Zërat për rishkruarjen e historisë, ka 30 vjet që i dëgjojmë, po nuk na kanë bërë shumë përshtypje. I kemi quajtur si zëra në shkretëtirë që vijnë nga kundërshtarët e luftës e të regjimit socialist. Po, shkak për të shkruar diçka rreth kësaj teme u bë polemika që historiani i vogël Teodor Kareca kishte bërë para do kohësh me akademikun e madh Rexhep Qose, lidhur me historinë e Shqipërisë të 80 viteve të kaluara. Kareca thotë se periudha e Zogut 1924 – 1938, e vuri ekonominë në shinat e ekonomisë së tregut. Një shpikje e re kjo. Vendi ishte në një sistem gjysëm feudal, ndërsa ekonomia po ecte në shinat e ekonomisë së tregut kapitalist. Nuk ka rëndësi se çfarë je zogist apo ballist, por rendësi ka të kuptohet se me ato qe thotë zoti Kareca, përpiqet të përmbysë historinë në favor të kolaboracionalizmit. Guxim i madh për zotin Kareca të matet me akademikun e shquar Rexhep Qose. Kujton se ia ul vlerat duke e quajtur nostalgjik dhe enverist, po më keq akoma, e quan injorant, pale se Qosja ka një qielli me dije e kulturë. E quan kriminel se ai vlerësoka Enver Hoxhën, e nuk vlerëson Ahmet Zogun. Po si ta vlerësoje Zogun, kur nga koburja e tij janë vrarë patriotët më të mëdhenj të kombit që nga Bajram Curri, Avni Rustemi, Riza Cerova, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Elez Isufi etj. Bile Qosja e ka përcaktuar shumë qartë qëndrimin e tij ndaj këtyre dy figurave kur thotë se: “Historia ndaj Enver Hoxhës, do të jetë gjithnjë e më vlerësuese, ndërsa historia ndaj Ahmet Zogut do të jetë gjithnjë e më zhvlerësuese”. Rexhep Qosja nuk është komunist, por ai është një historian erudit, që e njeh mirë historinë, dhe din ti vlerësojë njerëzit e mëdhenj të kombit, pa ngjyrime politike. Zoti Kareca, gëzohet se disa historianë mercenarë të tipit Uran Butka, Qelo Hoxha, Nebi Biçaku e tjerë të këtij kallëpi, po hedhin baltë mbi luftën anti-fashiste Nacional-Çlirimtare, dhe udhëheqësin e kësaj lufte Enver Hoxha. Ky është rishkrimi i historisë, që na rekomandojnë neoballistët, të heqim Enverin e të vendosim Mit’hatin, të bëjmë heronj ballistët, dhe kriminelë partizanët që luftuan 5 vjet në shi e në borë deri në çlirim e plotë të Shqipërisë. Se sa i sinqertë është zoti Kareca në rishkrimin e historisë e tregon qëndrimi i tij ndaj dëshmorëve të luftës Nacional-Çlirimtare, ku me marrëzinë e tij thotë, se nuk kanë renë 28 mijë dëshmorë, por vetëm 2500. Dhe ka të drejtë, se është pikërisht lufta ajo që e njollos në batak ballin kombëtar, dhe fabrikon sot mashtrime duke e quajtur luftë civile, se partizanët janë vrarë me njëri-tjetrin, duke ulur 11 herë numrin e dëshmorëve. Po dëshmorët nuk janë bagëti, që mund ti shtosh e ti pakësosh sipas qejfti. Ato janë njerëz, janë të regjistruar në brigadat partizane, kanë datën dhe vendin ku kanë dhënë jetën, kanë familjen, të afërmit dhe farefisin e tyre dhe mund të verifikohen shumë lehtë. Të luash me gjakun e dëshmorëve pas 80 vjetësh është një krim historik, dhe, edhe kur Çelo Hoxha, Teodor Kareca, Alimadhi etj të e kenë rishkruar në botën tjetër, historia do ti damkosë si antishqiptar. Kur shkrimi dhe interpretimi i historisë bëhet me seriozitet shkencor dhe integritet moral, atëherë ajo u shërben brezave jo vetëm për njohjen e historisë së vendit të tyre, por edhe për edukimin patriotik e atdhetar të brezave të sotëm e të atyre që do vijnë. Por kjo është e lidhur edhe me disa faktorë të tjerë, si me nivelin kulturor e profesional, me pikëpamjet e ndryshme dhe raportet e studiuesve për ngjarjet dhe personazhet që dominojnë në atë periudhë, e mbi të gjitha integritet moral të historianëve, nëse ata kanë marr përsipër të mbrojnë e të shkruajnë të vërtetat historike, apo ta shtrembërojnë atë për interesa politike. Të vendosësh apriori se do të rishkruhet historia nga e para, vetëm se ka ndryshuar rendi shoqëror edhe në pushtet kanë ardhur kundërshtarët e rendit të kaluar, dhe o burra të përmbysim historinë “e vjetër”, sepse ajo është shkruar nga komunistët, dhe ta zëvendësojmë me historinë e kolaboracionalizmit është krim. Kjo do të thotë të vesh dorë mbi historinë 80 vjeçare të Shqipërisë, e pranuar kjo nga tre breza shqiptarësh. Historia nuk preket, ajo është pasuri e brezave. Ajo mund të pasurohet me fakte e dokumente të reja, por kurrë nuk duhet të shkruhet nga e para. Po opinioni duhet ti dijë se cilat janë këto fakte të reja. Kush i gjeti dhe nga cilat arkiva kanë dalë, dhe pasi vërtetohen shkencërisht si të vërteta, të regjistrohen në një kapitull të ri dhe të bëhen pjesë e historisë, pa patur nevojë të rishkruhet historia. Nuk mund të konsiderohen kurrë fakte të reja ato që sjellin neoballistët Uran Butka, Çelo Hoxha, Teodor Kareca e tjerë si këta, që vrapojnë të sjellin “fakte të reja” që ti nxjerrin baballarët e tyre nga llumi, dhe meqenëse edhe historia po bëhet “lesh e li”, mund të krijohet ndonjë hapësirë për të futur edhe disa gjëra anti-historike nën maskën e rishikimit të historisë. Nuk është i drejtë mendimi i disa historianëve që thonë me mendjelehtësi se: “Të mbrojmë disa pjesë kryesore të historisë, dhe të lëshojmë disa pjesë të tjera më pak kryesore, duke harruar se pjesët përbëjnë të tërën. Në këtë kuptim historia duhet të qëndrojë ashtu siç është nga A-ja te ZH-ja. Historia e Shqipërisë është shkruar me gjak e sakrifica, është histori e vërtetuar dhe e pranuar nga populli shqiptar për dekada me radhë, dhe tani na u dashka ndryshuar, sepse nuk janë të kënaqur neoballistët dhe disa historianë mercenarë. Nuk mund të gjykohet historia e 80 viteve me mendësitë e sotme. Në histori nuk mund të thuhet edhe kështu edhe ashtu, në histori thuhen e shkruhen ato që kanë ndodhur në kohë e në hapësirë. Ajo është një katalog ngjarjesh, faktesh e dokumentash që kanë ndodhur në kohë të ndryshme. Kanë ndodhur pa shkruhen kështu. Po të mos kishte bashkëpunuar Balli me gjermanët, nuk do të thuhesh kështu, po ç’ti bësh se këtë e dinë jo vetëm shqipt
arët, po tërë bota mbarë. Na thuhet se historia është e politizuar nga komunistët, po kush duhet ta shkruante? Nuk e dinë këta mjeranë se luftën nga fillimi në fund e kanë udhëhequr komunistët dhe protagonisti kryesor i kësaj lufte ka qenë Enver Hoxha!? Të mos e shkruash kështu do të ishte një krim ndaj historisë. Kur do të shkruhet historia e pas 90’, je i detyruar të shkruash se fabrikat, uzinat e kombinatet u shkatërruan nga themelet nga partia naziste e Sali Berishës se i kishte ndërtuar komunizmi. Nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi Partia Komuniste dhe Enver Hoxha që ballistët e zogistët bashkëpunuan me pushtuesit nazifashistë dhe me çlirimin e vendit, ata burrat e “mëdhenj” të kombit ikën së bashku me gjermanët. Dhe u mbeti në “derë” komunistëve, që edhe ta udhëhiqnin luftën dhe revolucionin socialist, po edhe ta shkruanin historinë e këtyre dy epopeve nga më të lavdishmet në historinë e popullit