Nga Tritan Kalo, mjek
“Një shtet nuk është më i mirë se njerëzit që e drejtojnë” – shprehet Philip K. Dick…. Një përditësim i bërë postimit tim në FB të bërë pesë vite më parë, të cilit në thelb përpos përditësimit vetëm të disa datave kalendarike, nuku mundet ti heq asnjë presje të vetme në brendinë e tij….. SHËNDETSIA PUBLIKE nuku përbën përjashtim dallues nga “turbulencat shoqërore” nëpër të cilat ka kaluar, po kalon dhe ndoshta edhe për shumë vite do të vijojë të kalojë Shqipëria e këndej Drinit….. “HOMO DEMONCRATICUS” është pjesë jetësore në çdo qelizë të Shoqërisë sonë, përfshirë mes tyre edhe “HOMO MEDICUS” jo të pakët në Shëndetësinë Publike…. Të huajt kam perceptimin se na kanë bërë dalje me kohë, dhe ata vijojnë të na takojnë ne Bruksel e jo vetëm, të na vizitojnë apo të jenë të pranishëm në Forumet e shumta të organizuara nga Pusht-shteti i këtyre viteve të Demon-kracisë së pas 31.03.1991, thjesht e vetëm për të na tundur para syve “bezen e kuqe” të hyrjes në BE….. Ndërkohë ne vetë po vijojmë dhe ndoshta do të vijojmë të rrimë, duke pritur ende me sytë nga deti e nga qielli, apo që vetë BE dhe SHBA të na e bëjë Shqipërinë tonë…. Nga të rrahurit e gjoksit e të ngriturit e zërit se “Po bëjmë Shtet” (ERTV), dhe deri në bërjen e tij po rezulton dita-ditës se duhet punë, punë dhe shumë punë …. SOVRANI foli qartazi gjatë procesit zgjedhor për Pushtetin Lokal të 30.06.2019 si me votimin e tij PRO po ashtu edhe me votimin KUNDËR, ai foli me heshtjen e tij nëpërmjet bojkotit, por ai foli njëkohësisht edhe me paqësinë e neverinë e tij ndaj dhunës dhe përplasjeve ndër vëllezërve të gjakshprishur politikisht të së djathtës dhe së majtës, prej të nxitur e mbajtur gjallë prej jo pakë kokë-nxehtëve në mesin e politikanëve/politiqenërve tanë.…. Jemi në fund të varganit në vagonin e trenit të zhvillimeve socio-ekonomiko-politike të vërteta demokratike në Europën e Bashkuar, ndaj që të mundet të ndrojmë vagonin dhe trendin e këtyre zhvillimeve, DUHET që:
– të HAPET një kapitull i ri për historinë e këtyre zhvillimeve, ai i Periudhës së Post-tranzicionit sfilitës DEMON-KRATIK, dhe
– hyrjen në fazën e DEMOKRATIZMIT të vërtetë të Shqipërisë sonë, si dhe
– të MBROTHËZIMIT të prekshëm për të gjithë, dhe jo vetëm për një grusht individësh të lidhur fort me pusht-shtetin e kohës, sikundër ka ndodhur deri më sot…..
KOHA e POLITIKANËVE të DEMON-KRACISË së këtyre 33 viteve: S. Berisha, F. Nano, I. Meta, P. Majko, F. Mediu, D. Shehu, V. Dule, P. Milo, N. Ndoka, M. Kryemadhi, P. Vasili, L. Basha tashmë ka mbaruar, POR edhe koha për largimin e vetë E. Ramës and Co. nuku duhet të jetë e largët…… KLIMA politike e acaruar artificialisht dhe alogjike e këtyre muajve e viteve të fundit, e vërtetoj këtë gjë katërcipërisht. Këto 33 vite ishin të mjafta për të provuar mosaftësitë e tyre shtetbërëse, POR thjesht e vetëm pusht-shtetbërëse, për “Të ecur vetëm Për-PARA”….. Janë tejet EMERGJENTE:
1- REFORMA ZGJEDHORE rrënjësore, me Mazhoritar Kombëtar, e prag hyrës 5% në Parlament, me Lista të hapura si dhe Mundësi për Kandidime reale dhe të PAVARURA nga asnjë Parti aktuale politike. Në zgjedhjet e fundit Parlamentare në Kanada, 4 nga 10 individët në listën për të cilën votuam në Victoria, BC, ishin të pavarur nga asnjë subjekt politik;
2- Dhënia e mundësisë së votimit edhe të atyre që kanë lënë “dheun-amë”, por që financiarisht “e oksigjenojnë mbijetesën dhe/ose mbrothësimin etij”;
3- PRESIDENT i zgjedhur direkt nga Populli, me kompetenca më të gjëra, si përfaqësues i tij dhe GARANT i zbatimit dhe i mbrojtjes së Kushtetutës së vendit;
4- TË SANKSIONOHET në Kushtetutë që Zgjedhjet Parlamentare dhe ato Lokale të katërvjeçarit të ardhshëm të pas 2025 dhe në vijimësi, se ato do të bëhen në të njëjtën ditë, në mënyrë që të EMANCIPOHEMI dhe të QYTETËROHEMI, për të mos vijuar të pengojmë njëri-tjetrin apo të mbrijmë deri aty, sa “ti mbyllim me zinxhir njëri-tjetrit dyert” e Ardhmërisë së vendit……
PARLAMENTI i ardhshëm duhet të filloj punën e tij me:
