BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Opinion / Editorial

Hafiz Sherif Langu, delegati  i  pavarësisë, të cilit ju mohua kontributi për  50 vjet me radhë

Hafiz Sherif Langu, delegati  i  pavarësisë, të cilit

·         Kleriku  dhe veprimtari  i shquar  i  çështjes  kombëtare

·         Kryetar i klubit  patriotik  “Bashkimi”  Dibër  1908-1912

·         Organizator  dhe delegat  i  Kongresit  të  Dibrës, 1908

·         Delegat  i  Kuvendit të Vlorës , 30 nëntor - 7 dhjetor 2012“shqiptarizma asht për fe e atdhe. sa ma shumë ta përqafojmë atë aq më pranë zotitjemi dhe ai padyshim do t’na ndihmojnë dëshirat e hallet tona”. Hafis Sherif Langu

Në vitin 1912 Jusuf Efendi Skikuli dhe babai i Sherifit, Osman Efendi Langu shkuan në luftë kundër serbve në Manastir dhe ranë në fushën e betejës në Fushën e Orizarit. Bashkë me ta në këtë luftë ra edhe komandanti i tyre Kapiten Aqif Rusi. (H.Sharofi “Historia e Dibrës Vëll I” , faqe 81)Sherifi është i biri i Osman Langut dhe i Sabrije Rusit (Langut). Sabrija ishte e bija e Selim Bej Rusit, një familje e pasur bejlerësh, por atdhetarë të shquar.

Babai, Osmani dhe gjyshi Selim Rusi ngulitën tek Sherifi ndjenjat atdhetare. Osmani dhe Sabrija patën 6 djem dhe 2 vajza: Sherifin, Dautin, Nebikën, Mirvetin, Shabanin, Rifatin, Edipin dhe Gafurin. Për shkollimin e Sherifit u kujdes gjyshi i tij Selim Rusi, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare shqiptare. Synimi i Selimit dhe i bijës së tij, nënës së Sherift ishte që ai të mësonte shqip. Shkollën shqipe në Dibër të Madhe e hapi për herë të parë Said Najdeni, (Hoxhë Vokrri) në vitin 1888. Ky  patriot dhe rilindas i madh i solli abetaret shqipe nga Stambolli. Nxënës të tij ishin Sherif Langu, Riza Rusi, Kadri Fishta, Shaban Pepa, Tahir Trena, Dalip Rusi, Ymer Rusi etj. Riza Rusi, i cili kishte kryer studimet në Stamboll, u bë nxënës i Seid Najdenit për të mësuar gjuhën shqipe. Shkolla fillore shtetërore quhej iptidare dhe të tilla në Dibër të madhe ishin njëmbëdhjetë. Pas shkollës fillore kreu edhe Shkollën Rruzhdije, ose 8 vjeçare siç mund të barazvlerësohen sot. Në Dibër Sherifi kryen edhe Medresenë, në njërën nga 10 Medresetë e Dibrës së Madhe. Në vitin 1897 mbaron shkollën e Mesme te Manastirit dhe niset drejt Stambollit. Në Stamboll Sherifi bie në kontakt me pjesën përparimtare shqiptare të kohës. Ai qëndron me Seid Najdenin, Dervish Himën, Kadri Fishtën, Ali Riza Shkupin,  Ibrahim Temon, Hasan Prishtinën, Nexhip Dragën, Mehmet Pashë Dërrallën. Në një foto të kohës Sherifi është me Ramiz Dacin, Haxhi Zekën, Shahin  Kolonjën,  Sotir Kolean, Dervish Himën dhe Rezhep Matin. Përveç këtyre atdhetarëve Sherifi padyshim ishte edhe nën ndikimin e veprimtarisë dhe shkrimeve të vëllezërve Frashëri. Në Stamboll Sherifi studion për teologji, megjithëse nuk dokumentohet se e mbaroi atë, për shkak të përfshirjes në lëvizjen e shkollave shqipe dhe të kthimit të parakohshëm në atdhe. Ndonëse pat shprehur dëshirën të studionte Teologjinë Islame, në vetvete ishte i prirur që nëpërmjet mundësive që i jepte rroba e një patriarku të ndikonte sa të mundte për t’u orientuar bashkëatdhetarëve të vetë dritën e munguar të Shqiptarizmit.

Më 18 nëndor 1912, nëzyrën e telegrafisësëbashkisësëDibrës,dotëmbërintetelegrami i plakut Ismail Qemali, i ciliftontedibranëtnjëorë  e mëparëtëzgjidhninpërfaqsuesin e tyre,përtëngriturFlamurinnë Vlorë dhepërtëshpallurpavarsinë e trojeveshqiptare. Nëkëtokushte, më 19 nëndor 1912, paria e Dibrësnëbashkëpunim me udhëheqësit e shquartëmaleve, u mblodhënnënjëkuvendmadhështor, i cili u çel me leximin e telegramittëplakuttëVlorës.

