
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Kriza e sistemit të drejtësisë, problemet dhe sfidat e profesionit të avokatisë

Shkruar nga Av. Kastriot FRASHËRI* 11 Maj 2020

(Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë)
Dita Kombëtare e Drejtësisë njihet si dita kur qeveria e parë e Shqipërisë së pavarur nën drejtimin e Ismail Qemalit më 10 maj 1913, miratoi Ligjin e Jurisë, mbi ngritjen e gjykatave qysh nga themelimi i shtetit. Sot ne kujtojmë nga historia e jurisprudencës shqiptare se gjykatat e para të shtetit shqiptar ishin ndërtuar me juri qytetare, njëlloj si funksionojnë sot në sistemin anglo-sakson, ku për të shmangur korrupsionin vendimin gjyqësor e merrnin juritë e qytetarëve në një seancë gjyqësore të pandërprerë brenda ditës, pa e zgjatur vendimin për ditë a muaj me radhë si ndodh rëndom sot këtu, ku çështjet gjyqësore duan vite të përfundojnë. Më pas, sistemi gjyqësor, por dhe ai i drejtësisë në Shqipëri është riorganizuar në formate të ndryshme, në varësi të vullnetit të klasave politike të kohës, që kanë sunduar sipas modelit të tyre këtë vend.
Si rrallë ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar, sot, sistemi i drejtësisë gjendet i paralizuar prej tre muajsh, jo vetëm nën efektet e pandemisë globale të shkaktuar nga COVID-19, por edhe me një Gjykatë Kushtetuese ku nga 9 anëtarë ka vetëm 3 anëtarë të ligjshëm dhe Gjykatë të Lartë të Shqipërisë prej mëse dy vjetësh jo funksionale, të cilave nuk është çudi tu shtohen pas disa muajve edhe Gjykatat e Apelit të Republikës për shkak të politikave të gabuara që kanë ndjekur politikëbërësit e reformës dhe zbatuar vendimmarrësit që administrojnë drejtësinë. Në këtë kontekst kur flasim për historinë e drejtësisë shqiptare dhe sfidat aktuale të saj nuk mund të mos vlerësojmë kërcënimet dhe rreziqet e saj të cilat dihet se do të ndikojnë dukshëm jo vetëm në performancën e saj, por ajo që na bën përgjegjës në një bashkëfajësi është fakti që jemi përpara një drejtësie të vonuar, e cila është drejtësi e mohuar, pra, me pak fjalë sot sistemi demokratik i vendit tim e ka kthyer në normë sjelljeje drejtësinë e dhunuar.
Ashtu siç e kam theksuar shpesh herë, reforma e shumëpritur në sistemin e drejtësisë së kalbur që kishte vite që pushteti gjyqësor ishte kthyer në një noter në duart e feudalëve që kanë mbretëruar gjatë gjithë këtij tranzicioni të tejzgjatur në këtë vend për të certifikuar përmes vendimeve gjyqësore pafajësinë e krimit të kryer dhe kriminelët e lidhur pas tyre, duket që kërkon vite për të provuar rezultatet e saj. Si një nga mbështetësit e parë të reformës në drejtësi më duhet të vlerësoj me objektivitet në vitin e saj të katërt, dy anët e saj pozitive dhe negative që ka prodhuar. Pra, ana e mirë e saj është fakti se, nga kjo reformë janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë një numër i madh i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Nga ana tjetër, përmes standardeve të dyfishta në dhënien e vendimeve nga organet e vetingut janë larguar nga sistemi edhe gjyqtarë e prokurorë me integritet moral e profesional të njohur që kurrsesi nuk duhet të ishin larguar. Kjo e bën akoma më të dyshimtë reformën kur gjetjet e organeve të kontrollit që kryejnë verifikimin e pastërtisë dhe pasurisë së subjekteve të rivlerësimit kalimtar në shumicën e rasteve kanë shkarkuar gjyqtarë e prokurorë për pasuri që sipas