BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Opinion / Editorial

Historia e njerëzimit dhe dinjiteti njerëzor në kulturën demokratike perëndimore

Historia e njerëzimit dhe dinjiteti njerëzor në kulturën

Në periudhën e gjatë të ekzistencës njerëzore, ndodhet një fije e vazhdueshme që përshkon strukturën e ndërgjegjes sonë kolektive, një dëshirë e rrënjosur thellë për epërsi. Që nga kapitujt më të hershëm të historisë sonë e deri në ditët e sotme, kërkimi i madhështisë ka qenë një forcë lëvizëse e lindur brenda nesh. Ajo manifestohet në forma të ndryshme si etja për njohje, nevoja për të tejkaluar të tjerët dhe dëshira për t'u konsideruar i jashtëzakonshëm. Kjo vazhdueshmëri, e nxitur nga ambicia dhe krahasimi, formëson jetën, marrëdhëniet dhe shoqëritë tona. Kjo luftë për njohje është një dëshirë e pavarur nga dëshira për materializëm. Lufta për njohje është një kontribut i ndryshëm për arsyen pse njerëzit përpiqen për demokraci liberale. Njerëzit  përmbysin qeveritë totalitare jo vetëm për prosperitet ekonomik, por edhe sepse njerëzit dëshirojnë të njihen nga qeveritë e tyre, madje duan të marrin pjesë drejtpërdrejt në proceset politike. Etja për njohje është më shumë se thjesht liberalizëm dhe racionalizëm, por është gjithashtu dinjitet. Është kjo arsyeja që ne krenohemi me Skënderbeun si mbrojtës i krishterimit dhe trojeve shqiptare, apo nënë Terzën, shenjtoren nobeliste dhe bamirësen me famë ndërkombëtare, por edhe me çdo arritje personale tonën, të afërmve tanë apo me klubin tonë të preferuar të sportit dhe me çdo lloj fakti real apo imagjinar në mendjen tonë. Shqipëria ndodhet në një moment kulmor të evolucionit kulturor dhe për rrjedhojë atij politik dhe ekonomik. Kultura e nderit e cila mbizotëron tek ne shoqërohet me një identitet të fortë kolektiv, strukturë shoqërore hierarkike dhe role tradicionale gjinore po tenton të transformohet në kulturën e dinjitetit, né të cilën individët interpretohen si relativisht të barabartë, ku secili ka një ndjenjë të qëndrueshme dhe të brendshme të vlerës, karakteristike kjo për shoqëritë perëndimore. Bindja se çdo individ në lindje zotëron një vlerë të brendshme në parim të barabartë me atë të çdo personi tjetër përbën gurin themelor të përkatësisë europiane perëndimore. Për Hegelin, liria dhe natyra ishin të kundërta me njëra-tjetrën. Aty ku mbaron natyra, fillon liria, pra kur njerëzit janë në gjendje të kapërcejnë natyrën e tyre shtazore dhe të bëhen vetvetja e tyre e vërtetë, pikërisht aty fillon liria. Dinjiteti ishte ajo që mungonte në regjimet komunisto-totalitare në mënyrën se si gënjeshtrat e jetës së përditshme i hiqnin dinjitetin individit. Ishin pikërisht të persekutuarit politik dhe intelektualët e ndershëm që udhëhoqën përmbysjen e sistemit komunist në 90-tën dhe kryesisht për dinjitetin e mohuar, por natyrisht edhe për kushtet e vështira ekonomike, sidomos krahasuar me botën perëndimore, na bënte ne të ndiheshim inferior, por edhe na inkurajonte të luftonim për dinjitetin dhe prosperitetin e mohuar. Nuk ishte varfëria ajo që çoi në revolucionin borgjez në Francë. Në prag të Revolucionit Francez, Francezët ishin më të begatë se homologët e tyre në Prusi, por është ndjenja e përuljes dhe e shthurjes në një shkallë relative krahasuar me aristokracinë dhe oborrin mbretëror brenda shoqërisë së tyre, natyrisht kjo e kombinuar edhe me krizën ekonomike në Francë dhe prapambetjen politike dhe ekonomike ndaj Anglisë. Makiaveli gjithashtu e kuptoi dëshirën për lavdi dhe megalotiminë si ambicie të princave në mesjetën evropiane, dhe mendonte se etja për lavdi mund të kufizohej reciprokisht dhe ambicia mund të kontrollohej nga ambicia. Ky vështrim  i ndarjes së pushteteve ndërmjet pjesëve të ndryshme të një republike, do të ishte një shembull i hershëm i parimit të ndarjes së pushteteve. Demokracia liberale me kapitalizmin plotëson këto kërkesa të ndryshme për dinjitet, lavdi dhe respekt, prandaj  është kjo arsyeja pse ky binom përfaqëson një zgjidhje të qëndrueshme dhe efikase për çështjen e qeverisjes politike.

