ETIKA E MESUESIT
Për një nxënës, figura e mësuesit është aq e rëndësishme sa që vjen një moment kur ajo kthehet në normë për jetën e fëmijës. Gjithçka fillon nga ai individ që qëndron para tyre çdo ditë, nga mësuesi i tyre. Shembulli që ai ju jep nxënësve është ajo që ata mundohen ta huazojnë apo imitojnë, për ta ndjerë vehten të sigurt në momentin që do të dalin në jetë. Për këtë arsye, figura e mësuesit është gjithmonë, jo vetëm në qendër të vëmendjes, por edhe në imazhin që krijojnë për mësuesin ideal.
Pjesë e ideales është sjellja e tij.
-Mësues ideal do ishte ai që edhe nëse “nuk është” mundohet të jetë sa më i drejtë në vlerësimin e nxënësve. Sepse jo rrallë ndodh që mësuesit nuk e kanë fare idenë e efektit të notës dhe vlerën e saj. Ndoshta më saktë do ishte të themi që s’duan t’ia dinë.Shpesh herë, mungesa e seriozitetit në vlerësimin nga mësuesit, bëhet shkak për lindjen e një xhelozie dhe cënon marrëdhëniet midis nxënësve.Adoleshentët sot janë të lodhur duke u ballafaquar me shembullin e mësuesit të dobët, që korruptohet në mënyra të ndryshme, që predikon ndershmerinë dhe dinjitetin dhe kur vjen koha e veprimit, harron çfarë ka thënë. Janë lodhur me figurën e mësuesit që, më shumë se sa këshillues, edukues dhe i afërm, ngjan me një “xhandar”.Ka ardhur koha që mësuesi ideal të mos jetë me vetëm një imazh.
Mesuesi, modeli i etikes, i te nxenit, i dijes.
Që nga bukurshkrimi në klasën e parë, sjellja etike, vlera profesionale gjatë gjithë rrugës së shkollimit, tek çdo nxënës është nevoja për modelin që do të ndjekë .
Modeli i mësuesit të ndërtuar mbi standarde, premton për rrugën e drejtë në edukimin e brezit të ri të çdo kohe.
Mësuesi nuk duhet të mbajë qëndrim personal. Në mësim, ai duhete të shfaqet sa kërkues, aq edhe liberal në kuptimin e krijimit të një klime, ku çdo kush mund e duhet t’i shfaq mendimet e tij lirshëm dhe pa asnjë kompleks, nxënësi të ndihët zot i fjalës së tij. Mësuesi i arsimit parauniversitar siguron një mjedis të ngrohtë me nxënësit dhe nuk duhet të fyej me apo pa dashje nxënësin, pavarësisht prejardhjes social-kulturore.- Por a ekziston ky fenome në asimin tonë ? Po kjo gjë ndodh, ndonëse në raste sporadike por është akoma sot dhe kësaj dite fenomen i pa zhdukur.Kërkohet që mësuesi të njoh që në fillim nxënësit që i janë besuar, duke u treguar i kujdesshëm në fjalorin që përdor apo në komentet që bën, me përkushtim, ngrohtësi dhe duke qënë udhërrëfyes i jetës së tyre shkollore.
Kërkon mendimin e çdonjërit prej tyre për tema delikate, nxit nxënësit të respektojnë njeri – tjetrin, pavarësisht nga origjina, e kthen klasën në një mjedis të hapur e gjithëpërfshirës.Siguron zhvillimin intelektual të nxënësve. Me punën e tij të përditshme, mësuesi kontribuon në zhvillimin intelektual të nxënësit, të paktën për sa i takon lëndës ku jep mësim, duke nxitur tek ata besimin dhe mendimin se mund të arrijnë suksese. Ai, nuk frymëzon diskriminimin, krijon për nxënësit me aftësi të kufizuara kushte të barabarta pjesëmarrjeje, kultivon tek ata përmes shembullit të tij, edukatën dhe kulturën e punës.
Nuk lejon konflikte interesi me nxënësit. Në punën e tij, mësuesi nxitet nga synimet psikopedagogjike dhe kërkesat akademike, nuk krijon marrëdhënie biznesi me prindërit e nxënësve, nuk i nxit nxënësit për pjesëmarrje në grupime të ndryshme politike, nuk abuzon me detyrën, duke tërhequr pas vetes për interesa përfitimi nxënës të tij për plotësime njohurish pas mësimit etj.
Respekt për kolegët:
Një mësues, duhet t’i respektoj kolegët e tij dhe të punojë ngushtësisht me ta në interes të nxënësve. Mosmarrëveshjet ndërmjet mësuesve, janë thjesht personale dhe nuk duhet të ndikojnë në punën e tyre. Mësuesi nuk duhet të bëjë komente para nxënësve për një koleg të tij. Kush nuk respekton kolegun, nuk respekton veten.Sa janë evidente këto mardhënie të mira në kolegtivet tona?
Të njohë dhe të respektoj institucionin:
Është në interes të zhvillimit të nxënësit, që mësuesi të njohë e respektojë objektivat që janë vënë për të përmbushur me sukses politikat e standardet e sotme të shkollës ku ai punon, të jetë indikator frymëzimi për aktorët e tjerë të interesuar për mbarëvajtjen e punës në shkollë. Mësuesi duhet të jetë i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë personale dhe kolektive për mosrealizimin e objektivave.
Të vlerësoj objektivisht nxënësin:
Një mësues duhet të përdorë sa më shumë metoda vlerësimi, sipas standardeve të vendosura nga shkolla. Ai është i ndërgjegjshëm për avantazhet apo disavatazhet e një metode apo të një tjetre dhe punon për një vlerësim sa më të gjithanshëm të tij. Vlerësimet duhet të jenë reale, të paparagjykuara dhe të alternuara.
Vënia në zbatim dhe praktikimi i këtyre parimeve të Kodit të Etikës së mësuesit, do të ndihmojë esencialisht punën në shkollën tonë dhe do të ngrejë më lart figurën e nderuar të punonjësit, gjë që sot po humbet ç’do ditë dhe më shumë. Sigurisht që ka edhe norma, rregulla dhe parime të tjera, të cilat do ta bënin më të plotë këndvështrimin për kodin e etikës së mësuesit, por që vetë dikasteret arsimore duhet tua vënë në dispozicion mësuesve për t’u njohur me to dhe për ti pasur si busull orientuese në punën e tyre mësimore dhe edukative.
RRUGA PËR TË FITUAR RESPEKTIN E NXËNËSVE
Qëndrueshmëria
Nxënësit kanë nevojë për një “shtyllë të fortë”. Shpesh kjo shtyllë realizohet nga ai mësues, i cili i bën të qarta standardet që pret të arrihen nga nxënësit. Nëse nxënësi mëson të vetdisiplinohet, atëherë ai/ajo do ta mirëpresë dorën udhëheqëse të mësuesit të vet.
Drejtësia
Nxënësit i njohin arsyet dhe mosarsyet e një situate të dhënë. Ata do ta admirojnë mësuesin që është i ndershëm me zbatimin e rregullores së institucionit arsimor.
Nxitja
Mësuesi që nxit ambiciet, aftësitë dhe imagjinatën e fëmijës fiton një mik. Secila sfidë duhet të jetë pak përtej arritjeve të fëmijës, por jo aq shumë sa sfidat këtij t’i duken të pamundura për t’i arritur. Dhe sfidën, mësuesi duhet ta shoqërojë edhe me një dozë inkurajimi.
Ndihma
Quajeni shërbim ose shqetësim për nxënësin. Nxënësit presin që mësuesit të shqetësohen për shpjegim sa më të mirë të lëndëve mësimore. Ata presin që mësuesi ta shpjegojë qartë lëndën. Nxënësit e rritin respektin për mësuesin nëse ai tregon interes për ndjenjat dhe për rezultatet e tyre.
Gëzimi
Fëmijët kanë nevojë të ndjejnë se të rriturit që i rrethojnë janë të besueshëm, kompetent dhe të gëzuar gjatë zgjidhjes së problemeve të jetës. Mbi të gjitha ata respektojnë mësuesin që i përballon problemet me humor të mirë, besim dhe siguri.