kalemit të kontabilitetit vetingas shkojnë ndërmjet 10-20 mijë euro në mbi 20 vjet karrierë. E kundërta do të ishte pozitive dhe e admirueshme sikur gjetjet e tyre të konsistonin në pasuri dhe të ardhura të fshehura që do të rezultonin në disa qindra mijëra apo miliona euro dhe do të dëshmonin pastërtinë e figurës së korruptuar. E përkthyer ndryshe KPK duket që po fsheh korrupsionin e tyre duke i servirur publikut gjetje qesharake, të cilat mund t’i disponojë çdo shtetas i Shqipërisë. Fakti që reformimi i drejtësisë mbështet në vendimmarrjen e pesë njerëzve pa u futur në lidhjet apo bindjet e tyre politike e bën jo vetëm të dyshimtë, por edhe të kritikueshme rezultatin e kësaj reforme. Me aplikimin e këtyre standardeve shumë shpejt vetëm çështje dy-tre muaj, ashtu siç e kam theksuar pak kohë më parë, do të kemi mbylljen e gjykatave të Apelit të Shqipërisë pasi të gjithë gjyqtarët e saj po shkarkohen njëri pas tjetrit përmes këtyre standardeve të papranueshme nga organet e vetingut. Kjo do ta thellonte më tej krizën e sistemit të drejtësisë në vend dhe do të paralizonte në të ardhmen e shpejtë edhe veprimtarinë e avokatëve të Shqipërisë. Për fat të keq, nuk shohim asnjë përpjekje në horizont nga ana e atyre që janë zgjedhur të administrojnë drejtësinë dhe për më tepër nga mazhoranca qeverisëse. Duket që qeveria është e kënaqur me disa takime virtuale që organizon me aktorë periferikë që nuk kanë asnjë lloj lidhje me sistemin e drejtësisë për të siguruar me gjasa këndvështrime mbi reformën në drejtësi dhe rolin e saj në procesin e integrimit, të cilat të japin përshtypjen se qeveria bën monolog me vetveten. Kjo do të thotë se Ministria e Drejtësisë është më shumë e preokupuar për Javën Europiane se sa për Ditën e Drejtësisë të vendit të saj!
Si një avokat i njohur i së Drejtës Publike me një karrierë mbi 15-vjeçare në fushën e jurisprudencës në mbrojtje të së drejtave kushtetuese dhe ligjore të shtetasve, por edhe të interesit publik përmes publicistikës dhe angazhimit të gjatë rreth tre dekada në shoqërinë civile e ndjej si obligim moral e profesional se duhet të jemi të vetëdijshëm sot në Ditën Kombëtare të Drejtësisë për sfidat e së ardhmes në profesionet legale.
Në këtë kontekst, duke qenë se sistemi i drejtësisë së një vendi jo vetëm nuk mund të kuptohet, por as dhe nuk mund të funksionojë pa rolin e avokatit në proces e shohim me interes të ndalemi në sfidat e së ardhmes së pandemisë globale të COVID-19 dhe ndikimi i saj në profesionet legale. Dihet se Avokatia në Republikën e Shqipërisë është profesion i lirë, i pavarur, vetërregulluar dhe i vetëdrejtuar. Në ushtrim të profesionit të tij, bazuar në nenin 2, 3, 6, 8, 10, 11, 12 dhe 25 të ligjit Nr 55 /2018 "Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë", Avokati udhëhiqet vetëm nga ligji, Statusi dhe Kodi Etik. Avokati mund ta ushtrojë profesionin e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe përpara çdo gjykate, prokurorie ose organi të administratës publike. Në këtë kontekst, në përmbushje të veprimtarisë tonë, ashtu sikundër e kemi theksuar edhe më parë, hasim çdo ditë e më shumë vështirësi sidomos jo vetëm përpara organeve të administratës publike, por edhe në shërbimet publike dhe çështjet noteriale. Rastet dhe shembujt që pengojnë veprimtarinë tonë janë të shumtë, por ne nuk do të ndalemi këtu për të renditur problemet dhe emrat e institucioneve