BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

Homazh për 60-vjetorin e gjimnazit dhe maturën e parë në Pukë

Homazh për 60-vjetorin e gjimnazit dhe maturën e parë në

15 marsi i vitit 1963 daton me 60 vjetorin e hapjes gjimnazit në qytetin Pukë. Kjo datë përbën ngjarje të shënuar për 42 nxënësit e parë dhe si pikënisje në historikun e arsimit të mesëm brenda rrethit. Popullsia e Pukës kishte dëshirë për rritjen e dijes dhe të kulturës nëpërmjet shkollimit. Dëshmi bindëse ishte ngjarja fatlume e hapjes që në vitin 1903 të shkollës së parë shqipe në Iballe, e cila ishte akoma dhe më e hershme nga ajo e rrethit Kukës, Lezhë dhe Tropojë. Hapja e vonuar e shkollës së mesme solli vite të humbura, gjë që u kushtoi mungesën e arsimimit të duhur qindra të rinjve. Dita e hapjes së gjimnazit, siç dëshmojnë nxënës e mësues të pranishëm ishte kthyer në festë popullore, e cila ngrohu zemrat e të rinjve, të prindërve të tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë. Simbolikat e asaj dite kujtojnë përshëndetjen e mirëseardhjes së nxënësve, urime për suksese në mësime, njohjen me njeri tjetrin dhe një fotografi të përbashkët me mësuesit. Një natë me parë, 35 të rinj dhe të reja të ardhur nga fshatrat ishin akomoduar në godinën e konviktit thuajse ngjitur me shkollën. 56 brezat e maturave të gjimnazit përbëjnë thesarin e vërtetë të kontributeve historike të kësaj vatre. Mendimet e hallkave të specializuara dhe të brezave të maturantëve, kurorën e artë ia kanë dedikuar maturës së parë të vitit 1966. Vlerat e kësaj mature janë konfirmuar edhe me konkluzionet vlerësuese të kontrolleve të ushtruara nga ekipet e Ministrisë Arsimit. Arritja e rezultateve të larta në mësime i dedikohej edhe punës me pasion, durim dhe përballimin e vështirësive nga drejtorët respektive Jazo Bilani dhe Xhevdet Hoxha, gjithashtu dhe të mësuesve Zyhdi Heqimi, Karaman Ulqini, Adnan Beli, Fatmir Kazazi, Qamil Akshia, Xhildo Haxhia, Ismet Bushati, Mehmet Hoxha, Xhemal Smaja, Ndue Pjetri, Isuf Groshi dhe mësuesit kujdestar të klasës, Mjeshtër i Madh Xhemal Meçi. Të qenësishme janë vlerësuar preokupimi dhe ndihma e seksionit të arsimit dhe e shefit përkatës Mehmet Hoti. Mësimdhënësit dhe dëftesat individuale dëshmojnë për nxënësit me rezultate më të larta e sjellje shëmbullore. Ato janë Kolec Daja, kujdestar i klasës kurdoherë me fletë-lavdërimi, Tonin Deda, Pashk Leka dhe Hil Alia e ndonjë tjetër. Vendimi nr. 50 dt 03.10.2016, me të cilin i jepet tituli “Qytetar Nderi” i Bashkisë Pukë, maturës së parë 1966, mbetet legjitimiteti i duhur. Këtë titull nderi e përfituan 22 maturantët: farmacisti Kolec Daja, matematicieni Pashk Leka, mjeku Dod Suta, dentist Mustaf Xhemali, inxhinierët: i gjeologjisë Tonin Deda, i mekanikës Hil Alia, elektrik Pjetër Leka, topograf Gjon Lleshi, të pyjeve Nikoll Pali dhe Destan Mehmeti, ekonomisti Pjetër Dema, mësuesit: gjuhë-letërsi Sabah Sinani, Tone Çuni, histori-gjeografi Gjon Gjoka dhe Gjovalin Alia, oficeri Murat Huli dhe punonjësi i kulturës Riza Hoxha, topografët Beslim Ago dhe Bilal Laçi, shoferi Rrok Daja dhe punonjëset: e tregtisë Kudret Bobolli dhe administratës Eftemi Gega. Si pukjan me dëshira dhe përkushtim për më të mirën e trevës tonë, kam njohje me çdonjërin maturant, me shumicën shoqëri e miqësi dhe me ndonjërin lidhje direkte pune. Për çdonjërin ka çfarë të thuhet në aspektin profesional, në marrëdhëniet dhe rezultatet në punë, sjelljet në shoqëri e deri tek konsolidimi familjar, etj. Maturantët me rezultate të larta në gjimnaz e vazhduan këtë ecuri edhe në shkollat e larta, nga 16 prej tyre që përfunduan shkollat e larta, veçohen si më të dalluarit në përfundimin e studimeve të larta dhe më vonë në jetë. Ndër to spikat Kolec Daja, i cili nga 24 