Një javë e gjitha u morën me kodet e kryeministrit dhe kryebashkiakut Veliaj. I dalë nga dritarja e koduar e ”rrugicës së shpresës”, kryetari i rithemelimit, jo vetëm bëri zbërthimin e kodit të kryebashkiakut drejtuar kryeministrit, përmes zv/kryeministrit i shpallur në kërkim nga SPAK-u, për aferat korruptive, i njëjtë me 5D e Bashkisë së Tiranës, por gjendja haluçinante e tejkaloi dhe kodin njerëzor, duke shkuar deri aty sa edhe sëmundjes, t’i mbivendosë overdozat, të cilat vunë në siklet stafin mjekësor, sipas kodit të tij të baltosjes, për ta shpëtuar. Mos,o zot sa larg i ke çuar me kodet liderët tanë perversë të cilët krijojnë lloj – lloj alibirash për kundërshtarët politikë. U çanë e u ndanë ekranet me kodet e lëshuar si nga kryeministri dhe kryebashkiaku në adresë të njëri-tjetrit, analistët në një krah dhe Bardhoshët, Ballinjtë, Saliajanët në krahun tjetër, secili në leximin e vet, por që në fund të fundit, nxirrte në dritë, se mes dy liderëve, ishte një presion i brendshëm fshehtësia e të cilit krijonte tronditje, ndaj dhe kryeministri në daljen e tij të parë, u bë mbështetës i fjalës së kryebashkiakut në lidhje me qëndrimin e tij, ndaj drejtorëve të akuzuar për korrupsion. Ajo që s’arrijnë të lexojnë liderët, është se mbi të gjitha kodet është ai i SHBA-ve dhe BE -së, të cilët kur panë se korrupsioni kishte marrë peng demokracinë, për ta liruar atë nga pengmarrësit e politikës, afruan reformën në drejtësi, si një mundësi për të ç’montuar të gjitha kodet, në të majtë e në të djathtë. Nëse kryebashkiaku lëshon drejtorët e korruptuar njësoj si kryeministri të vetët, është koha që e majta shqiptare, ashtu si më 90-ën, i hapi rrugë kalimit paqësor të sistemit, falë ndërhyrjes së SHBA -ve dhe BE-së, përmes liderit Aliaj, kur u pa se demokracia në 33 vite kishte marrë rrokullimën, me një lidership të korruptuar lëshoi sinjalin ”Sos ”, për gjithë politikën, ndaj dhe barrën e peshës më 2024 e ka lidershipi i PS -së, për t’i dhënë fund tranzicionit, duke i shpallur luftë korrupsionit të çdo ngjyre e çdo niveli. Sado përpjekje të bëhen, duke mbushur ekranet, me lexim kodesh këtej e andej, për t’i vendosur gurë nën rrota drejtësisë, tani kodin njerëzit e kanë të qartë si bukë që hanë sepse, me një klasë politike të korruptuar që në gjenezën e saj, demokracia nuk bën dot këmbë përpara. Është kjo arsyeja që kryebashkiaku Veliaj, në emisionin e Dumës përpara panelistëve, pyetjeve të tyre nuk mundi t’i dredhonte, por tregohej transparent se megjithë punët e mira të kryera në bashki, duhej një vëmendje e shtuar, në marrjen e masave nga institucionet kontrolluese, për të parandaluar edhe atë një përqindësh njerëzish të korruptuarish. Ajo që bën dallimin, nga e djeshmja është, se më në fund drejtuesit, po e kuptojnë se syrit të drejtësisë, nuk mund t’i shpëtosh dot edhe, atëhere kur përpiqesh të fshihesh pas kolltukut të kryebashkiakut sepse, ai të lëshon kur kapesh me presh në dorë sepse, nuk mund të mbytet, për shkak të erës sate që mbush dynjanë nga vjedhja. Drejtësia është një arsye më tepër, për një ndarje kompetencash, jo thjesht brenda institucioneve ku secili të ndërgjegjësohet në kryerjen e detyrave, por edhe opozitarët të adresohen për ta zhvilluar luftën politike në interes të zhvillimeve në vend dhe jo, bjeri t’i biem, duke i bërë të gjitha gjërat lëmsh para portës, së kryeministrit apo kryebashkiakut, duke dashur t’i përcjellësh kodin; mbamë që të ul zërin, në të kundër do të mbush ekranet e sheshet, me njerëzit e mij të cilave drejtësia u shkel në kallo. Kodin ; drejtësi e kapur nga kryeministri, po e ç’kodon SHBA-ja e Be-ja, duke u bërë mbështetëse e SPAK-ut, tashmë e lexueshme në sytë e gjithë shqiptarëve ndaj dhe thirrjeve për protesta para bashkisë së Tiranës apo gjetiu, përcillet nga ata të cilët janë nën hetim nga drejtësia dhe mbështetësit e tyre. Ky është një nga kodet më të fuqishëm, rrjedhoja i besimit tek drejtësia e reformuar, pavarësish përpjekjeve për ta lexuar si një mbështetje të lidershipit të rithemelimit. Kjo, por edhe tubimi tek rrugica e shpresës edhe pse ka më se tre muaj përpiqet të përcjellë kode, nga më të ndryshme të presionit dhe kërcënimit nuk pinë me ujë ndaj. Kodi i vetëm që shkon tek njerëzit, është se nuk mund të gjesh përkrahje me njerëz të korruptuar, ndaj braktisja është gjithnjë më e madhe. Kjo falë kodit të Be-së e SHBA-ve që po ç’kodon të gjitha kodet e korrupsionit, falë SPAK-ut, pavarësisht bulëzimeve që i bëhet nga rithemeluesit, ata vazhdojnë punën e tyre të mbështetur në ligj në zbatim të kushtetutës. Rrjedhojë të këtij kodi, janë dhe qëndrimet e lëkundura të shfaqura brenda lidershipit të djathtë, jo vetëm mes dy grupimeve të rithemelimit apo të PD-së zyrtare, por edhe gjatë intervistës së nënkryetarit të rithemelimit Bardhi, dhënë me gazetarët, ndihej zëri i lëkundur në lidhje me qëndrimin ndaj SPAK-ut, ku qëndronte; as mish e as peshk. Gjithësesi ditët e mbushura me kode e stërkode të lexuar nga lidershipi opozitar, jo vetëm nuk zbehu, por përkundrazi i dha më tepër zë të vërtetës mbi rrugën e drejtë të drejtësisë së reformuar, e cila i përmbahet të vetmit kod; atij të ligjit, pavarësisht ngjyrimeve apo sulmeve partiake. Edhe pse të majtë, 5D e bashkisë së Tiranës janë nën hetim, duke u përballur me drejtësinë, pa i dalë për zot kryetari siç bëhej dikur, me ata, që sot janë në opozitë, dje në pushtet. Më në fund, kodi i SHBA-ve dhe BE-së, po ç’kodon të gjitha kodet e korrupsionit përmes të vetmit kod; Drejtësisë së reformuar.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë