BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Opinion / Editorial

Kosova pa SHBA-n është si Europa në atë kohë pa krahun e Gjergj Kastriotit dhe Arbërinë

Kosova pa SHBA-n është si Europa në atë kohë pa krahun

Kosova si një shtet i ri dhe në zhvillim e sipër ,një shtet që aspiron të integrohet në insitutcionet euroatlantike, nuk mund e vetme të bëjë hapa as të vegjël e as të mëdhenj pa krahun e saj të dëshmuar SHBA dhe vendet mike europiane. Ruajtja e raporteve miqësore dhe si aleat e partner në mes të ShBA dhe Kosovës është tepër e rëndësishme, ngase ShBA është mburoja e Kosovës, pa ShBA.-n Kosovën nuk ka kush më ta mbrojë nga armiqtë e saj që për çdo ditë e kërcojnë hapur. Shpesh ma kujton kjo një kohë kur Europa kishte një mburojë, e kjo mburojë ishte Gjergj Kastrioti dhe Arbëria e tij. Koha që të gjithë ta kuptojnë rëndësinë që kanë raportet e miqësisë dhe partneritetit në mes të ShBA dhe Kosovës. Kosova duke qenë se ka para vetes shumë sfida ,ajo këto mund t'i kalojë vetëm duk qëndruar krah për krah me ShBA dhe vendet tjera mike europiane. Duke qëndruar krah për krah me miqtë dhe aleatët e partnerët e saj të dëshmuar historikisht Kosova mund të arrijë shumë në hapat e saj kah e ardhmja. ShBA si një vend mik e ka treguar në kohë të vështira kur i ka qëndruar afër Kosovës dhe popullit të saj, edhe tani duke ditur se politika amerikane ka një traditë që nuk ndryshon kah të fryn era, ajo miqësinë dhe aleancën e konsideron reciproke, prandaj edhe raportet e miqësisë dhe partneritetit me Kosovën duhet të jenë të sinqerta dhe në një bashkëpunim të ngushtë madje mund të them tepër të ngushtë. Sepse miqësia në mes ShBA dhe Kosovës ka një histori që ka lëshuar rrënjë dhe është bërë jo vetëm një miqësi sa për sy e faqe, por “një miqësi speciale” sikur thoshte presidenti historik dhe vizionari e burrështeti dr.Ibrahim Rugova. Populli shqiptar i Kosovës dhe kombi ynë në përgjithësi ka dy veçori që kanë zënë rrënjë që nga kohërat më te hershme të tij, po flas për popullin vërtetë arbëror-dardan që ka ruajtur këto dy veçori dhe jo për ata që nuk kanë ruajtur asnjë nga këto dhe as identitetin madje as edhe rrënjët kombëtare europiane, e këto dy veçori janë: Mirëpritjen (bukë e krip e zemër, miku i shtëpisë duhet të ulet në krye të vendit sipas traditës) dhe Besa. Pra duke ditur se kemi dy veçori si komb ato duhet ruajtur dhe kjo sidomos kur kemi të bëjmë me miq që na kanë dal në ndihmë në kohën më të tmerrshme të historisë së Kosovës,pra një mik që të ka ndihmuar t'i heqësh prangat e robërisë ,është po ai mik që do të ndihmojë edhe t'i shërosh plagët, ta ndërtosh veten dhe të bëhesh i zot i vetes, dhe këtë rol po e luan ShBA me Kosovën, po i ndihmon asaj ta marrë veten, ta ndërtojë veten, ta forcojë veten dhe një ditë Kosova të bëhet vërtetë zot i vetes së saj, dhe sigurisht që një ditë Kosova do të bëhet zot i vetes së saj, vetëm atëherë kur të sundoj shteti i së drejtës,i lirisë dhe të integrohet në institucionet euroatlantike. Duke patur këtë parasysh populli ynë duhet ta ruaj miqësinë me ShBA dhe ta rritë madje edhe më shumë këtë miqësi sepse kjo i vetëm sa e bënë Kosovën më të mirë, më demokratike më të civilizuar më të fuqishme ,sepse kur ke miq të fortë e besnik edhe ti je i fortë dhe i pagjunjëzuar në asnjë betejë. Koha po tregon çdo ditë se sa e rëndësishme është miqësia me ShBA dhe vendet mike europiane, kjo për faktin se duke parë për çdo ditë kërcënimet armiqësore të brendshme dhe të jashtme e nga të gjitha anët ,atëherë mund të konkludojë se pa ShBA-n Kosova mbetet pa mburojën e saj. Në rast rreziku Kosova e vetme pa miqtë e saj ShBA ,vendet mike europiane dhe NATO/KFOR-in shumë lehtë mund të bie pre e ujqërve që po presin me gojën hapur mundësin që ta gllabërojnë Kosovën. Dhe sikur dihet Kosova nuk ka vetëm një armik të jashtëm, ajo ka armiq si brenda ashtu edhe jashtë, prandaj Kosova si shtet duhet ruajtur miqësinë dhe partneritetin me SHBA dhe vendet tjera mike pa të cilat rrezikohet jo vetëm ajo që është ndërtuar deri më sot, pastaj e tanishmja ,por edhe ardhmja e brezave dhe Kosovës si shtet i ardhshëm brenda familjes europiane.