BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Opinion / Editorial

Fryma e “Flamurtarëve”

Fryma e “Flamurtarëve”

Teksa shihja pirgjet me karrige, me këmbët e ngritura përpjetë si shtiza dhe deputet Salianjin që qëndronte shaluar, si një kalorës duke i rënë borisë për të mprehur shpatat drejt foltores së parlamentit, për t'u ndeshur me mullinjtë e erës “Sançot”, e braktisur nga ''Don Kishodit '', i zbritur nga kali nga komisioni i etikës . Me sa duket rithemeluesit u kishin zënë pritë , ''gjakësve'' në shenjë hakmarrje, ndaj shkeljes së kushtetutë për komisionet hetimore sepse po u dilte huq në ndezjen e flakadanëve , ngase shtëllungat e tyre, retë i shpërndanin në shkretëtirën e asaj pjesë të sallës që kishte kohë, që qëndronte me sy të mprehur nga barigada, mos karriget lëshonin gjëmatën e shumë pritur . Poshtë këmbëve të tyre deputeti Noka, me kartat e ndezura mundohej t'i vinte flakën karrigeve, i bindur se kështu do të mund të shpëtonte parlamentin, nga ata të cilët, nga se nuk mund të komandonin dot mendjen, kishin thirrur në ndihmë të ndenjurat, për të sfiduar kolegët e mazhorancës . Të kryqëzuar më 2013 nga elektorati, për mëkatet e mëdha të korrupsionit , nga se s'kishte kush t'i dilte për zot, tani që iu vu nga pas SPAK-u, ''dishepulli i ringjallur'', përpiqet përmes frymës së flakadanëve, të lajë mëkatet dhe t'i japë frymë, frymës së tij; të djegies dhe shkatërrimit. Nuk e di pse në atë çast më kaluan nëpër mend; ''Kini parë a s'kini parë'' . ... Ç'legjendë !? Ah, sikur këta frymëtarë, vërtet të kishin frymën e legjendës së Gjergj Elez Alisë !? Legjenda që është shumë para lindjes së Krishtit, qysh se kur lindi njerëzimi , e para lindi besa. Por ç't'u thuash rithemeluesve të cilët, i hipën kalit për t'u sjellë elektoratit Doruntinën , por besëprerit janë gati të kthejnë në kufomë demokracinë, në se nuk do t'i dalë për zot populli, t'u verë fre kokave të errësuara . S'është pa gjë, kur nëpër ekrane rithemeluesi çiret, se do të vazhdojë sikur edhe një deputet të mbetet, aksionin e mosbindjes civile do të vazhdojë, derisa ata të mundin ta kthejnë parlamentin, nga një tepull ku të rihet mendimi i lirë për zhvillim e prisporitet të shoqërisë, në një sallë gjyqi, ku komisionet hetimore , të hidhen e përdridhen në dajre, sepse e kanë të qartë se nuk kanë se çfarë të hetojnë dhe ku të hetojnë, sepse pushteti i gjithi është në dorë të të majtëve . Që duken sikur janë ngritur nga varri, mbas dhjetë vjetësh lëngimesh në shtrat , dhe tani s'u kanë mbetur vetëm karriget për heshta , sepse u kanë shteruar forcat e mendjes për t'u ndeshur në tempullin e alternativave , të lodhurit kanë zgjedhur mosbindjen civile. Çdo e keqe, ka një të mirë . I ndodhur përballë kinemasë Agimi , nuk di pse dhe unë u futa në rrjedhën e njerëzve të cilët , nuk reshtnin, duke u futur të rrëmbyer nga një reklamë, në ballë të saj shkruhej ''Heshtja'' dhe poshtë saj emri i piktores, Ingriti Xhemo . Ndoshta ishte emri i piktores i cili më gjendi dhe mua në hollin e kinemasë, në katin e tretë, ku ishin vendosur pikturat që ta bënin me sy, po sa hidhje këmbën . Dikush më tërhoqi vëmendjen. Zëri i një gruaje në kërkim të gjetjes së autores, morri përgjigjen e prindërve. Vajza ishte në Gjermani për të mbrojtur , gjuhën gjermane .

