BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x
BREAKING NEWS

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për...

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i
x
BREAKING NEWS

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të fundosë Ilir Metën në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon detaje nga përgjimi që nëse merret seriozisht nga autoritetet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që
x
BREAKING NEWS

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti
x
BREAKING NEWS

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri, ja detajet e forta që zbardhi media greke për bashkëpunëtoren e Ramës, nga “festa” me 50 milionë eurot që i ka borxh kompanisë “Acto...

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në
x
BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x

Opinion / Editorial

Gjumi, “vdekje” e përkohshme….!

Gjumi, “vdekje” e  përkohshme….!

Të gjithë ju që do të dëgjoni në kronikat e mëngjesit këtë titull, jeni ngritur nga gjumi e në mbrëmje do bini në gjumë. Do të bëheni kuriozë, për të ditur diçka më tepër për atë që do t’ju shoqërojë 1/3 e jetës. Do ta lexoni e do të thoni, mësova diçka më tepër! Përderisa, flini rregullisht çdo ditë, ju e konsideroni gjumin, një të vërtetë të pashmangshme.                                                                                             

1-Kohëzgjatje e gjumit                                                                                                               

Njeriu pa gjumë vdes më shpejt se sa pa ushqim! Rekordi mbahet nga një student në Kaliforni, i cili mundi të jetonte 11 ditë pa gjumë. Pas 3-4 ditëve pagjumësi njeriut i shfaqen problem serioze me shëndetin si: Luajtje tensioni, konfuzione, dridhje duarsh, lind fenomeni i harresës, turbullimi i pamjes etj. Pa ushqim, mund të jetohet deri në dy javë. Njeriu kalon në gjumë afërsisht 25 vjet. I sapolinduri fle mbi 16 orë në ditë. Në moshën 2-5 vjeç fëmijët flenë 11 orë, duke përfshirë edhe 1-2 orë pasdite. Nga mosha 6-16 vjeç shkon nga 11-8 orë gjumë. Kjo e fundit mbetet për kohën më të gjatë të moshës së rritur. Tek njerëzit e plakur koha e gjumit pakësohet, por shtohen shumë dremitjet gjatë ditës. Një dremitje 20-30 minuta të bënë mirë, kur je në një udhëtim të gjatë. Kjo nuk i rekomandohet, atyre që kanë probleme me gjumin, pasi do t’ia vështirësojnë më shumë gjumin e natës. Shumë persona e kanë të vështirë të heqin dorë prej tij. Sipas një studimi të ri, nevoja e tepruar për të fjetur gjatë ditës mund të jetë një simptomë e hershme e sëmundjes së Alzhajmerit. Të flesh më shumë se 8 orë në ditë rrit mundësinë e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 34%. Femrat janë të prirura të flenë më shumë sesa meshkujt dhe kjo i bën më të rrezikuara. Nga ana tjetër ngrihen me nerva për arsye gjinore e psikologjike.                                                                                                                                                    

2-Çrregullimit e  gjumit                                                                                                                                     Arsyet janë nga më të ndryshmet si; ankthet, streset, depresionet, droga, sëmundjet. Nga vëzhgimet rezultojë se: 6% e burrave dhe 14 % e grave, vuajnë nga paaftësia për të fjetur. Por ka dhe raste, kur i zë gjumi lehtë, pastaj i ndalet frymëmarrja e ngrihen duke gulçuar në ajër. Në këto kushte ata zgjohen dhjetëra herë gjatë natës. Rreth 10% e burrave mbi 40 vjeç, kanë forma të çrregullimit të gjumit. Faktorët, që njeriu ka çrregullime në gjumë, janë, trazirat e jashtme, stili i jetesës jo i shëndetshëm, ushqimi i tepërt, dritat, zhurmat, dhimbjet e ndryshme, shqetësimet nervore gjatë ditës, përdorimi i mbidozave për gjumë. Nëse pagjumësia vazhdon me tepër se tre javë kalon në një pagjumësi kronike me pasoja më të rënda. Duhet theksuar se dhe gjumi i tepërt nuk është gjithmonë i dobishëm. Ai rrit riskun e sëmundjeve si; diabeti, sëmundjet e zëmrës, ankthet, depresionet, obeziteti. Është interesant që, njerëzit që flenë 6-7 orë, në krahasim me ata që flenë mbi 9 orë janë më energjikë e të freskët, kurse të dytët i shohim më të zhytur në mendime, më të shqetësuar e më të përgjumur. Pra dhe në gjumë duhet zbatuar thënia popullore: “Gjella me kripë, kripa me karar” .                                                                                                                                                                           

Cilat janë të mira e gjumit? Pastron trurin, rrit aftësinë motorike dhe reaksionin. Përqendrimi është më i madh, lëkura më e bukur, qelizat rigjenerohen, oreksi më i mirë, jeta seksuale më stimuluese, memoria më e freskët, marrja e vendimeve më të pjekura dhe me një kthjelltësi mendore.                                                                                                                                                                                              

