BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Opinion / Editorial

Ja skema për indeksim në vlerë dhe rritje në përqindje të pensioneve e pagesave të tjera

Ja skema për indeksim në vlerë dhe rritje në përqindje

A është e mundur që qeveria të bëjë indeksimin në vlerë të pensioneve, ndihmave ekonomike, pagesave të tjera dhe rritje të të gjitha pensioneve në përqindje, me të njëjtin buxhet që shteti harxhon për indeksimin. Unë mendoj se po. Le ta shohim më poshtë se si mund të bëhet e mundur. Së pari duhet të dimë ?’është Infacioni dhe pasojat e tij! Inflacioni është përqindja me të cilën rriten ?mimet e mallrave dhe shërbimeve. Për të njëjtën shumë parash blihen më pak mallra se sa ke blerë më parë, sepse kur rriten çmimet fuqia blerëse zvogëlohet. Inflacioni matet me indeksin e ?mimeve të konsumuit. Kjo tregon se sa para do shpenzonte dikush për të blerë në kohë të caktuar në krahasim me një kohë më pare. Inflacioni matet si mujor, tremujor, gjashtëmujor apo vjetor. Nga inflacioni preken të gjithë që blejnë mallra në treg, por problemi është kush e vuan më shumë. Natyrisht ata që marrin më pak të ardhura, si ata me ndihmë ekonomike, pensionistët, invalidët, me paga të ulta etj. Por edhe brenda këtyre kadegorive ka që marrin më pak të ardhura rrjedhimisht dhe pasojat e më të mëdha. A mund dhe a duhet të përfitojnë më shumë ata që marrin më pak. Në mos më shumë të paktën në mënyrë të barabartë. Si mund të bëhen rregullime që brenda skemës së indeksimit të përfitojnë ata me të ardhura më të pakta? A e ka detyrim qeveria të indeksojë inflacionin? Cilat shtresa, kadegori sociale e grupe shoqërore! Të thuash që a e ka detyrim qeveria, do të thotë që a janë vendosur ligje për të mbrojtur shtresa e kadegori sociale shoqërore që preken nga inflacioni. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut në nenin [1]shprehet: “Të gjithë lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vllazërimi.” Ndërsa në nenin [3] thuhet: “Gjithëkush ka të drejtë të jetojë, të jetë I lirë dhe të ketë sigurim vetiak.” Këto të drejta janë sanksionuar edhe në Kushtetutën e Shqipërisë. Në nenin 15 pika [1] thuhet: “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.” Ndërsa në nenin 59, pika [e] thuhet se; Shteti, Brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe përgjegjësisë private, synon: …[e] përkujdesjen dhe ndihmën për të moshuarit, jetimët, dhe invalidet; Pra kjo presupozon se shteti duhet të mbrojë këto shtresa e kadegori sociale jo vetëm për të jetuar, por dhe të drejtat e tjera vetiake që burojnë nga Kushtetuta. Gjithësesi në këtë rast po flasim për atë ekonomike.

Si është zbatuar deri tani indeksimi?

Deri tani qeveria ka indeksuar pensionet në një përqindje të caktuar që e ka parë të arsyeshme. Kur kjo shifër ka qënë pak më e lartë se shifrat që jep INSTAT apo Banka e Shqipërisë është pretenduar si rritje e lehtë e pensionve. Madje në biseda politike indeksimi gjithnjë është qojtur si rritje e pensioneve. Indeksimi në përqindje, nuk është I drejtë, madje diskriminues. Them kështu pasi kur rriten ?mimet ?do person që shkon në treg për të blerë ushqime e të marri shërbimet bazë I duhet të paguajë njëlloj për produktet që I duhet të konsumojë. Këtu flitet për produktet bazë si? quhet ndryshe shporta që përfshin ushqimet dhe shërbimet bazë. Por mënyra që është ndjekur deri tani për indeksimin ka bërë që përfitimi të jetë në shkallë të madhe disniveli. Kjo mund të jetë e drejtë nëse qeveria vendos të bëjë rritje të pensioneve ashtu si? bën me pagat, por jo me indeksimin. Indeksimi duhet të jetë I ndarë nga rritja e pensioneve. Deri tani kjo nuk është bërë e tillë, por a mundet që me fondin e caktuar për indeksim të zbatohen të dyja shtyllat? Për këtë le të marrim indeksimin e fundit që bëri qeveria në Tetor të vitit 2023 dhe fondinin e harxhuar për këtë qëllim.

Në Tetor të vitit 2023 qeveria bëri indeksimin e të gjitha pensioneve me shifrën 8,6 % duke përdorur një fond prej 3,2 miliard lekësh për tre muaj, ose 1.07 miliard lekë në muaj, 12,8 miliard lekë per 12 muajt e vitit. Po si dhe sa lekë përfituanë pensionistët nga ky indeksim, sipas pensioneve që marrin? Pensioni social ishte 8540 lek, pensioni minimal urban 16200 lek, mesatar 32400 lekë ndërsa nuk ka kufi maksimal por ai mund të jetë dhe përtej 120 000 lekësh. Gjithashtu kemi dhe pensione të ve?anta që janë sa 10 fishi I pensionit social, pra 85400 lekë. Le ti analizojmë sa përfituanë këta pensionistë që marrin këto pensione.

 

a.      Pensioni social, 8540 x 8,6% = 734 leke, ose 9270 leke.

b.      Pensioni minimal 16200 x8,6% = 1393 leke, ose 17593 leke.

c.       Pensioni mesatar 32400 x 8,6% = 2786 leke, ose 35186 lekë.

d.      Pensioni I ve?antë 85400 x 8,6% = 7344 leke ose 92744 lekë

e.       Pensioni I lartë 120000 x 8,6% = 10320 leke ose 130320 lekë.

Si? shihet më lart duket qartë disballanca e përfitimit, që shkon deri në14 herë nga ajo e përfitimit nga pensioni social. A është e drejtë kjo, kur inflacioni I prek të gjithë njëlljoj. Kjo mund të quhet rritje, por jo indeksim I pensioneve. Por para se qeveria të mendojë për rritjen e pensioneve duhet të bëjë më parë indeksimin në vlerë të njëjtë lekësh, në bazë të përqindjes së rritjes së inflacionit. Për deri sa nuk kemi të përcaktuar minimumin jetik sipas metodikës së vendeve të Bashkimit Europian, le të bazohemi tek pensioni social si pikë referimi. Kjo edhe për arsye se në një farë mënyre është caktuar si e tillë për personat pa të ardhura të tjera.

Si mund të bëhej e mundur që inflacioni të kombesohej me shifrën 8,6%, të pensionit social, gjithë pensionistët, ata që jetojnë me ndihme ekonomike, prindërit me shumë fëmijë, gratë e dhunuara, në proces divorci, jetimët etj, dhe rritjen në përqindje të pensoneve, vetëm me fondin 1,07 miliardë lekë në muaj. Në këtë mënyrë do zgjerohej mbrojtja e përfituesve e do kishim shpërndarje më të drejtë. Le të vazhdojmë të shtjelljojmë më tej arsyetimin me shifra konkrete.

Nga indeksimi 8,6% i pensionit social përfitimi do ishte 734 lekë, që duhet t’u shtohej gjithë pensionistëve pavarsisht nga pensioni që marrin. Duke e shumëzuar për 767 mijë pensionistë del një fond prej 562 milionë lekësh. Nëse kemi 68000 përfitues nga ndihma ekonomike që marrin më pak se pensioni social duhen edhe këta të indeksohen me të njëjtën vlerë. Për këta do të mjaftonte një fond prej 50 milion lekësh. Nga fondi 1,07 miliardë lekësh duke zbritur të dy fondet që nevojiteshin për indeksimin do të tepronin 458 milon lekë. Le ta përdorim këtë fond të mbetur për rritjen reale të gjitha pensioneve. Sa do ishte përqindja e rritjes? Për të llogaritur përqindjen duhet të gjejmë më parë sa lek I takon mesatarisht ?do pensionisti. Për këtë pjestojmë fondin e tepruar nga indeksimi me numërin e pensionistëve dhe del shuma prej 584 lekësh. Kjo shumë është mesatare që vlen vetëm për të llogaritur përqindjen që duhet për rritjen e përgjithëshme. ?’përqindje ze kjo shumë tek 16934 lekë, pas indeksimit të pensionit 16200 lekë? Bëjmë pjestimin dhe del shifra afërsisht 3,7%. Pra rritja e pensioneve duhet bërë me këtë shifër. Le të shohim sa shkojnë pensionet pas indeksimit dhe rritjes prej 3,7%.