shqiptar. Po cila pjesë e historisë është e politizuar? A është politizuar Konferenca e Pezës, që bëri bashkimin e shqiptarëve pa dallim faje, krahine e ideje në luftën e madhe antifashiste Nacional-Çlirimtare? Nuk është politizim të thuash se u krijua shtabi i përgjithshëm i ushtrisë Nacional-Çlirimtare, se u krijuan formacione të mëdha partizane, brigada e divizione, se në fund të luftës numëroheshin 70 mijë partizanë, po nuk është politizim as të thuash se luftën e udhëhoqi partia komuniste, se ballistët ishin të zënë me kotecat e pulave. Nuk është politizim gjithashtu të thuash se balli kombëtar ka bashkëpunuar me pushtuesit, se kështu ka ngjarë, as të thuash se në këtë luftë kanë rënë 28 mijë dëshmorë e tjerë e tjerë. Po pse u djeg ballistëve ajo që është dokumentuar në historinë e Shqipërisë, se Balli ka bashkëpunuar me pushtuesit dhe këtë nuk e thonë vetëm komunistët, po vërtetohet edhe nga tre burime të tjera, që ndoshta neoballistët e sotëm nuk i dinë. Komandanti i forcave gjermane gjenerali Najbaher shkruante në atë kohë se: “Burrat e Ballit Kombëtar, nuk u ndeshën kurrë me forcat tona. Ata i përdornin energjitë e tyre kundër partizanëve dhe prapavijat tona mbroheshin prej tyre e ata na mbronin në radhë të parë nga partizanët”. Ndërsa komandanti i forcave aleate në Mesdhe, Gjenerali Villson, në qershorin e vitit 1944, i paralajmëronte ballistët se: “Çdo përkrahje për ushtrinë gjermane kundër forcave të armatosura të kombeve të bashkuara, janë të paralajmëruar se do të trajtohen si armiq, tani, dhe pas çlirimit”. Po, si pa dashje këtë e thotë edhe Safet Butka në vitin 1943, i cili në një letër që i dërgon nënprefektit të Kolonjës i thotë: “Në këndvështrimin tonë, as italianët dhe aq më pak gjermanët, nuk janë armiqtë tanë. Armiqtë e Ballit Kombëtar janë partia komuniste dhe fronti Nacional-Çlirimtar”. Kaq thotë edhe historia që duan ta ndryshojnë se është e politizuar, nuk thotë më shumë se gjeneralët Najbahër e Villson, po as më shumë se nënkryetari ballist Safet Butka. Nuk është politizim i historisë kur thuhet se Mukja kishte për qëllim tu shërbente planeve gjermane. Dhe këtë na e thotë vetë ministri i jashtëm gjerman i asaj kohe Ribbtrop, i cili udhëzonte konsullin e tij në Tiranë si më poshtë: “Përsa i përket planeve gjermane për Shqipërinë, të arrijmë që me ndihmën tonë politike e ushtarake, personalitete të përzgjedhura prej nesh, të marrin në dorë sa më shpejt drejtimin e vendit dhe të vihen në krye të një qeverie kombëtare, e cila sigurisht që në plan të parë tu shërbejë interesave gjermane”. Këtu e ka bazën edhe propozimi që delegacioni i Ballit Kombëtar bëri në Mukje për krijimin e një komiteti të shpëtimit kombëtar, me atributet e një qeverie të përkohshme, që do të thoshte të hidheshin poshtë të gjitha strukturat politike e ushtarake, që kishin 3 vjet që drejtonin luftën, dhe të ja delegonin drejtimin e luftës Ballit Kombëtar që s’ishte futur akoma në luftë, dhe as që premtonin të luftonin, kur në krye të këtij komiteti propozohesh të vihej ish ministri Kuisling Tomorr Dosti. Ja pra, që nuk ka asnjëfarë politizimi, sepse nuk është thënë më shumë sesa ka thënë vetë ministri i jashtëm gjerman. Nuk është politizim i historisë kur thuhet se gjatë luftës ballistët kanë kryer krime ndaj popullit. Dhe këto krime janë të njohura botërisht dhe nuk janë të sajuara. Masakrën e 4 shkurtit në Tiranë nuk e bënë “Kriminelët” komunistë siç