të shtetit që në kundërshtim me ligjin bëhen pengesë në përmbushjen e detyrës së avokatit, pasi për këtë çështje ne kemi sensibilizuar në kohë Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë, lidhur me pengesat në veprimtarinë tonë të përditshme në ushtrim të detyrës, por edhe për gjithë atë energji të panevojshme që shpenzojmë nëpër institucione të ndryshme për të punuar, kërkuar apo rivendosur të drejtat tona të ligjshme. Nisur nga ky realitet i papranueshëm, kërkojmë me forcë sot në Ditën e Drejtësisë nga qeveria të garantojë ligjërisht dhe praktikisht, jo vetëm ushtrimin e profesionit të avokatit dhe të së drejtave të tyre, por dhe mbrojtjen e integritetit të veprimtarisë së avokatit pranë çdo organi që kanë në vartësi.
I rendita këto çështje, me qëllimin për t’u njohur publiku jo vetëm me problematikën që ndeshim, por edhe me të ardhmen e rolit të profesionit të avokatit në Shqipëri në kushtet kur janë rreth 2470 avokatë aktivë që ushtrojnë rregullisht këtë detyrë ndërkohë që numri maksimal i çështjeve gjyqësore në një vit është rreth 24.000. Në kushtet kur nga godinat pompoze në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe atë “Zogu i I” që “de jure” përfaqësojnë shtetin e së drejtës apo më saktë garantojnë sundimin e ligjit vijnë sinjale ngazëlluese të herëpashershme se po pastrohet drejtësia nga të korruptuarit. Nuk mund të mburremi me faktin se po zbrazen gjykatat apo prokuroritë në emër të të korruptuarve. Nuk është arritje kjo ndërsa numri i dosjeve të çështjeve të qytetarëve të këtij vendi bëhen male dhe godinat e gjykatave tona kthehen në miniera ari për matrapazët e drejtësisë. A e dini se numri i çështjeve që presin të gjykohen prej dy vitesh në Gjykatën e Lartë është 35.000 dosje dhe kjo gjykatë ka vetëm 3 anëtarë nga 19 që duhet të kishte?! Po ashtu, në Gjykatën Administrative të Apelit të Republikës presin të shqyrtohen rreth 13.000 çështje administrative ndërsa numri i gjyqtarëve pritet të bjerë në muajt e ardhshëm rrjedhojë e procesit të vetingut. Ndërsa Gjykata e Apelit të Tiranës ka mbetur me 14 gjyqtarë nga 31 që duhet të ketë, ku për nga problematika dhe kjo gjykatë nuk bën dallim nga të tjerat, ndaj mbeten në pritje të shqyrtohen disa mijëra çështje që presin, e presin... Ndërkohë që rendimenti i fshesës së hekurt që fshihet në duart e atyre burrave që kontrollojnë gjithçka në këtë drejtim po ecën me shpejtësi, në anën tjetër nuk shohim asnjë përpjekje se si do të plotësohet ky vakum i krijuar që godet rëndë funksionimin e organeve të drejtësisë përveç përpjekjes për t’u përshëndetur të qeverisë amerikane, e cila nënshkroi pak ditë më parë më 29 prill Marrëveshjen e Mirëkuptimit ndërmjet KLGJ dhe USAID përmes Projektit “Drejtësi për të gjithë”, në mbështetje të Gjykatës së Lartë për përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura. Ku sipas burimeve amerikane, kjo marrëveshje synon që përmes një ekipi të veçantë me avokatë të zotë që do të punësohen pranë kësaj gjykate me qëllim për të ndihmuar gjykatësit të marrin vendimet sa më shpejt për uljen e numrit të çështjeve që presin të gjykohen. Pra, më në fund duket se ekziston vetëm një përpjekje e shkëlqyer dhe që është për t’u përshëndetur, ajo e Ambasadës së SHBA në Tiranë për zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave, pasi për ta drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.
