BREAKING NEWS

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati i katërt, zbardhen detajet e para

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga
x
BREAKING NEWS

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja
x
BREAKING NEWS

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon Partinë Socialiste: Nuk më lejojnë të...

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon
x
BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x

Opinion / Editorial

“Kocominjtë” e zyrave, më dëmtues se vetë “kryebrejtësi” i tyre

“Kocominjtë” e zyrave, më dëmtues se vetë

Nuk ka fat më të shëmtuar dhe më të keq për një qytet, apo për një rajon, se sa kur zyrat e drejtimit të tij, qëndrojnë me vite pa ndërruar as mentalitet dhe as njerëz në një elitokraci ose burrokraci normale që pason njëra tjetrën! Nuk ka më keq se sa kur zyrat e pushtetit trashëgohen nga urdhërat, familjarët dhe “kocomijtë” e partisë! Kur formohet jo elita burrokratike që sigurisht i shërben ligjit dhe shtetit apo dhe administrimit, por kur turmëzohet “kopeja e brejtësave” të administratës dhe pushtetit! E për më tepër kur kjo kope transformohet në një “klikë” ku tashmë jo vetëm djali, por dhe nipi mbajnë pushtetin në një habitat kur brejtësit dhe kryebrejtësi bëjnë vetëm dëm!  Në qoftëse do dikush të kuptojë se çfarë ndodh kur formohet një kope  e cila tashmë ka mbi tre dekada që ka pushtuar qytetin, zyrat  dhe administrimin e tij, mund ta kuptojë në Shkodër. Në qytetin e vetëm që pushteti vendor nuk ka pluralizëm! Që ka që nga viti i trishtë 1945-së që nuk ka pluralizëm, por trashëgimi brejtësash! Por nga 1990-ta akoma më keq se në diktaturë! Shumë më keq!  Më të sëmurë dhe përhapës sëmundjesh se në regjim jo demokratik.  Administrata e brejtësave në Shkodër me dallime të pakta në vite të ndryshme, ka mbetur ajo e marrëzisë “antikomuniste” por me fëmijë dhe shërbëtorë prind të komunizmit. Të njerëzve që kanë përfituar në atë kohë dhe shpallin veten si “heronj të persekutuar” të kohës kur i shërbyen diktaturës! Por çfarë kanë si zanat “kocominjtë” e zyrave të pushtetit vendor në Shkodër? Në rradhë të parë intrigën dhe llapazanërinë absurde kur dikush “bën vaki” dhe vjen i zoti dhe që do të punojë! Ata e luftojnë dhe e zëvëndësojnë me “sërën” e tyre dembelhane dhe mediokre, por të zot për të bërë fjalë dhe intrigë! Në tre dekada kanë zëvëndësuar njëri tjetrin brenda familjes së brejtësave dhe brenda familjes gjenetike! Po po në punësim dhe administrim. Më shumë se 30-të vite kanë pasur kohë të bëjnë vetëm eksperimentete tyre të brejtësave të pushtetit, duke bërë faje të mëdha mos zhvillimi dhe mos drejtimi normal. Kocomijtë e zyrave nuk lejojnë asnjë diçka ndryshe mustaqeve të tyre dhe marrëzive të tyre ideore me antikomunizëm fals dhe mashtrues. Ndalojnë çdo përparim dhe mendim ndryshe! E konsiderojnë armik një diçka jashtë bishtit të tyre dhe mustaqeve të tyre të njëjta. E quajnë biles dhe komuniste një diçka që kërkon të punojë dhe të bëjë ndryshe tyre, por në favor të Shkodrës, punës së zyrës dhe të administratës!  As zyrat nuk i ndryshojnë se kanë frikë se “jo vjen komunizmi”! Shpesh rrinë me ato perde apo bojë muresh për një kohë që nga lëtyrosja duken si modele “arkaik retro”! Kocomijtë e zyrave akoma më keq se Kryebrejtësi që kanë sipër sidomos këto 7-8-të vitet e  fundit, janë dëmtuesit më të mëdhenj, sepse janë tashmë akoma më keq se në diktaturë të pa lëvizëshëm në habitatin e tyre fatkeq të brejtësave politikë dhe administrativ!  Kanë filluar të “brejnë” dhe njëri tjetrin kohët e fundit, sepse me sa duket nuk ju del më pushteti përbashkët brenda llojit tashmë të përçarë! Kocomijtë e zyrave me vite në shërbime, në kulturë dhe sport,  në administratë dhe në aspektin qytetar, janë bërë fatkeqësia e Shkodrës. Nuk është faji i gjithi i partisë dhe i kryebrejtësit sipër! Tashmëm kopeja e kocominjve të zyrave, është një diçka që po bën shkatërrimin urban dhe qytetar të Shkodrës. Që nuk lejon asgjë të re dhe asnjë mendim të ri, por dhe asnjë inisiativë të re. Ata kanë vetëm parimin e dembelizmit dhe politikës antiqeveri për të justifikuar dhe qëndrimin e tyre në zyrat e pushtetit më shumë se tre dekada.  Është jo vetëm teoria e partisë së kocominjve për të premtuar me paret e qeverisë dhe për të bërë një “asgjë” me paret e Bashkisë! Tani kjo është praktikë e pikërisht kocominjve! Janë kocominjtë që bërtasin më shumë se të gjithë – poshtë komunizmi! Kur në fakt, një pjesë kanë dalë nga gjirizet e tij! Po vazhdojnë ti bëjnë keq Shkodrës. Janë kocominjtë që deklarohen si “antikomunistë” kur tashmë pjesa e re e tyre kanë lindur pas 1990-tës dhe ajo përpara ishte me shumicë pjesë e atij regjimi! Po i bëjnë keq në synimet kulturore të Shkodrës dhe trashëgimisë së saj! Po e dëmtojnë atë me “brejtjet” e tyre të stërmëdha! E kanë çuar Shkodrën në një qytet që lëngon dhe kulturalisht! E kanë lënë pa investime duke e degraduar urbanistikën dhe infrastrukturën dhe duke dhënë leje gabim, por dhe duke mos kryer shërbime. Meskiniteti i brejtësave po humbet në fatkeqësi urbane dhe kultuore Shkodrën!  E bëjnë, sepse nuk dinë ndryshe dhe e shesin për antikomunizëm, duke thënë: se Shkodra degradohet se nuk na jep investime qeveria! Po dhe prandaj mos e votoni! E sigurisht as kanë fonde dhe as nuk mbledhin dhe as nuk i hedhin si kocominj zyre që janë! Tashmë janë bërë dëmtuesit më të mëdhenj! Më shumës e sa vetë kryebrejtësi apo ai që i mban dhe pse e di se janë të tillë. I di se janë një pjesë dembelhane dhe jashtë dëshirës për punë. Por i di se janë kocominj “antikomunistë të devotshëm” të zyrave kthyer në institucione brejtësash në qytetin historikisht kundër tyre. Për fat të keq sot administrohet nga kocominj të tillë dhe faji tashmë është në Shkodër.