BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Opinion / Editorial

Gjuha e folur e shkëmbit, e të dhé-lindurve në Dodonë Kolonjë Kamnik, më e lashta mbi dhé sot Gjuha Shqipe

Gjuha e folur e shkëmbit, e të dhé-lindurve në Dodonë

Zbulimet historike duan kohën e vet të konceptohen e pranohen dhe aq më shumë kur bëhet fjalë për qytet e qytetërimin matriakal, epokë e paeksploruar. Dodona përbën debat të madh ku ndodhet. Asnjë studiues nuk e ka kaluar epokën patriarkale dhe të kuptojë gjuhën memece të fenomeneve dhe objekteve të jashtëzakonshme arkeologjike të grave matriakale dhe kultin e Nënës së Madhe Dodonë i zbuluar në vitet 1968-1970 në Kamnikun Neolitik. Kamniku Neolitik i shpallur monument kulture i kategorisë së parë nuk njihet e dihet pothuajse fare nga publiku i gjerë, bile ka banorë që dinë për ca poçe dhe aq më keq nuk kanë dijeni institucionet përgjegjëse shkencore. Ai reklamohet pjesërisht si i fshehur nën sqetullën Maliq e tentohet të fshihet nga tekstet e historisë së shkollave të mesme që të mos përcillet brezave historia e shenjtë e jashtëzakonshme dhe arti mahnitës i grave matriakale. Kamniku Neolitik vetëm për objektet e zbuluara e të shpallura trashëgimi kulturore shqiptare të ish futur dhe të mbrohej nga UNESKO. Ai dhe Perëndia Dodonë më e lashta e perëndive mbi Dhe ose krijuesja e gjithësisë duhet të shkruhen në tekstet shkollore që në klasat elementare siç e bënë italianët për etruskët që s’u lanë sy për të derdhur lot dhe përfundimisht origjina stërgjyshore e tyre njihet në shkolla që në klasat elementare. Kamniku ka zënë vend të rëndësishëm në konferencat kombëtare e ndërkombëtare. Studiuesit që kanë marrë lavde e pagesë në para nga gjetjet mahnitëse në Kamnikun Neolitik e mbanin të fshehur e të mbyllur atë dosje me papërgjegjshmëri për tu lënë dorë të lirë trafikimit të trashëgimisë kulturore pellazgjike shqiptare të objekteve të rralla matriakale. Vendbanimin e lashtë e mbrojtën dhe e zbuluan vendasit që mund të mbillnin shtatë rrënjë qershi e ta linin të varrosur në tokën e shenjtë arkivin e lashtësisë që ajo mbante e mban në gji si flori. Unë djalë fshati zbardha të vërtetën e Kamnikut Neolitik që është qyteti i shenjtë i stërlashtë Dodonë dhe bizantin e osman Kolonjë, mbështetur në trashëgiminë e shenjtë kulturore, materiale e historike që sollën për ne të parët tanë. Mrekullinë e Lisit të Mirë të Shenjtë që diktatura e preu e masakroi në vitin 1967 se shkulën dot nga shpirti ynë. Gazetarët më shumë se kushdo e njohin Homerin si gjeni nga ana letrare dhe artistike. Homeri është gjigand edhe i historisë, gjeografisë e filozofisë. Ai shkruan se Uliksin orakulli i lisit të shenjtë e porositi të futej fshehur si lypsar në pallatin e tij mbretëror mbas 20 vitesh për të zhdukur njëherësh mtonjësit që i hanin pasurinë dhe donin t’i merrnin Penelopën grua. Lisi i Mirë i Shenjtë tek ne është dëshmitari kyç i artë margaritar okular dhe ADN-ja e qytetit të shenjtë të Dodonës Pellazgjike. Ai mbetet konsulenti dhe prova gjenerale për mua që më udhëzoi ta përmblidhja historinë e vendlindjes sime në dy enciklopedi dhe pastaj ta mbërrija pallën për të kundërshtuar çdo hipotezë të hedhur. Dodona me ndryshimin e emrit në Kolonjë e së fundmi Kamnik duke u rrudhur dalëngadalë i shkëputi lidhjet me Evropën. Dodona e shenjtë dhjetë mijë vite kryeqendër e pellazgëve hyjnorë të barabartë me Zotin është ngjarja më e lashtë mbi Dhe. Ajo qëndron porsi vaj ulliri mbi ujin e bekuar të burimit. Kolonja e Shqipëria janë shumë të lashta. Dodona është qendra e Botës së Lashtë dhe çdo zbulim tjetër i lashtë është bijë e Dodonës Nënë e pazbuluar dhe shumë kërkuar. Madhështia dhe lavdia e qytetit matriakal Dodonë është mbas epokës së Akullimit. Njeriu primitiv evropian e më gjerë u zhduk për herën e dytë prej Akullimit por një grup pellazgësh hyjnorë mbijetuan për rasat të racës njerëzore të cilët nga martesat motër vëlla, kushërinj të parë deri aksidentalisht nëna me birin u shtuan e populluan territoret e boshatisura. Pellazgët e dalë nga shkëmbi i Larmë në Kamnik krijuan njerëzimin dhe qytetërimin botëror. Dodona zë fill para përmbytjes së madhe që me fillimin e religjionit 300 mijë vite të shkuara e provuar me objekte kocke, balte e gur stralli të rrallë që ngrin e shkrin të cilat studiuesit nuk i konsiderojnë provë lashtësie dhe kulti për të cilat nuk shprehen fare. Dy