
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kim Filbi, Stalini, Hoxha, Berisha, McGonigal dhe Edi Rama spiunazh, shpifje, realitete...

Shkruar nga Xhevdet Zekaj dhe Vangjel Sako 30 Janar 2023

U lodhëm! Kemi një javë që artileria e rende politike, mediatike na çau... daullet e veshit. Energji pafund te harxhuara kot, zhbirilomë, arsyetime, konkluzione, fantazira, komplete qe nuk ka serial apo botër. Gjithë kjo tollovi na detyroi të rilexojmë për pak ditë librin biografik të Kim Filbit. A MCgonigal i rangut Kim? A ka ndonjë shqiptar që ka arritur të rekrutoj një drejtues të lartë në nivele të Kimit? Kushdo që rrekte të na mbush mendjen se Edi Rama ka rekrutuar e korruptuar një drejtues kaq të lartë të FBI, thjeshtë na bën të qeshim pa u gudulisur fare. Në ligjërime psike të të marrëve ja kanë kaluar dhe Enver Hoxhës në mitonomaninë se ai kapte e zbulonte bandat që hynin në Shqipëri me dyfekë me gjalmë, pa një radiomarrëse? Turp & Dëngla! Lereni të flas drejtësia. Përpara se të shkruajmë po themi me pesë fjalë kush është Kim Filbi(Philby). Harold Adrian Russell "Kim" Philby ishte një oficer i inteligjencës britanike dhe një agjent i dyfishtë për Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1963 ai u zbulua se ishte anëtar i Cambridge Five, një rrjet spiunësh që kishte zbuluar sekretet britanike te sovjetikët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në fazat e hershme të Luftës së Ftohtë. Nga pesë agjentët, Filbi besohet të ketë qenë më i suksesshëm në sigurimin e informacionit sekret për sovjetikët. I lindur në Indinë Britanike, Philby u arsimua në Westminster School dhe Trinity College, Cambridge. Ai u rekrutua nga inteligjenca sovjetike në vitin 1934. Pasi u largua nga Kembrixhi, Filbi punoi si gazetar, duke mbuluar Luftën Civile Spanjolle dhe Betejën e Francës. Në vitin 1940 ai filloi të punonte për Shërbimin Informativ Sekret të Mbretërisë së Bashkuar (SIS ose MI6). Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore ai ishte bërë anëtar i rangut të lartë. Në vitin 1949, Philby u emërua sekretar i parë i Ambasadës Britanike në Uashington dhe shërbeu si ndërlidhës kryesor britanik me agjencitë e inteligjencës amerikane. Gjatë karrierës së tij si oficer i zbulimit, ai i kaloi Bashkimit Sovjetik sasi të mëdha informacioni, duke përfshirë një komplot për të përmbysur regjimin komunist të Shqipërisë. Kimi punonte për Stalinin, dhe KGB-ja e kësaj mostre i përcillte Enver Hoxhës informacione pafund edhe për bandat që vinin në Shqipëri, duke ja forcuar pushtetin diktatorit dhe jo dobësuar. Duke deformuar rëndë dhe detyrën e e ngarkuar Kimit për rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipëri. Në këtë vështrim Enveri e ktheu në mit sigurimin shqiptar, duke e përdorur luftën me armiqtë e jashtëm nën moton: Popull shqiptar, të pakënaqur e kundërshtar, qepeni gojën sepse sigurimi ynë nuk pyet për shërbimet sekrete te SHBA-Anglisë e jo tuajin dhe ja doli, dhe rriti terrorin dhe propagandën në këtë vend të vogël. Dhe sot një armatë e përnatshme televizive që flasin për politikën, abortin, majëhasëllin, krimin se si “pjellin” mushkat, që dinë gjithçka po e vrasin popullin dhe ne, duke na bërë të harrojmë djegësat, korrupsionin, Gërdecin, 21 Janarin, çmimet, inflacionin, varfërinë,krimin, braktisjen, plakjen, arsimin, shëndetësinë etj, etj. Ditë të errta për një punonjës në Nju Jork në një zyrë kundër zbulimi, tashmë në pension, në gjykatë. Por nëse Edi Rama ka arritur të korruptoj FBI-në do të isha i lumtur, sepse të paktën nja tre kundërshtar politikë të tij, që e kanë derdhur kupën me krime ndaj Shqipërisë e shqiptarëve do të ishin në burg sot. Prandaj them se nuk ka shqiptar që mund të korruptoj sistemin amerikan, sepse atje ka filtra pafund për të kontrolluar deri në detaje atomi çdo informacion, ligj, rrezik kombëtar apo korruptiv. Guximin e Saliut “non grata” për të këshilluar administratën amerikane, janë groteske, dhe nuk do të ndodhin kurrë, edhe nëse në pushtetit vjen Trump, sepse atje administrata nuk ndryshon, dhe nuk ka njeri të ndryshoj. Po mjeran dhe një analist i cili i kërkon Amerikës ti kthejë përgjigje për disa pyetje, për McGonigal e Ramën. Çfarë faqeziu? Por jo dhe aq, sepse për konsumin shqiptar është në rregull, për të marrë ndonjë pare, kjo shpurë propagandistësh stalinanë janë gati të helmojnë vetëdijen e shqiptarëve duk u shërbyer e lëpirë mendjen politikanëve, mafies. Stalinistë në përmbajtje e formë, në qëllime dhe verbuar nga një urrejtje deri në verbëri shpifëse ndaj Ramës.
Personalisht mund mos ta votojmë këtë radhë të majtën, por nuk jemi qorruar që mos të shikojmë se çfarë ndryshimi kanë sjellë, si dhe fajet e pafundme të tyre qoftë edhe me bërdellon Bord transparence në krye etj, por nuk jam naiv të besoj se Rama ka korruptuar një pensionist fbistë amerikan, dhe se ky është halli i shqiptarëve. Nuk mund të ndodh ndryshe! Kim Filbi, McGonigal nuk kanë lidhje mes tyre në spiunazhin kundër apo pro Shqipërisë, por Stalini, Hoxha, Berisha dhe gjithë propaganda bajate po harxhojnë pafund energji e kohë për një çështje që është në gjykatë. Historia spiunazhit përsëritet, por herën e dytë është ose komike, ose e tragjike. Dhe të mbështetesh mbi ideologji staliniste, enveriste për të kryqëzuar Ramën dhe McGonigal për një spiunazh sorosist që mund të ketë cenuar ndoshta opozitën shqiptare, sepse Amerikës nuk e ka prekur asnjë thërrime, është komedi për gjithë klasën politike dhe analistët, por tragjedi për Shqipërinë e shqiptarët. Forca Rama pasi korruptove FBI-në, kap KGB-ën, Inteligjenc Servisin, DIA-n dhe vetëm kështu mund të fitosh zgjedhjet... Vetëm kështu opozita forcohet dhe Shqipëria naltësohet! Mjerë ne, mjerë ju që na
Më të lexuarat


Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Kush janë fitimtarët dhe humbësit e vërtetë të luftës?

Të gjithë që “shohin në ëndërr” pushtetin, premtojnë parajsën!

Bëju ballë forcave të liga frymore!

Antikomunizmi dhe viktimat e tij!

Integriteti si kapital politik

A po zhduket profesioni i mësuesit?

Debati për të kaluarën e Kosovës

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në fushatën që po bën?

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një kope do bëhet “kurban”!
