Korrupsioni ka bllokuar zhvillimin normal të jetës, ka bllokuar zhvillimin e ekonomisë, pronës, të investimeve, të integrimit dhe ka çuar në humbjen e shpresës dhe të besimit publik te ligji dhe te shteti. Korrupsioni ka goditur rëndë sigurinë e jetës, ka goditur rëndë themelin moral të shoqërisë dhe tërë sistemin demokratik. Përditë në media dhe në publik kryefjala dhe krye tema është fjala korrupsion i cili përfshin: ryshfetin, vjedhjen, krimin dhe abuzimin me ligjin, abuzim me postin,detyrën dhe me paranë publike; abuzim me vendimmarrjet shtetërore dhe ato administrative e gjyqësore. Përditë arrestime e hetime qeveritarësh, ministrash, drejtorësh e punonjësish të administratës qendrore e lokale për korrupsion, por shumë rrallë e shumë pak ndëshkime dhe ato madje janë shumë të lehta për korrupsionin e lartë shtetëror, dhe më shumë këto po bëhen si reklama mediatike në përpjekje sa për t’ia mbushur mendjen publikut se po vepron ligji e drejtësia. Korrupsioni ka kapur partitë politike, demokracinë,shtetin dhe ka paralizuar funksionimin e shtetit dhe të shoqërisë. Korrupsioni është bërë një kërcënim real për patriotizmin, për sovranitetin e individit dhe për sovranitetin kombëtar, për shoqërinë, për demokracinë,për shtetin ligjor dhe për liritë e të drejtat e qytetarëve. Korrupsioni thyen ligjin, normat morale, kërcënon sovranitetin dhe prandaj deligjitimon qeverisjen. Korrupsioni në Shqipëri ka deligjitimuar të gjithë politikën e vjetër të këtij tranzicioni e cila ka montuar regjimin e korrupsionit, krimit dhe të padrejtësisë. Korrupsioni ka goditur rëndë patriotizmin, funksionimin e shtetit dhe të shoqërisë. Korrupsioni funksionon si një sistem apo si reaksion zinxhir i cili ka kapur dhe ka lidhur të gjitha hallkat e sistemit dhe të shtetit. Korrupsioni gjithçka e ka hedhur në pazar dhe në ankand si: pasuritë kombëtare, trojet, pronat, votën, demokracinë, ndershmërinë,drejtësinë, diturinë e deri edhe moralin e personalitetin, dhe ku përfitues janë politika, pushteti, drejtësia, mediat, paraja dhe oligarkët që edhe këto si: politikën, ligjin, ekonominë dhe drejtësinë korrupsioni i ka nxjerrë edhe ato në shitje përderisa korrupsioni i blen edhe ato. Nuk është fare e çuditshme dhe aspak “alarmuese” dhe as e jashtëzakonshme se mund të vijë dita që kryeministri shqiptar i lodhur nga pesha e rëndë e korrupsionit të ministrave dhe administratës shtetërore dhe kur korrupsioni t’i dalë jashtë kontrollit ai nuk do të mund ta mbajë më peshën dhe përgjegjësinë dhe, edhe mund ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë