(Vijon nga dje…) Nëse do të kërkonim një shkrimtar te madh shqiptar nga pikëpamja e nivelit artistik të fjalës së shkruar, ai si askush tjetër është Kadareja, por dhe nëse do kërkonim të gjenim një personazh me shpirt dualisti ( te dyfishtë) dhe më hipokritin si me sistemin, ashtu dhe me vetveten, ai do të ish Kadareja. Po pse?Sepse Kadareja në rrafshin shpirtëror vesh kostumin e lëkurës plot ngjyra të kameleonit. Në periudhën e socializmit nëse do të kërkonim shkrimtar që me shumë se kushdo shkroi për veprat dhe qëndrimet heroike te PPSH-se dhe E. Hoxhës, ai pa dyshim që është Kadareja. A… e bëri se donte të maskonte egërsinë e tij ndaj sistemit, apo sepse kërkonte lavdi, kjo është punë e tij. Gjithë sesi si për PPSH- ne, ashtu dhe Enverin ai do të shprehej… “Duke qenë ideator dhe arkitekt i Shqipërisë së re, E.Hoxha është njëkohësisht i tillë edhe për shkencat, artet dhe letërsinë tonë. Mendja e Tij e gjerë prej ideologu, filozofi e eruditi të pashtershëm, ka qenë një ndër faktorët kryesorë për të përcaktuar përmasat e themeleve të arteve e letërsisë së re shqipe, përmasa prej të cilave do të kushtëzohej pastaj shtati dhe lartësia e gjithë ngrehinës. Nën mësimet e Tij u realizua një nga arritjet më të mrekullueshme të epokës: Në vendin me kulturë mijëvjeçare, në dyzet vjet të epokës socialiste letërsia dhe artet tona arritën zhvillimin më të madh e më intensiv, të paparë ndonjëherë në historinë e qytetërimit të shqiptarëve. Ai ishte mik i madh i shkrimtarëve e artistëve, me të cilët e bashkonin shumë gjëra. Duke qenë krijues i Partisë, i shtetit modern shqiptar, i gjithë levave dhe mekanizmave të sistemit të socializmit, Ai ishte njëkohësisht krijues veprash filozofike-letrare të një vlere dhe bukurie të rrallë. Ai e njihte letërsinë si askush tjetër, klasiken dhe të renë, shqiptaren dhe botëroren, që nga përrallat e moçme gjer tek veprat më moderne. Gëzoheshim që lexonte aq shumë, por edhe kishim një preokupim: do ta lexojë ndoshta Ai, thoshim me vete sa herë që uleshim të shkruanim diçka dhe mendimi vetvetiu kërkonte thellësinë, fjala saktësinë dhe peshën. Ata shkrimtarë e artistë që e kanë pasur fatin ta njohin e të bisedojnë me Të, e kanë të paharruar në kujtesë, fuqinë pasionante, thellësinë, poliedrizmin, ngrohtësinë intime dhe njëkohësisht monumentalitetin e fjalës së Tij…” Ne respekt te E.Hoxhes, do të ishte po ky Ismail i cili në vitin 1971 i bën dhurate librin ne versionin anglisht “ The general of the dead army” (Gjenerali i ushtrisë se vdekur) me shënimin: “Shokut Enver me shume dashuri”- autori I. Kadare ( firma). Po kështu gjithë krenari ai do ti dhuronte b/shortes së Enverit origjinalin e shkruar vetëm në një kopje të romanit “Dimri i vetmisë së madhe”..dhe ec e mendo se Kadareja na e paskish urryer sistemin.!! Madje Ismaili në 26 prillin e vitit 1985 në momentin e zisë kur pak dite kish qe kish vdekur dhe Enveri do ti kthehej me tone nervozizmi gazetës franceze “Le Mond” duke shkruar si më poshtë..” Më duket se është e pa denjshme të ofendosh një popull në kohë zie dhe dhimbjeje, siç ndodh në artikujt e gazetës suaj. Populli shqiptar ka një histori të gjatë plot vështirësi, prandaj e di shumë mirë pse përjeton dhimbjen, si e