Fjalimi i Kryeministrit Edi Rama, me emigrantët tanë në Milano, një fjalim i“bukur” gjer në neveri. Ky është konkluzioni im, pasi e dëgjova me durim gjer në fund. Pas rreth dy orësh, kur ai e mbylli fjalën me thirrjen “Rroftë Shqipëria” dhe “Viva Italia”, mua padashje më shkoi mendja tek pasazhet e gjata të Barletit, në historinë e tij për Skënderbeun, i cili, duke dashur të evidentojë meritat e Heroit tonë Kombëtar, por njëherësh edhe të Venedikut, përdor fjalime panagjirike (fjalime me lëvdata të shumta). Sikur ky fjalim të ishte bërë në shekullin e XV, mund të zinte vend krahas fjalimeve të Barletit, por në dhjetëshen e dytë të shekullit të njëzet e një, zor se ngjisin tek lexuesi aktual. Kryeministri Rama, duke dashur të tregojë se nga vijnë shqiptarët, 70 përqind të fjalimit të tij me emigrantët tanë në Itali, e përqëndroi tek lashtësia. E nisi me princin tonë të dikurshëm, Enean, i cili, pas rënies së Trojës, së bashku me refugjatët, që shpëtuan nga lufta dhjetë vjeçare me shtet-qytetet greke, kaloi në Butrint, ku takoi kushërinjtë e tij, dhe prej andej udhëtoi drejt Italisë, ku ishte caktuar ngaHyjnitë, të ndërtonte Romën. Sipas legjendës, pas Romës, djemtë e Eneas shkuan dhe zaptuan ishullin Britanik, por këtë pjesë, Rama, me siguri e rezervoi ta thotëkur të mbajë fjalimin e radhës me emigrantët tanë në Londër.Pasi mbaron me Enean, lideri i pushtetit tonë, kalon disa shekuj për të mbërritur tek Skendërbeu, dhe duke kapërcyer rreth katër shekuj, lëshon disa penelata për kohën e Fashizmit, për t’u ndalur tek Komunizmi i pjesës së parë të shekullit të njëzet, të cilit ia shkarkon mbi “kurriz” gjithë gjynahet, që e katandisi popullin shqiptar në delen e zezë të kontinentit. Fjalimi i tij prej rreth dy orësh, nuk kishte as analizë historike e as analizë dialektike. Ilustrimet e fjalimit kishin vetëm pamjet e emigracionit biblik të nëntëdhjetës dhe ato të vitit të kobshëm të nëtëdhjetë e shtatës, të cilat, sipas tij ishin “pjellë” e komunizmit dhe atyre që drejtuan tranzicionin “demokratik” para se të vinte në pushtet Rama. Diku, andej nga fundi, u detyrua të thotë se edhe nën qeverisjen e tij, pati dhe ka emigrime, por ato ishin e janë më të pakta, dhe madje kanë nisur të sfumohen . . .Duke ia lënë fajin “komunizmit”, për ata që nuk e njohin historinë, krijohet përshtypja, se sistemi në fjalë, i cili qëllimisht emërtohet “komunizëm” në vend të “socializëm”, paska qenë shkaktari i gjithë tragjedive të shqiptarëve pas vdekjes së Skënderbeut. Kryeministri qëi qendis mrekullisht fjalimet, më mirë se edhe Konica apo Fishta, harroi të thoshte se mbrapshtia e ilirëve, që vijuan me arbërit dhe më vonë me shqiptarët, nisi që nga pushtimi i egër romak, cili, krahas shpatës e heshtës, përdori parullën e mirënjohur “divide et vince”-(përçaj e sundo), parullë që e trashëguan dhe e zbatuan gjithë pushtuesit e mëvonshëm të trojeve shqiptare. KM Rama, harroi të vijonte me pushtuesit sllavë të shekullit VI dhe madje nuk tha asnjë fjalë për pushtuesit otomanë, pushtim i cili vijoi prej katër shekuj e gjysmë. Kur erdhën vitet e dy Luftrave Botërore (Lufat e I dhe e IIB), ai i kaloi vetëm me njëepisodnga Musolini, pa shpjeguar “Imperatorinë” e tij, e as “Dojçland yber ales”-sin e Hitlerit, që lanë mbi trojet tona, jo vetëm vraga plagësh trupore, por edhe deformime morale e mendore.Oratori e Kryeministri ynë, përveç pushtimeve shekullore të të huajve, dhe coptimeve që iu bënë trojeve shqiptare nga Kancelaritë Europiane, duhet të përmendëte edhe periudhën e Mbretërisë Zogolliane, që ishte një mesjetë e dytë për ardhmërinë moderne të shqiptarëve. Por këtij fakti i bëri bisht, ndoshta për hir të gjyshit të tij, që thonë se e ka patur shofer të mbretit.E gjithë kjo kohë prej dymijë vitesh nën sundime pushtuesish, dhe qeverive antipopullore, doemos do të kishte pasoja negative në mënyrën e jetesës së ilirëve dhe pasuesve të tyre, arbëroro-shqiptarët. Ama këto pasoja negative, nuk e shembën asnjëherë ADN bazë të shqiptarëve, çka i mbrojti ata nga asimilimi i mundshëm. Komunizmit, apo më saktë, socializmit, që erdhi pas fitores së LANÇ të 29 