enciklopedi të botuara me të gjitha procedurat ligjore e ISBN dhe dhjetra kumtesa e referate shkencore qarkullojnë në rrjetet sociale por fatkeqësisht ende nuk konceptohet vlera e paimagjinueshme historike e grave pellazgjike pjellë e racës njerëzore. Hopi përfundimtar i evolucionit të njeriut parak në gjuhë folës fillimisht me klithma e cila evoluoi në gjuhën pellazgjike që ne trashëgojmë përfundoi në shoqëri në shkëmbin e Madh në Dodonë. Dijetarë e albanologë shkruajnë se në Dodonë ku lindi industria e qeramikës, shpikjet e para, arti, lojërat sportive olimpike, etj zbulime të para të njerëzimit lindi edhe shkrimi. Gjuha shqipe pellazge është parësore nga kanë prejardhjen gjuhët dytësore, tretësore e katërsore. Ngjarja unikale është fatlume për ne shqiptarët që kemi mes vete Dodonën Pellazgjike. Tempulli më i lashtë mbi Dhe pas shkatërrimit disa herë dhe rindërtimit nga Filipi i Pestë i Maqedonisë, Piroja i Epirit dhe vendasit mbyllet disa herë zyrtarisht nga perandorët bizantinë të cilët në vitin 1018 i nderojnë emrin qytetit Dodonë, kryeqytet i themës së tetë Nikopol në Kolonjë i cili në rrudhje ka vazhduar deri në mesin e shekullit të XVIII-të e më pas Kamnik. Media jo vetëm që është pushteti i katërt pas legjistativit, ekzekutivit e gjyqësorit por gazetarët janë elitë e kombit. Sa e si përmbushet misioni i shenjtë që kini marrë përsipër varet nga përkushtimi, inteligjenca dhe fantazia për të kapur e trajtuar problemet pikante. Ju besoj se do të më kuptoni e ta konceptoni më shpejt madhështinë e zbulimit tim historik. Dodona Pellazgjike Nënë ose Plakë është vlerë universale e njerëzimit. Homeri dhe të lashtët e lënë testament për brezat pasardhës. Helenët kanë bërë manipulime dhe sajuar legjenda për ta përvetësuar historinë e jashtëzakonshme të pellazgëve hyjnorë të dalë nga shkëmbi, të mbirë e lindur nga Dheu, më të lashtë se Hëna në tokën e shenjtë të stërlashtë e shquar për faltoren Dodonë më të vjetër, më të parë, tempulli më i lashtë mbi dhe. Përmbytja e stisur nga helenët synonte të eliminonte çdo gjurmë që kish lidhje me qytetin dhe qytetërimin matriakal të grave pellazgjike për tu bërë raca e fisshme e krijuese e qytetërimit botëror. Ata për të dalë mbi të gjitha racat zhdukën çdo gjurmë dodonase. Faltorja hierore më e vjetër, më e para tempull më i lashtë mbi Dhe që shquhet qyteti Dodonë u rrafshua për tu zhdukur nga faqja e dheut por pa ditur se gjurmët e grave matriakale i mbante në gji toka e shenjtë e stërlashtë të cilat me gjuhën arkeologjike provojnë Dodonën. Qytetit neolitik Dodonë ku mbijetoi dhe u ngjiz njerëzimi poetë e historianë të lashtë i kanë kushtuar vëmendje të madhe. Burimet e shkruara kanë mbërritur në ditët tona ndaj mos u befasoni për mua ku i gjej që shkruaj. Kam një jetë që e studioj historinë e fshatit tim por do të tregoja çmenduri të deklaroja se do të zbuloj qyteti e stërlashtë Dodonë. Pellazgëve hyjnorë, krijues të qytetërimit botëror poetë e dijetarë të mëdhenj nga lashtësia në ditët tona u kanë kushtuar vëmendje por ka munguar themeli pellazgjik, faltorja hierore në qytetin Dodonë. Zotit i qofsha falë që ma besoi, më dha fuqi e dhunti ta zbuloja unë djalë fshati, lindur e rritur në Kamnikun me gjurmë nga Shkëmb në majë të Çukës. Dodona vlerë universale e njerëzimit është shqiptare. Njerëzimi unik me prejardhje pellazgjike dhe një Zot të Plotfuqishëm i ka rrënjët e stërlashta në Dodonë që është Kamniku Neolitik i shumë kërkuar nga historiografia botërore dhe përbën debat të madh. Faltorja hierore, tempull më i lashtë mbi Dhe është në majë të shkëmbit të Larmë në Kamnik që e argumentoj në mënyrën më të plotë shkencore. Tomori i cili nuk ndodhet në Epir është Orakulli më i vyer për njerëzinë. Mos e ngatërroni me Dodonën Plakë që është një e vetme e as dy a tre që shprehet Sazan Guri, Kujtim Mateli, etj studiues që i falënderoj se shprehen për çështjen pellazgjike dhe gjuhën e folur të shkëmbit që trashëgojmë ne shqiptarët pasardhës të pellazgëve hyjnorë të barabartë me Zotin. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj zonja e zotërinj gazetarë e pronarë mediash do të më krijoni akses për ta sqaruar publikun tonë e më gjerë për zbulimin historik që u dhuroj shqiptarëve dhe bashkëkombësve tanë në botë. Ngjarja me përmasa unikale sa e madhe po aq e koklavitur dhe e vështirë për t’u kuptuar dhe besuar. Dashtë Zoti të më mirëkuptoni!