BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Opinion / Editorial

Frankmasoneria – pro dhe kundër

Frankmasoneria – pro dhe kundër

Si veteran i Frankmasonerisë, apo Masonerisë (është e njëjta gjë), shkrimtari i famshëm Viktor Eftimiu, i lindur në fshatin Boboshticë të Rrethit të Korçës, edhe pse kjo në vitin 1971, kur e takova për herë të parë në Pogradec, ishte rreptësisht e ndaluar në Rumani dhe në Shqipëri, më foli, - për të qënë brenda, theksoi: „thjesht për kulturë”, - mbi parimet e platformën e saj. „Ku i dihet: ndonjë ditë mund të të hyjnë në punë. Ose, të paktën, thjesht për zgjerimin e horizontit tënd s’është keq t’i dish edhe këto gjëra”.
Në të thellat e Frankmasonerisë më futi dijetari i shquar liberal Dan Amedeu Lazaresku, të cilin e njoha në Bukuresht, më 1991, në ditët e krijimit të Fondacionit Evropian „Nikolae Titulesku” dhe mbetëm miq deri sa ndrroi jetë më 2003.
Atë vit, në Bukuresht u botua në disa gjuhë libri „Rruga drejt përkryerjes”, - dialog i gjatë që kam zhvilluar me historianin e zëdhënësin e Frankmasonerisë rumune, Mjeshtrin e Madh Mason (Grada 33), profesorin Horia Nestoresku-Balçesht. Komentet ishin të panumurt, shumica pozitivë.


Frankmasoneria i ka fillimet gjashtë mijë vjet të shkuara. Zanafilla e saj duhet kërkuar në ezoterizmin egjiptian, nga ku ka marrë inicjimin për depërtimin në të fshehtat e Urdhërit përkatës.
Parimet themelore të Frankmasonerisë, që kanë mbetur të pandryshuara gjatë shekujve, shtrojnë para atij që kërkon të hyjë në radhët e saj plotësimin e katër kushteve: të jetë njeri i lirë; të sigurojë me nder burimet e jetesës; të ketë moral të shëndoshë; të betohet me ndërgjegje mbi Librin e Shenjtë të fesë së vet, - Bibla, Kurani, Tora, Tripitaka, Zend Avesta etj, - se beson në Zotin, në vullnetin e Tij dhe në pavdekësinë e shpirtit. Në këtë kontekst, masoni duhet të jetë profesionist i shkëlqyer në fushën e vet dhe, me qëndrimin e me atë çka i jep shoqërisë, të sjellë ndihmesë në përparimin dhe mirëqënien e njerëzimit.
Në Frankmasoneri gjithçka përmblidhet në simbole, pra në veglat që përdornin muratorët, - frankmason do të thotë murator i lirë, - kur ndërtonin katedrale, tempuj, ndërsa tani, figurativisht, janë muratorë shpirtrash.
Sipas Kushtetutës së Andersonit të vitit 1723, në Masonerinë skoceze të mesjetës, për të mos folur për antikitetin, gratë nuk pranoheshin. Po kështu edhe në Masonerinë angleze, e cila ka Lozhën e Madhe Mëmë të botës (United Grand Lodge of England). Lozhë quhet tërësia e pjesëtarëve që e përbëjnë, ndërsa Tempulli është vendi ku mblidhen për të diskutuar. Në disa vende ka edhe Lozha femërore, por këto nuk njihen nga Masoneria universale.
Gjendja sociale e juridike e femrës nuk është më ajo e dy-tre shekujve më parë dhe, me kalimin e kohës, besoj se gjërat do të ndryshojnë. Statusi i femrës së sotme, si gjithnjë e më e barabartë me burrin në gjithçka, me peshë të madhe në strukturën e popullsisë, me të drejta për të pasur funksione e tituj në të gjitha nivelet, mendoj se mund të çojë, shpejt a vonë, në barazinë me burrin mason. Por, sipas meje, kjo nuk mund të pohohet me siguri të plotë, sepse mistika nuk i pranon femrat. Këto të fundit nuk paraqitin garanci për ruajtjen e të fshehtave të Masonerisë. Sikurse dihet, femrave nuk u lejohet të shkojnë as në Malin e Shenjtë, në Greqi.