3- Të folurit në gjumë                                                                                                                                               

15% e popullsisë ecën në gjumë. Të folurit në gjumë janë më se të zakonshme. S’janë të rrezikshme, shqetësuese dhe jo interesante për mjekësinë. Këto mund të shkaktohen nga ëndrrat apo ngjarjet interesante që mund të kenë ndodhur gjatë ditës. Ka shumë raste që gjatë gjumit shqiptohen emra që për ty mund të jenë të dashur. Kjo e fundit ka të keq se krijon problem ndonjëherë edhe me partnerin, duke u bërë shkak për xhelozi. Statistikat tregojnë se 5% e të rriturve flasin në gjumë. Një fenomen i tillë ndodh gjatë orës së parë ose të dytë të gjumit. Kjo kohë rastis me kohën kur trupi hyn në gjendje të thellë gjumi, por nuk janë ende në tonus për të prodhuar tinguj, ose lëvizjet që shoqërojnë ëndrrat.                                                                                                                                                                             

Pse njerëzit ecin në gjumë?                                                                                                                                                          

Kjo e keqe fillon që në fëmijëri. Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet si, ato familjare, gjenetike, lodhje, mungesë gjumi, përdorimi i narkotikëve e të tjerë. Këta njerëz nuk duhen shqetësuar dhe as t’i zgjosh, mbasi ata janë të irrituar e bëhen nervozë.                                                                                                                              

4-Gjumi kur jemi të sëmurë?                                                                                                                                      

Kur jemi të sëmurë organet tona janë të mira vetëm për të fjetur. Për fat të mirë për ne, kjo është ajo që shumica e mjekëve rekomandojnë kur përballen me sëmundjet më të zakonshme. Por, pse është kaq i rëndësishëm gjumi më pas? Për shkak se ai forcon sistemin imunitar, duke i dhënë trupit më shumë “ushtarë” për të luftuar infeksionet e këqija. Pra, kur jeni të sëmurë, mbyllni grilat, mbulohuni vetëm me një batanije komode dhe flini sa më shumë të mundeni! Ka një shans të madh që sëmundja juaj të përfundojë shumë më shpejt në këtë mënyrë. Gjumi ndikon, për të tretur në mënyrë efikase ushqimin dhe ruajtur energjinë që është fshehur në të.                                                                                                                                   

Më konkretisht (për ato mendje kurioze shkencore) – të ngrënit shkakton sistemin nervor parasympathetic, i cili nga njëra anë zvogëlon rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen por rrit lëvizshmërinë e kolonës gastrointestinal duke shkaktuar ndjenjën e njohur e të qenit e përgjumur.                                                                                                                                                    Truri dhe gjumi Truri me të vërtet ka nevojë për gjumë, sepse ai forcon lidhjet nervore dhe rrit funksionin e trurit dhe ndër të tjera çon në të mësuarit e shpejtë, memorie të mirë dhe aftësinë për të. Përmirëson përqendrimin, aftësinë e rëndësishme për çdo mëndje të re, por padyshim edhe për çdo mëndje të rritur.  Pse duhet të flini në kurriz?  Për shumicën prej nesh mund të jetë shumë e dobishme:
Së pari, ajo është një mbështetje e madhe për shpinën dhe qafën, pasi ajo mban shpinën drejt. 

Së dyti, ajo zvogëlon numrin e rrudhave të fytyrës që zhvillohen me kalimin e viteve si dhe parandalon fytyrën nga të qenit e shtypur nga jastëku apo shtrati. Së treti, ajo është menduar edhe për kullimin e lëngjeve nga fytyra, kështu që ju mund të zgjoheni me një fytyrë më pak të fryrë në mëngjes se në pozicionet e tjera të fjetjes. Tjetër, një në katër çifte flenë në krevate të ndara. Fjetja në të njëjtin krevat rrit në 50% vështirësinë në gjumë. Këtu ndikojnë disa faktorë, si lëvizja, gërhitja, lëvizja, pagjumësia e njërit etj. Nëse lodheni në këtë pozicion, flini nga krahu i majtë se lehtësoni punën e zemrës, për arsye se dhe aorta është e kthyer nga e majta.                                                                                                                                                              

Disa këshilla për gjumin Nuk duhet të shtriheni, nëse nuk keni gjumë ose me stomakun plot. Kur shtriheni për gjumë nuk duhet të mendoni asgjë tjetër vetëm qetësisë.                                                                                              

 -Muskujt tuaj duhet të jenë të lirshëm, sidomos ato të fytyrës.
-Gjithashtu këshillohet që, gjatë ditës, mbas dreke, një pushim prej 20 minutash dhe jo më shumë, pasi kështu rifreskoni gjithë trupin.                                                                                                                                                                  

-Mos pini kafe ose pije alkoolike 5 orë para se të flini.                                                                                                                     

Nëse gjumi është ”vdekje “e përkohshme, ëndrrat, për të cilat do të flasim ndofta ndonjëherë tjetër, janë “jetë e dytë” e njeriut në këtë “vdekje” të përkohshme!