- Po si !? -pyeti gruaja që me sa mësova, ishte nëndrejtoresha e gjimnazit ''Sami Frashëri'' . Piktorja kishte qënë nxënësja e saj dhe ajo me ta mësuar nga ''Facebook'' kishte shpejtuar për shikuar krijimet. ''Qëlluan të dyja gjërat në një kohë që prishte punë . Mjedisin e kinemasë nuk e lenë eventet të marrë frymë, por edhe provimi . Zgjodhëm'' .... Ishte përgjigjja e prindërve që u kishte rënë bara e organizimit të eventit të ekspozitës me piktura. Në çast ishte afruar menaxheri i cili po na shpjegohej, për axhendën e ngjeshur, ku mbas aktivitetit me piktorë nga ''Ballkani'' ndiqnin aktivitet e tjerë. ''Me sa duket, njerëzit e muajve të fundit kanë braktisur kinemanë e filmave horror të parlamentit dhe i janë kthyer jetës së bukur së eventeve, - ngacmoi dikush nga vizitorët .

 - Kësaj i thonë dy veta një hall se kanë ,- ia priti një tjetër. Bukuria e pikturave na rrëmbeu, duke harruar humorin e çastit . Vërtet ekspozitë si e para e piktores, Ingrit Xhemo, po tërhiqte vizitorë të shumtë . Duke marrë kënaqësinë me vete të pikturave moderne, isha gjendur përballë një kioske, ku shpejtova të marr gazetën ''Sot'' . Gazetëshitësja ende pa marrë mirë gazetën në dorë, duke fiksuar se isha bërë një klient i rregullit, m'u drejtua në konfidencë .

 - I njeh këta të sotit !?.

 -Drejtorin, Arjan Prodanin, kryeredaktorin Rigels Seliman.....

 - M'ja fut në vesh , se klientët sikur mbledhin sytë kur lexojnë për kryeministrin ....

 - Gazetë e së vërtetës .

 - Rithemeluesve u ka mbetur sharë në gozhdë, ndaj e bëjnë gojën çorap , por lexoje “Kongresin e PS”. Të kishte lezit shpirti të dëgjoje . S'kishte fjalime që s'u gjeje fillin, por diskutime nga foltore; të ministrave , kryebashkiakëve dhe vetë kryeministri i ra në kokë gjërave, por i vuri kapakun me atë inteligjencën artificiale, për të zhvilluar tendrat . Ku do të shkojnë pastaj rithemeluesat, me komisionet hetimore!? - s'kishte së reshturi gazetëshitsja së cilës nuk i digjte Parlamenti, por frika mos klientëve u ndërrohej mendja, në se dhe gazeta ndërronte kursin e thënies sy ndërsa të gjërave . Dy veta një hall se kanë , -thash me vete , politikat e mbrapshta , i sjellin mbrapsht shitjet edhe gazetëshitses ... Pa u ndarë mirë nga kioska e gazetës , zëri i nipit u ndeh në këmbët e mija . Filloi të më tregonte se si në gjimnaz, disa nxënës kishin shtrirë në një dërrasë bange shokun e tyre dhe e shëtisnin nëpër korridor, si të ishte ndonjë arkivol .

 - Po si !? shfaqa habi

 - Tiktoku , mo gjysh . E hedhin në tiktok dhe fitojnë ...

 - Ç 'thua ore !? Ato karriget në parlament që bëjnë xhiron e botës , nga tiktoku, fitojnë me thes !?.... Mos do të thuash është biznes !?-

 - Gjysh i thonë kapitalizëm ...

 - Bëjnë cirk me parlamentin , që të shpëtojnë kokat e tyre, por shfrytëzojnë dhe pazaret me tiktokun .

 - Jo , shkolla i dha masën e paralajmërimit për përjashtim ....

 - Kur shkolla kështu , ç'duhet të bëjë parlamenti për deputetët , që përpiqen t'i venë zjarrin si dikur ''Rajshtagut Gjerman''!? Fryma e frymëtarëve të cilët kërkojnë të përhapin frymën e flakadanëve nga se nuk janë në gjendje të sjellin frymën e alternativa në tempullin e demokracisë. Duhan të marrin peng demokracinë përmes mosbindjes civile .