“Të gjithë e duan jetën, edhe pse është një gënjeshtër e bukur ! Të gjithë e urrejnë vdekjen, por ja që është një e vërtetë e dhimbshme! Pjesë e rëndësishme e jetës është lumturia. Është një ëndërr e parealizueshme që do ta donin të gjithë. Ajo vlerësohet, si sasia më e madhe e kënaqësisë dhe sasia më e vogël e dhimbjeve brenda një shume totale. Mund të jesh i lumtur dhe për një çast të vetëm, apo edhe për një kohë më të gjatë, por asnjëherë përgjithmonë. Lumturia e çastit lidhet me ngarkesën emocionale të fjalëve ose situatave në të cilat ndodhemi I lumtur ndihesh kur dëgjon fjalën “Të dua” në një çast intim. Por edhe sikur në të gjitha çastet e jetës të ndihesh i lumtur, në çastet e fundit te saj, kjo lumturi venitet. Si përfundim lumturia e përjetshme nuk mund të ekzistojë. Lumturia e vërtetë nuk mund të gjendet veçse në “ parajsë”, sepse kjo botë ka shumë shqetësime. e prapësi. Mos mendon se je i lumtur kur ke gjetur paranë pushtetin, por nuk ke kryesoren shëndetin ? Më mirë i varfër i shëndetshëm, sesa i pasur, por i sëmurë. Edhe pse ke para jeton në ankthin e falimentimit, të vjedhjes e presionit. Mund të jesh biznesmen, deputet, ministër, kryeministër, përsëri nuk je i lumtur. Ke ngarkese psikologjike, je i sëmurë, me ankthe, strese për akuzat, pasi të akuzojnë me ose pa të drejtë. Prandaj jo me kot thuhet se: “Lumturia ka karakter hyjnor.” Atëherë, kush mund t’i afrohet me tepër lumturisë? I varfëri, se sa i pasuri? I pa dituri, se sa i dituri ? Lumturia e të parëve ishte e kufizuar, duke iu përshtatur qenies tyre ekonomike, kulturore e shoqërore. Debati mbi lumturinë është i vjetër dhe gjithëpërfshirës. Ekonomistët, politikanët, psikologët e të tjerë, flasin në mënyrë të vazhdueshme për mënyrat më të mira dhe më efikase për krijimin e një shoqërie të lumtur në përgjithësi. Madje, ekziston edhe indeksi i lumturisë në shumë vende për të testuar se sa të lumtur jemi. Ka edhe mijëra libra me këshilla dhe receta për të arritur dhe prekur lumturinë, për të zbërthyer sekretin e të qenët i lumtur me veten dhe jetën që bën. Megjithatë, studimet e mëdha, që mund të qëllojë të jenë edhe të vlefshme, thonë se çdo njeri prej nesh mund të ndërmarrë disa hapa të thjeshta që mund të mos i dhurojnë lumturinë e menjëhershme, por të paktën mund ta ndihmojnë që të ndihet mire i gëzuar duke kuptuar më mirë veten. Njerëzit e lumtur vlerësojnë dhe e kuptojnë se të jesh i lumtur, i shton vite jetës tënde. Të qenët i lumtur është që t’i gëzohemi asaj që kemi. Lumturia arrihet kur qesh, çdo sekondë të çdo dite dhe të mos lejosh askënd të ta marrë atë buzëqeshje, me leje apo pa leje. Lumturi është të qëndrosh me veten tënde dhe ta pëlqesh atë qëndrim, pa ndjerë nevojë për askënd dhe për asgjë. Lumturia ndjehet me mundësinë që çdokush ka për të jetuar, prekur, nuhatur, shikuar dhe shijuar çdo ditë, çdo gjë falas. Lumturia nuk është e vështirë të njihet, por e vështirë të arrihet. Duhet kuptuar që lumturia është një proces që nuk mbaron kurrë. Ajo është si një rrugë që nuk duhet e dihet fundi, por duhet të shijohet ecja. Ndaj është mirë të zgjedhësh rrugën më të gjatë, sepse të shkurtrat zgjasin pak ose hiç. Një i varfër as i shkon në mend një gjë e tillë, mbasi mundësia ekonomike nuk e lejon. Rritja e lumturisë me kalimin e kohës ka qenë e gjerë dhe jo e përqendruar në grupe të caktuara. Në të gjitha grupmoshat, nivelet e kënaqësisë nga jeta janë, mesatarisht, dukshëm më të larta për të dyja gjinitë, lumturia bie në mënyrë të qëndrueshme me rritjen e moshës. Atëhere kush janë llojet e lumturisë?
A-Lumturia që vjen nga qetësia, është pa mërzi, pa rreziqe, pa stërmundime. Të zvogëlojmë kontaktet tona të kufizojmë nevojat tona, të ulim pretendimet, çfarë do të thotë të mblidhemi në “guaskën” tonë. I lumtur do të ishte ai njeri që do të mendonte, do të ndjente dhe do të dëshironte më pak. Këtu futen ata që një pjesë e jetës e kalojnë duke e vepruar gabim, pjesa tjetër duke mos bërë asgjë, dhe e gjithë jeta u shkon duke bërë tjetër gjë nga ajo që duhet të bënin. Pra të ndërgjegjësuar për gabimin e bërë është hapi i parë drejtë shpëtimit për t’ju afruar sado pak lumturisë.
B-Lumturia që vjen nga kënaqësia. Qëllimi i jetës nuk është të veprosh e të krijosh, por edhe të përfitosh sa më shumë. Me mundimin më të vogël të realizosh kënaqësinë më të madhe. I lumtur do ishte ai që do të shijonte çdo çast të jetës. E djeshmja iku të nesërmes nuk i dihet, shfrytëzo të sotmen. Për këtë ka mjaft shembuj. Njerëzit e varfër duken më të qetë, më pak strese se të pasurit, mbasi nuk kanë çfarë te humbasin. Intelektualët janë më të stresuar pasi kuptimi për botën dhe pamundësia e shijimit të saj janë shumë të mëdha, prandaj kanë numrin më të madh të vetëvrasjeve.
C- Lumturia që vjen nga rritja. Njeriu është i lumtur kur pa kërkuar drejtë për së drejti lumturinë, gjen gëzimin në mënyrë të pa evitueshme tek rritja d.m.th gjërat që shtohen. Akt ky që çon drejt të plotës tek diçka që ai vet nuk e zotëron, por që e çon atë përpara. Pra, në themel të një jete të lumtur ka vetëm nje mirësi, Besimi në vetvete. Lumturinë tënde duhet ta ndërtosh ti vetë. Dhe ti do ta arrish këtë vetëm kur ta kesh kuptuar që e mira është gjithçka që përshkohet nga virtyti, kurse e keqja është gjithçka që është e përzier me vesin. Si konkluzion nxjerrim : -Kënaqësia është plotësim i instiktive te çastit. Ka karakter natyrë, por më tepër shtazore.-Gëzimi ka vetëm një natyrë. Tërësisht njerëzor.-Lumturia është më tepër hyjnore sesa njerëzore.-Pra le të rrojmë me shpresë se në mos ne pasardhësit tanë do ta shijojnë më tepër lumturinë, sepse shpresa është ajo që vdes e fundit. Përfundimisht duhet të kemi të qartë : “Jetëgjatësia na dallon nga njeri- tjetri, kurse fundi na barazon”.