 

1.      Pensioni social [8540 +734] x 3,7% = 324 lekë, pëfundimi 9613 lekë.

2.      Pensioni minimal [16200 +734] x 3,7% = 592 leke, ose 17560 lekë.

3.      Pensioni mesatar [32400 +734] x 3,7% = 1159 leke ose 34359 leke

4.      Pensioni I ve?antë [85400 +734] x 3,7% = 3014 leke ose 89320 leke.

5.      Pensioni I lartë [120000+734] x 3,7% = 4225 leke ose 125201 leke.

Te shohim diferencat e pensioneve mindis skemës së vjetër dhe skemës të propozuar, por me të njëjtin fond që qeveria kish vënë në dispozicion vetëm për indeksimin.

 

a.      Pensioni social. 9613 - 9270 = +343 leke

b.      Pensioni minimal, 17560 – 17593l = -33 leke

c.       Pensioni mesatar 34293 – 35186 leke = - 893 lekë

d.      Pensioni I ve?ante 89320 – 92774 = -3450 leke

e.       Pensioni I lartë 125201 – 130320 = -5119 leke.

 

Në përfundim vërejmë se humbje kanë pensionistët që marriin mbi kufirin minimal të pensionit deri tek ato larta. Por kemi mjaft përifitime pasi shpërndarja bëhet më e drejtë dhe do të indeksoheshin me të njëjtin fond edhe kadegoritë e tjera sociale, si ata me ndihmë ekonomike, grate e dhunuara, ato në proces divorci, jetimët etj. Nëse kjo skemë do aplikohej vite më parë, sot do të kishim një nivel tjetër të pensioneve të ulta, për rrjedhojë dhe pensionet e tjera. Unë nuk pretendoj se skema e propozuar është më e mira, por ajo që duhet të marrë fund është indesimi në përqindje. Kjo duhet të bëhet në vlerë dhe e njëjtë për të gjithë. Nëse rritja e pensioneve mund të mos bëhet e mundur e përvitëshme, indeksimi është detyrim ndoshta dhe në gjashtë muaj kur inflacioni njeh shifra të paparashikuara. Ndarja e fondit në dy shtylla duhet të planifikohet edhe për shkakun se indeksimi duhet të ndodhe në tre muajtë e pare të vitit e jo në sic ndodh shpesh në kohë të ndryshme. Kjo do të hiqte dhe insinuatat që mund të krijohen në kohë fushatas. Tjetër gjë do të ishte për rritjen reale të pensioneve duke I zhveshur nga indeksimi, që edhe mund të krijojë keqkuptime tek opozita nëse ndodhte në prag fushatash. Por nuk mund të krijohen aspak dyshime kur bëhen indeksimet. Ndërsa për vitin 2024 në buxhet janë planifikuar rreth 25 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve. Këtë shifër e ka përmendur disa herë Ministri I Financave dhe Kryeministri I vendit në konferenca shtypi dhe është dyfishi I fondit që u përdor në 2023 për rritjen 8,6%. Nëse do të ndiqej skema e mësipërme ky buxhet do të mjaftonte jo vetëm për indeksimin e të gjithë kadegorive të personave që përfitojnë lekë nga shteti më pak se pensioni social, por dhe rritje të konsiderueshme të pensioneve. Madje rritja do të ishte me dy shifra edhe sikur të zbritet fondi për shpërblimin e vitit të Ri 2024. Gjithësesi deri atëherë jemi me sytë nga qeveria.