Dy ditë pas këtijkuvendi, mes bisedimeshtëshumta, u caktuanedhedydelegatëqë do të përfaqsonin popullin dibran në Vlorë. ”Është interesant fakti që mandati i përfaqsimit të Dibrës në kuvendin e Vlorës iu dha njëzëri dhe pa asnjë hezitim Vehbi Dibrës dhe Hafuz Sherif Langut.  Të dy burra të shquar dhe të nderuar, të njohur si klerikë por edhe si luftëtarë aktivë të çështjes kombëtare”

.(Q.Xhelili”Vehbi Dibra personalitet dhe veprimtar i shquar i lëvizjes kombëtare” – Tiranë 1998 , faqe 90 ).

Menjëherë pas marrjes së mandateve, të dy burrat e Dibrës të përcjellë nga dashuria dhe respekti i mijëra dibranëve, nisen për në Vlorë. Atyre do t’u duhej të udhëtonin herë në këmbë e herë në kuaj, ditën e natën, duke iu shmangur sidomos luftimeve me formacionet e ushtrisë serbe. Dhe kurdoherë ata do të gjendeshin të rrethuar prej bujarisë dhe fisnikërisë shqiptare. Udhëtimi i tyre zgjati plot 7 ditë edhe pse në kushtet e vështira të mjeteve të komunikimit me të mbërritur në Elbasan ata muarën vesh për interesimin e vazhdueshëm të Ismail Qemal Vlorës.

Kështu, në një telegram që ky i niste në Elbasan, Aqif pashë Elbasanit, përpos të tjerave pyeste ; “A erdhën përfaqsuesit e Dibrës ? Sa më i madh të jetë rreziku aq më rëndësi kanë masat për ta përballuar këtë rrezik…”(A.Q.Sh-Tiranë. Fondi “Kuvendi Kombëtar i Vlorës”Dos.1.fl.23)

Delegati i dytë i Dibrës në Vlorë,  Hafiz Sherif Langu është një nga figurat qëndrore të Dibrës dhe të lëvizjes mbarëkombëtare shqiptare, mik me atdhetarët e njohur si Hamdi Ohri, Zyhdi Bej Ohri, Hajdar Blloshmi, shok me Ibrahim Temon e Dervish Himën në Stamboll, në kontakte dhe me Hasan Prishtinën, Nexhip Dragën e Mehmet Pashë Dërrallën që lanë gjurmë në jetën e tij. Ai mori pjesë në Kongresin e Dibrës të 1909. Kongresin e Dytë të Manastirit më 1910, në kryengritjen e 1910. Disa kohë me kërkesën e banorëve të Dibrës shërbeu si mësues i gjuhës shqipe. U përfshi dhe në kryengritjen antiosmane të vitit 1912, si luftëtar dhe organizator në rrethinat e kësaj krahine, shkruan Dr. Laurent Bica.

Hafiz Sherif Langu së bashku me Vehbi Efendi Dibrën  i shkruajnë Ismail Strazimirit se po bëjmë përçapje për të marrrë fshehtas  librat që na ka dërgue Josif Bageri i Rjekës prej Sofje por xhonët (xhonturqit L.B.) kanë ushtrue kontrolle të rrepta”. Në kujtimet e tij Ismail Strazimiri jep dhe caktimin e atdhetarit Shefqet Daiu si mësues i gjuhës shqipe në qytetin e Dibrës së Madhe. 

Kuvendi i mbajtur nga 28 nëntori deri në 7 dhjetor 1912 njihet nga botimi i proces-verbaleve të shtatë ditëve të tij në gazetën “Përlindja e Shqipërisë” (numrat 6-11, janar-shkurt 1914) drejtuar nga Dhimitër Berati dhe ribotimin pas tij nga Lef Nosi në fletoret e tij “Dokumenta Historike” nr. 1(1924)-nr. 12(1925

Ishin  78 delegatë  që morën pjesë në shpalljen e pavarësisë, nga 28 nëntor më 7 dhjetor 1912, ndër to edhe Sherif Langu. Njihen  vetëm  40 firmëtarët dhe janë harruar e anatemuar 38 delegatë të tjerë, ndër to edhe Hafiz Sherif  Langu.

Në foto nga e djathta në të majtë janë disa nga delegatët e Kuvendit të Vlorës, në mes tyre Hafis Sherif Langu me çallmë në kokë; Eqrem Bej Vlora, Rexhep Mitrovica, Dervish bej Biçaku, Hafiz Sherif Langu, Lef Nosi, Rauf Fico, Ali Asllani, Ferid Vokopola dhe Dhimitër Berati.