
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit


-Interviste me “Babalen” e Vlorës-
Babalen e takova në Vlorë jo rastësisht, sepse detyra ma ndiente që të duke e shtrirë aktivitetin në masën e gjerë të popullit të tërhiqja mendimet e njerëzve për zgjedhjet lokale, aq më tepër që në Vlorë qarkullonin thashethemet se Babalja do kandidonte për “Bashkinë e Vlorës”, nën siglën e P. Demokratike. Ai si përherë, ishte ulur me Biken e ia kishin shtruar me plëndësa dhie në një lokal te “Rruga e re”. Si më popullor por dhe që drejtonte bisedën, ai kish harruar të fshinte buzët të cilat i kishin marrë ngjyrë jeshil, jo për faj të tij, por të pronarit të lokalit që nuk i kish larë mirë plëndësat Ata janë shumë bujarë dhe mikpritësa dhe sa më panë më afruan karrigen që kishin afër. Babalja si më i muhabetit më tha: Eja, eja a i vrarë e ulu me ne popullin e thjeshtë, se populli nuk të tradhton kurrë. E di vëlla e di ti se unë dhe Bikja do kandidojmë për Bashkinë e Vlorës? Mos u habit që na shikon bashkë, sepse dhe deputetët e Kuvendit kur dalin jashtë ja shtrojnë kështu si ne dhe as që duan të dinë se janë të majtë a të djathtë . Ja më thuaj ti psh, ç’ndryshim ka në një xhaketë, xhepi i majtë e i djathtë, rëndësi ka portofoli vëlla, portofoli po eja ta kthejmë nga një gotë për unitetin në popull!
- Jo Babale faleminderit , por unë kam ardhur me mision enkas për një intervistë dhe jo të ulem e t’ja shtroj.
- Po ti ulu a të q...... udhët ma preu shkurt ai, ulu, se ja ta them unë a ka më mirë se sa të intervistosh njerëzit kur kanë pirë? Se që thua ti vëlla, kot nuk ka dalë nga goja e popullit se çfarë ka barku e nxjerr bardhaku. Pra të gjithë pijetarët kudo në botë janë si dijetarët, si shkencëtarët shkrimtarët, që e thonë të vërtetën vetëm një herë dhe e hedhin shikimin te e ardhmja.
- Ore Babale me tërë mënd e kini se ju se do kandidoni në Vlorë për kryetar bashkie apo bëni gallatë? Pa më thuaj ti Babale të lutem, si është e mundur dhe përse doni të bëheni kryetar kur ju jini në azil politik pra dmth “non grata” në Shqipëri ?
- Oooo... miku e çfarë azili a derëbardhë.?!.. Në azil shkojnë vetëm pleqtë. Ja shikon, pse a nuk ishte ajo Amerika dhe ca vende nga kurva Evropë që e shpallën të tillë dhe Salën?! Ku e çan trapin Sala, për Amerikën se e shpalli ”non grata”?! Ja më thuaj ti mua sos vërtetë dhe ata e kanë me tërë mënd? Hesht a orëzi..! Saliu të keqen e ka brenda për brenda partisë tonë, se ai Alibeu që tani i duket vetja si Ali Pashë Tepelena, i ka rrëmbyer vulën dhe Saliu që thua ti mik vëllai nuk është budalla sa duket në pamjen e parë. Ai më për kollaj le pasurinë për popullin e tij, se sa vulën. E di ti se dhe vet shprehja që ai “është një vulë humbur” do të thotë, se ka mbaruar dhe nuk vlen më ? Ja mendo pak a ka turp më të madh për një lider histerik( me fal historik) të jetë vulë humbur, që do të thotë se nuk i punon më gishti ? Po pse gishti ? Sepse para se ta merrte pushtetin Enveri, 93% e popullit ishte analfabet (dmth pa shkollë) dhe vulën e vinin me gisht kështu që për çdo shkresë e ngjyenin gishtin në bojë dhe me gisht vulosnin. Ore...dëgjomë mua me gisht bëhen shumë gjera ndaj dhe Sala nuk do se do i dukej vetja