Kolonja është pëllëmbë e histori dhe gurr themeli i Rilindjes Kombëtare. Përmbi 133 Patriotë Kolonjarë vulosën pavdekësinë. Krenaria kombëtare mebindjen “Feja e shqiptarit ështëshqiptaria” i vuri në ballë të luftës me pushkë e penë për mëmëdhenë. Rilindasit shkruan lavdinë dhe mbeten të pavdekshëm në panteonin e lirisë.
Naum Veqilharxhi nga Bythkuqi i Kolonjës ( siç deklarohet vetë) me besimin “një ditë edhe ne , me vullnetin e Zotit, shpresojmë të vihemi në rradhën e kombeve të përparuara”theksonte se duhej ndëruar taktikë, “lufta të bëhej me pushkë e më penë”. Irfan Dauti nga Kamniku u përfshi në lëvizjen e gjerë ideore, arsimore e kulturore për zgjimin kombëtar.
Aktiviteti patriotik në Kamnik e më gjerë në dobi të çështjes shqiptare bie në sy dhe burgosej. Më 26.02.1910 ish në krye të djalërisë së fshatit, organizator e pjesëmarës në “Mitingun madhështor të shkronjave” në Korçë ku mes 15.000 patriotëve shqiptarë 2500 ishin kolonjarë. Ai solli Evetarin në fshat dhe propogandonte Qerbelanë e Naimit.
Kontakti me P.N.Luarasin, Butkallinj, Frashëllinj e Leskoviqarë eformoi patriot revolucionar demokrat. Ai ka rënë heroikisht te Gurri i Qytetit në luftë me andartët më 28. 05. 1914, i jati Daut më 22 prill 1914 në Higër në luftën e Vrëpckës dhe Refat Daut në Pogradec bashkëme 60 dëshmorët kolonjarë.. Dautët lanë fis por nuk është fshirëlavdia e tyre por si dhe përmbi 133 patriotë kolonjarëjanë lakuar pakë. Refati ka patur emrin në obeliskun Ersekë.
Irfani ka bashkëpunuar me Sherif Baliasin e Zenel Naçi nga Bënjzi, Riza Mydini nga Barmashi, Merdan Lumani, Elmas Topi, Riza Kodhelin, Kasëm Radovickën, Lake Kurtesin, etj. Dëshmorë kanë rënë Jaup Sulejmani e Jakup Shuaip. Fshatarët tanë Kasëm Daut, Zenel Meko, Qazim Kolasi, Shefki Adem, Selim Seiti, Rushan Sherif, Refat Hate, Azem Murallari, Fejzo (Veis) Dake, Resul Feta, Ibrahim Samiti, Zeni e Musa Muçollari, Hamza Zerellari, Ali Dake, etj të organizuar në çetën patriotike i përgjigjeshin një zëri kushtrimit për mbrojtjen e Atdheut.
Evidenca me 118 patriotë Kolonjarë të Rilindjes Kombëtare në nr 108 ka Refat Daut nga Kamniku, i rënë më 02.07.1914 bashkë me Gani Butkën, Zalo Prodanin, etj.Jetëshkrimi i komandantit legjendar Gani Butka është historia e 60 dëshmorëve patriotë kolonjarë që luftuan dhe ranë heroikisht bashkë për mëmëdhe kur fuqitë shoviniste u sulën të coptonin Shqipërinë.
Çeta e Kolonjësnë pranverën 1912 ish rritur shumë. Tajar Tetova kish njoftuar shpalljen e kryengritjes së Përgjithëshme. Luftëtarët me kostume kombëtare dhe këngë patriotike marshuan për Frashër. Qeveritarët turq e tradhëtarët vendaskishin zënë pritë në rrëzë të malit Lubonjës.
Sulmi ballë për ballë në qafën e ngushtë ish mundësa e vetme. Ganiu, pas tij vëlla Iljaz u gjëndën të parët në majë të malit dhe u futën mes armiqve që nuk kishin parë burra që si ulen plumbit. Në betejë bie heroikisht Iljazi, djali i dytë i Saliut që e kish prirë çetën me flamur në ballë.
Hallall Shqipërisë! -thotë Sali Butka dhe pa arritur në Frashër ja mori këngës “Për Mëmëdhenë”. Komiteti shpalli kryengritjen e përgjithëshme. Ngritja e flamurit më 28 Nëntor 1912 përfshiu Kolonjën nën juridiksionin e Qeverisë së Vlorës.
