Nga Ilmi Qazimi
Qeveria me kryetar Edi Ramën e ka transformuar Shqipërinë e vogël në një partner të madh, të besueshëm e të qëndrueshëm të shteteve të fuqishme mbi pesëqindvjeçare kapitaliste!?Janë arritur shumë suksese,drejt konsolidimit të kapitalizmit në këtë vend të Ballkanit Perëndimor,me një etnicitet të quajtur shqiptarë, por të ndarë e shkërmoqur nga fuqitë e mëdha amerikano-europiane në gjashtë shtete; madje edhe një komb në dy shtete. Nëpër portale, emisione,video , filma, kronika deri edhe vizatime në mure, flitet e mbllaçitet, manipulohet e mashtrohet rëndshëm me shifra e fakte për turizmomaninë dhe plot të tjera shifra, fakte, të dhëna, të thëna, të bëra e të pabëra. Le të flasim sadopak me gjuhën e tyre. Strukturohen, emërtohen dhe ç’emërtohen apo suprimohen për t’u regjistruar me tjetër emër, organizma e organe të një zinxhiri administrativ militantësh partiakë gjysmë në dobi të problemeve të popullit. Jepen shumë shifra rezultatesh, ekzistencash, ngjarjesh, treguesish, nga më interesantet. Psh: çdo 24 minuta në Rinas, ulet një avion; Shqipëria ka 6000 sallone mode për gratë; nëpër Shqipëri lëvizin 2,7 milion targa makinash të huaja; amnistia nxori prej qelive 3800 të burgosur; për tre muajt e parë 2024 në Shqipëri erdhën 1,7 milion turistë;në krahasim me vitin 2013 kemi 43 % më pak njerëz të aksidentuar nga makinat;për një javë në Tiranë u vunë 28 mijë gjoba dhe u arrestuan 34 shoferë; Shqipërisë i shërbejnë dy satelitë amerikanë që kanë kushtuar 6 milion dollarë?!;gjatë këtyre 11 vjetëve janë emëruar e shkarkuar 19 ministra; importi kontrabandë më i lartë i cigareve në Shqipëri, është regjistruar në vitin 2010 me mbi 4.500 ton; dhanë provimet e gjuhës shqipe dhe letërsisë 31.667 maturantë; 28 mijë maturantë dhanë provimin e matematikës;32 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje;(provimet janë detyrim shkollor për të gjithë por shifra e provimdhënësve është jo e njëjtë, këtë e di ministria përkatëse e cila, me sa duket, nuk di asgjë!);turizmi gjatë vitit 2024 do të jetë 35% më i shtrenjtë se një vit më parë; etj, etj. A patë kund ndonjë të dhënë për prodhimin e bukës së gojës që quhet grurë? Po për mishin e qumështin, a kini gjetur ndonjë shifër kund? Po numuri i lopëve në Shqipëri në vitin 2024 ku mund të gjendet vallë? Sa për këtë, janë lodhur shumë dy ministri nga ato të kësaj qeverie me emërtimet përkatës, sepse kanë përpiluar një dokument nr. 06 datë 7.3.2024 ku parashikohen tetë lloj mbështetjesh për fermerët, por askund nuk zihet në gojë në se bëhet fjalë për lopë, derra, dhi, dele, kaprollë apo… çfarë! Dhe të gjorëve fermerë u duhet të plotësojnë një mal me dokumente në ‘e-albania’ pa mezi a do të mund të fitojnë garën për t’u mbështetur me euro nga ky farë lloj ‘euroshteti’!? E vërteta gjysmë e vërtetë është se kemi 153 mijë lopë më pak se vitin e kaluar, dhe gjysmë milioni dhi më pak se një vit më parë. Ndaj edhe qumështi që blejmë është ‘bio’!? Madje edhe më tej akoma: ka mbetur promovimi i heronjve te kombit vetëm në dorë të firmave që prodhojnë dhallë, që dihet nga tërë bota se, si nënprodukt i qumështit ai është me më pak vlera ushqyese dhe pa as më të voglin’autoritet’ ushqimor. Doli edhe censusi: më në fund, marrim vesh një gjysmë të vërtetë tjetër se nga të dhënat e popullsisë, në Shqipëri rezultojnë 2.402.113 banorë. Krahasuar me ato të