BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin
x
BREAKING NEWS

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama,
x
BREAKING NEWS

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po
x
BREAKING NEWS

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet
x
BREAKING NEWS

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat
x

Opinion / Editorial

Jam i çuditur!

Jam i çuditur!

-Prozë poetike -

Jam i çuditur, jo për faktin se Berisha ka lajthitur, se këtë e kam ditur, po për një pjesë të popullit të dremitur, që sillet naiv e i paditur dhe ndjek pas një kryetar partie të roitur, që sa herë në karrige ka hipur e zbritur, piramida viktimash ka ngritur dhe përsëri s’ndalon është i babëzitur, pushtetit për gryke i është kacafytur, dhe pse 80 vjeç, kërkon përsëri për t’u ngritur. Korrupsioni e krimi, si rrodhe për fyti i është ngjitur, e nuk tutet, s’ka për t’ju shqitur,  etja për pushtet i është rritur, sillet vërdallë si ujk i uritur, fantazon, organizon shkatërrime duke pritur, dhe ndërkombëtarët i ka mërzitur, por ata sillen si të paditur. Ka shkatërruar, ka vrarë e prerë, po s’ka qeder,shëtit si lypës derë më derë, ku e ndjekin prapa ca delenxhilerë, që mendjen dhe fjalën me para ua ka blerë, kostumin sipas mendjes jua ka prerë. Ai mendon se po bën kryevepra, jo me fjalë por me “vepra”. Bëri Gërdecin, bëri 21 Janarin, kur bëri të dytin harroi të parin, se kënaqësinë e dehjen e gjen te arkivoli e te varri. Kërcënon nga ekranet televizive, bërtet me fjalë të pista e shpifje çdo ditë një politikan e “vret”, nuk ka etikë nuk di se ç’farë flet, për akuza e shpifje është talent. Për poshtërsira ka fantazi, për të këqijat është gjeni, harroje, nuk e konkurron njeri. Çdo  ditë e dëgjon duke akuzuar e sharë, i merr me radhë me nëna, gra e baballarë, me të larë e të palarë, me të mençur e me të marrë, të majtë e të djathtë, s’ka kandarë. Sa të jetë gjallë nuk i del inati, mendohet se dhe kur s’do jetë gjallë do ngjallet si lugati, për ta quajtur presidentin Topi horr bulevardi, pse i doli nga vathi dhe kryeprokuroren Ina Rama, lavire bulevardi. Por t’i o shqiptar, militanti qyqar, që i shkon pas si zagar, a ke dëgjuar e parë, që jo një kryeshtetar, por dhe një fshatar, kurrë nuk është marrë, me  femrat duke sharë. As me kanun dhe as me zakon, këtë veprim turpi, kurrkush s’ta pranon, në asnjë fshat dhe në asnjë zonë, në vendin tonë. Veçanërisht malësori s’do ta besojë, i vjen turp kur ta dëgjojë, qoftë nga Dukagjini, Vermoshi e deri në Tropojë, e ke shumë të ndyrë atë gojë, këtë fjalorë kush ta mësojë?!... Të duket vetja eruditë, duke sharë e akuzuar çdo ditë, por mos harro se malësorin e ke korit. Ti s’je përfaqësues i moralit të malësorit, se gjuha jote është gjuha e horrit, por që kur ke veshur bluzën e doktorit, ke marrë huqet dhe bëmat e oborrit...Si komunist antikomunist, je ekstremist, bën akrobaci si sportist, ke dal e bredh nëpër rrethe si turist, të gjithë kundërshtarëve u vendos nga një bisht. çeku Vacllav Havel thotë: se komunistët antikomunist janë  njerëzit më të këqinj në botë, por ti se pranon dot, se në çdo sistem me teserat lot. Gjatë viteve të pseudodemokracisë, ti i ke vënë flakën Shqipërisë, në krye të shtetit dhe në krye të partisë, shpresojmë se nuk do i shpëtosh gjyqësisë. Kemi parë e përjetuar shumë skandale, gjatë tre dekadave dhe prapë nuk ndale, vrave e dogje me firmat piramidale, se kupton veten se je bërë karnavale, ndale vrapin, ndale. Ke bërë e çnuk ke bërë, e dogje Shqipërinë të tërë.  Je specie  e zgjuar, por të kanë mallkuar, edhe grusht shteti ke organizuar.  Ke deklaruar të ruaj pushtetin, “pas mua u bëftë kiameti”, tjetër çfarë do bësh, çfarë të mbeti, je i penduar që karrigen e presidentit ta ktheje në karrige mbreti, që të kishe të përjetshëm portretin. Mendohu mirë mor qyqar, se ke djegur, shkatërruar e ke vrarë, katër të pafajshëm në trotuar, po në këtë jetë s’mbetet hak pa marrë, mos harro se kanë dhe trashëgimtar, borxhet dikush ka për t’i larë.  Edhe pse s’pi ujë më lopata, se Amerika të ka shpallur “non grata”, ti vazhdon, nuk i ke  profecitë të qarta, të duket një lloj si dita dhe nata. Të janë errësuar sytë, të inkurajojnë miqtë dhe komshinjtë, mos i dëgjo shumë të liqtë, se do vij një ditë, që ata që digjen për ty si qiri, do të lënë lakuriq, vetëm në shi. Ata e dredhin, ndryshojnë, siç ndryshuan dhe emrin e partisë, nga Parti e LSI-së në Partinë e Lirisë, ku në krye të saj kanë ndërruar vendet burrë e grua, e kjo i ngjan komedisë. Me etjen për pushtet, nuk mendon se ç’të pret, veç vjedh e vret. Nuk ke shkatërruar vetëm Shqipërinë, i ke vënë minat demokracisë, duke shkatërruar dhe partinë. Shqiptarët shumë kanë besuar, te Partia Demokratike kur është krijuar, por ti e ke përçarë e shkatërruar, duke e përdorur si mjet për të shpëtuar, për të mos u ndëshkuar, por fundi do tregojë se ke gabuar.  Partia Demokratike, lindi si një aset primar, si guri shpëtimtar, në pluralizmin shqiptar, por ti e ke degjeneruar e përçarë. Ti po e përdor si bandit, Shqipëria ka mbetur pa opozitë, me dy grupe që çuditë, duke sharë e akuzuar njëri tjetrin si komit, njëri  hidh e tjetri pritë. E ke bërë opozitën pis dhe vazhdon akoma po e gris, ndaj  mazhoranca livadhis. E majta fiton jo pse plotësisht të bind, por se ka kundërshtarë të dobët në ring. Një gjë të befason, sa shkel një buton, në çdo televizion, Berishën shikon, që ligjëron, ke neveri kur e dëgjon, që shan e akuzon,sillet si demon, lind pyetja kush e sponsorizon?!...Ç’do kush mendon, s’është mendimi im, është mbarë opinion, që për ty rëndon, por ti se ke problem se e justifikon, si për çdo akuzë dhe këtë e motivon, se di të manovrosh, je kameleon. Ke mbledhur rreth vetes ca sharlatanë, që fjalën turp se njohin, turp nuk kanë, s’pyesin as për nënën e babanë, veç të përmbysin sahanë. Si pelivan kërcejnë në tel, ti u rri mbi krye si gjel. Të gjithë të kapur dorë për dorë, formoni një rreth kurorë, ty të kanë vënë këmborë, që po i zini frymën popullit të gjorë. I jeni mbështjellë për fyti si gjarpri rrathë- rrathë,  një grup vagabondësh, që shaluar i rrinë  popullit në qafë.