Një ndër ata burra që nuk harrohen është dhe patrioti Kamer Prela.Kameri u lind në Peraj të rahines se Nikaj- Merturit ne vitin 1880, ne ato vite kur, mendjet e ndritura te kombit perqafonin idete patriotike dhe platformen e vendimeve historike te Lidhjes Shqiptare të Pizrenit. Ai ishte nga i njejti fis me Mic Sokolin. U rrit i edukuar nga babai dhe te afermit e asaj dere ne Peraj, dere trimëre e bujare me zëne krahinë.Dëgjonte për Mic okolin, Sylejman Vokshin dhe Abdyl Tosken, e keto ndikuan ne formimin e tij atdhetar e burreror. Dhe shume shpejt Kameri zuri vend ne odat malesore, ne kuvendet e burrave. Ne vitet 1910-1912, kur Dergut Pasha me ushtrine e tij iu turr Malesise se Gjakoves, Kameri u bashkua me trimat e Nikaj -Merturit, qe komandoheshin nga Prel Tuli.Qe nga ajo kohe jeta e Kamerit ishte maleve, kaçak. Shpesh u thoshte vellezerve te tij se nuk do martohej, se ishte “martuar” me mauzeren e tij te shtrenjte, krisma e se ciles degjohej ne te gjithe krahinen. Ai kishte dale malit ne lufte per liri, kunder pushtuesve te huaj.Me 1915 serbo-malazezet sulmuan Malesine e Gjakoves.Ne pranevere te atij viti u be lufte e pergjakshme ne qafe te Kolcit. Rane dhe u plagosen shume malesore trima, midis tyre Ali Haka, shok i ngushte armesh dhe idealesh i Kamerit. Mbi 20 luftetare i armatosi Kameri ne ate beteje te pergjakshme duke vrare shume shkie. Ne perpjekje e siper u plagos rende.Tashme ai ishte 35 vjec.Kenga popullore percjell heroizmin e malesoreve te atyre aneve:
Bashkoi fisin Sokol Basha,
Sonte naten na vjen Shala,
Kamer Prela trim drague,
Hajdar Ukes fjale i ka cue,
A po vjen Hajdar me mue,
Ne qafe te Kolcit me luftue,
Shkiet qafen e kane zaptue.
Kur kane ra n’kshtajat e Geghysenit,
Therret Kameri vet me veti;
Me ka marre pushka qaf qemeri,
Qafe qemerit me ka keput krejt,
Kurtesh Kurti rrepte po qet,
Bek Selimi po pisket,
Kjo Krasniqja ka dale krejt.
Nga kujtimet e nipit te Kamerit,Bafti Zeqiri,kemi ruajtur kete episod: E kerkojne Kamer Prelen te dorezojne armen ne postekomande te xhandarmerise.Vellezerit e sugjerojne qe te largohet,se ishte ne rrezik,te pakten 5-6 muaj. Por ai veproi ndryshe.U paraqit dhe kur i kerkuan armen,ai u pergjigj: “Zotni komandant ! Ne malesoret e ketyre aneve e kemi pase zakon se gruaja e arma nuk jepen”. I tha keto fjale komandantit austriak dhe iku maleve.Kamer Prela kishte dosjen e zeze ne komanden e xhandarmerise austriake ne Shkoder. Arriten ta kapin, e derguan ne burg ne Shkoder. Vargjet e nje kenge popullore e tregojne gjendjen ne burgjet austriake te asaj kohe:
Krajli i Nemces krajl s’ish kane,
Nuk po u jep buke me ngrane,
As po i len me pi duhan.
Ne burg Kamer Prela ishte takuar me Tunxh Miftarin, bajraktarin e Merturit, te cilit me vone i ka shpetuar jeten.Pas 6 muajsh erdhi urdheri per varje ne litar. Kur thirren emrin e Kamerit,trupvogel e sygace,e pyeten se c’deshironte te thoshte si fjale te fundit,ai u pergjigj: “ Une sot jam i gezuem, se po vdes me nder per dheun tem.”Komandanti i burgut u habit nga kjo pergjigje e ketij shqiptari nga malet e veriut.Ai menjehere nderroi mendje.I fali jeten dhe e la me burgim te perjetshem.Pas 6 ditesh e dergojne ne Viene, ku pas 3 vjetesh,me 1918, vdiq ne burg. Ai u shua per shqiptarine, sepse nuk e duronte sundimin e huaj dhe e luftoi ate me arme deri ne fund te jetes se tij te re.Ne Peraj, lagja Mserr, ende mbahen muret e kulles trekateshe te Kamer Preles. Ajo u ka rezistuar rrebesheve te kohes dhe qendron si monument historie per t’u treguar brezave sakrificat qe kane bere paraardhesit e tyre per kete vend, per Shqipërine.