BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Opinion / Editorial

“I tradhtuar në duar të mëkatarëve”!

“I tradhtuar në duar të mëkatarëve”!

E dhimbshme, por e vërtetë. Sovrani nuk kërkon që ne të hamë me lugë të florinjtë, siç shpreheshin në fillimvitet nëntëdhjetë disa trutharë që nga mungesa e përvojës në politikë mbetën të shpëlarë para tij, por të paktën të ruajmë disa vlera si komb dhe t’i zhvillojmë ato duke përqafuar vlerat e kohës, duke u ndarë përfundimisht nga ky tranzicion i dhimbshëm, duke marrë fund reformat institucionale, duke garantuar ato çka shkruan ligji themeltar i shtetit, kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e gjyqtarët e "plepave” të dalin në pension tashmë se kanë plotësuar vitet e punës. Kohët e fundit, në zallamahinë e një opozite që kërkon ta zvetënojnë mazhorancën e sapo ardhur në pushtet, me anë të mitingjeve "paqësore", e ku qeveria Rama po tenton t'i bën oponencë me një “rilindje”, në faqet e shtypit të shkruar, madje në disa të përditshme kryesore, është thënë dhe po flitet bajagi shumë për një regjion dikund në Shqipërinë veriore, në mes alpeve, ku edhe atje pranvera ka trokitur herët, e shullëhen së bashku në diell pemët e gjelbëruara dhe ato me dëborë;një kasaba që jo pak është lakuar këto 30 vjet, e madje për hir të politikës kanë ikur nga kjo botë shumë djem nënash që sot enden të moshuara nga vitet dhe dhimbja rrugicave të qytetit “Bajram Curri”.Mendojmë se inteligjenca e ndershme që punon mendon për Tropojën nuk është me një mendje me drejtuesit vendor politik dhe shtetar, duke lënë me një anë mëritë e çastit për interesa mbase të ngushta e meskine, e të punojnë për të mirën e Tropojës, se mbase nesër është, po edhe shtohet karvani I ikjeve nga vendlindja për një jetë më të mirë, të paktën për pasardhësit e tyre. Po Tropoja është dhe mbetet perla e bukurive shqiptare, ndër 10 vendet më të mahnitshme, Tropoja vazhdon të prodhojë intelektualë të spikatur, Tropoja vazhdon të ruaj virtytet e bujarisë, besës, mikpritjes. Ne po ilustrojmë vetëm një fakt shumë domethënës: ndonëse këto vite tranzicioni Tropojës i kushtuan shumë derdhje gjaku të bijve dhe bijave të saj, asnjë familje nuk është e ngujuar , ku dihet se bash në Tropojë është epiqendra e kanunit. Tropoja vazhdon të prodhojë krijues të talentuar, duke fituar çmime prestigjioze ndërkombëtare, Tropoja vazhdon të kualifikojë nxënës që radhiten ndër më të përgatiturit në glob, Tropoja mbetet sinusi dhe kosinusi, gjithashtu i kohezionit demokratik në Shqipëri, Tropoja është jataku ku kanë shpërthyer revolucione të fuqishme demokratike,e me një lumë që njerëzia vrapojnë në gjende civile për të pagëzuar fëmijët e sapolindur me emrin e saj, Valbona. I kemi përcjellur me vëmendje veprimet e politikanëve tanë në parlament, kryesisht të opozitës, deklaratat por edhe shkrimet mediale të analistëve, duket se diçka që është në rregull dhe rrugë të mbarë, trysnohet, ç’vlerësohet, e këto haluçacione të këtyre gojëve të liga, thjeshtë, janë të pashpjegueshme. Fatmirësisht zhvillimet politike dhe social-ekonomike nuk varen nga këta shpirtvegjël, se Shqipëria nuk është pronë e tyre personale. E, me gjithë këtë, edhe zhvillimet arsimore, politike, ekonomike, pra, në përgjithësi zhvillimet shoqërore, nuk varen nga këta pseudopolitikanë. Andaj a jemi ne, shoqëria shqiptare, e sëmurë? Kjo pa dyshim. Kjo bile as që vlen të përmendet. E tash, duhet të gjejmë ilaçin si të shërohemi nga kjo sëmundje, e sovrani beson të mazhoranca qeverisëse. Por kush do të na shërojë? Cilët janë ata që do të administrojnë zhvillimet e përgjithshme shoqërore? Kësaj pyetjeje shqiptarët i dhanë përgjigje me 23 qershor 2013, e se qeveria aktuale po vënë në binarë trenin e së ardhmes. Këtë mendon edhe sovrani.