17 Shkurti 2008, Pavarësia e Kosovës-
“Kosovë ne të dalim zot”, është mbishkrimi që është vendosur në logon zyrtare shtetërore,për shënimin e 16-të vjetorit të Pavarësisë dhe programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Më 17 shkurt 2024 mbushen16 vite që kur Kosova shpalli Pavarësinë. Dhe kjo fitore madhështore erdhi si rezultat i një lufte, i sakrificave dhe qëndresës mbinjerëzore më shumë se 100 vjeçare të popullit heroik të Kosovës kundër barbarisë dhe genocidit të kolonizatorit serb. Sot duhet të jemi me Kurtin , ashtu siç ishin shqiptarët e Kosovës të gjithë bashkë në Prizren me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit; siç ishin bashkë në luftërat e kryengritjet që sollën pavarësinë e Shqipërisë; siç ishin bashke me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Isa Boletinin; duhet të jenë bashkë ashtu si ishin bashkë edhe me Ibrahim Rugovën dhe me UÇK -në dhe Adem Jasharin. GJTHMONË BASHKË DUHET TË JENË SHQIPTARËT PËR TA MBROJTUR ATDHEUN, SHTETIN E KOMBIN. Edhe këto 16 vite që kur Kosova shpalli pavarësinë, Kosovës i është dashur që të përballet me sfida, vështirësi dhe pengesa të jashtëzakonshme për forcimin dhe konsolidimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës. Është detyrë jo vetëm e kosovarëve por e të gjithë shqiptarëve që duhet votuar, zgjedhur e mbështetur gjithmonë ajo politikë e cila është alternativa më e mirë, më e aftë, më patriotike dhe më e përgjegjshme për Kosovën e cila i del zot Kosovës. Duke parë realitetin sot në Ballkan, atë të rritjes së agresivitetit dhe të përpjekjeve serbo-ruse për destabilizimin e rajonit dhe sidomos të kërcënimit të sovranitetit të Kosovës. Dhe kur vërehen lëkundje e “paqartësi” të perëndimoreve në lidhje me qëndrimet e tyre për Kosovën të diktuara sidomos nga Lufta në Ukrainë dhe përderisa Perëndimi duke llogaritur interesat e veta, ai po i bën lëshime Beogradit në dëm të Kosovës (kështu po duket hapur) atëhere: Nisur nga kjo situatë i ftoj të gjithë shqiptarët kudo qe ndodhen që të jemi sot përkrah Albin Kurtit kundër kërcënimeve dhe propagandës antishqiptare serbe,ruse, kineze dhe asaj serbofile të perëndimit; të jemi bashkë kundër projekteve,kundër politikës, diplomacisë, akademisë e kishës serbe dhe kundër filozofisë sllave të anti-shqiptarizmit. Gjithmonë dhe në përjetësi duhet t’i dalim zot Shqipërisë, Kosovës dhe Shqiptarizmit. Politika, qeveria dhe mediat e Tiranës dhe opozita në Kosovë, ajo politikë dhe ato media të korruptuara si dhe egoistët dhe nihilistët e sëmurë nga urrejtja për suksesin e Kurtit dhe të qeverisë së tij nëse nuk e mbështesin dhe nuk e përkrahin sot Kurtin, të paktën “të heshtin” dhe të mos dalin kundër! Qeveria e sotme në Kosovë është me interesin kombëtar, është për forcimin dhe konsolidimin e sovranitetit, është për politikën e reciprocitetit dhe të barazisë , është për dinjitetin , personalitetin dhe imazhin e shtetit; është dhe po punon për shtetin ligjor, për zbatimi e ligjit dhe të Kushtetutës; është dhe po lufton korrupsionin, pra është me përgjegjshmërinë dhe po i shërben sot shtetit dhe shoqërisë. Prandaj dhe kjo qeveri ka mbështetje sot në Kosovë por edhe në Shqipëri e diasporë. Shteti i Kosovës me anë të institucioneve të tij shtetërore ka të drejtë që në mënyrë të lirë e të pavarur sipas Ligjit e Kushtetutës që të vendosë vetë pa iu nënshtruar asnjë vullneti dhe imponimi të huaj; ka të drejtë të pavarur për të marrë vendime për mbrojtjen, forcimin dhe konsolidimin e pavarësisë,sigurisë dhe ushtrimin e sovranitetit mbi territorin. Askujt nuk i lejohet që për interesa politike e personale që të devijojë nga parimet e sovranitetit. Që të jesh qytetar politikan, shtetar, intelektual e gazetar patriot dhe i vërtetë, nuk duhet të jesh egoist që të pëlqejë vetëm vetja e jote sipas egos, interesit e pëlqimit personal, por duhet të jesh i vërtetë dhe duhet të flasësh mirë, duhet që ta mbështesësh dhe ta përkrahësh patrotizmin dhe individët e tjerë patriotë e kombëtarë, të aftë e të përkushtuar për të mirën kombëtare qofshin ata qeveritarë e qeveri, politikanë, profesorë, intelektualë, diplomatë, shtetarë, gazeta e gazetarë, opinionistë e analistë. Mirëpo vërehet që shumica dërrmuese e politikës por edhe e mediave, gazetarëve dhe opinionistëve në Shqipëri nuk u pëlqen Albin Kurti dhe as suksesi i tij sepse mediat në Shqipëri por edhe në Kosovë në tërësinë e tyre janë të korruptuara nga pushteti, paraja dhe shquhen për servilizëm politik ekstrem. Albin Kurti me qeverisjen e tij dhe me vendimmarrjet e tij në zbatim me besnikëri dhe me përgjegjshmëri të Ligjit e Kushtetutës po e konsolidon,forcon dhe po e kompleton Pavarësinë e Kosovës. Dhe prandaj kjo po tmerron Serbinë, Rusinë, aleatë e saj por edhe politikanët dështakë të opozitës , intelektualët dhe mediat mercenare e të shitura dhe korrupsionin. Prandaj sot duhet të jemi dhe ta mbështesim qeverinë e Kurtit. Urime dhe gëzuar Ditën e Pavarësinë Kosovë.