Kur trajtohet tema e Frankmasonerisë apo e Masonerisë, realja dhe imagjinarja pleksen fort. Për disa, konfuzioni ka lidhje me mosnjohjen e çështjes. Për të tjerë, gjithçka e ka burimin te keqdashja. Ndërsa një kategori e tretë njerëzish, sikur ndjen nevojën për t’u zhytur në mister dhe në ezoterizëm të rëndomtë.
Qarkullojnë zëra sikur Masoneria është antikombëtare. Faktet tregojnë pikërisht të kundërtën. Në betimin e gradës së parë (çirak), kandidati jo vetëm thotë, por edhe nënshkruan: „Ta dua dhe ta mbroj atdheun deri në sakrificën e epërme”. Mos vallë qënkan antikombëtarë masonët Edvin Olldrin, kozmonauti amerikan që u ul në Hënë më 1969; Rudjard Kiplingu, autori i poemës së famshme masone „If” (Nëqoftëse); Luis Armstrongu, këngëtari i madh i xhazit amerikan; Volfgang Amadeus Moxarti, Johan Volfgang fon Gëte, Aleksandër Pushkini, apo heronjtë e Amerikës Latine - Simon Bolivari e Hozé Marti?
Thuhet se Masoneria është antishtetërore. Si mund të jetë e tillë, kur në ballë të saj kanë qënë e janë kryetarë shtetesh e qeverish, ministra, parlamentarë, hierarkë të lartë? Frankmasonët, kudo në botë, kanë qënë nismëtarë të idesë së shtetit kombëtar, të pavarur e sovran. Ka shtete kombëtarë, për të cilët mund të pohohet pa ngurrim se janë krijuar nga masonët. Madje nuk gabojmë po të theksojmë se janë shtete masone.
Kur përmendim Xhorxh Uashingtonin, menjëherë sjellim ndërmend burrin që, me përparësen në bel dhe mistrinë në dorë, - sikurse na e paraqet një tablo masone, - hidhte themelet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës; kur thua Garibaldi apo Macini, të shkon mendja te Thirrja e famshme: „Roma o morte!” (O Romën, o vdekjen), me të cilën Vëllezërit (masonët) e Palermos u nisën për bashkimin e atdheut të tyre.
SHBA, Italia, Çekosllovakia, Rumania e të tjera, janë krijesa masone. Të gjithë përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Konferencën e Paqes në Paris ishin masonë. Që nga Xhorxh Uashingtoni e deri tek Delano Ruzvelti, shumica e presidentëve amerikanë kanë qënë masonë.


Deklarata e Parimeve të Konventës Masone të Lozanës (1875) thekson: „T’u bindesh ligjeve të vendit; të ushtrosh drejtësinë”. Pra, përderisa një kandidati i thuhet dhe i kërkohet, qysh në fillim, që në jetën masone, në të cilën po futet, t’u nënshtrohet ligjeve të vendit ku jeton, si mund të besojë ndokush se ai që është betuar të flijohet për atdheun, - betimi mason nuk është betim sidokudo, - do të shkelë ligjet e vendit, ligje, ndoshta, të frymëzuara, të hartuara ose të miratuara nga vetë ai në Parlamentin e vendit?
Ka që mendojnë se Masoneria është antifetare. Është pikërisht krejt e kundërta. Nuk mund të vihet në dyshim karakteri thellësisht fetar i Vëllezërve masonë. Megjithatë, Masoneria nuk është as fe, as sekt, por një lëvizje morale e përbotshme.
Sa i përket fesë, po jap një shembull nga Masoneria e Rumanisë. Në historinë prej mbi dy shekuj e gjysëm të saj, hasim një numur tepër të madh personalitetesh fetare, nga murgj të thjeshtë të dijshëm e priftërinj të zakonshëm, deri në hierarkë të lartë të Kishës Ortodokse Rumune, peshkopë e mitropolitë. Atëhere, si mund të thuash që Masoneria rumune, për shembull, qënka antifetare? A mund të kenë qënë antikrishterë të gjithë këta bij të Kishës e masonë të vërtetë?
Në kohën e inicjimit në Masoneri, profani, - kështu quhet çdokush që s’është mason, - me sytë të lidhur që simbolizojnë errësirën në të cilën ndodhet dhe për të nënvizuar, me kontrast, njëherazi me heqjen e cohës që ia ka lidhur sytë, Dritën drejt së cilës synon të shkojë, dëgjon t’i thuhet: „Njerëzve, për të cilët ngushëllimin e epërm e përbën feja, Masoneria u thotë: të mësoni nga feja pa asnjë pengesë”.


Ka që pretendojnë se Masoneria është antimonarkiste. Merrni cilëndo histori të Masonerisë angleze, gjermane, apo skandinave, dhe do të shihni se shumë koka të kurorëzuara (mbretër, perandorë, princër) nuk kanë qënë frankmasonë të thjeshtë, por Mjeshtra të Mëdhenj të Masonerisë. Madje, në disa shtete monarkike, mbreti automatikisht është edhe Mjeshtri i Madh i Masonerisë Kombëtare.
Në Angli, që nga Xhorxhi II, deri tek Xhorxhi VI, pra nga viti 1727, deri në vitin 1937, të gjithë mbretërit kanë qënë masonë. Në Perandorinë gjermane të gjithë perandorët dhe mbretërit, po ashtu, kanë qënë masonë: Franci I, Jozefi II, Vilhelmi I; e njëjta gjë edhe në Prusi - nga Frederiku II, deri tek Frederiku IV, pra nga viti 1740, deri më 1861; në Suedi: Karli IV dhe Karli XV, Oskari I dhe Oskari II, sidhe nga Gustavi V, deri te Gustavi VI.