Ai, nuk është i vetëm, është mes qindra e mijëra “aktorëve” të tjerëve që është “kacavjerrë”, jo me ndonjë aftësi të rrallë, përkundrazi, “ me qetësi e dashuri”, sepse është vetë regjisor dhe aktor bashkë, i këtij Sistemi “sylesh”! Tek e dëgjon shpërthimin e kohëve të fundit të Ilir Metës, ndjen edhe keqardhje, se ku është katandisur, edhe inat e të” hash veten me dhëmbë” kur mendon se kush na ka qeverisur, dhe aq më shumë një njeri jo sidokudo por një politikan i cili i ka kaluar të gjitha funksionet e larta, edhe Kryetar partie, edhe Kryeministër, edhe Zv/Kryeministër, edhe Ministër i jashtëm dhe Ministër i Ekonomisë, edhe Kryetar i Kuvendit edhe President I Republikës. Më shumë se cilindo që akuzon Ilir Meta, duhet të akuzojë vetveten dhe tërë shpurën e politikanëve të këtij sistemi, kur sheh se ku e kanë katandisur Shqipërinë. Po të kishte veruar Drejtësia për Ilir Metën e tërë “Ilir Metat” e tjerë, nuk do të ishim katandisur këtu ku jemi. Kështu është zvarritur mosfunksionimi i Ligjit nga Drejtësia edhe për “Ilirët” e tjerë, edhe për 21Janarin, edhe për Gërdecin e sa e sa të tjera që kujtohen nga ndërkombëtarët, sepse drejtësia jonë “politike” i ka mbyllur me kohë. Edhe Ilir Meta, prandaj është “kacavjerrë” me kushtet që i janë krijuar, jo vetëm “kacavjerrje” fizike, por edhe politike që hyn nga një derë e del nga tjetra, nga një karrige, ka kërcyer në tjetrën, një shembull i keq ky për të gjithë politikanët e tjerë e jo vetëm të partisë së tij, familjare dhe nepotike. As më shumë e as më pak, këta politikanë edhe Shqipërinë, e kanë katandisur siç i kanë katandisur Partitë e tyre. Shikoni partinë e parë opozitare, shikoni partinë me shumë emra, që sot pas 20 vjetësh nga krijimi i saj do të bëjë histori, shikoni mazhorancën me c’ farë merret dhe deri në Organin Ligjvënës që është kthyer në arenë për grindje e sherre dhe merret vesh lehtë se cilët “Timonierë” kemi patur e kemi në drejtim. Të gjithë partitë, jo ato dhjetra që kanë ikur “në drejtim të paditur” por këto kryesoret, janë katandisur në parti pa programe, pa ideale, pa principe, por vetëm të disa besnikëve e “ulërimave”të tyre që privilegjohen, që përdoren për të siguruar vota në zgjedhjet e për të bërë ndonjë “shou”, sikur gjoja luftojnë korrupsionin, vjedhjen, krimin apo drogën etj të cilat po bëjnë kërdinë. Vetëm për vjedhje, krim e korrupsion janë krijuar të gjitha kushtet e janë punësuar edhe punonjësit e organeve të shtetit. Kështu është edhe ky i quajtur Sistem “demokratik” që nuk po i gjendet filli nëse ka apo nuk ka shtet, ka apo nuk ka drejtësi, ka apo nuk ka institucione demokratike, ka apo nuk ka organe kontrolli, kur babëzia dhe makutëria, aspak e kamufluar por ditën për diell bëjnë kërdinë dhe “të mençurit” , ditë e natë dërdëllisin e japin mënd se si duhet të veprojë shteti, si duhet të jenë organet e drejtësisë, si duhet zbatuar Ligji etj, etj dhe rezultati i tërë kësaj “zallamahie” tridhjetë e tre vjeçare, është një “zero me bisht”! Edhe “Ilir Metat” gjejnë shesh dhe bëjnë “përshesh”, sepse Ilir Meta, nuk është i vetëm. “Hekuri, thotë populli, rrihet sa është I nxehtë”, sepse po u “ftoh” ai nuk merr formë sikurse nuk mund të marri formë Ilir Meta, kur nuk mori kur ishte për të marrë, qysh nga blloku në dorë, nga marrja në mbrojtje e Balilëve, e Llallave, e Almir Rapove, e CEZ-DIAS që herë “ndriçohet e herë venitet”, e komploteve që akuzohej sa e sa “hekura” të tjerë që ai ka bërë akrobacira..duke i shtyrë herë me “ngjala” e herë me “karkaleca”, dhe lihen sa të “mahisen”, “makutëritë” e këtij Sistemi dhe Drejtësia pastaj kujtohet për të bërë drejtësi… Ilir Meta, që pretendonte se “Kushtetutën e mbaj nën kokë”, si është e mundur të mos ketë kuptuar që faji, nuk është i Dumanit, që ai e sulmon, por është i ligjit,dhe si i tillë, ai siç edhe e ka natyrën, “ me qetësi e dashuri”, të argumentojë që nuk ka shkelur Ligjin, që është i pafajshëm.. Kush e ka bërë Ligjin? Ilir Meta me shokë. Kujt i ankohet dhe sulmon Ilir Meta? Sistemin që e kanë përshtatur sipas “midesë” së tyre, për të zhvatur me të dy duart dhe tani i vënë shkelmin. Sulmet qesharake që i bën Dumanit, me një fjalor që e kalon edhe atë të rrugaçëve më të rëndomtë të periferive, më së shumti e dëmtojnë vetë atë dhe e bëjnë qesharak në sytë e opinionit… Nuk janë mësuar politikanët tanë dhe as mund ta imagjinojnë vehten jashtë funksionit politik. Kujtoj një fragment nga Libri i Colin Powell, Shef i shtatmadhorisë të Ushtrisë Amerikane ku shkruan:. “Komandanti i Gardёs, erdhi dhe mё nderoi mua: “Zotёri, me kaq, ceremonia mbaron’! Kisha përfunduar 35 vjet, 3 muaj 22 ditё dhe 8 orё (f 468) nё moshёn 56 vjecare. Atё natё unё zhvesha uniformёn pёr tё fundit herё. Ai ishte fati i rrallё dhe i mbarё nё jetёn e dikujt. Keqardhja ime e vetme ishte se njё gjё tё tillё nuk mund ta pёrsёrisja. Tё nesёrmen nё mёngjes, u zgjova pa qёnё nevoja tё dёgjoja zilen e alarmit tё orёs , pёr herё tё parё pёr sa mbaja mёnd. Zbrita nё mëngjes nё oborr dhe Alma. b/shortja ime, mё tha: “Lavamani ёshtё bllokuar, pikon dhe po lag dyshemenë. Mendova t’i telefonoj inxhinierit ushtarak, por shpejt u kujtova qё isha liruar. Kështu, mёngjesin tim tё parё civil e kalova me njё lavaman qё pikonte..” Sikur Ilir Meta, edhe nga një fjalë të kish mësuar gjatë karrierës së tij të gjatë politike, nuk do të bënte këto “lajthitje” që nuk tregojnë as aftësi politike dhe as intelekt njerëzor. Siç e dëgjojmë edhe këshilltarin e tij, me ato mendësi që ka, këshilla “të vlefshme” i ka dhënë Shefit të tij. As më shumë e as më pak Ilir Meta, ka bërë siç kanë bërë të gjithë krerët e kësaj politike tridhjetë e tre vjeçare, që gjithçka kanë bërë,e kanë bërë vetëm në interes të xhep