lëndët e programit mësimor në 22 prej tyre mori vlerësimin maksimal, i renditur student ekselent për farmacist. Me etikën më optimale të farmacistit dhe nivel të lartë shkencor shërbeu si drejtor në rrjetin e farmacive në Pukë dhe në metropol detyrën e drejtorit të farmacive në dikaster, së fundi farmacist elitar në kryeqytet. Tonin Deda i pasionuar që në vegjëli pas mineraleve, përfundoi me rezultate të larta studimet për inxhinier gjeolog. Është gjeologu i parë pukjan në krye të kërkim-zbulimit të mineraleve, i vlerësuar me gradën Doktor i Shkencave dhe laurat i Çmimit të Republikës. Ka treguar aftësi si kryegjeolog, drejtor i ndërmarrjes dhe si punonjës shkencor në Institutin e Gjeo-Shkencave dhe në Shërbimin Gjeologjik. Pashk Leka, me prirje shkencat ekzakte, përfundoi studimet me rezultate të larta për matematikë. I përkushtuar pas profesionit është vlerësuar Mësues i Merituar dhe me titullin Prof. Dr. Si mësues, drejtor shkolle, Shef i Seksionit Arsimit e më pas pedagog në Universitetin Bujqësor ka patur suksese dhe gëzuar reputacion. Hil Alia, i etur për dije në shkencat mekanike, u diplomua me rezultate të larta si inxhinier mekanik. Si kryeinxhinier në Parkun Automobilistik Fushë-Arrëz dhe inxhinier në Bashkinë Tiranë ka demonstruar aftësi profesionale dhe menaxhimi me ndikime në rritjen e kualifikimit të punonjësve, shtrimin e mekanizimit, rritjen e cilësisë së shërbimeve e riparimit të automjeteve, të koeficientit të gatishmërisë e përdorimit të atyre, etj. Pjetër Dema, diplomuar me rezultate të kënaqshme si ekonomist. Me aftësitë e fituara, sedrën dhe seriozitetin në ushtrimin e profesionit është dalluar si shef i seksionit të planit dhe në realizimin e detyrave si drejtor në Ndërmarrjen Bujqësore, të Tregtisë dhe atë të Përpunim-Drurit. Ushtroi karrierë si drejtues i pushtetit vendor, zv/ministër i Energjetikës dhe deputet në Parlamentin Shqiptar. Sabah Sinani, i dhënë pas gjuhës, përfundoi me rezultate të kënaqshme studimet për gjuhë-letërsi shqipe dhe gazetari. Përgatitja, dashuria për profesionin, serioziteti dhe përkushtimi në punë ia rritën efektivitetin praktik, metodik e shkencor në fushën e arsimit. Si mësues, drejtor shkolle apo inspektor e specialist shembullor, shtuar prirjeve dhe autorësisë në studime dhe botime e kompletuan dhe e bënë me vlera unikale për arsimin dhe gazetarinë. Është nderuar me dhënien e emrit Sabah Sinani të shkollës së Kabashit, vendlindja e tij dhe të gjimnazit të Pukës. Vlerësime meritojnë dhe Gjovalin Alia, historian dhe gjeograf i dalluar për eko-turizmin dhe me studime, referime dhe botime me lëndë nga treva Pukës. Riza Hoxha, ka bërë emër si koreograf i shquar, mjeshtër i valles popullore dhe si studiues e drejtues koreografik. Të pamohueshme janë vlerat dhe kontributet e gjithësecilit nga maturantët e parë. Për të evidentuar vlerat, kontributet dhe jetën e tyre e përgjithësuar ato, ja vlen të shkruhet monografi më vete. Vitet 1975-1985 kulmuan me funksionimin e 10 shkollave të mesme, prej të cilave dy të përgjithshme dhe me degë të veçanta në qëndrat urbane Pukë dhe Fushë Arrëz dhe tetë të tjera me profil bujqësor në qendrat rurale. Funksionimi i një shkolle të mesme për çdo katër-pesë mijë banorë e mbuloi normalisht shtrirjen territoriale dhe demografike të të mësuarit në rreth. Nga fidanishtja mësimore e gjimnazit të Pukës dhe prej gjithë rrjetit të shkollave të mesme u mundësua shkollimi i lartë për nevojat në të gjitha degët e sektorët. Puka, që nga viti 1985 eci me forcat e veta me specialistë dhe drejtues të çdo fushe e niveli. Prej atyre ka specialistë të mirëkualifikuar, intelektualë dhe deri punonjës shkencor të përmasave kombëtare. Këtë mrekulli, ëndërr të dikurshme, e bënë realitet vetëm shkollimi e dija.