BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x

Opinion / Editorial

Gjuha shqipe dhe turizmomania e Edi Ramës

Gjuha shqipe dhe turizmomania e Edi Ramës

Kemi vite që jetojmë në kohën kur lumenjtë kanë shteruar dhe përrenjtë kanë vërshuar. Gjuha është shkencë, është “lloj gjallese” shpirtërore dhe si tërë të tjerat i nënshtrohet ligjit dialektik të lëvizjes, ndryshimit, zhvillimit. Dhe fjalët me peshë në këtë zhvillim i ka ecuria e forcave prodhuese, e marrëdhënieve në këtë prodhim të të mirave materiale dhe nivelit të inteligjencies shoqërore që lind në çdo epokë të caktuar. Tani, dreqi ta marrë, ne kemi hallin se po na ikin, treten, shuhen atdheu, kombi, trualli, e midis tyre edhe gjuha, kurse disa njerëz ‘intelektualë’ shajnë e bëjnë krahasime krejtësisht vulgare me ndonjë fjalë të stisur sikur e ka thënë Enver Hoxha dikur, diku për dikë!? Që të jemi të drejtpërdrejtë, rrokullima e sistemit socialist ka përfshirë fatkeqësisht edhe gjuhën shqipe të folur e të shkruar. Është pjesë e strategjisë imperialiste amerikane që tok me fundosjen sa më thellë të komunizmit të groposen edhe asetet themelore e thelbësore të atyre kombeve që kanë pas aderuar në të. Mos ta humbasim mendjen se kjo është tërësisht reale dhe do të jetë e tillë deri në fund të këtij sistemi, pra të sistemit kapitalist, kur ky të përmbyset me dhunë apo me mjete të tjera shfarosëse. A ju kujtohet nxitimi i pashoq i ministrisë së arsimit( i thënçin) që hoqi gjuhën shqipe nga disa shkolla të niveleve të ndryshme? Që zbriti sasinë e orëve të shqipes duke ia kaluar anglishtes? Po yryshin e pashembullt të tregtisë, të bashkive dhe enteve të sipërmarrjes, të ministrisë së kulturës( i thënçin) në reklamime rrugore dhe mediatike vetëm në gjuhën anglisht? Mjafton vetëm kaq: shikoni në rrugën “Myslim Shyri” në bërthamë të kryeqytetit, ku në të dy anët e rrugës emërtimet e objekteve dhe të dyqaneve janë të shkruara 92% në gjuhën angleze dhe vetëm 8% në gjuhën shqipe. Gjithkund po kësisoj. Po në Gjirokastër e Sarandë që po bën kërdinë gjuha greke?Deri edhe tek dëshira e kryetarit të qeverisë (S.Berisha, I.Meta ,sidomos E.Rama) për të folur anglisht nëpër intervista mediatike kur ligjërisht kanë qenë të detyruar të flisnin në gjuhën e kombit të vet?Kjo ‘dashuri’ e madhe për gjuhën angleze e të gjithë të tillëve e ka burimin tek ndjenja e inferioritetit të ndyrë, e mungesës së krenarisë kombëtare dhe tek deliri i madhështisë. A ju kujtohet se Enver Hoxha, që edhe pse dinte disa gjuhë të huaja, foli vetëm një herë frëngjisht, (në OKB në vitin 1946) dhe vetëm atëherë kur duhej që ta dëgjonin, të mëdhenj e të vegjël,të asaj bote të tromaksur të pasluftës? Dhe realisht u detyruan ta dëgjonin dhe të lëvizin nga vendi sepse panë dhe dëgjuan se ku truall, se ky komb me emrin Shqipëri, paska zot!? Po pse i pamençur ishte po ai Enver Hoxha , që ideoi dhe organet përkatëse,(paçka se kish politizime brenda këtyre organizimeve), realizuan Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në vitin 1972 ? Ai kongres ishte puna më e shkëlqyer që u bë pikërisht atëkohë që i përgjigjej zhvillimit dhe nivelit të përgjithshëm kulturor, ekonomik, ushatark dhe shkencor të tërësisë së popullatës shqiptare. E lidh problemin e gjuhës me individët drejtues të shtetit tonë sepse roli i tyre, siç dihet tashmë, ka qenë shpesh herë edhe vendimtar, veç të tjerash sepse tek ne sundon psikologjia e Njëshit!Por më kryesorja sepse, kryetarin e qeverisë, shtetit apo partisë , në punën e tij udhëheqëse, drejtuese e organizuese duhet ta karakterizojnë jo thjeshtë, siç thoshte me aq të drejtë, Gj.Fishta, ‘dhelpnija, dredhija, intriga, batakçillëku, rrena, tradhtia’, por sidomos ndershmëria, atdhetaria, dituria, burrëria, cilësi këto të dytat,që kryetarit të tanishëm të qeverisë i mungojnë. Politika servile e qeverive shqiptare proamerikane e sjellin si detyrim edhe mësimin e anglishtes në shkollë, ndoshta, për t’u bërë më vonë, larg qoftë, edhe gjuhë zyrtare! Kjo duket qartë se është politikë antishqiptare. Konkretisht tek ne të gjitha mediat televizive,organizmat, organet shtetërore, teknologjike dhe politike, preferojnë të flasin e po flasin anglisht. Ndaj nuk duhet të rrimë duarkryq por të gjithë, intelektualë dhe gjuhëtarë, mësues dhe punëtorë, fshatarë dhe minatorë, media e shkruar dhe ajo televizive,të gjithë ne që quhemi shqiptarë, kudo që jemi,të aktivizohemi me të gjitha mënyrat e të mbrojmë gjuhën tonë amtare, pasaportën e kombit tonë. Është amanet i rilindësve