it të tyre dhe jo në interes të Shqipërisë e të qytetarëve të saj. Në këtë “Moçal” sistem tridhjetë e tre vjeçar, janë shtuar aq shumë “krimbat”, “zhapikët” e deri tek “krokodilët”sa nuk e di askush, sepse atyre i janë krijuar të gjitha mundësitë që të hanë, të zhvatin, rrjepin etj, etj sepse të themi të drejtën askush nuk i ka rënë në qafë… Sot, duket sikur Drejtësia po vepron. Kjo është e vërteta, por krahasuar me atë të fillimit të këtij sistemi , kur drejtësinë, ja besuan kursantëve 6-mujorë të Plepave të Durrësit, të cilët edhe këto 6 muaj, nuk mësuan zbatimin e ligjit, por si t ‘i shërbejnë me besnikëri Partisë që i bëri këtë “nder”, me pak ndryshime për t ‘ju përshtatur forcave politike që vinin në pushtet, por ama baza e saj mbeti e palëkundur dhe besnike e partisë që sot është bërë “kashtë e koqe”! As më shumë e as më pak, Drejtësia, ka qenë dhe mbetet e vetmja “Palestër” ku krerët e politikës kanë bërë akrobacira edhe për t ‘u fshehur, por edhe për të tretur dhjamin,e për të akuzuar të tjerët… Ka edhe një arsye tjetër që duket sikur drejtësia po lëviz dhe kështu është, sepse, “Pulti I Komandimit” të saj, është në Uashington, sepse po t ‘i ishte besuar Vettingu politikanëve shqiptarë, “Made in Albania”,me siguri do të kishin “ngrënë” njëri tjetrin. Po pse politikanët e kanë frikë drejtësinë si” djalli nga temjani”? Sepse duan të vjedhin sa më shumë pa të cilën me siguri do të bënin të mundur që drejtësia të bënte punën e vet, dhe nuk do të bëhej si një “Çorbë” ku të gjithë futin lugën. Sot, Ilir Meta, akuzon herë njërin e herë tjetrin, e më shumë akoma akuzon partinë e tij që gjithmonë i ka thurur lavde duke e ditur mirë që kjo parti, që këtë vit mbush 20 vjet, qysh nga Shtatori i vitit 2004, u krijua dhe mbeti një parti familjare, një parti nepotike . Po pse, Ilir Meta, tani po e merr vesh që kjo ka qenë dhe mbetet një parti nepotike? Nuk është kjo një “lajthitje” e Ilir Metës, është një akt i zgjuar që duket sikur sulmon bashkëshorten e tij që të bëhet pak i besueshëm sikur i “digjet barku” për partinë, të cilën siç thotë, “Nuk mund ta marri Dumani”! Po për ç’farë e do Dumani partinë e lirisë? Po të ishte ndonjë Gjin Gjon, edhe mundet, por jo Dumani që Meta e nxjerr si barrikadë, siç e nxjerr “ballkonisti” opozitën, “Do të bëj histori më 27 Prill”, thotë Ilir Meta. Gjithmonë Ilir Meta, “historira” ka bërë tridhjetë e tre vite në politikë, edhe kur u “vetëflijua” si Alende në vitin 2018, kur nuk u arit ndonjë marrëveshje mes krahëve të politikës, edhe kur “mori” mbi dyzet deputetë në vitin 2017,por mori vetëm katër që ishin “sa për dyzet” edhe kur bëri thirrje që votuesit të rrëmbenin comangat, kosoret e sfurqet për të mbrojtur votën e lirë, edhe kur premtoi që do u “priste krahun atyre që do të vjedhin votën…Janë pafund historitë e tij dhe të gjitha i ka bërë kur nuk ka qenë në këtë gjendje të rënduar psikologjikë që është sot. Merret me mënd “Historia” që ai do të bëjë “Me xha Ramazanin që nuk nxjerr muajin me bukë” dhe do të sjelli 4 milionë shqiptarë, që prej tyre do të ketë një “armatë” prej 300 mijë “Vojokushas”, sepse, “Avni Rustemët” i përzuri si bodigardët e tij. që do të trembi jo vetëm prokurorët e gjyqtarët por edhe mbarë Globin…. Thuhen pa tregohen…