BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Opinion / Editorial

Klanokracia, përndryshe demokracia e ferrit

Klanokracia, përndryshe demokracia e ferrit

Që jetojmë në ferr prej 33 vjetësh kjo nuk do as mend e as kalem. Dil në rrugë e bërtit sa të duash se me këto të ardhura nuk e shtyjmë dot ditën, se me këtë pension vdes, se papunësia nuk zgjidhet ndryshe, por veç me vetëvrasje apo arratisje nga ky vend i vetmallëkuar: thirr sa të duash se nuk ta vë veshin njeri. Askush nuk ta pjerdh, thotë populli, që është trullosur aq shumë sa etika e të folurit i duket tashmë shëmti. Çfarë kërkohet tjetër ti bëhet këtij populli për t'u zhbërë? Shihni çfarë ndodh me opozitën dhe tek ajo keni pasqyrën për të parë çfarë ndodh me Shqipërinë. Por ka që as duan t'ia dinë e llomotisin nëpër foltore për demokraci. E kërkojnë si fëmijët që duan tortë apo akullore. Mendojnë se duke kërkuar do tua japin. Mirë këta të pushtetit që dhurojnë premtime të pafund, se fundja demagogjia është një prej mjeteve për të qeverisur dhe këtë e kanë përdorur me sukses të gjitha sistemet. Janë të njohura propagandat, veçmas gjatë luftrave të çmendura botërore, kur raportet sekrete që vinin nga fronti i luftimeve që ishin katastrofike, një çalaman ministër propagande i ndërsjelltë dhe i paraqiste fitore. E jo vetëm kjo, por për demokraci flisnin fashistët, komunistët, madje edhe diktatorët. Demokraci, thoshin dhe vazhdojnë të thonë sikur të flisnin për hoje bletësh. Në të vërtetë fjala demokraci është bërë si një lëvere, një rreckë e pistë me të cilën jemi të detyruar të fshijmë sytë përditë. Pa le kur dëgjohen zërat e zvargur "Liri - Demokraci!" - dhe ju duket se po bëjnë revolucion nëpër foltore. Po thirrni more, çirruni, kush po ju ndalon të vdisni. Jeni të lirë, madje kur ja shaloni makinave si gomerëve në fshat, keni liri demokracinë ta ngisni si të çmendur dhe të parakaloni që të përplaseni me një kolonë makinash të tjera dhe bashkë me veten të vrisni dhe 4-5 apo 6 të tjerë krejt pa faj. Edhe kjo demokraci është. Demokracia e ferrit të rrugëve ku edhe vidhet, edhe vritet. Por ne po flasim për politikën e jo për qeverisjen shtetërore e as mendore se siç është njëra bëhet tjetra. Dhe prapë foltoreve flasin e pjerdhin për demokracinë. Ngulmojnë se ju duket se kështu çlirohen prej të keqit që kanë në bark. Po për çfarë demokracie llomotisin?! E dinë edhe bufat tashmë se e vetmja gjë që nuk ekziston në Shqipërinë tonë politike është demokracia. A ka popull në botë që qeveriset kësisoj. Berisha ka qeverisur si bej fshati. Ato sejmenët e tij me të cilët rripte popullin, duke përfshirë të bijën që, vendoste i ati kryeministër e firmoste bija, e cila deklaronte në media "firma ime kushton 1 milion dollarë". Si e harruan kaq shpejt mediat këtë deklaratë, më cinikja në historinë e kësaj demokracie të përdhosur klanore. Tani bija bilbiloset të mbrojë pronat e burrit që me një firmë qeveritare na u gdhi milioner. Për çfarë demokracie flasin me sy në qiellin e errët ku llamburit një dritëz që sa vjen e shuhet se nuk ka më kandili vaj. Nuk ka demokraci në Shqipëri, more jo. Hiqeni mëndësh atë punë. As mos e kërkoni se nuk ua jep njeri, dhe vetë nuk jeni të zot ta fitoni. Aq më tepër parti me demokraci as mos kërkoni në Shqipëri. Lëreni PS se ajo dihet, por edhe ajo PD që ka në shpatull emrin demokraci, nuk ka qenë demokratike asnjë ditë të jetës së saj në këtë pluralizëm idhujsh pa krena. Ajo parti ka qenë thjeshtë një pëllumb në thonjtë e skifterit. Kot i atribuohet këtij dhe atij shkatërrimi, nëse do të ishte PD demokratike nuk do të mund ta shkatërronte Rama dhe as edhe njëqind shpallje ‘non-grata’. Një parti me demokraci të vërtet nuk e mund asgjë. Sepse ajo gjeneron gjithnjë lider të rinj me ideale demokratike e jo një ujë i ndenjur që qelbet kur të kenë kaluar dyzet ditë. Mbajeni mend këtë numër që populli e përdor në aforizmat e veta, në 40 ditë uji qelbet, por kur ti ketë kaluar 40 gurë kthjellohet e bëhet i pijshëm. Populli i di sepse i heq në kurriz bëmat e bijve plangprishës. Është i zgjuar populli, por i ka zënë rrota bishtin e nuk lëviz dot. Ata që u shkojnë pas liderëve kakareçë nuk janë popull, janë turmë e bëjnë berihaj pas interesave karrieriste. Edhe kur flasin për ideale mendjen tek kolltuku e paraja e kanë. Një parti klanesh me ideale xhepi natyrisht që do shkatërrohet, në të vërtetë vetshkatërrohet. Kjo që kanë ndërtuar në Shqipëri gjitha palët është një klanokraci, një ferr dhe në ferr nuk ka demokraci. Ka vetëm kaos, ferrokraci. Mjaft me spekulime. Kërkoni një emër tjetër për partiçkat tuaja, se demokracia në Shqipëri ka vajtur për lesh dhie ngecur nëpër ferra e driza ngatërrestarësh.