Andartët grekë bënin plaçkitje e krime të pa dëgjuara. Luftëtarët i thyen e i ndoqën gjer në fole. Ganiu luftoi me heroizëm në Tuhol, në qafën e Qarit, në afërsi të Skorovotit. Në çetën e tij ishin Riza Kordheli, Nasi Spiro, Shefki Starja, Pitulasit, etj. Pushtuesit u ndalën në Qarr përpara një grushti njerëzish që luftonin si shqipëtarët e moçëm në kohë të Skënderbeut.
Pas rënies së Janinës (6 mars 1913) shovinistët grekë hodhën forca të shumta për të aneksuar Korçën e Gjirokastrën. Më 25 korrik 1913 në Qafën e Martës vritet Lace Backa. Saliu dha kushtrimin të ndalnin përparimin e armiqve. Plumbi mori në ballë Nasi Spiron që ra pranë Ganiut.
Qeveria e Vlorës udhëzoi të mernin në dorëzim krahinat që do të boshatiste ushtria greke të cilët s’kishin ndër mënd të largoheshin. Sali Butka s’priti më gjatë. Më14 janar 1914 Çetat e Gani e Myftar Butkës me zjarr të dëndur drejtuan grekëtshkëmbit të Qesarakës ku thyen kokën mbasi në krye i priste Sali Butka.
Shovinistët organizuan puçin e 2 prillit në Korçë. Kajo Babjeni nga Bilishti dhe Ganiu me rreth 100 djem të zgjedhur kolonjarë me nga 30 vetë me në krye Avdi Kozelin, Muharem Gjonçin dhe Stefan Deden u sulën si rrufe dhe shpëtuan qytetin ku ranë heroikisht 12 dëshmorë.
Ushtria greke përgatiti djegien e fshatrave Podë, Hoseckë, Radanj, Vrëpckë për të zhdukur rezistencën. Ganiu dhe forcat qeveritare të xhandarmarisë hartuan sulmin në tre drejtime. Batalioni vullnetar sulmon si pykë në drejtimin e Podës me objektiv Hoseckë-Radanj-Vrëpckë.
Forcat popullore të komanduara nga Gani Butka hynë në thellësi të armikut. Përpjekja e dytë u bë trup më trup. Në luftë dhanë jetën Hasan Dajlan Qinami, Hasan Rexhep Katundi, Shaban Feka, Bektash Starja, Merdan Luman Aliko nga Sanjollasi dhe Daut Kamniku në Higër.
Përpjekja vendimtare te grykat e Barmashit ndali armikun me zjarr të dëndur ku ranë heroikisht Mersin Zalo Prodani, Gani Abedini, Muço Prodani, Meko Ripsi e Sefer Arifi dhe kapet rob Mydin Prodani. (ds. 18 M.Er). Pushtuesit u ndalën por dogjën çdo gjë, shtëpi, pleq e plaka.
Pushtuesit kishin objektiv marjen e Korçës. Forcat e Ganiut dhe Zalo Prodanit u bënë ballë sulmeve në Qinam dhe i ndalën grekët për në Vodicë më 18 prill 1914.
Ganiu me 50 shokëdhe grupi me Muharem Gjonçin në krye ndalën 2000 armiq me zjarr të vazhdueshëm e rreshta të përforcuara duke shpëtuar Korçën. Sulmi tjetër me 2000 ushtarë më 24.04.1914 në drejtim të Nikolicës u thye dhe bëri jehonë të madhe në shtypin e kohës ku u shquan Sali & Gani Butka, Hysen Nikolica, etj.
Ganiu në moshë 22-23 vjet ish në kulmin e rinisë e të pjekurisë ushtarake, shëmbëlltim i rinisë dhe 60 të rënëve kolonjarë. Përpjekja në Qafën e Kazanit e 7 majit 1914 ish tentativa e fundit në vargun që grekët të nënështronin Kolonjën e të delnin në Korçë. Luftëtarët në vijën e kufirit për dy muaj e ca mbrojtën me gjak çdo pëllëmbë toke përballë armiqsh të armatosur mirë.