Proceset demokratike kanalizojnë këtë etje për superioritet, dhe në shumë shoqëri, ka mënyra të ndryshme në bazë të kulturës kombëtare duke kontrolluar ambicien me ambicie, duke krijuar tensione. Eksperienca e vendeve perëndimore sugjeron se zhvillimi ekonomik e bën demokracinë më të mundshme. Zhvillimi ekonomik bën që njerëzit të ndërgjegjësohen për fuqinë e teknologjisë për të ndryshuar natyrën. Ndjekja e arsimit për të zotëruar teknologjinë çon në të qenit të vetëdijshëm për dinjitetin. Përpjekjet e individëve ose dhe disa grupimeve qofshin këto politike, ekonomike apo të formave të tjera në sistemin liberal demokratik të shoqërive perëndimore janë kanalizuar në institucionet politike të pavarura. Në këtë mënyrë ky sistem bënë të mundur shfrytëzimin e kapaciteteve njerëzore dhe i bën elitat e vendit fluide dhe i jep individit mundësinë për dinjitet dhe të ndjekin ëndrrën e tyre për prosperitet dhe lavdi, por pa shkelur dinjitetin e të tjerëve, por përkundrazi duke respektuar të tjerët dhe dhënë mundësi atyre për të realizuar ëndrrat e tyre në funksion të vetes dhe gjithë shoqërisë. Historia njerëzore është një histori e luftës për epërsi dhe institucionet politike janë arenat ku shpaloset kjo luftë.  Kjo perspektivë nënvizon rolin e subjekteve politike si fusha beteje për aspiratat njerëzore për dominim dhe kontroll, duke i portretizuar ato si nyje kyçe ku kontestohet dhe formësohet dinamika e pushtetit. Shqipëria ka institucione politike dhe parti politike të spektrave të ndryshëm si edhe biznese private të vogla dhe kompani të fuqishme. E keqja është se këto institucione u krijuan nga lart poshtë në funksion të superioritetit politik dhe ekonomik të një shtrese elitare dhe në këtë aspekt shoqëria jonë i ngjan një shoqërie para demokratike dhe para kapitaliste. Ambicia për lavdi e dinjitet e jona ka gjetur mënyrën më të lehtë për t’u shpalosur në vendet perëndimore, ku ne emigrojmë. Ky kombinim i rrezikshëm i prapambetjes kulturore demokratike në vend me elitën e korruptuar ka bërë mijë frenim të proceseve demokratike të institucioneve dhe partive politike dhe konkurrencë së ndershme ekonomike. Sistemi i ri i drejtësisë duket se po hap një spirale për krijimin e institucioneve të pavarura dhe krijimin e një ambienti konkurrues duke zhdukur mentalitetin e të paprekshmëve dhe krijuar hapësira për zgjidhjen e problemeve në mënyrë institucionale. Dëshira për pushtet dhe dominim është një instinkt bazë njerëzor që n.q.s nuk gjen shprehje në institucionet politike të pavarura, atëhere ajo shoqëri është e destinuar të dështojë. Ky fakt pasqyron nocionin se sistemet politike shpesh lindin si një mjet për të menaxhuar dhe kanalizuar shtytjen e lindur njerëzore për kontroll dhe autoritet brenda shoqërive dhe na obligon ne të vendosim në se do të sakrifikojmë dinjitetin dhe etjen për prosperitet në funksion të një elite të korruptuar dhe të mbetemi peng i kulturës së nderit, apo do të luftojmë të ndërtojmë institucionet e pavarura politike në funksion të dinjitetit dhe prosperitetit të individit.