Demokracia dhe vota popullore zgjedh se kujt i besohet pushteti, pra qeverisja. Qeveria dhe pushteti i saj ka detyrën dhe forcën për ta luftuar korrupsionin. Nëse qeveria është kapur nga korrupsioni atëhere korrupsioni thyen shtetin dhe kërcënon sovranitetin kombëtar. Pra nëse qeveria nuk e ka fuqinë për ta luftuar korrupsionin dhe nëse atë e gërryen korrupsioni atëhere ajo qeveri deligjitimohet dhe duhet të japë dorëheqjen. Korrupsion, korrupsion përditë dhe kudo korrupsion. Korrupsioni kjo antivlerë dhe ky fenomen rrënimtar e dominion të gjithë realitetin demokratik, politik, juridik, social, shëndetësor, arsimor e moral dhe është i përditshëm dhe kudo sepse ka përfshirë gjithë sistemin në Shqipëri. Përditë në media dhe në publik kryefjala dhe kryetema është fjala korrupsion i cili përfshin: ryshfetin, vjedhjen, krimin dhe abuzimin me ligjin, abuzim me postin, detyrën dhe me paranë publike; abuzim me vendimmarrjet shtetërore dhe ato administrative e gjyqësore. Përditë arrestime e hetime qeveritarësh, ministrash, drejtorësh e punonjësish të administratës qendrore e lokale për korrupsion, por shumë rrallë e shumë pak ndëshkime dhe ato madje janë shumë të lehta për korrupsionin e lartë shtetëror, dhe më shumë këto po bëhen si reklama mediatike për t’ia mbushur mendjen publikut se po vepron ligji e drejtësia. Korrupsioni është bërë një kërcënim real për patriotizmin, për sovranitetin e individit dhe për sovranitetin kombëtar, për shoqërinë, për demokracinë, për shtetin ligjor dhe për liritë e të drejtat e qytetarëve. Korrupsioni thyen ligjin, normat morale, kërcënon sovranitetin dhe prandaj deligjitimon qeverisjen e cila duhet të japë dorëheqjen. Korrupsioni ka bllokuar zhvillimin normal të jetës, ka bllokuar zhvillimin ekonomisë, pronës, të investimeve, të integrimit dhe ka çuar në humbjen e shpresës dhe të besimit publik te ligji dhe te shteti. Korrupsioni ka goditur rëndë sigurinë e jetës, ka goditur rëndë themelin moral të shoqërisë dhe tërë sistemin demokratik. Korrupsioni ka goditur rëndë patriotizmin, funksionimin e shtetit dhe të shoqërisë. Korrupsioni funksionon si një sistem apo si reaksion zinxhir i cili ka kapur dhe ka lidhur të gjitha hallkat e sistemit dhe të shtetit. Korrupsioni gjithçka e ka hedhur në pazar dhe në ankand si: pasuritë kombëtare, trojet, pronat, votën, demokracinë, ndershmërinë,drejtësinë, diturinë e deri edhe moralin e personalitetin, dhe ku përfitues janë politika, pushteti, drejtësia, mediat, paraja dhe oligarkët që edhe këto si: politikën, ligjin, ekonominë dhe drejtësinë korrupsioni i ka nxjerrë edhe ato në shitje përderisa korrupsioni i blen edhe ato.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë