BREAKING NEWS

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni
x
BREAKING NEWS

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e
x
BREAKING NEWS

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon
x
BREAKING NEWS

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave
x
BREAKING NEWS

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me
x

Opinion / Editorial

HUNGARIA – jashtë Bashkimit Evropian?

HUNGARIA – jashtë Bashkimit Evropian?

Këtë vit bëhen 20 vite që nga referendumi hungarez për hyrjen e Hungarisë në Bashkimin Evropian. Pjesëmarrja ishte 45.6 %, më pak se gjysma e të gjithë votuesve me të drejtë vote. Në fakt, 38 përqind e hungarezëve votuan për anëtarësim në BE. A ishte kjo shenjë, që hungarezët nuk e donin hyrjen e vendit të tyre në BE? A ishte kjo shenjë, që populli hungarez nuk e pranoi që atëherë “hegjemoninë” e BE-së? – Nuk mund të thuhet me saktësi. Mos ndodhta kjo vinte nga një farë krenarie kombëtare? – Nuk dihet, ka shumë aludime. Sepse Hungaria është një shtet me histori dhe kulturë të lashtë. Këtu mund të përmendim Janosh Huniadin, komandantin e famshëm hungarez, Jozef Pulitzer, një ndër botuesit më të njohur të kohës së tij, që simbolizon çmimin më të lakmuar dhe më të lartë, që mund të marrë një gazetar apo shkrimtar, Franz Liszt, një nga kompozitorët "më pjellorë" të të gjithë shekullit të 19-të, pianist, dirigjent, regjisor teatri dhe shkrimtar, vepra e të cilit është aq e gjerë dhe e larmishme, saqë nuk është botuar deri më sot asnjë kolanë e plotë e tyre. Apo është vendlindja e njërit nga iluzionistëve dhe magjistarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave Harry Houdini (emri i vërtetë është Erik Weisz), i cili demonstroi aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të hequr zinxhirët, litarët dhe prangat nga duart, xhaketat e ngushta, shpeshherë i varur në një litar, i njohur për numrat me zhytje në ujë, etj. Gjithashtu ky shtet njihet edhe prej Erno Rubik, shpikësit të kubit të famshëm Rubik apo prej Dennis Gábor, i cili zbuloi holografinë në vitin 1947 apo Lásló József Bíró, shpikësit të stilolapsit. Apo Hungaria krenohet edhe sot e kësaj dite me Ferenc Pushkash, një nga më të mëdhenjtë e futbollit ndërkombëtar, një ndër legjendat baraz me Pele dhe Maradonën. Pra mund të themi, se fama dhe emri i Hungarisë është shumë e madhe, që ka me çfarë mund të krenohet ky shtet evropianolindor. Por situata e sotme në Hungarinë e sotme nuk është më e dikurshme. Për çfarë pëmendet sot Hungaria? Për çfarë mund të krenohet Hungaria sot? – Sot ajo është vënë nën shenjestrën evropiane si një ndër vendet më të korruptuara në Bashkimin Evropian, së bashku me Bullgarinë. Koicidencë e çuditshme? Korrupsioni dhe nepotizmi janë kthyer prej kohësh në një gangrenë të rëndë në Hungari. Sepse, siç e kanë theksuar edhe korrespondentët vendas „Në vendin tonë nuk ka realisht pavarësi të gjykatave“ dhe se "e ashtuquajtura pavarësi e autoriteteve dhe institucioneve është vetëm në letër". Një fakt tjetër tronditës u konstatua nga një hulumtim dhe një vizitë e bërë nga një komision kontrolli i Parlamentit Evropian lidhur me buxhetin evropian, që firma të ndryshme evropiane detyrohen dhe presionohen të shesin aktivitetet e tyre ekonomike në Hungari në favor të oligarkëve hungarezë të lidhur me Viktor Orbanin. Ja çfarë shkruhet në raportin e komisionit për kontrollin e buxhetit të Parlamentit Evropian: "Menaxherët akuzojnë, se njerëzit e armatosur të shërbimit sekret vendosin një ofertë për blerjen e kompanisë në tryezën e tyre. Nëse kompania përgjigjet, se ka ndërmend të vazhdojë të punojë këtu dhe madje të zgjerohet, atëherë filloni të mësoheni, se do të ketë më shumë ngacmime deri tek vizitat në shtëpi.”
