Mbeta ashtu në gjendje habie, teksa dëgjoja nga skajpi avokat Spahinë të shprehej tek emisioni i Mehillit, për dy sukseset e rithemeluesve rrjedhojë e radikalizmit, i cili kishte sjellë shuarjen e zërit të partive të tjera opozitare apo sundimin e ekranit nga rithemeluesit. Nuk di pse në çast ekrani më erdhi si një ishull, i cili më zgjoi atë të ”Robison Kruzosë ”. Daniel Defo e çoi personazhin e tij në ishull i pakënaqur nga realiteti, mos vallë dhe të djathtët të revoltuar nga mospërfilljet e mazhorancës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, janë mbyllur në ”ishullin e ekraneve” dhe nga ajo botë virtuale kërkojnë t’i imponohen elektoratit i cili është male kaptuar, për nga shqetësimet me të cilat ballafaqohen me realitetin e trishtë të tyre, duke luftuar me mbijetesën !? Sipas avokat ”Spahisë” na qenka sukses menaxhimi i këtij ” ishulli” nga të djathtët, a thua se këta janë Robison Kruzo që i përkasin vetëm vetes, jo se kanë lënë një elektorat të harruar në realitetin e përditshëm, i cili ka mbetur me sytë nga qielli në kërkim të lidershipit të ndodhur në udhëkryqet e ekzistencës së vet. Gjithsesi gjithkush është në të drejtën e zotit për t’u shprehur dhe të tjerët mund ta gjykojnë, sipas këndvështrimit të tyre. i ndodhur në këto ujëra, një tavolinë larg meje më ndanë nga ishulli i së djathtës. Kujtova se po i largohesha Robison Kruzove, kur debati i ndezur mes burrash lokali, nuk i ndahej ishullit të të djathtëve, i cili në ritrasmentim jepte emisionin e Fevzos, ku gatuhej e njëjta çorbë, me të njëjtit analistët mbështetës të aksionit të së djathtëve ”O sot, o kurrë, ndërruar vetëm ekran. Gjysëm veshi më kapi nëpër të fjalën ishull. I shtyrë nga kureshtja për ”ishullin” zgjata dhe më tepër veshin.
– ”Ishulli i pinguinëve”, – tha njëri
– Jo po ”Anatol Franc”….ia pat tjetri.
-Ore ekranet tona janë kthyer në ”Ishull pinguinësh”. Këtu grotesku është shumë herë më i madh, se tek romani ”Ishulli i pinguinëve” i Anatol Francit. Në Francën e viteve 1908, ishin tre -katër shoqëri financierë dhe ministrat që shfrytëzonin pasuritë e popullit, indetik siç ndodh dhe tek ne sot, me tre- katër oligarkë, dhe shtetarët që bëjnë korrupsion. Përpjekjet për të penguar zhvillimin e gjyqeve të shtetarëve të korruptuar, një tabllo që krijon të njëjtën qasje me përpjekjet tek ne, për t’i vënë gurë nën rrota drejtësisë, nga ata që janë të mbytur në korrupsion. Ka ardhur koha ashtu si litari i ”Shën Mahelit” veproi në roman për të bërë ndryshimin, këtu duhet litari i drejtësisë për të tërhequr të korruptuarit drejt hekurave të burgut dhe kthyer hakun e pasurive tek i zoti. Njësoj si dhe tek romani dhe këtu tek ne, lufta për pushtet, është kthyer në një luftë për pasuri….
– Ç’pret të ndodhë tjetër, kur ke një opozitë ekranesh. Nga do që të lëvizësh pultin, ekranet të sjellin emisione, që bëjnë fjalë vetëm për hallet e së djathtës. Dhe qahen për liri fjale…
– Më i lumtë atyre të mazhorancës. I kanë lënë të mbretërojnë në ishullin e ekraneve. Vetë ata, rrallë e tek, sheh ndonjë deputet i majtë t’u ngarrohet nëpër këmbë, sepse të djathtët shkelin njeri- tjetrit, duke e lënë elektoratin në pritje, për të ardhur në pushtet më 2030 se më 2025, me të gjitha bathat ”qetë” s’kanë për t’i gjetur me njëri tjetrin, – ironizoi burri me një barë mustaqe. Njeriu miku i librit ”Ishulli i pinguinëve ”i ndërhyri.
– Kur filozofin ”Zhak” e pyetën pse paradizon pinguinët !? Përgjigjja e tij ishte për t’u bërë më të mirë. Kështu po ndodh dhe me të djathtën tonë. Nëse do të vazhdojë luftën politike t’a mbyllë në ”ishullin e ekraneve ”, për elektorat kanë për t’i mbetur moderatorët dhe analistët të cilët, kur ende nuk kanë zgjedhur vulën e liderit nga se lidershipi, i bën gjyqësinë drejtësisë nga ekrani, në vend të përballet në institucion. Me sa duket, konsumojnë aq shumë liri nëpër ekrane, sa parlamentit si mbetet tjetër, veçse mosbindja civile…..
– Jo se 20 shkurti në përkujtimoren e rrëzimit të bustit të diktatorit, ëndrra më diell e të djathtëve do të sjellë rrëzimin e kryeministrit të korruptuar sipas gjithë gurguleve të tyre. E gjetën mendjen t’i largohen ”ishullit” të ekraneve sepse lufta me njëri tjetrin, i ka lënë në dorë të mazhorancës proceset demokratike, kur në një shtet demokratik, ajo që mbështet e çon përpara demokracinë…
– Po foli rithemeluesve ! Mbetën ekraneve. Mbretërim në ”ishullin e ekraneve”. Një opozitë që luftën e saj e përqendron vetëm në ekran në një betejë me vetveten, jo vetëm atë, por dhe demokracinë e merr peng. Ç’kosto për shoqërinë !? – ndoqi burri mik i librit…. Ndërsa isha ndarë nga dialogu i burrave të lokalit, ajo që më mbeti fiksuar ishte pikërisht togfjalëshi i tyre; kostua për shoqërinë. Por ç’mund të nxjerrë në dritë demokracia, kur e gjithë lufta e opozitës është e përqendruar nëpër ekrane, pa zbritur në bazë, aty janë hallet e problemet e elektoratit që kërkojnë zërin opozitar që gjen zgjidhje, vetëm tek tempulli i demokracisë, parlamenti, e jo me mosbindje civile, por rrahje mendimesh e alternativash. Se sa kosto e madhe është kjo mjafton të shikoje pjesëmarrësit në takim Bardhi- Noka në Shkodër, të cilët për mbështetës kishin një grusht militantësh. Si për të gjetur justifikim deputeti Boçi, në emisionin e Fefzos pyetjes së analistëve për mungesën e pjesëmarrësve, iu përgjigj se takimi ishte i planifikuar në ”Malësinë e madhe”. Po a mbulohet dielli me shoshë !? Jo se nga sondazhet dhe me gojën e tij deputeti Bardhi, pohoi tek Mëhilli se pëlqueshmëria e elektoratit kishte rënë në 17 përqind. I ndjerë i keqardhur nga kjo, ai u detyrua të rreshtohet rreth kryetarit të rithemelimit, për të cilin nuk ka lënë gjë pa thënë për non gratën, por ja që tani i duhet të mbyllë sytë e zërë veshët, për të mundur kryeministrin. Egoja e pushtetit, e tjetërson brenda ditës liderin. Edhe tani që u ka rënë në brit për t’u bashkuar, ajo që po i bën bashkë, është urrejtja ndaj kryeministrit i cili duhet rrëzuar, pavarësisht se sa i besueshëm bëhet, kur atyre që thotë, nuk i zë besë as vetë, kur është i dyzuar në qëndrime në lidhje me SHBA-të dhe sistemin e drejtësisë, ndryshe nga ç’i quan lideri i rithemelimit, bandë kriminelësh, e prapë se prapë ai e njeh për kryetar, sepse ka shumicën e elektoratit. Për ç’shumicë bëhet, fjalë kur vetë pohon për 17 përqindësh mbështetës elektorati, një zot e merr vesh. Deputetit Boçi i bie hunda përdhe, ta pranojë tek Fefzo bashkimin mekanik të dy grupimeve parlamentare të së djathtës, por ja që deputeti Salianji prezent në takim, me mëdyshjet e tij e linte, as mish as peshk, qëndrimin në lidhje me kryetarë e rithemelimit. Ai shkojnë aq larg qëndrimeve të tij të shfaqura nëpër ekrane për rithemelimin, sa tani afrofe pranon dhe kongresin e tyre, duke harruar dhe vetë betejën me shkopinj, në mbrojtjen e selisë së PD-së, mes demokratëve, në 8 Janar 2023. Kauzë po kauzë ! Kur mbetesh mbyllur në ”ishullin” e ekraneve dhe kujtohesh të zbresësh në bazë, vetëm për të mbledhur disa militantë për 20 shkurtin, ç’mund të presësh tjetër veçse kostos, që i kushton elektoratit të djathtë dhe krejt shoqërisë. Ç’fatkeqësi për demokracinë, një opozitë që ende nuk i thërret mendjes për t’u futur në binarët e demokracisë, se pa kauzë nuk mund të vihet në pushtet. Me endje nëpër ”ishullin” e ekraneve, sa tek parlamenti, te dritarja e shtëpisë së kryetarit të rithemelimit, me arrest shtëpie, apo tek sheshi më 20 shkurt, me trinomin; mosbindje civile, tubime apo protesta, kanë vetëm një kosto ; Braktisje të elektoratit… Kjo endje si çifuti në shkretëtirë të së djathtës, pa një kauzë, është një pengmarrje e demokracisë, bara e së cilës e gjitha bie mbi kurriz të popullit. Më tepër se kushdo tjetër për këtë foli vizita e Sekretarit Blinken në Tiranë, takimet me të rinjtë e studiuar në SHBA, presidentin, kryeministrin, kryetarin e SPAK -ut, janë shprehje, jo vetëm e mbështetjes së proceseve demokratike në Shqipëri, por edhe për t’i dhënë një shtyse rrugës së nisur për reformimin e drejtësisë dhe bërjes drejtësi.