thotë Çelo Hoxha, po e bënë ballistët nën drejtimin e Xhaferr Deves, Osman Kazazit, Mit’hat Frashërit, Abaz Kupit etjer, kuptohet edhe me mbështetjen e gjermanëve. Në këtë masakër u vranë 84 qytetarë të pafajshëm, 15 partizan dhe u dogjën 230 shtëpi. Ndërsa gazeta e Ballit Kombëtar “Dielli” e përcillte kështu lajmin e asaj nate të zezë: “Gjaku duhet të rrjedhë rrëke rrugëve të Tiranës, sepse një ditë terrori siguron 10 vjet qetësi”. Le ta kundërshtojnë neoballistët e sotëm, qoftë edhe vetëm këtë fakt, por që janë me qindra të tillë. Në traktatin e Ballit Kombëtar, të firmosur nga Mit’hat Frashri thuhet: “Tani nuk na mbetet veçse një gja me ba, me u armatos dhe me prit mbarimin e luftës, dhe mandej me vepruar”. Asnjë fjalë, për luftën kundër pushtuesve, po për të luftuar pas luftës, kundër pushtetit të ri dhe popullit që e mbështeste. Kjo tregon qartë se, Balli Kombëtar po projektonte një luftë civile pas luftës, ndoshta edhe me ndërhyrjen e jashtme siç u kishin premtuar. Po në qoftë se Lumo Skendo, nuk është vlerësuar për meritat që mund të ketë pasur në Luftën e Parë Botërore, le të shënohen në një kapitull të veçantë të historisë, po kurrë të mos i mohohet tradhëtia e tij në luftën e II botërore. Le të trajtohet si Filip Peteni i Francës, i cili nga hero i Luftës së Parë, u dënua me burg të përjetshëm, për bashkpunimin e tij me pushtuesit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Zhurma që bëhet për rishkrimin e historisë, se atë e ka shkruar historigrafia komuniste, nuk ka për qëllim përmir&eum
l;simin e historisë, po fallcifikimin e saj në favor të kolaboracionizmit. Për ti vënë vulën zyrtare këtij fallcifikimi, është angazhuar totalisht instituti nazist që drejtohet nga kufoma politike Çelo Hoxha, i cili ka marr përsipër të kriminalizojë luftën antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe ti quajë partizanët kriminel dhe ballistët heronj. Ky institut s’është asgjë tjetër veçse një degë e Ballit Kombëtar në Tiranë, me disa historianë, mercenarë që paguhen nga qeveria që e quan veten të majtë. Do të ishte disi më i besueshëm ky institut, po qe se ai do merresh edhe me krimet që janë bërë nëpër histori, si bie fjala krimet e regjimit të Zogut. Fakti se merren vetëm me periudhën e luftës së ndërtimit të socializmit, tregon se nuk janë historianë po sharlatanë, me saktë ato janë armiqtë e historisë dhe fallcifikatorët e historisë duhen dënuar njëlloj si fallcifikatorët e monedhave. Po ju bëjmë vetëm një pyetje zotërinj nihilistë. Përse nuk thoni asnjë fjalë për krimet e regjimit të Ahmet Zogut, ku nga koburja e tij janë vrarë patriotët më të mëdhenj të kombit? Asnjë fjalë për krimet e ballistëve gjatë luftës, dhe krimi më i madh është bashkëpunimi me pushtuesit. Asnjë fjalë për krimet e këtyre 30 viteve të kapitalizmit. Pseudohistorianët tanë kanë vend të shkruajnë një kapitull të veçantë të historisë, sepse janë bërë kaq shumë krime sa po ti bësh shkallë, maja e tyre do të prekte planetin Mars. Po të ecim me mendimin të heqim Enverin e të vendosim Zogun apo Mit’hatin, të heqim dëshmorët e luftës e të vendosim bashkëpunëtorët e pushtuesve, sepse ata ishin antikomunistë, atëhere nuk është rishkruar, po është falsifikuar historia. Zoti Kareca besoj se nuk është më i mençur dhe as më antikomunist se Hitleri, i cili thotë shprehimisht se: “Ballistët ishin njerëzit më të poshtër, sepse me mbështetën mua, për të pushtuar vendin e tyre”.