Përveç kësaj në raport përmenden edhe raste inspektimesh apo urdhra zyrtarë. Gjithashtu lejet për të marrë pjesë në programet e financimit të BE-së shpesh nuk jepen. Kompania duhet të shitet me patjetër. Madje menaxherët shprehen: "Dhe nëse ata ende rezistojnë, atëherë merren masa të reja. Nëse ka një vendim gjykate, ka një ligj të ri, një urdhëresë të re për t'i kthyer ato në situatë me të kuqe. Ka pasur kompani këtu, që duhet të luftojnë me një humbje prej 70 milion, 80 milion, 100 milion çdo vit." Situatë alarmante për shoqërinë dhe ekonominë hungareze. Sipas deputetëve të Parlamentit Evropian kjo është një praktikë e zakonshme. Dhe kjo bëhet, sepse Orban ka synim vetëm nacionalizimin e të gjitha degëve ekonomike në favor të shpurës së tij ekonomike. Mendësi tipike për një vend evropian me të shkuar komuniste. Faktet për korrupsionin dhe nepotizmin në Hungari janë të njohura në Bruksel. Agjencia e BE-së kundër korrupsionit OLAF i ka identifikuar me përpikmëri prej vitesh. Kjo ka konstatuar dhe vërtetuar, që transfertat nga buxheti i përbashkët i Brukselit depërtojnë në kanale të errëta dhe shpeshherë përfundojnë zyrtarisht tek miqtë dhe anëtarët e familjes së kryeministrit Viktor Orbán. Sipas autoritetit të BE-së kundër korrupsionit, në periudhën 2015-2019 përqindja e parregullsive në përdorimin e fondeve të BE-së ishte më e lartë në Hungari se në çdo shtet tjetër anëtar. Deputetët evropianë kanë konsoliduar mendimin dhe idenë: "Sa herë që vini në Hungari, do të dëgjoni çdo herë nga një histori skandaloze.” Është e pabesueshme ajo, që ngjet në mes të BE.
Çfarë duhet të bëjë më shumë Hungaria, që të fluturojë jashtë BE-së? Çfarë duhet të bëjë BE-ja kundër këtyre rasteve skandaloze? A nuk duhet të ndërmarrë masa më drastike BE-ja ndaj këtij vendi, që sfidon hapur ligjet evropiane dhe institucionet evropiane ligjzbatuese? – Patjetër, që po. Madje kjo është një domosdoshmëri, sepse përndryshe do të bëhet “Casus” i rrezikshëm për të gjithë ambientin e BE-së. Janë disa masa emergjente, që mund të merren ndaj Hungarisë.
E para, Komisioni i BE-së mund të rekomandojë, që Hungarisë të mos i paguhen nga buxheti i komunitetit dhe fondi i rimëkëmbjes pas Coronas subvencionet prej më shumë se 13 miliardë eurosh për shkelje të sundimit të ligjit. Kjo do të mund të realizohet duke aplikuar të ashtuquajturin mekanizëm të sundimit të ligjit. Ky hap ndërmerret, sepse paratë nga buxheti i BE-së nuk mbrohen në mënyrën e duhur nga keqpërdorimet në Hungari. Është hera e parë, që Komisioni kërkon reduktimin dhe ngrirjen e fondeve financiare për shkak të shkeljes së shtetit ligjor.
E dyta, është kërkuar nga shumë deputetë të Parlamentit Evropian vendosja e sanksioneve të rënda ekonomike dhe financiare njësoj si në rastin e Rusisë, me arsyetimin, që në Hungari nuk ka më demokraci dhe nuk mbizotëron më shteti ligjor dhe shteti i së drejtës, ku korrupsioni është galopant dhe një praktikë pune e zakonshme.
Së treti, për të mbrojtur vlerat themelore të BE-së mund të aktivizohet e ashtuquajtura procedurë e nenit 7, ç`ka do të thotë heqje të së drejtave të votës, e cila nënkupton dëbimin politik nga BE-ja. Megjithatë kjo kërkon edhe unanimitet brenda shteteve anëtare (Deri më tani, Polonia dhe Hungaria kanë bllokuar lëvizje të tilla.)
Së katërti, zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO), e cila është instanca e parë publike e pavarur dhe e decentralizuar mund të fillojë një proces penal kundër Hungarisë për krime kundër buxhetit të BE-së (megjithëse Hungaria nuk është pjesë e këtij projekti evropian).
Si përfundim mund të themi, që Hungaria dhe shoqëria hungareze ka nevojë për reforma të thella politike, ekonomike, sociale dhe shoqërore, që të mos kthehet në „delen e zezë“ të BE-së. Ajo duhet të ndryshojë mendësi dhe mentalitet për të bërë hapa përpara. Shoqëria dhe politika hungareze duhen reformuar thellësisht, atëherë mund të flasim për shtet të vërtetë evropian, ku sundon ligji, shteti i së drejtës dhe rregulli i domosdosshëm. Ky duhet të jetë një mësim për një vend si yni me të shkuar të përbashkët komuniste dhe ndoshta me "të njëjtën mendësi“.