analfabet. Dhe Sala mendjen te gishti e ka. Mo qesh se nuk e kam fjalën atje ku e mendon ti, por te këmbëza e pushkës. Po pse i duhet vula Salës? I duhet se po pati vulë bëhet pa diskutim kryetar, po u bë kryetar i Partisë, ta dish nga unë, se brenda një ose dy vjetësh ja ngriti përpjetë këmbët atij Ramës së Bikes tim, sepse menjëherë o do e bëjnë kryeministër ose do vetë shpallet President. Po u bë prapë President, ke për të parë e këtu do jemi po nuk e shpalli Sala atë Bidenin “non grata”. Në fakt Sala inatin e ka më shumë me Ramën, jo pse ai ja mori pushtetin, po më shumë qëkurse i hoqi portretin nga muri. Rama është dobiç i madh, se ja kish kthyer me qesëndi se me demek ia hoqa portretin xha Saliut më shumë për ta pastruar, nga që e kishin dhier mizat mbi xhamin e kornizës. Ja pse dhe unë ja kam inatin Ramës, se ne vërtetë kishim ca kusarë, por ky or mik vëllai i ka dyfishuar aq sa na ka shqyer rrënxallen. Mirë i ka dyfishuar po ai u bërtet dhe atyre të drejtësisë: Oreeeee do e vini drejtësinë në vend ju apo çmendje kini ? Dhe nga inati meqë ata te drejtësisë sillen me të në mënyrë të padrejtë ai i heq menjëherë. Nuk dinë si të bëjnë dhe ata orëzestë.. Ja dhe unë jam “non grata” por ta dish se do kandidoj për Vlorën..Nuk e di se me cilën parti demokrate të kaloj se janë bërë “perre - perre” me njëra tjetrën. I mbajnë mënjanë kokën njëri -tjetrit si shqiponja në flamur. Shqiponja është ashtu se vigjilon natë e ditë armiqtë, po këta tanët ç’hu në bythë duan e nga kush ruhen?Jo që tani ne nuk kemi më armiq. Nuk kemi se dhe ata kanë marrë lemerinë kur na shikojnë mendojnë: Oreee.. kur këta janë armiq me njëri tjetrin zihen e grihen për vdekje, po me ne që nuk na kanë gjë, kush e merr vesh se deri ku shkon gjaku?! Ndaj dhe nuk jua u mban e me qenë se nuk jua u mban, Sala i shiti që të gjitha armët. Ai desh të shiste dhe Gërdecin po nuk e la i Shkëlzeni me gjithë Mediun. Dëgjomë mua: Nuk gjen në asnjë vend në botë si Shqipëria që ta kenë kaq shumë frikë, një vend që s’ka as ushtarë dhe as armë, veç trapit të tyre. Ja pse dua të kandidoj se jam më i ndershmi nga gjithë demokratët, as kam vrarë as kam prerë, më thanë që për interesa partie të ngarkojmë me këtë mision dhe unë e kreva me sukses. Unë e hëngra sa krahu. Ai Salijani i Saliut dhe Lulit ja hodhën. Hë si thua ti Bike ja vlen të kandidoj dhe unë për Vlorën apo jo? Figura ime është shumë më e pastër se e gjithë deputetëve të marrë së bashku. Aman më qafsh shtro dhe ti kandidaturën tënde se dhe po nuk fitove, do të të bëj unë nëkryetar! E falenderova Babalen dhe ika duke mërmëritur: E ka seriozisht ky apo është një ironi e hollë që unë nuk arrita ta kuptoj?!
Më të lexuarat


Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Kush janë fitimtarët dhe humbësit e vërtetë të luftës?

Të gjithë që “shohin në ëndërr” pushtetin, premtojnë parajsën!

Bëju ballë forcave të liga frymore!

Antikomunizmi dhe viktimat e tij!

Integriteti si kapital politik

A po zhduket profesioni i mësuesit?

Debati për të kaluarën e Kosovës

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në fushatën që po bën?

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një kope do bëhet “kurban”!
