
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

Korrupsioni, llumi politik, mediat e deri te KQZ kundër PD

Shkruar nga Skënder Kapiti 18 Mars 2023

PD, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe SHBA përballë “Trekëndëshit të Bermudës”. Pavarësisht se Basha më shumë i motivuar moralisht dhe përgjegjshmërisht si respektues ndaj antarësisë së PD-së dhe para opinionit e publikut ai dha dorëheqjen, por Berisha dhe foltorja vazhdojnë e sulmojnë egërsisht dhe paturpësisht edhe sot po Bashën. Dhe këtë e bëjnë në aleancë me Ramën e Metën por edhe me Komisionerin e KQZ, Ceibashin. I gjithë skenari dhe platforma djallëzore e politikës së vjetër e “Trekëndëshit të Bermudës” është ajo se ata bëjnë gjithcka dhe komplotojnë e shpifin kundër Bashës dhe kundër politikës së re të PD-së. Kjo sepse e gjithë politika e vjetër dhe korrupsioni e deri madje edhe KQZ nuk pajtohet dhe bëjnë e komplotojnë së bashku gjithcka e gjithëcfarë munden që Basha të mos vijë si kryeministër dhe as që PD-institucionale të mos vijë në pushtet. Madje “Trekëndëshi i Bermudës”, hërë hapur e shpeshherë me djallëzi sulmojnë dhe u kundëvihen edhe SHBA-ve pse ato mbështesin Bashën dhe Elitën e Re Politike të PD-së. Basha është reformatori i politikës shqiptare në tërësi, sepse jo vetëm ajo e PD-së por e gjithe politika në këto vite të tranzicionit karakterizohet nga mungesa e demokracitetit të brëndshëm; karakterizohet nga sundimi i ligjit të autokracisë, të sundimit të kryetarit të përjetshëm ku vulëmbajtësit kryearë të partive kryesore por edhe të partive pa antarë janë pronarët e partive politike, pasi partitë, kryetarët e tyre i trajtojnë si prona dhe avokati politike personale e grupale; ku partitë funksionojnë si grupe interesi; ku partitë sundohen e qeverisen nga ligji i hekurt i oligarkisë së korrupsionit,të tradhtisë dhe të akrobacive e matrapazllëqeve të ngushta personale, sic po tregon dhe po e verteton sot këtë fakt Foltoja dhe Sali Berisha, i cili bashkëpunon me gjithcka e me cfarëdo politike jashtë PD-se institucionale vetëm për interesin e vet personal dhe të disa të tjerëve që e shohin dhe e kanë trajtuar gjithmonë PD-në si material njerëzor për interesa personale e klanore. Basha ka meritën se ai dhe mbështetës të tij i treguan vëndin politikës së vjetër të PD-së, sidomos Berishës se nuk mund të vazhdojë që Partia Demokratike së pari, e më pastaj edhe politika shqiptare në tërësi nuk duhet të jetë e të vazhdojë më tej si parti politike autokratike që u shërben interesave të ngushta të lidershipit dhe të grupeve të interesit të ngushtë përsonal, partizan, klanor e familjar. Basha dhe Alibeaj me Elitën e Re Politike të PD-së të ciët kanë mbështetjen e SHBA-ve tregun se Partita Demokratike nuk mund të vazhdojë që interesin e përgjithshëm, kauzat publike, demokracia, e ardhmja e ndryshimi nuk mund të jenë vetëm interesi personal i kryepartiakëve dhe shpurës servile rreth tyre. Basha, Alibeaj dhe disa të tjerë të elitës së re politike të PD-kanë qartësinë dhe vizionin për ndryshimin si dhe janë politIkanë besnikë të aleatit strategjik të shqiptarëve, të SHBA-ve. Zhvillimet politike sidomos që kur SHBA shpalli “non grata” Berishën e kanë futur në ankth dhe në panik të gjithë elitën e politikës së vjetër shqiptare atë të “Trekëndëshit të Bermudës” dhe kjo është arësyeja që “Trekëndëshi I Bermudës” është acaruar dhe shqetësuar sot si kurrë më parë pasi po e ndjejnë se po afrion ndëshkimi demokratik që është i pashmangshëm dhe do të vijë shumë shpejt. Kjo sepse e vjetra e PD-së është shpallur non grata nga SHBA dhe është edhe e përjashtuar nga PD-ja institucionale, dhe i cili bashkë me foltoren është bashkuar me LSI-së, forcë politike kjo e cila lindi dhe që e polli koprrupsioni dhe që e faktorizoi po kryefoltoristi i sotën në zgjedhjet e vitit 2009, duke bashkëqeverisur keq e korruptueshëm me të. Kundër Bashës, Alibeajt dhe SHBA-ve është edhe rilindja e Edi Ramës, kjo keqqeverisje të cilës përditë i shperthejnë superskandale korrupsioni. Në zgjedhjet vendore që do të mbahen me 14 Maj 2023, në gjëndjen ku ndodhet sot politika dhe shoqëria shqiptare është shumë e vështirë që të triumfojnë Basha dhe Alibeaj, sepse demokracia sot është e kapur nga korrupsioni, paraja dhe nga mediat mercenare, nga padrtejtësia dhe nga oligarkia. Pas këtyre zgjedhjeve të cilat do vertetojnë dështimin dhe konsumimin e politikës së vjetër dhe të korrupsionit, politika e re e PD dhe Basha me ndihmën e SHBA-ve dhe të BE së do të vijnë në pushtet.
Më të lexuarat


Metoda të sëmura për të bërë opozitë

Neutraliteti zviceran dhe lufta në Ukrainë

Reagimi i një populli të shpërfillur prej politikanëve

Shkencëtarja që nderon vendin dhe “doktoresha” me 120 euro “orën”!

Ku i thanë atje vajti, fjalën si burrat e mbajti

Kjo është lidhja mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës

Vetëvendosje për serbët, vetë-menaxhim për shqiptarët!

Cili është ilaçi që do na shërojnë?!

Në zgjedhje si qiraxhi, takimet virtualisht në Amerikë e Angli

Po ti, me cilët je? Me “ne” apo..... me “ata”....... ?