Ganiu kish barën e ruajtjes së kufirit në rebeshet e vitit 1914.Çlirimi Shqipërisë së Jugut ish futurnë rrugë pa krye dhe në Starovë ish një bazë e fortë e lëvizjes esadiste. Grekëtkishinudhë të hapur nga forcat esadiste në kufirin provizor Kolonjë, Përmet, Tepelenë, Kurvelesh.
Kryengritësit e Haxhi Qamilit mashonin drejt Pogradecit e Korçës. Bejlerët kishin thurur plane të holla. Esadistët do të qëllonin në çastin e duhur ku kishin organizuar turbullirë në Starovë.
Ganiu hyri në bisedime por u sabotuan nga esadistët të cilët kishin filluar sulmin mbi kolonjarët në Starovë. Më 2 korrik 1914 forcat e xhandërmarisë së Vidit sulmuan batalionin duke i shkaktuar humbje të rrënda. Atje ranë heroikisht 60 kolonjarët Zalo bej Prodani, Gani Butka, Refat Daut nga Kamniku, etj që vulosën pavdekësinë.
Legjendari Gani Butka është historia e bashkëluftëtarëvetë rënëve më 2 korrik 1914. Ata mbetën të pavdekshëm në panteonin e lirisë. Mirënjohje për 60 të rënët janë dy përmendoret e skluptorit Odhise Paskali.tëinaguruara më 28.11.1937 në Pogradec dhe në Ersekë më 28.11.1938 me rastin e 26 vjetorit të Pavarësisë që “kritiku italian Veroneze e cilësoi veprën më ballkanike” me44 emrat në bronx në të katër anët e monumentit tëpatriotëve kolonjarë e mes tyre Refat Daut nga Kamniku.
Ata nuk janë 44 dhe as118 që listohen në evidencën e Patriotëve Kolonjarë por përmbi133 dhena bëjnë nder t’i lançojmë të gjithë si korifej frymëzimi. Zylyftar Poda më i vlerësuari në muzeun e Lufrit si gjenerali më i madh në luftën me gurë është kolonjar.
Fletë palosja e Andon Stajos me 18 patriotët Jani Vreto, Fan S.Noli, Faik Konica, Shahin Kolonja, Gjergj, Gjerasim, Sevasti e Parashqevi Qirjazi, Papa Kristo Negovani, Kristo Luarasi, Avdyl Ypi, Sali Butka, Muço Qulli, Hasan Qinami, Thanas Sina, Baba Braho Qesaraka, Zihni Leskoviku e Haki Glina ka dhe dy korifejtë Naum Panajot Veqilharxhi e Petro Nini Luarasi nga para. Kolonja nuk ka as 18 e as 24 patriotë që lan/cohen por mbi 133 dhe të gjithë në këndvështrimin e tyre kanë kontribuar për Rilindjen Kombëtare ndaj të gjithë të kujtohen njëlloj.
Në evidencën me 118 patriotë kolonjarë nuk përfshihen të rënëtte Lumi i Barmashit në qërshor 1914, Mydin Prodani, Muço Prodani, Sefer Arifi e Hasan Dajlani apo dhe Sadik Sinani, Shabo Lamçe, Ismail Sheme, Muharem Cenko, Kiki Lamçe, Hysen Metko, Myftar Laçe, Caco Fezi, Baki Këndezi, .Irfan Daut, Jaup Sulejmani e Jakup Shuaip nga Kamniku që duhet të vlerësohen. Patrioti Sejfi Vllamasi nga Novosela me kontribut të vyer për lëvizjen kombëtare, drejtues i Komitetit të Manastirit dhe Komitetit për mbrojtjen e Kosovës nuk përfshihet në lista.
Portreti i dëshmorit kolonjar që shquhet për burrërinë e vendosmërinë përfaqëson dhe të tjerë që duhen saktësuar. Ai tregon vendosmërinë që ka ndjerë luftëtari i lirisë mes vërshëllimave të plumbave që ka dalë vetëm fitimtar mbi armiqtë. Portreti shpreh trimërinë, burrërinë e largpamësinë. Pavdekësia e të rënëve për liri e mëmëdhe mëshirohet në monumentin e Dëshmorit Kolonjar. Ata nuk kanë të numëruar se dhe të tjerë për subjektivizma të kohës janë anashkaluar.