Nëntorit historik të vitit 1944, iu desh që në vetëm gjysmë shekulli të sillte tek shqiptarët në nivel të barabartë me ADN-në e tyre, të gjithë elementët e shumtë moralë, fizikë e social-ekonomikë, që përbëjnë gjymtyrët e plota të një kombi. Dhe këto nivele zhvillimi, falë sistemit socialist, shqiptarët i arritën në pesëdhjetë vite, kur popujve e vendeve të tjera iu deshën shekuj të tërë. Emigrimet biblike të shqiptarëve në vitin 1990, dhe sidomos në vitin 1997, janë dy momente, me të cilat abuzohet, duke iu shmangur fakteve e rrethanave historike, e duke ia faturuar me pa të drejtë “komunizmit”, siç ia do interesi ta quajë Rama socializmin. Kryeministri i sotëm Edi Rama, e din fort mirë se cilat ishin shkaqet e këtyre dy emigrimeve masive, sepse jo vetëm ishte pjesëtar i “ndërtimit të socializmit” dhe përfitues i miradinave të tij, por ishte njëherësh edhe një nga personazhet kryesore të përmbysjes së atij sistemi. Ai e din fort mirë se pas vdekjes së Enver Hoxhës, nomenklaturae lartë e PPSH, devijoi nga rruga soicialiste dhe me veprimet e mosveprimet e saj nxiti përmbysjen e sistemit.Përmbysja me propagandë, me tradhëti dhe me dhunë e sistemit socialist në fundvitin 1990, nxiti tre shtresa të shoqërisë të braktisnin vendin: Të papunët e shumtë që mbas mbylljes së ndërrmarrjeve mbetën në mes të rrugës; të burgosurit dhe të persekutuarit, që ende nuk e besonin se kishin rrëzuar socializmin dhe mund t’u kthehej e t’i burgoste përsëri; dhe shtresën e cila prej 5 – 6 viteve ishte manipuluar me propagandën e agjenturave te huaja, për parajsën qëi priste matanë detit, në “Botën e lirë” të perëndimit. Akoma më i qartë duket shkaku i largimit masiv të qytetarëve shqiptarë nga vendlindja, në vitin e kobshëm 1997. Falë situatës së përgjakshme që krijuan shtetarët e Sali Berishës dhe, ku Rama i sotëm pati bërë përpjekje të inkuadrohej, gërshetuar kjo me propagand&eum
l;n antishqiptare për nja luftë civile të mundshme, qytetarët u lëshuan me të gjitha mjetet për t’iu larguar rrezikut. Dhe këtë e din fort mirë edhe KM i sotëm, Rama, sepse pas goditjes me leva nga njerëzit e Berishës, u detyrua të ikte në breg të Senës në Paris. Dhe të paktën këtë ikje të Ramës drejt Parisit, nuk e shkaktoi “Socializmi” apo “Komunizmi”, të cilin Rama kishte të paktën 30 vite që e “milte” bash në kryeqytet, por e shkaktuan shokët e Berishës, që për fat të keq ishin dhe shokët e tij.Në fjalën e tij para shqiptarëve të Italisë, në Milano, Edi Rama u detyrua të përmendë edhe disa ikje të viteve të fundit të qeverisjes së tij. Por këto ikje apo braktisje vendi, ai i kaloi më një pënelatë të shkurtër, që sipas tij, tashmë kanë filluar të sfumohen me rikthime në Atdhe. Por statistikat thonë të kundërtën. Duke përjashtuar vitet 1990 dhe 1997, periudha 10 vjeçare 2013-2024 e qeverisjes së Ramës,është rekordmene në emigracion, në krahasim me vitet edhe periudhat e tjera. Dhe kjo ndodhi e po ndodh, thjeshtë për shkak të humbjes së shpresës në ndërtimin e një shteti të vërtetë demokratik, të cilin Rama nuk ka gjasa ta ndërtojë, sepse e kanë lidhur nga këmbët, krimi dhe korrupsioni galopant.I gjithë fjalimi i Ramës në Milano, mbyllet me thirrje patetike drejtuar emigrantëve në Itali, në Greqi dhe kudo që janë: “Kthehuni në Shqipëri, se tani është përmirësuar situata” – kumton Rama. Rrogat e atyre që duan të punojnë në sektorin e turizmit e të shërbimeve janë rritur dhe janë më të leverdishme se jashtë vendit. . . .”!Po, sa punëtorë e mjeshtra mund të punojnë në turizëm, në tregëti e në shërbime? Ja e zemë nja 100 apo 200 mijë. Po mijërat e tjerë që ndodhen në Itali, Greqi, Gjermani etj., ku do të punësohen, kur Rama dhe shokët e tij nuk kanë hapur e nuk do të hapin asnjë front pune prodhimtarie, qoftë në Bujqësinë e shkretuar tashme, qoftë në sektorin e industrisë që ka falimentuar qyshkurë. Të vetmin sektor, ku mund të realizojë punësim, nëse e ndihmojnë ndërkombëtarët, është sektori i ushtrisë, ushtrisë mercenare. Por këtë sektor, zor se do ta pranojnë shqiptarët. Ishin afërsisht këto argumente, që më bënë ta quaj fjalimin e Ramës, “Fjalim i bukur, gjer në neveri”!