BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si oligarku në bashkëpunim me Janis Karathanos rropën mbi 200 mln euro koncesione, për të kamufluar vjedhjet kanë punësuar te kompanitë “fituese” të afërmit e tyre, rroga deri në 30 mln lekë në mua...

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x

Opinion / Editorial

Protestë për të vrarë apo për të nxjerrë kryebashkiaku Erjon Veliajn zvarrë?!

Protestë për të vrarë apo për të nxjerrë

Ajo që evidentohet në nëntë të martat e dy muajve nga një grusht militantësh, shumica ardhur nga zonat jashtë Tiranës të ashtuquajturat zona të nxehta edhe pse propagandohen protesta antikorrupsion për largimin e Kryetarit të bashkisë të kryeqytetit nga godina,siç deklarohen,zvarrë, me dhunë, në fakt ka vetëm një qëllim: Të godasin protestuesit, policët dhe gazetarët, pra të ripërsërisin skenarin e vitit 2011, ku u goditën me plumb në ballë katër protestues të pafajshëm. I vetmi ndryshim është: Atëherë në pushtet, sot janë opozitarë. Shkurt të ngjallin frikë dhe panik. Edhe pse kërkesa për protestë bëhet në emër të mbrojtjes së kulturës, në emër të Teatrit Kombëtar të shembur tanimë prej kohësh, nga përfaqësues të artit të cilët shërbejnë vetëm për fasadë, qëllimi dhe skenari është i frikshëm. Çdo të martë, turma e paktë, gati një njollë e vockël në atë hapësirë po përdor molotovët të cilëve iu ka ndërruar drejtimin. Në se në fillim, bombat u hodhën mbi portën dhe dritaret e godinës historike të bashkisë, pra më shumë si simbolikë ndaj pushtetit vendor të kryeqytetit, javë pas jave,trajektorja e molotovhedhësve ndryshoi. Nuk qëllohet më në mure, po drejt mbi kokat e atyre që janë pjesë e protestës dhe njerëzve të medias pa përjashtuar policinë pasi ata cilësohen si policia politike e qeverisë edhe pse janë institucion themelor dhe shtylla kryesore për të siguruar rendin dhe qetësinë. Deri tani policët nuk janë llogaritur si njerëz, bijë nënash dhe prindër që rritin me djersën e ballit fëmijët e tyre që nesër t’i shërbejnë atdheut. Policia fatkeqësisht është përgjakur dhe goditur nga individ agresiv që gjykojnë se ata janë pengesa për të pushtuar institucionet dhe meritojnë të goditen me të gjitha fuqitë. Përkundër këtyre akteve, policia ka misionin e rëndësishëm të ruajnë qetësinë dhe garantojnë jetën e qytetarëve dhe paprekshmërinë e institucioneve. Policët dhe media nuk janë mure apo porta e dritare. Ata janë qytetarë të dinjitetshëm të cilët gjenden para bashkisë për të mbrojtur institucionin nga dhuna dhe terrori. Protestuesit nën udhëheqjen e këshilltarëve të “Rithemelimit” dhe Partisë së Lirisë që fshihen pas imunitetit, udhëheqin një betejë e cila nuk u siguron asgjë aq më pak t’iu shërbejë në udhëtimin drejtë pushtetit. Zhurmuesi më i zëshëm në këto protesta është Belind Këlliçi i cili ka brenda vetes pezmin dhe mllefin e urrejtjes për humbjen e thellë, gati me gjysmën e votave. Belindi në këtë aksion ka axhendën e vet personale, ka hallin e tij për të mundur Veliajn me fjalime dhe molotovë, jo me votë. Në të njëjtën gjatësi vale është rreshtuar edhe zoti Blush i cili ka demostruar veç të tjerash se s’është thjesht protestues , po edhe qendrestar fluturues. Secili në protestat e të martës ka një motiv, ka një qëllim. Në emër të lirisë për të protestuar kërkon të godasë bashkinë për t’iu thënë qytetarëve se me molotovë dhe dhunë do t’ia arrimë të lirojnë nga arrest shtëpie Salinë. Kjo nuk është më një simbolikë, po aksion që zbatohet pothuaj çdo ditë nga rrugica shpresës nën dritën e hënës në mes të Tiranës me molotovët përvëlues. Tani kanë protestuesit kanë ndryshuar strategji. Nga goditjet e fasadave me molotov drejtë mbi kokat e policëve dhe medias në veçanti. Protestat e dhunshme kanë vetëm një qëllim: Për të vrarë, jo për të nxjerrë nga zyrat, siç reklamojnë, kryebashkiakun, Erjon Veliaj zvarrë ! Po harrojnë një të vërtetë universale se: Molotovi nuk është baraz me votë në demokraci.