Përmendorja në të katër faqet e tij ka pasur të gdhëndura në bronx emrat e 44 patriotëve: 1- Shahin Kehreman Ypi, 2- Petro Nini Luarasi, 3- Avdyl Ali Ypi, 4- Papa Kristo Negovani, 5- Ibraim Shkëmbi, 6- Qani Asllan Ypi, 7-Muhamet Shaban, 8- Nuri Xhelo Dume, 9- Hasan Fejzi, 10- Xhafer Fehti, 11- Baki Hodo, 12- Shaban Islam, 13- Sadik Zenel, 14- Asim Shasho, 15- Nevrus Ali, 16- Shahin Rexhep, 17- Dajlan Rexhep, 18- Avdi Sheme, 19- Vasil Kita, 20- Paro Kita,
21- Hodo Iljaz, 22- Hysen Rustem, 23- Zenel Dalip, 24- Muharem Lilo Beluli, 25- Meko Sako, 26- Zalo Prodani, 27- Mersin Prodani, 28- Gani Abedin, 29- Dervish Bektashi, 30- Mustafa Kahreman, 31- Estref Selim, 32- Haki Haxhi, 33- Merdan Ali, 34- Refat DAUT, 35- Vangjel Panko, 36- Gani Butka, 37- Avdi Selim, 38- Hasan Dajlan, 39- Myftar Ilaz, 40- Maliq Hodo, 41- Nasi S. Qafzezi, 42- Kasëm Murat, 43- Çerçis Myslim dhe 44- Sali Butka. (ds.Patriotët Kolonjarë)
Në evidencën me 118 patriotë listohen dhe Kostandin Dh. Qiri, 2-Themistokli Th. Gërmënji, 3- Telemak Th. Gërmënji, 4- Iljaz S. Butka, 5- Muharem S. Butka, 6- Myftar T. Butka, 7- Abedin S. Shkëmbi, 8- Naum V. Çerja, 9- Sotir Th. Shtika, 10- Stefan K. Pellazgu, 11- Vasil S. Negovani, 12- Zekie A. Krasta, 13- Ligor M. Borova, 14- Tosun S. Jaupi, 15- Vasil N. Postenani, 16- Iljaz Kolonja, 17- Xhemal Goroshijani, 18- Nikolla Ikonomi, 19- Sofron S. Borova, 20- Halil Bektashi, 21-Petraq V. Kita, 22-Mina L. Risto, 23- Feti N. Mulellari, 24- Cile J. Vreto, 25- Arqile Dode, 26- Josif Filo, 27- Rrafail Duro, 28- Lipe Thomallari, 29- Pandeli A. Maneci,
30- Ilo M. Qafëzezi, 31- Asllan Metko, 32- Riza A. Luarasi, 33- Kristo Karagjozi, 34- Loni P. Qafëzezi, 35- Elmaz H. Topi, 36- Mazllëm G. Male, 37- Ilo K. Koço, 38- Gjini A. Rrapo, 39- Spiro N. Luarasi, 40- Ali Mane, 41- Mehmet Konica, 42- Pandeli J. Vangjeli, 43- Skënder P. Luarasi, 44- Pais Vodica, 45-Pandeli S. Postenani, 46- Kasëm Qafëzezi, 47- Guri K. Sevo, 48- Fetah Qinami, 49- Riza I.Kreshova (Kolonja), 50- Emrulla F. Iljazi, 51- Mehmet Helmësi, 52- Musa Boshanji, 53- Thoma Pituli, 54- Kristo Pituli, 55- Jaçe Duçe, 56- Mehmet Goroshiani, 57- Hajdar Sinani, 58- Hasan Hoxha, 59- Qemal Kamber Baci, 60- Spiro Ballkameni.
Kontrobuti dhe gjaku i tyre ka çimentuar themelet e kombit tonë dhe emrin shqiptar. Shpirti patriot i kësaj treve të lashtë cep më cep e vaditur me gjakun e djemve të saj viganë na e rrit krenarinë kolonjare e kombëtare.Ata kanë vulosur pavdekësinë. Kontributin e asnjërit nuk mund ta fshijë shumatorja e tyre se të gjithë gjakun kanë derdhur për mëmëdhe.
MIRËNJOHJE, HOMAZH E LAVDI MBI 133 PARTIOTËVE KOLONJARË TË RILINDJES.