1- NDRYSHIME thelbësore jetëgjata të Kushtetutës, për të shmangur në të ardhmen Atentatin që ju bë asaj në 21 Prill 2008, duke kthyer atë në një mburojë të një sistemi Partitokratik dhe Autokratik të Kryetarëve;
2- TË JETËSOJË dhe të mos vijojë zhagitjen e Reformës në Drejtësi si dhe të “mbush sa më shpejt zbrastësinë e REÇBURG-ut”, me ata që na e nxinë jetën dhe ardhmërinë tonë në këto 33 vite asfiksuese të Tranzicionit Demon-kratik….. JAM shprehur edhe më parë pa dalë në pension, se unë vullnetarisht do t’ju ofroj ekspertizën time për shëndetin e atyre, që do të jenë banorët e rinj të ardhshëm të Reçburgut, që ata/ato të rrojnë sa më gjatë si dhe të vuajnë aty bëmat e tyre;
3- Të SANKSIONOHET me Ligj që Ligjbërësit dhe Ligjvënësit të jenë plotësisht të përgjegjshëm për fjalët, punën e sjedhjet e tyre si brënda po ashtu edhe jashtë Parlamentit, DUKE qënë qytetarë të barabartë para ligjit, pa asnjë IMUNITET të ndryshëm nga qytetarët jo deputetë të këtij vendi;
4- Të SANKSIONOHET me ligj kohëzgjatja vetëm në dy e mandate për postet e të gjithë drejtuesve në të katër Pushtetet: Legjislativ, Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Lokal;
5- Të SEKUESTROHEN të gjitha pasuritë e tundëshme dhe të patundëshme të vëna në këto 33 vite, jo me punën e ndershme dhe të justifkuara me pagën e marë, DUKE i kaluar ato në fondin e Pasurive Publike në të mirën e të gjithë Popullit;
6- Në Administratën e Shtetit të mos lejohet të rekrutohet asnjë ish-ministër, ish-deputet, ish-funksionar i lartë i të tre Pushteteve, ish-tenderbërës dhe tenderpërftues i këtyre 33 viteve, për të “vaksionuar sado pak nga sëmundja e KORRUPSIONIT” Administratën e ardhëshme Publike;
7- Të sanksionohet me LIGJ Depolitizimi dhe Departitizimi i kësaj Administrate, duke ndëshkuar këdo që përzien punët e Shtetit me ato të Partisë. NËPUNËSI quhet Nëpunës i Shtetit dhe jo Nëpunës i Partisë(ve), e ai duhet ta fitojë moralisht dhe profesionalisht këtë status;
8- TË zgjidhet më së fundmi konflikti pronësor në vendin tonë, edhe pse mundet që ai të rezultojë disi i dhimbshëm, sepse termi komunist ISH-PRONAR, duhet sa më parë të hidhet në koshin e historisë dhe procesi i Legalizimet abuzive të pronave të rrëmbyera ose të përvetësuara sipas parimit të “tokës së zanum”, duhet prapsur sepse shënon një precedent në historinë e Njerëzimit, KUR vjedhja e grabitja bëhen të ligjshme dhe jo të dënueshme prej tij. ….. KJO klasë/kastë/glasë politike DUHET larguar sa më parë nga skena jonë e zhvillimeve politike…. DUHEN aktorë të rinj, pra Forca Politike/Parti të reja, si dhe Individë të pakorruptuar nga ky sistem i superndotur DEMON-KRATIK në drejtimin e tyre, për të bërë të mundur të fitohet koha e humbur Dhjetor 1990 – Qershor 2024, si dhe për çuar përpara Mbrothësimin socio-politiko-ekonomik të Trojeve Arbërore….. Me shumë dhimbje më duhet të pohoj, por ËSHTË vetëm e vetëm fillimi i fillimit të SHTETBËRJES thelbësore, nëse një ditë duhet të vijojmë të themi krenar që jemi Shqiptarë….. IRONIKISHT më duhet të pohoj se “tre gjëra të vogla” më kanë penguar të bëja pak prokopi karierore:
1- Nuku pranova të kem “një nofkë bashkëpunëtori të Sigurimit” para se të nisesha për studime në Francë, sepse disa syresh që e hodhën firmën në letër nuku u doli keq,
2- Nuku kërkova të kem një tesër të PPSH-së, së cilës ja panë hajrin jo pak kolegë para si dhe pas 15.12.1990 kur “i kthyen xhaketat e kuqe nga astari i saj blu”,
3- Nuku isha konformist por vetvetja, për çdo dekikë të rrugëtimit tim jetësor dhe profesional 42 vjeçar deri në daljen në pension më 8.09.2023…. KRENARISHT më duhet të pranoj se isha, jam dhe kurdoherë do të mbetem një Mantelbardhë dhe Shqiptar etnik i pa korruptuar!!! Quo vadis Shqipëria ime!!!
Moderatorja e njohur bën deklaratën e papritur: Më është rritur barku këto kohë…
E ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme ka qenë moderatorja e njohur Argjira Spanca. Gjatë bisedës së saj...
Lexo më shumë