Një nga periudhat më të shëmtuara në marrëzinë ekonomike dhe sidomos politike të ashtuquajturve komunistë shqiptarë ishte periudha e Revolucionit Kultural Proletar Kinez. Kjo periudhë te ne, nisi ashpër mbasi u prishëm me Sovjetikët, të cilët dënuan krimet e Stalinit, kurse Enveri e quante njeriun më të madh të komunizmit. Në këtë kohë dhe kinezët kishin ndërtuar historinë Lejfeniane me Dacibao dhe të Lejfenizmave me kritika çdo intelektuali për borgjez , veshjeve me xhaketa doku dhe kontrollet e klasës punëtore. Kina filloi revolucionin i cili shkaktoi miliona viktima, por që ideologjikisht u aplikua dhe te ne. U prishëm me rusët-sovjetikë që ishin më perëndimorë në kulturë dhe u lidhëm me Kinezët që po digjnin dhe klasikë të letrave si Emil Zola dhe diku Hugoin. Po digjnin autorë të Rilindjes Europiane. Filloi ndikimi i Flet Rrufeve dhe kolektivizimit absurd. Filloi baleti i tyre dhe vjershat apo teatrot e tyre, veshja me xhepa xhaketash ushtarake doku dhe marrëzi të tilla si aksionet në fshat. Për fat nuk ka nxorën të luftonim harabelat si në Kinë, por “Enver Maocedun” na detyruan të thërrisnim, duke bërë dhe gjimnastikë para se të fillonim punën! Pikërisht në këtë kohë që nga viti 1965-1970 në PPSH u futën si kandidatë dhe pastaj anëtarë partie mijra individë. Ishte koha e marrë e Maocedun – Idesë i cili pastaj ndryshoi më vonë me Ten Hsiao Pin, por që sigurisht Enveri sërish do të prishej, sa Kina u afrua me Amerikën! Te ne në ato vite ndodhi “emancipimi i gruas” dhe ajo doli në turn të tretë dhe fushat me drapër në dorë, në aksione dhe u qarkulluan mijra kuadro nga Tirana dhe qytet e mëdha, nëpër fshatra – maleve e shumica u akuzuan për borgjezë! Këto janë vitet ku dhe Sali B nga malet në Tiranë u fut në parti. E po të futeshe në parti, do të pranoje dy gjëra me vullnet – Luftën e Klasave dhe Diktaturën e Proletariatit! 1968-ta, pavarësisht çfarë thotë Sali B si denoncim i Traktatit të Varshavës nga Enveri që sigurisht ishte hap i mirë që pastaj do na bënte vasal të Kinës – ishte viti i pranimit në parti të komunistëve shqiptarë të dashuruar me Maocedun idenë! Kishte kohë që po vepronte një ideologji e importuar e tillë dhe Enverit, po i leverdisnin disa metoda të tilla kineze në Shqipëri. Sidomos Lufta e Klasës dhe Flet Rrufetë apo Kontrolli Punëtor idiot, që po vepronte si një marrëzi inkopetentësh në çdo sektor. Po dënonte inxhinierë dhe kuadro të ditur. Ky ishte momenti i pranimit në parti dhe të komunistit të fundit në Europë sot që vazhdon Maocedun idenë me një “parti demokratike” dhe me një turmë mitingashës mbas vetes. Kush e kishin frymëzuar 22 vjeçarin e rënë nga malet në Tiranë? Ja çfarë thoshte Maocedun në atë kohë: Revolucioni nuk është një darkë gala; nuk është një vepër letrare, një vizatim, një qëndisje; nuk mund të bëhet me të njëjtën elegancë, qetësi dhe delikatesë, apo me të njëjtën ëmbëlsi, dashamirësi, mirësjellje, konsideratë dhe zemërgjerësi. Revolucioni është një kryengritje, një akt dhune me të cilin një klasë rrëzon një tjetër. Po a ju bën përshtypje se sa qejf, dëshirë dhe ambicie ka për termin “revolucion” Sali B!? Nuk ka se ç’bën dhe nganjëherë thotë – revolucion demokratik, por në mendje, ka atë që kishte si definicion kur është pranuar në parti! Pikërisht këtë të Mao ce Dunit! A i kujtoni njerëzit afër tij apo delirant të tij që dalin dhe në studio dhe thonë se – Rama nuk rrëzohet me butësi? Njëri është dhe i persekutuar politik se Enveri ja burgosi të atin dhe pse ishte komunist, për divergjenca e “luftës së atëhershme të klasave “ kokë ngrënëse” dhe të shokut! Berisha ka në mendje “revolucionin e Maos” por bën sikur është me atë -demokratik, që në të vërtetë nuk ka kuptim kur ka pluralizëm! Berisha është pranuar në PPSH me këtë filozofi revolucioni! Po pra me Maocedun-idenë e asaj kohe. Të Revolucionit Kultural Proletar vrastar! Por Mao thoshte dhe se: Ne duhet të mbështesim gjithçka që lufton armiku dhe të luftojmë gjithçka që mbështet armiku. Pse çfarë ka bërë Sali B këto 32 vite!? Kush ka qenë në pushtet ose opozitë forcë politike kundërshtare e Berishës dhe partisë së tij maoceduniste, kështu është luftuar, me këtë parim. Berisha po u futën në burg kriminelë nga qeveria në pushtet, por që nuk është e Berishës – i mbron si të jenë vjedhës, abuzues dhe avazor fiskal. I quan të persekutuar politik! Nëqoftëse qeveria që nuk është e Berishës të pranon në punë ose të vjen në teatër ose të duartroket se këndon mirë-të urren dhe të përflet si në shërbim të “komunistave”! Berisha po të merrte vesh se Voltana dje dhe sot Bardhi merr projekt nga Rama për Shkodrën- të akuzon për të shitur të armiku! Maocedun – idea thotë: Komunizmi nuk ka të bëjë fare me dashurinë. Komunizmi është një çekiç i shkëlqyer që ne e përdorim për të shkatërruar armikun tonë! Pse çfarë bën me “demokracinë” e tij Sali B!? Ai e bën atë çekiç (si komunizmin e maocedunit pra) për kundërshtarët e tij politikë. Kaq asgjë më shumë e as më pak. E fundit është një “shprehje e madhe” e Maos që thotë: Amerika do të jetë vendi i fundit që do të bëhet komunist!?? Për Berishkët dhe injorantët e tij në mitingje dhe portale “Amerika, Blinken, Kim” janë tashmë komunistë! E Sali B, mitingashët dhe militantë që i kanë mbetur i ka mësuar të jenë të tillë në saj të “maocedun-idesë” së degraduar të tij.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë