë zjarrin e ndezur të ligjit të luftës që është shtratifikuar dhe ruhet nga politikanët grek. Ligji i luftës dhe traktati i miqësisë, nuk mund të bashkëjetojnë. Kur të sillemi dhe të bëhemi të barabartë, do jemi dhe të lirë dhe dy popuj miq.