BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Opinion / Editorial

Kosova pse nuk kupton togfjalëshin “Komb shqiptar"

Kosova pse nuk kupton togfjalëshin “Komb shqiptar"

Në Pogradec ka shumë të ardhur nga Kosova në cdo fund jave . Më tërhoqi vëmendjen një burrë në Drilon, i cili i tha kamarierit “na shtro dy tavolina se ne jemi nga kombi kosovar…
– Nga kombi shqiptar, ia preva unë, por ai nguli këmbë, duke thënë se ne jemi kombi kosovar.
Me sa duket ngatërronte nocionin e shtetit me atë të kombit, megjithëse tha që jam profesor në Universitetin e Prishtinës. Këtu gjërat komplikohen më tepër… Madje ai shtoj se dhe analisti juaj Fatos Lubonja kështu mendon si unë… Është krijuar një ndarësi e çuditshme nga njerëz sa të paaftë por aq dhe keqdashës që duan të krijojnë të çara që e ndajnë kombin tonë në komb shqiptar dhe komb kosovar! Fjalori i gjuhës shqipe veçon si parësor kuptimin që mbi një shekull nënkupton bashkësinë e gjuhës dhe etnisë së një populli. E thënë troç, me nocionin ‘kombi shqiptar’ nënkuptohet tërësia e atyre që ndihen dhe deklarohen si shqiptarë pavarësisht se në çfarë shteti jetojnë. Janë disa të ashtuquajtur intelektualë apo profesorë që pretendojnë se janë koka të mëdha këtej kufirit dhe më gjerë që e injorojnë kuptimin e parë, shumë më të përhapur jo vetëm në gjuhen shqipe, por edhe gjithandej, duke arritur në përfundimin se shteti është parakusht dhe bërthama e kombit, prandaj me krijimin e shtetit të Kosovës, pos kombit shqiptar, duhet të njihet edhe kombi kosovar. Në një polemikë që pata me profesorin kosovar ky insistonte se vetëm shtetasit e Shqipërisë përbëjnë kombin shqiptar, kurse ata jashtë territorit të saj, varësisht se në cilin shtet jetojnë dhe çfarë pasaporte kanë, duhet të quhen pjesëtarë të kombit kosovar, ose te kombit maqedon, malazez, serb etj. E pra, t’i thuash shqiptarit në Maqedoni se je maqedonas e bën atë pjesëtar të kombit maqedonas dhe është sikur t’i biesh në kokë me çekiç, sepse për shembull për një strugan apo tetovar kyç për të është refuzimi i kombësisë maqedonase dhe kjo vlen edhe për ata banorë të Luginës së Preshevës apo ata të Malit të Zi. Edhe serbët e Kosovës mund ta pranojnë shtetësinë, por jo edhe kombësinë kosovare sepse ata kanë kombësi serbe. Shtetësia dhe luajaliteti ndaj shtetit ngatërrohen me përkatësinë etnike dhe kombëtare. Nuk ka komb kosovar, siç pretendojnë ata që e ngatërrojnë konceptin e kombit me atë të shtetësisë. Ka vetëm shtetësi kosovare që, ndër të tjera, është një ndër nënidentitet (në një trevë shqiptare) e të qenit shqiptar me kombësi. Të mos harrojmë se një tezë të tillë ka kohë që e elaboron dhe e përdor Beogradi zyrtar duke bërë ndarjen e Shqipërisë nga Kosova dhe duke folur për dy kombe të ndryshëm, por mjerisht këtë tezë e kanë marrë edhe ca sharlatanë shqiptarë këtej e andej kufirit, çka duhen rikujtuar dhe vënë në një memorial turpi. Togfjalëshi “kombi shqiptar” është emërtim përmbledhës për të gjithë ata që ndihen dhe deklarohen si shqiptarë dhe kjo është e padiskutueshme dhe nuk ka asnjë demagog apo të shitur që mund të luajë me konceptin.