BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Opinion / Editorial

Fjalimi i Ramës në Rilindje për Mit’hat beun dhe kolaboracionistët e tjerë

Fjalimi i Ramës në Rilindje për Mit’hat beun dhe

A nuk ka ardhur koha, si thoni ju të dashur shokë?

Pse të mos e festojmë së bashku ballistë e Partizanë?

A nuk jemi të gjithë bij lindur e rritur nga kjo tokë

Ku të gjithë si popull në luftë shkuan për vatanë?

 

Më shumë se ne, pa më thoni kush mund të ket’ bërë?

S’jemi më komunistë, por ja ku jemi e rilindëm përsëri

Krishtin të pa fetë e gozhduan në këmbë e në llërë

U dergj i ziu Krisht pas një huri e për të s’u kujtua më njeri !

 

Unë ju them se ka ardhur koha të dashur shokë !

Historinë ta rishikojmë e kjo duhet bërë sa më parë

Boll hodhëm mbi “Ballin e Kombit” gjith’atë baltë me okë

Se ata hanin pula e nga që skish birra. ia vishnin me dhallë !

 

 “Lumo Skëndon”, nga derë e frashëllinjve të nderuar

E përzunë “orë ziun”, sikur të ish më i madhi mëkatar

Eee..ç’u bë se me gjermanin, na paskish bashkëpunuar?!..

Më gomerë ishim ne, që nuk e bëmë kët’ punë më parë!

 

Brodhi i gjori Mit’hat nëpër rruzull me jakë prej diplomati

E nga radio-Londra foli gjatë e gjatë “Për Shqipërinë e lirë”

Zemër djeguri Lumo i “dekalogut” ballist, plasi nga inati

Me gjuhë do lëpinte atë që dikur ai vet… e kish pështyrë!

 

Ja pra i takon tashmë "rilindjes" tonë, nderi i madh historik

Ta ringjallim si Krishtin kët’ trim të besës, po aq e i rrallë

Fjalën ia dha “gjerman agait”, se për kokë do ta kishte mik

E jo si ata të malit që u hodhën, me thirrjen: “Para Partizanë” !

 

Me nderime do ta presim se nuk ish bishti, por” balli i kombit”

Ai filozof i madh do jetë për ne, si i hershmi gjermani Hegel

Le të plasë nga inati i djathti Berishë i poshtëri e horr- i horrit

Se dhe ne miqësinë si “Tatja”, e kemi me gjermanët Sholz e Merkel!

 

Të dashur shokë a shkonte që këtë punë ta bënte Berisha ?

Sikurse bëri me spitalet që ja dha mbretëreshës Geraldinë

Ngjalli kudo diversantët dhe priftërinjtë e klerit nëpër kisha

Duke i bërë martirë të kombit e që luftuan për demokracinë

 

Mua s’më vjen aspak mirë e këtë ta dini, se gjumi nuk më zë

Dhe nuk është' meritë nëse këtë punë e merr në dorë e djathta

Ajo dihet se dhe vet korbi zogjtë e tij i ruan dhe kurrë nuk i lë

Ndaj për ne do ish nder i madh që zogjtë e qyqes ti ruaj e majta

 

Po ju them një sekret veç s’du që dikush të bëjë habinë

E vërteta është se kët’ gjo e kam amanet prej Ramiz Alisë

– Dëgjo Ramë – më tha- nëse ju e doni vërtetë demokracinë

Ngjall jo vetëm Matjanin, por dhe dhe bandat e Halil Alisë

 

Ndërtoju buste pse jo dhe basorelieve se je njeri i art-kulturës

Le ta marrë vesh jo vetëm Evropa por dhe gjithë bota mbarë

Dëgjomë mua, do bëhesh i famshëm se je nip i nomeklaturës

Dhitua lebërve e le tu bëjë glasën në sahat të Vlorës“Zogu i parë”

 

Përballë” Skënderbeut” mund të vendosësh dhe Hamzanë

Në Tiranë përballë Qemalit, mund të lesh Mon Kukaleshin

Përballë Avni Rustemit, s’do të ish keq të vesh Esat Pashanë

Përballë meje (Ramos) për së gjalli, fundja vendos Sali Gërdecin

 

Të mos harrojmë se lule do të çojmë dhe nga krahu tjetër

Nuk bëjmë dot, pa brezin e vjetër ushtarakë e ish partizanë

Berisha mendon si të hapë e të shpërthejë tjerë Gërdecër

Ne rilindasit do t’i ngjallim të gjithë ata fakirë që ai i ka vrarë..!

 

Kur dikë e ringjallim përsëri, ta din,i ai ngelet i pavdekshëm

Prandaj i sollëm në atdhe dhe kockat e Lumo Skëndo beut

Natyrisht, askush nga ne nuk do ti varë ato në qafë si turqit

Që e ç’varrosën të bëheshin trima me lavdinë e Skënderbeut

 

Me leje zoti kryeministër, a mund ta them dhe unë nji fjalë?

– Po fol morë burrë e çohu për respekt… të t’shohim kush je!

Unë nuk e kuptoj, por ju a mund të më thoni se kë duhet të falë

Të bësh armikun mik dhe dëshmorët tradhtarë, kot që rrojmë përmbi dhe!

 

Z. Kryeministër pse jo dhe unë e mendoj se duhet tu ngremë shtatore

Për t'i njohur gjeneratat por dhe kurrë të mos i harrojë as Shqipëria

I "nderuari Kryeministër", po sikur të ishit dhe ju bashkë me ta

E t’ju vendosnim në një shesh të veçantë… me emrin ”Tradhtia” ?!

 

Çudia më e madhe diku në një kënd të këtij globi paska ngjarë,

Rastis që nderohen të barabartë si dëshmorë ashtu dhe tradhtarë!