Censit e vitit 2011 në vendin tonë rezultojnë 419 mijë e 831 banorë më pak ose afër 17%. Ka më shumë banesa se banorë, ka më shumë makina se motorë, ka më shumë islamikë se katolikë( ky fakt as i ka interesuar kurrë shqiptarëve, sepse feja e shqiptarit ka qenë e mbetet shqiptaria, ndaj nuk përbën aspak tregues sinjifikativ veçse të nxitë përçarjen, si dhe shumë fakte e shifra të tjera të këtij paloregjistrimi të popullatës dhe banesave që vetëm shpojnë dhe helmojnë unitetin dhe qëndrueshmërinë historike të popullit tonë. Po nejse!)Nuk po sjellim shembujt plot bujë e aroma vdekjesh të disa mjekëve dhe institucioneve mjekësore, të drejtorëve, ministrave dhe kryetarët e bashkive të dënuar nga ligjet për “shpërdorim të detyrës”(që të jemi të rezervuar edhe ky nen është tepër mashtrues dhe korruptiv se është çati për mbulim të aq shumë lloj aktesh armiqësore dikasteriale!?). Atëherë, përse vallë nuk jepen humbjet, mosarritjet, dëmtimet, përkeqësimet? Sepse sundojnë mashtrimet! Është kjo arsye që kemi të drejtë të mendojmë se ndryshe flitet e ndryshe veprohet. Ndryshe e kanë emrin organet qeveritare e ndryshe u reflektohet veprimtaria. A nuk do të ishte më mirë që ministritë e tanishme të kishin emërtimet si vijon?! Ministria e padrejtësisë; Ministria e keqësimit të shëndetit dhe braktisjes së mbrojtjes sociale;Ministria e rritjes së pagave dhe uljes së pensioneve; Ministria e mungesës së kulturës, dijes dhe shkencës;Ministria e turistëve jo shqiptarë; Ministria e shkollave të mbyllura,rinisë së munguar dhe sporteve të pa zhvilluara; Ministria e shkatërrimit total rural;Ministria që planifikon, zbukuron dhe amortizon mashtrimet parlament-qeveri,qeveri-drejtësi dhe qeveri-media. Por boll me këto sepse kam harruar më kryesoren: ministritë janë dikasteret më hajdute ‘ligjore’ që ka vendi ynë sot!Mirëpo kryetari Edi Rama është shumë besimplotë për të ardhmen e sigurt dhe thotë:“Nga ana tjetër lufta me korrupsionin nuk është thjesht lufta e drejtësisë, por një luftë për të pasur në të gjithë frontin e institucioneve një solidaritet dhe kapacitet që ia kushton hapësirat për ta luftuar…Në këtë aspekt kemi bërë shumë gjëra pozitive. Duhet të ngrejmë shumë më tepër stekën e luftës kundër korrupsionit në të gjithë frontin, jo thjesht tek drejtësia. Ky është momenti, njëri nga dy momente, që ma bën më tundues se çdo gjë tjetër pozicionin në raport me mandatin e katërt. Se në kushte të tjera nëse do të kisha bindjen e plotësimit të mozaikut që kemi nisur me imazhin e Shqipërisë, turizmin e ngritjen e nivelit të turizmit, mbase nuk do të kisha më tundim.”A muartë vesh gjë ju të dashur shqiptarë votues se ku i rreh kryetarit tonë kur thotë këto fjali kaq të ‘bukura’? Ne kemi edhe një fjalor të spikatur “O Dudi, moj Dudi, ku më dhemb mua e ku më fërkon ti!?”Qeveria dhe kryetari i saj “nuk pranojnë aspak” se janë ata autorë të bëmave që u krijuan kushte për të hyrë në fjalorin e shqipes specifikisht pesë fjalë të reja të famshme depolitizim, dekriminalizim, dekurvërim, dekusarim dhe korrupsion, por shprehin kënaqësinë që po luftohet kundër korrupsionit dhe njerëzit po përshtaten me kushtet e reja!?
Kishin përplasje brenda shtëpisë së BBV3, dy ish-banoret tani shijojnë pushimet bashkë
Roza Lati dhe Françeska Murati duket se po kalojnë pushimet me njëra-tjetrën, me dy ish-banoret e BBVIP 3 që duket...
Lexo më shumë