Shkolla ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës ka një histori të ndritur në fushën e muzikës, harqeve, pianos, kitarrës, instrumentëve të frymës dhe arteve figurative në vite. Në shkollën ‘Jan Kukuzeli’ Durrës po zhvillohen shumë aktivitet në fushën e muzikës dhe arteve figurative. Çdo javë po organizohen koncerte në sallën e kësaj shkolle, ekspozita të arteve figurative dhe takime me profesorë nga Universiteti i Arteve Tiranë, shkollat artistike të të tjera nga Shqipëria dhe bashkëpunim me muzikantë të huaj. Falë punës me pasion e përkushtim drejtorit të kësaj shkolle Z. Dashamir Mehmeti, anëtarëve të drejtorisë, trupës pedagogjike në lëndët e përgjithshme dhe në pikturë e muzikë, shkolla ‘Jan Kukuzeli’ Durrës, po fiton një dimension të ri, që do ta çojë përpara në nivele bashkëkohore artin në qytetin e Durrësit. Një iniciativë me shumë vend është edhe vlerësimi i kontributeve të mësuese në vite dhe historiku i shkollës ‘Jan Kukuzeli’ Durrës. Sot me datën 28.03.2024 u zhvillua në shkollën ‘Jan Kukuzeli’ Durrës, një Wokshop-bisedë me temën: ‘Këshillimi i kurikulave dhe psikologjia e adoleshentëve’, me nxënësit e kësaj shkolle. Këshillimi psikologjik, psikologjia si fushë, ka një rëndësi të veçantë për artistët e rinj në muzikë dhe pikturë. Këshillimi i kurikulave ka rëndësi gjithashtu të veçantë për artistët adoleshentë, të cilët janë përpara dilemave te së ardhmes së tyre. Nëpërmjet këshillimit psikologjik, jo vetëm në dhomën e psikologut por edhe në klasë, bëhet e mundur zgjidhja e shumë dilemave dhe problematikave që kanë artistët për të ardhmen e tyre. Aktiviteti u zhvillua nën drejtimin e psikologes së shkollës ‘Jan Kukuzeli’ Znj. Urani Cobo dhe psikologut të artit Mass. Qamil Gjyrezi, me mbështetjen e drejtorit të Shkollës ‘Jan Kukuzeli’ Durrës Z. Dashamir Mehmeti. Zonja Cobo punon me shumë përkushtim, për të këshilluar dhe zgjidhur problematikat që kanë adoleshentët artistë, duke biseduar dhe zhvilluar seanca këshillimi me nxënësit. Para një viti kam zhvilluar një koncert-bisedë në Shkollën ‘Jan Kukuzeli’ Durrës dhe kjo është biseda e radhës me nxënësit e kësaj shkolle. Psikologjia sot ka një rëndësi të madhe për artistët, për ti mbështetur në rrugëtimin artistik dhe profesional. Në këtë bisedë psikologjike morën pjesë nxënës të muzikës, në instrumentet e pianos dhe violinës, kitarës dhe nxënës të arteve figurative. Ata ndoqën me vëmendje leksionin dhe morën pjesë aktivisht, nëpërmjet pyetjeve dhe debatit për temat e psikologjisë. Biseda ose këshillimi psikologjik ishte profesional dhe shumë dashamirës. Në këtë stad të zhvillimit personal nxënësit përballen me një seri problematikash të moshës siç janë: ankthi, stresi, agresiviteti, minierat e obsesionet, depresioni, miqësitë, marrëdhëniet me prindërit, ndrojtja, obeziteti dhe anoreksia, që u interpretuan nga drejtuesit e këshillimit. Në këtë bisedë u trajtuan edhe temat të personalitetit dhe karakterit artistik të adoleshentët. Këshillimi i ndihmon nxënësit të trajtojnë problemet tyre në një mënyrë pozitive. Në këtë bisedë, bashkëbisedim u sqaruan çështjet artistike, dilemat e moshës, u eksploruan opsionet, mundësitë dhe u synua në zhvillimin e strategjive për të arritur qëllimin dhe rritur vetëdijen e të qenit adoleshent dhe artist. Në këtë bisedë u trajtuan edhe tema të tilla si psikologjia e violinës, pianos, kitarës dhe lidhja e tyre me shkencat konjitive. Violina dhe piano kanë një ndikim të madh të instrumentisti dhe ndikojnë tek mendja, shpirti dhe tek formimi artistik dhe IQ, kuota e inteligjencës. Instrumenti i kitarës i zhvillon artistët melodikisht, ritmikisht dhe harmonikisht. Një interes të veçantë mori edhe tema e llojeve të temperamenteve njerëzore, që ka një rëndësi të madhe për artistët e ardhshëm, për përzgjedhjen e tyre në fillim të studimit të instrumentit që në klasën e I-rë dhe për zhvillimin e tyre artistik dhe intelektual. Mësuesit dhe pedagogët e muzikës duhet të njohin shumë mirë temperamentet e fëmijëve. Në këtë bisedë psikologjike u fol për artet figurative, pikturën dhe skulpturën. Nxënësit artistë drejtuan pyetje, që kishin të bënin me problematikat e artistëve adoleshentë dhe të ardhmen e tyre. Në shkollën ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës ka arritje në të gjithë sektorët e muzikës dhe pikturës. Instrumentet tradicionalë, siç janë piano, harqet, instrumentet e frymës, kitara e kantoja kanë një rëndësi të veçantë në këtë shkollë, që ka traditë shumë të mirë, jo vetëm në Shqipëri. Nxënësit e kësaj shkolle studiojnë edhe në konservatoret e perëndimit, duke arritur rezultate shumë të mira. Si psikolog arti dhe instrumentist fryme prej 50 vitesh, kam besim se në të ardhmen nxënësit do të studiojnë edhe në instrumentet e tunxhit, trombë, trombon dhe korno mbasi janë shumë të rëndësishëm për Bandat muzikore dhe Orkestrën simfonike të qytetit të Durrësit dhe shkolla ‘Jan Kukuzeli’ ka një traditë të mirë në këta instrumenta. Edukimi artistik ka një rëndësi të madhe për edukimin dhe formimin e muzikantëve, piktorëve e skulptorëve të rinj. Arti ndihmon edhe në fushën e dijes dhe të formimit intelektual. Filozofi John Lubbock shkruan:’ Arti është padyshim një nga elementët më të pastër dhe më të lartë të lumturisë njerëzore. Arti stërvit mendjen përmes syrit dhe syrin përmes mendjes. Ashtu si dielli ngjyros lulet, po ashtu edhe arti ngjyros jetën. Dhe thënia tjetër për muzikën: ‘Muzika është një gjuhë universale, që njihet për efektin që ka në psikikën njerëzore’.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë