
SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Gazment Bardhi me kompetenca madhore, dikton bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore

Shkruar nga Bardhyl Bejko 22 Shtator 2023

Asgjë nuk të çudit më nga bëmat e politikanëve shqiptarë. Secila prej partive ka portretin dhe fizionominë e vet. Funksionarët e tyre janë në aksion për vepra të mëdha, siç i trumbetojnë ata. I paraqesin faqe publikut përmes ekraneve dhe takimeve në “Air Albania” apo qytete e qendra të banuara, herë si evolucione, herë si revolucione. Mes tyre më i evidentuar së fundmi është Gazmend Bardhi, i cili deri dje ishte i përzgjedhuri i PD zyrtare dhe në betejën e tetë janarit të vitit të kaluar ishte në krye të kështjellarëve për të mbrojtur pushtimin nga sulmi i foltoristëve. Ai vinte në këtë ditë të rëndësishme pas një beteje si qendrestar, pa lënë mënjanë edhe si shef i sigurisë elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme, ku fatkeqësisht në Elbasan mbeti i vrarë mjeku dhe veprimtari, Xhuvani. Nuk është se ky akt tragjik është vepër e tij, po sidoqoftë ai që përgojon patronazhistët e majtë, pajisur me laptop për vete kishte ngritur struktura me armë në brez. Shumë zhurmë u bë në ato ditë. Kuptohet violina e parë, zëri bas ishte vetë Gazmend Bardhi. Për më së shumti emri i Bardhit u gdhend në kujtesën qytetare si garant i mbrojtjes së selisë së PD zyrtare. Për këtë qëndresë u vlerësua nga opinioni i gjerë shoqëror si më qendrestari, personi që bëri të pamundur pushtimin e selisë, rrëmbimin e vulës dhe siglës. Aksioni i foltoristëve nuk u përfundua dhe selia nuk u pushtua pasi forcat e drejtuara dhe organizuara nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, i cili mobilizoi gjithçka, bëri të dështonte sulmi për marrjen me forcë të selisë së demokratëve. Pasi dha dorëheqjen, Lulzim Basha dhe ia delegoi partinë, Enkelejd Alibeajt, nisën edhe lëvizjet e deputetëve nga skaji i bashkësisë PD zyrtare, drejtë skajit të “Rithemelimit”. Shumë shpejt pas dështimit të forcës u vu në përdorim sistemi i karotës dhe selia u mor nga foltoristët, po këto janë veprime të brendshme të të njëjtës familje në sherr e cila nuk i nxjerr në pazar rrobat e palara apo grindjet e pandara. Në këto rrethana, jo pak qendrestarë, iu bashkuan Berishës dhe siguruan një buzëqeshje premtuese prej tij se më në fund djemtë plëngprishës u kthyen në shtëpi. Grupi i deputetëve të PD-së zyrtare nisi të mpakej përkundër atyre të Berishës që vijoi të trashej. Pas shumë peripecive, brenda grupimit të Bashës, ikja më e zhurmshme ishte ajo e Gazmend Bardhit, i cili pasi mallkoi me be e rrufe, vendosi të kapërcejë ylberin, po ndryshe nga të tjerët, iku duke marrë me vete në sepeten e pajës edhe funksionet që zotëronte. Iku me postet mbi shpinë si Sekretar i Përgjithshëm dhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Me këtë tagër sapo vuri këmbët në bashkësinë e deputetëve rreth Berishës, nisi të sillet si kompetenti fuqiplotë, i cili mund të bëjë dhe të zhbëjë gjithçka pasi vjen me ofiqet e fituara nga partia dhe si i tillë me tërë kompetencat të bëjë politikanin fuqiplotë në parti dhe Kuvendin e Shqipërisë. Të parën nismë, Bardhi nxori në dritë kërkesën për të imponuar kuvendin të jetë ai kryetar i grupit parlamentar pasi Basha nuk legjitimohet. Dhe hallin e partisë kërkon t’ia transmetojë dhe transferojë tërë deputetëve, mjafton që të pranohet kërkesa e tij sikur në kuvend nuk janë deputetët e zgjedhur me votën e popullit, po funksionarët e partisë dhe kuvendi, si të ishte konventa e demokratëve. Sikur mos të mjaftonte kërkesa për të qenë kryetar i grupit parlamentar, një kërkesë tjetër laksative është edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe jo të veprohet si deri tani, kur kjo figurë e rëndësishme të zgjidhej në mjediset e kuvendit mes kutive të picave dhe tymit të cigareve, po sikur të ishte në mejhane. Sigurisht dihet që Avokati i Popullit ka qenë gjithnjë zgjedhja e opozitës dhe Bardhi ka qenë pjesëmarrës dhe kontributor për personin e përzgjedhur prej tyre. Deputetët socialistë kanë luajtur thjesht rolin e noterizuesit dhe ngritjes kartonit pro. Sot Bardhi nuk e ka hallin tek Avokati i Popullit, po të bëjë avokatinë e djallit, sikur është tërë shqetësim i tij se Shqipëria ka mbetur pa avokati. Nismat e Gazmend Bardhit nuk kanë të sosur. Dhe më e fundit iniciativë është ajo e një barre shumë të rëndë për supet e tërë deputetëve në parlament, Reforma zgjedhore. Dihet se për reformën zgjedhore ka një komision të miratuar. Dhe bashkëkryetar është Alibeaj. Po Bardhi kërkon zhbërjen e këtij komisioni pasi raportet e forcave tanimë kanë ndryshuar. Dhe fap nxjerr nga mënga Bylykbashin për ta zëvendësuar Alibeajn. Gazmend Bardhit i duket vetja fuqi madhore dhe kompetent për të riformatuar edhe komisionin e reformës zgjedhore. Le të presim se idetë dhe nismat e Bardhit për ndryshime rrënjësore do vinë duke u thelluar dhe politikën e Shqipërisë sipas skenarit të tij për ta ndryshuar!
Më të lexuarat


Si mund të jetojmë në përputhje me dedikimin dhe pagëzimin tonë, o politikanë !

Paradokset e drejtësisë shqiptare dhe revolta kundër dy standardeve

Dhuna ndaj gruas përballë emancipimit të saj

Partia e luanëve mbyllur në kafaz të akullt

Historia nuk rishkruhet, por pasurohet zotërinj neoballistë

Më shumë vëmendje e dinjitet për personat me aftësi ndryshe

Fasliu, personazhi që i dha jetë “shtegut të bardhë” të Xhuvanit

Kafshët paskan frikë, po njerëzit.........?!

Një prurje e re në publicistikën shqiptare e profesor Ago Nezhës, “Demonët e Demokracisë”

Gazment Bardhi si pacient i Karl Jungut përpara 2 Dhjetorit
