BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin
x
BREAKING NEWS

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama,
x
BREAKING NEWS

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po
x
BREAKING NEWS

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet
x
BREAKING NEWS

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat
x

Opinion / Editorial

Konferenca që përpunoi me hollësi problemet e organizimit të UNÇSH

Konferenca që përpunoi me hollësi problemet e organizimit të

Një nga çetat e para antifashiste në Europë ishte çeta e Heroit Popullor dhe të lavdishmit Myslim Peza. Idetë komuniste nga kontinenti europian kishin depërtuar dhe në Shqipëri. Më 7 prill 1939, grupet komuniste, të pafuqishme dhe në grindje me njëri-tjetrin nuk bënë dot asnjë lloj rezistence. Nën trysninë e ngjarjeve grupet komuniste arritën ndërgjegjësimin dhe krijuar më 8 Nëntor 1941 Partinë Komuniste Shqiptare. Ky ishte momenti historik shumë i rëndësishëm dhe i pamohueshëm dot nga askush. Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë konceptuan dhe nisën në mënyrë ilegale dhe të shumanshme organizimin e qëndresës popullore për çlirimin e Shqipërisë. Antifashizmi që ishte dukuri nuk u shpik në Shqipëri, por erdhi këtu nëpërmjet këtij kontinentin. Antifashizmi i PKSH ishte një gjë reale dhe e patjetërsueshme dhe se kjo ka meritën historike dhe rolin kryesor, ku veç komunistëve kishte dhe atdhetarë, me bindje jo komuniste, të cilët nuk e donin fashizmin. Situata në Shqipëri shpuri në Konferencës së Pezës të vitit 1942, në një kuvend mbarëkombëtare dhe të rëndësishëm, me vizion dhe me mençuri në historinë e kombit shqiptar. Kjo konferencë ishte një vazhdimësi e Kuvendit të Lezhës të Gjergj Kastriot Skënderbeut më 1444, e Lidhjen Shqiptare të Prizrenit më 1878, etj. Dokumentet origjinale arkivore e paraqesin Konferencën e Pezës të pastër ashtu si ka ndodhur në realitet. Nga Peza u orientua fizionomia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në dy dimensione: dimensionin politik të ngjarjeve dhe udhëheqëse të luftës dhe dimensionin ushtarak të organizimit të luftës. Në dimensionin politik u përfaqësua nga Konferenca e Labinotit 1943, Kongresi i Përmetit dhe Mbledhja e Beratit në 1944 që kanë rëndësi vendimtare. Nëpërmjet dokumenteve na shfaqen dhe formimi i organizatave të tjera politike si “Balli Kombëtar” dhe Legaliteti, Takimi i Tapizës dhe Mbledhja e Mukjes. Dokumentet plotësojnë kuadrin historik, tregohet realisht roli konkret i armatosur i partizanëve, si dhe degradimi në kolaboracionizëm i shumë elementëve të quajtur nacionalistë. Këtë gjë e tregojnë qartë dokumentet e oficerëve anglezë, që veproni në Shqipëri. Dimensioni ushtarak ishte shumë serioze në organizimin e luftës, siç ishte krijimi i Shtabit të Përgjithshëm me komandant Spiro Moisiun dhe komisar Enver Hoxhën, më pas Komandant i Përgjithshëm. Krijimi i çetatve, batalioneve dhe brigadave partizane përbënin thelbin e luftës së organizuar. Dokumentet e shtatmadhërive të ushtrisë italiane dhe gjermane janë dëshmi e shikimit të asaj, që ndodhi në të vërtetë në Shqipëri. Karakteri masiv i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ishte i pranishëm në qytete, në fshatra dhe në krahina të largëta, nga Jugu në Veri. Shkëlqimi i trimërisë së luftëtarëve tregoni një vitalitet të habitshëm. Kjo u kuptua dhe u konfirmua zyrtarisht nga aleatët e mëdhenj, nga Anglia, SHBA dhe BS. Ishte një njohje institucionale me partizanët dhe me strukturën e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të drejtuar nga Enver Hoxha. Ishte një njohje me vështirësi, me plot peripeci, por ishte një njohje objektive dhe historike. Konferenca e Parë e Vendit e Partisë Komuniste Shqiptare, e mbledhur më 17 mars 1943 në Labinot, ishte një nga ngjarjet më të mëdha e më të rëndësishme. Konferenca përpunoi me hollësi problemet e organizimit të ushtrisë së rregullt, të krijimit të formacioneve të mëdha, si dhe të organizmave të tyre drejtuese, të komandave e të shtabeve të të gjitha hallkave. Gjatë kësaj periudhe Fronti Nacionalçlirimtar përgatiti në shkallë të gjerë popullin për kryengritjen e përgjithshme të armatosur. Që në Rezolucionin e miratuar në themelimin e PKSH thuhej se duhet të krijojmë dhe të organizojmë realisht lëvizjen guerile të masës, si skelet të ushtrisë së ardhshme. Menjëherë pas kësaj, nga fundi i vitit 1941 dhe fillimi i vitit 1942, në një numër qytetesh të vendit u krijuan njësitet guerile. Aksionet e tyre të guximshme të kryera në të gjithë vendin, shërbyen si shkollë e parë e luftës, nga ku u përgatiten luftëtarët partizanë. Me krijimin e kushteve, me zgjerimin e rezistencës e të luftës së armatosur, në pranverën e vitit 1942 u krijuan çetat e para partizane e ato vullnetare, e fill pas tyre, dhe batalionet partizane. Në përputhje me këto zhvillime, Konferenca e Parë Nacionalçlirimtare e Pezës, që zhvilloi punimet më 16 shtator 1942, vuri si detyrë që të përsoseshin format e organizimit të ushtrisë e të luftës derisa të arrihej krijimi i Shtabit Madhor, si organizëm e qendër e vetme drejtuese e tyre. Konferenca e Labinotit vërejti se për situatën e re çetat ose batalionet autonome që vepronin në zona të caktuara, nuk ishin më të përshtatshme. Duhej një ushtri e centralizuar, me një komandë drejtuese në krye. Lidhur me këtë konferenca dha udhëzime konkrete për punën në ushtri. Në konferencë u fol në mënyrë të hollësishme mbi krijimin e batalioneve, grupeve dhe brigadave partizane, mbi krijimin e shtabeve të qarqeve, zonave dhe “të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare”, mbi lidhjen e shtabeve dhe të këshillave nacionalçlirimtare, u fol gjithashtu, mbi organizimin e partisë në ushtri etj. Ushtria Nacionalçlirimtare tregoi aftësi të mëdha, kurajo dhe moral të lartë. Me një akt të jashtëzakonshëm, u lëshua urdhri për kalimin e divizioneve dhe formacioneve ushtarake përtej kufirit shtetëror të Shqipërisë për të çliruar Kosovën dhe viset e tjera të Jugosllavisë deri në Vishegrad. Ky ishte një akt unikal në historinë e kombit shqiptar. Nuk u lënë në harresë dhe kontributi i partizanëve minoritarë, me heronjtë e tyre të luftës, inkuadrimi i popullsisë çame në formacionet partizane shqiptare dhe në EAMI-it grek. Ushtria Nacionalçlirimtare u krijua në kushte të veçanta historike, për rrjedhojë pati dhe veçoritë e tiparet e saj të veçanta si ushtri krejt e re, në principe, në organizim e në qëllime; me fizionomi, me përmbajtje e me strategji kombëtare. Ajo lindi nga gjiri i popullit, radhët e saj u mbushën me bijat dhe bijtë e popullit, të cilët u formuan me edukatën, me traditat e me cilësitë më të mira të tij. Kryengritja e armatosur dhe krijimi i ushtrisë, për kushtet e vendit tonë, nuk mund të ishte një akt i menjëhershëm, por një proces i tërë, gjatë të cilit u përpunuan e u zgjidhën një sërë problemesh të ndërlikuara, siç ishin armatosja, pajisja me materiale të tjera të nevojshme, organizimi dhe përgatitja e efektivave, përpunimi i taktikës së luftës etj. Konferenca e Parë e Vendit i dha një hov të madh zhvillimit dhe forcimit të këshillave nacionalçlirimtare, i dha një hov të jashtëzakonshëm Luftës Nacionalçlirimtare. Në zbatim të detyrave të konferencës në muajt në vijim pati një aktivitet dhe mobilizim të popullit në njësitë partizane dhe vullnetare, e sidomos prej fshatarëve dhe prej rinisë. Formacionet partizane zbatuan me besnikëri detyrat e rëndësishme për organizimin dhe zhvillimin e një ushtrie të rregullt partizane. Lufta mori përpjesëtime të mëdha nga krijimi i njësive partizane e vullnetare Ushtrinë Nacionalçlirimtare të rregullt, të cilat u bënë fuqia e tmerrshme kundër okupatorit dhe garancia e sigurtë dhe e fuqishme për çlirimin e popullit.