Jo pa qëllim e theksova më sipër, Avokatia në Republikën e Shqipërisë, sipas ligjit, është profesion i lirë, i pavarur, i vetërregulluar dhe i vetëdrejtuar. Ajo sëbashku me prokurorinë dhe gjykatën, janë pjesë përbërëse e sistemit të drejtësisë. Titulli “Avokat” fitohet përmes një procedure fikse dhe mund të gëzohet përmes karrierës gjatë gjithë jetës me krenari dhe përkushtim në shoqëri. Si rrjedhim, si avokat, studiues dhe veprimtar i njohur i shoqërisë civile me veprimtari të gjatë publike të pasqyruar gjerësisht nga media, jam i keqardhur me mënyrën se si këto subjekte guxojnë të tjetërsojnë me vetëdije të drejtat dhe detyrat e avokatit dhe ta pengojnë atë me vetëdije në ushtrimin e profesionit të tij. Është koha të dihen se cilët janë frymëzuesit dhe padronët që jo vetëm mbulojnë aktet e tyre, por edhe ndëshkimin. Kam dijeni e kontakte që kështu trajtohen qindra avokatë. Ndaj është detyrë imediate e qeverisë, kur këto barriera ngrihen artificialisht nga individë të papërgjegjshëm në institucionet në administrimin e saj, të sigurojë integritetin dhe veprimtarinë e avokatit për t’i siguruar publikut, përmes tij, ndihmën juridike të nevojshme, nëpërmjet forcimit të rolit të profesionit të avokatit në Shqipëri.
Sistemi i drejtësisë është themeli i shtetit të së drejtës ku sundon ligji, ndaj kam një thirrje për studentët e rinj të Shkollës së Avokatisë që të ndjekin traditën më të mirë të drejtësisë shqiptare dhe të frymëzohen nga modelet e saj më të spikatura, duke lënë mënjanë tundimet e çastit. Nisur nga sa parashtruam më sipër, do të ishte në interes të publikut që në fund të ketë një opinion nga një person me lidhje dhe marrëdhënie ndërkombëtare se si e parashikon të ardhmen e veprimtarisë së avokatisë në Shqipëri në përputhje me vlerësimin e kërcënimeve dhe rreziqeve që paraqet sot kjo gjendje e jashtëzakonshme nisur edhe nga kohëzgjatja e saj ku shumë biznese po mbyllen dhe shumë njerëz po mbeten të papunë dhe për më tepër kur sot ka një tendencë të re globale të riorganizimit të punës apo veprimtarisë nga shtëpia.
Natyrisht koha që po kalojmë na ka përballur me sfida të mëdha sociale mbi të cilat duket se po dimensionohet edhe e ardhmja e punës sonë në profesionin e avokatisë ndaj edhe Firma Ligjore Frashëri (Tirana Law Office-Frashëri Law Firm) që drejtoj po punon ngushtë në mënyrë inovative me partnerët ndërkombëtarë në UK, me qëllim gjetjen e formateve më të përshtatshme që të ofrojnë siguri maksimale dhe standarde më të larta profesionale për të lehtësuar punën e çdokujt prej avokatëve në distancë dhe natyrisht ndikimin e saj në profesionet legale dhe praktikat e ardhshme të punës në Shqipëri.
Nga Av. Kastriot FRASHËRI*
*Themelues i Tirana Laë Office-Frashëri Law Firm
Më të lexuarat


Të lumtë Albin Kurti !

Manastiri i Banjskës në Zveçan është vatër e grupeve terroriste Serbe në veri të Kosovës

Konfuzion i paparë dhe Mashtrim në Arsimin e Lartë duke parë rankimet e universiteteve shqiptare në Shqipëri në Europë dhe në botë

Ndërkombëtarët t'i qëndrojnë afër Kosovës, ta fuqizojnë dhe anëtarësojnë atë në NATO, dhe KE

Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

Ben Blushi: Në Manastirin e Banjskës, në Kosovë

Unifikimi gjerman dhe unifikimi shqiptar

Fshati Baban, nën peshën e indiferentizmit të pushtetit

Qorrsokakët e lidershipit opozitar

Vetëkorrigjimi i shqiptarëve dhe dialogu mes forcave politike