tanë, Naimi, Samiu Avdyli, Fishta, Mjeda, Çajupi, etj. Më në fund, pas kaq kohë qeverisjeje, dy vjet më parë kryeministri Rama u kujtua për gjuhën shqipe. Ai tha në Kongresin e Arsimit, se ajo duhet “duhet mbrojtur nga ky kaos gjuhësor dhe komunikativ”. Shyqyr që foli, por a do të bëjë gjë!?Para ca javësh u miratua edhe festa zyrtare e ditës së alfabetit!? Nga sa kemi parë, këto i ngjajnë shumë veprimit të deputet Nokës kur u hedh rojeve të gardës hi, miell e pluhur syve. Le të shpresojmë edhe pse shpresa, sidomos në të tilla raste, është turbulluesja më e ndotur për mendjen e atyre që e ushqejnë. Po flitet shumë këto ditë me të shkrojtur dhe me gojë për gjuhën shqipe. Jepen lloj-soj etiketimesh, vlerësimesh, hamendësimesh, krahasimesh, madje disa bëjnë edhe konkluzione, nxjerrin përfundime, deri edhe japin direktiva!? Më pikant qe një peticion drejtuar atyre institucioneve që e kanë në kompetencë problemin e të diskutuarit të vendit që zë e rolit që luan gjuha shqipe, në territorin e banuar nga shqiptarët,gadishull, kontinent e glob!? Personalisht jam dakord me kërkesat e atyre aq shumë intelektualëve që kanë nënshkruar atë peticion. Gjendja mund të bëhet edhe më tronditëse po qe se nuk vë dorë shteti shqiptar. Kjo, sepse qoftë edhe vetëm nga aksioma që ‘sa më shumë të ekspozohesh duke ngrënë, aq më shumë je i vetekspozuar për t’u ngrënë’, është e kuptueshme që gjuha jonë e ka vendin dhe rolin e saj që pararendësit tanë,shkencëtarë shqiptarë dhe të huaj albanologë e kanë përcaktuar bukur mirë. Studimet e tyre mund të thellohen, pasurohen por jo të hidhen poshtë. Nuk mbeti kjo “dilemë” të vendoset nga një inxhinier nafte apo një llogaritar ndërmarrjeje apo më keq nga një amator që di të nxjerrë nga goja vetëm budallallëqe që nuk i mban asnjë lloj kandari!? Janë studimet e mirëfillta shkencore dhjetra e qindravjeçare të njerëzve specialist e të profilizuar, të fushës së gjuhësisë, ato që japin përfundime të sakta për atë që ka qenë, atë që është dhe se cilat janë prirjet që ka zhvillimi i gjuhës shqipe. Ndaj shteti me organizmat e veta duhet t’iu vërë fre edhe amatorizmit, edhe tradhtisë(kjo vetëm me dënim ligjor) dhe amullisë apo indiferentizmit në trajtimin e problemeve gjuhësore në të shkruar dhe median televizive. Nuk ka se si të mos jemi dakord edhe me mendimin se Akademia e Shkencave në këtë drejtim deri tani ka rol aq të mekur sa thuajse nuk ka fare ndikim!Përse nuk funksionon kjo Akademi edhe për gjuhën shqipe?E drejtë është edhe kërkesa që ta ruajmë shqipen nga goditjet e politikave të fqinjësisë jo dashamirëse por zullumqare, zaptuese e nënshtruese greke e serbe si dhe nga segmente të caktuara shoqërore e qeveritare apo psedudoshkencore vendase. Që të jemi sa më pranë së vërtetës, kryeministri ynë e ka mendjen gjetiu e jo te gjuha shqipe. Atij i është bërë mendja turizëm, turistë dhe aktivitete turistike. Le ta lexojmë se ç’ka thënë ai para dy vitesh:“Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në botë. Shkalla jonë e krimit është më e mirë se Britania e Madhe, Greqia apo Italia dhe sigurisht SHBA, me një nga normat më të ulëta të vrasjeve në Evropë. Industria e turizmit duhet të investojë sepse natyra dhe brigjet të lënë pa frymë. Dhe pensionistët gjermanë duhet të vijnë këtu për të kaluar pleqërinë e tyre buzë detit. Sipas një thënieje të vjetër, “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Para ca kohësh këtë e tha në Itali; para pak ditësh e përsëriti në Turqi e Angli…Kështu i bën ftesat kryeministri ynë,reklamuesi më i zellshëm i ekspozimit të bukurive shqiptare dhe shitjes së saj pjesë- pjesë. Qartazi duket se atij nuk i duhet gjë se ç’po bëhet me gjuhën shqipe, me shkollat, me blegtorët e me fshatarët,me largimin e rinisë dhe mbushjen e boshllëkut me banorë e familje nga 28 kombësi të globit. Si përfundim: për një vit tek ne hyjnë dhjetë milion turistë!Tani numërohen mijra të huaj që jetojnë e punojnë këtu se është më mirë se gjetkë. Ku ishe, hiç gjëkundi. A punove për forcimin e Shqipërisë dhe gjuhën shqipe apo favorizove të huajtë dhe pushtuesit?Ama, kur dëgjoja një ditë në një orë mësimore që mësuese Shqiponja u thoshte nxënësve: “Gjuha shqipe ruhet e saktë , kur shkruhet qartë. Gjuha shqipe mësohet mirë, kur lexohet lirë”, m’u bë zemra mal. M’u shtua optimizmi se gjuha shqipe do t’i përballojë fuqishëm goditjet që i vijnë nga tërë anët, sidomos nga politika antikombëtare dhe nga injoranca e gurmazeve të shumtë që lëshojnë në efir zërat e tyre të çjerrë e çoroditës.