manifeston atë dhe për kë duhet të vajtojë. Emri i Enver Hoxhës është i lidhur në mënyrë të palëkundur me themelet, historinë dhe ndërtimin e Shqipërisë së re. Kjo është ajo që përcakton përmasat e figurës së tij dhe, rrjedhimisht, përhapjen e zisë. Këto fjalë me superlativa, ( 5 vjet para arratisjes së tij) në periudhën kur mbizotërues ishte socializmi, shumë shpejt do të përgënjeshtroheshin po nga vet Ismaili, i cili do të shkruante tërësisht të kundërtat e atyre çka kish deklaruar më parë. Por, nëse një personazh qoftë ai politik, letraro – artistik, apo dhe filozof,në dy periudha të ndryshme historike, për të njëjtin problem apo çështje, shpalos dy pikëpamje që bien ndesh me njëra tjetrën, në thelb janë e ngelen botëkuptime të një shpirti te trazuar, të një shpirti që e ka humbur virgjërinë e shpirtit dhe në këtë rast Kadareja na shfaqet tërësisht një tjetër Kadare sikur të ketë shkarë te “sokaku i të marrëve” e të ketë marrë një plagë në kokë, plagë kjo që të le të dyshosh… e ka nga pleqëria apo nga ligësia ? Mbas viteve 90-të, kur tradhtia revizioniste, (pjesë e të cilës ish dhe vet Ismaili) e kishte e kish kapur për fyti gjithë pushtetin e popullit dhe asfiksuar frymën revolucionare duke e paralizuar gjithë sistemin socialist, Kadareja si për ti treguar botës disidencën e vet, arratiset në Francë që sipas tij ishte e vetmja mënyrë për ti dalë kundra dhe rrëzuar socializmin dhe diktaturën në Shqipëri. Në këtë rast, Kadareja kërkon ti atribuoje vetvetes rolin e faktorit vendimtar, në rrëzimin e pushtetit popullor dhe ketë gjë ai në vitin 2023 ja deklaron gazetarit italian Stefano Montefiori të “Corriere della Sera” ku shprehet se…” “Largimi im drejt Francës duke ikur përgjithmonë nga vendi im erdhi në rrethana kur kuptova se kjo ishte mënyra e vetme për të ndryshuar kursin e regjimit në Shqipëri “…Udhëheqësi komunist i asaj kohe (Aludon për R. Alinë), duket se nuk do ta bënte një veprim të tillë. Ika kur mendova se ky veprim do të luante një rol për rënien e komunizmit në vend (Pra indirekt rezulton se me qenë se iku Kadareja, populli u ngrit në këmbë dhe e kuptoi se regjimi totalitar i Enverit duhej rrezuar” (Kësaj i thonë : Doni më për Belulin..?!) Gjithë mendjemadhësi të pa përmbajtur nëpër intervista të gazetave të majta e të djathta ai gjen rast tu mburret gazetarëve duke u shprehur se nuk ka frike nga vdekja sepse pavdekësinë ja kanë siguruar veprat e tij, të qenit shkrimtar i madh..madje për Enverin deklaron se kurrë nuk ka patur simpati. Duke e ditur mirë se “vorba volant e scripta manent”( fjalët i merr era e shkruara qëndron) ai ne rrugën e mundimshme për të përgënjeshtruar vetveten e për të bindur gjithë opinionin e brendshëm madje dhe atë të jashtëm nuk resht së thëni se disa vepra te tij si poema “Pashallarët e kuq”
( 1975)që në fakt ish poema ”Ne mesdite u mblodh Byroja politike” e që Ismaili enkas ja ndërron titullin, apo “Pallati i ëndrrave” 1981, pra ai nuk resht se me këto vepra ( e para poemë i dytë roman), ka dashur dhe në mënyrë alegorike ka anatemuar sistemin…por pa dashur Kadareja anatemon të qenien e tij duke e kryer vetëvrasje dhe u pushkatuar… me vet penën e tij.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë