
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?


Teksa ndiqja foltoren e Parlamentit të bllokuar nga lideri i “Rithemelimit” për çështjen e agjentit të FBI -së , e marrë në gjykim nga drejtësia amerikane, ende pa u shprehur ajo , njeriu i shpallur ''non grata'' nga DASH, fajëson kryeministrin. Nuk e di pse në ato çaste grupi i Rithemelimit që kishte bllokuar foltoren, me ngjasoi me një sekt. Ndoshta ishte kërkesa e liderit, i cili duke dashur të thyente rregulloren e parlamentit, i mbledhur për të diskutuar paketën e ndihmës për, 1 milion shqiptarët ata, kërkonin t'u hidhnin sy për ''non gratën '', duke manipuluar përmes gjyqit të agjentit të FBI-së, se tani kishin zbuluar lobuesin për shpalljen e saj. Një i ngjashëm me Watergatit, ku presidenti Nikson dhe dorëheqjen. Ku ju çon mushka more qyqarë. Kryeministri shqiptar, na qenka aq i fuqishëm, sa të blerë administratën amerikane, për një Watergat të dytë në Shqipëri !? DSHA ka goditur kokën e korrupsionit, të këtij sekti që për 30 vjet, ka vjedhur Shqipërinë dhe ka instaluar që në krye të herës një sistem korruptiv, por ç'mund t'i bësh një organizate sekti, që sillet nëpër Shqipëri duke shirë me varfërinë. Vetëm DSHA dhe SPAK-u, në iu ardhtë hakut, se me shqiptarët ju luani si, macja me miun. Ec e merri vesh, se ç'gurë luhen në kurrizin tënd, o popull!? Dhe ç'është më e keqja ngatërrohet fati i një force të tërë politike, me atë të kryetarit të rithemelimit ?! Mos e quaj sekt, po të duash rithemelimin, i cili ka grumbulluar rreth vetes të gjitha ata, që për tridhjetë vjet kanë qenë besnikët më të ngushtë të kryetarit dhe tani me atë besnikëri, i kthehen për ta mbrojtur ''non gratën'' e tij. Mund të ndodhë gjithçka, me gjyqin e agjentit të FBI-së dhe biznesmenin rus. Mund të përdorni të gjithë arsenalin e zhargonit të fjalorit nëpër foltore për kryeministrin: tradhtar, kriminel , agjent i Putinit, hajdut, blerës i agjentëve të FBI-së, asgjë nuk do të ndryshojë në qëndrimin DSHA ndaj ''non gratës'' . Shqipëria dhe shqiptarët, janë të vjedhur qysh në vitet 90, kur ju instaluat një sistem korrupsioni dhe krimi. Protestat tuaja ngjasojnë me Kryqëzatat e mesjetë, që deshin të rimerrnin faltoret e ''Varrit të Shenjtë'' në Jerusalem, ju kërkoni të rimerrni atë të kryeministrit , për të risjellë, atë sistem korruptiv që i ka bërë shqiptarët të mallkojnë veten, e të marrin arratinë nga sytë këmbët, nëpër botë. Aq larg ka kaluar ky sekt, sa tani ka filluar të futë hundët dhe në programet e ''Zemër Luana'', me ca simbolika; preshësh dhe kungujsh, të përdorur nëpër lojëra, të sjellë përmes deputetes të ftuar, s'bëjnë gjë tjetër veçse bojatisin programin, që për hir të vërtetës është më i ndjekur nga shqiptarët që relakson e argëton. Po ç'e do, po t'u futën bojaxhinjtë e politikës, nuk rinë pa lënë gjurmët e njollosjes... Nuk lenë gur e guriçkë, pa shfrytëzuar për të sulmuar, kundërshtarin politik edhe aty ku politikani, nuk duhet të ngacmojë me politikë. Aq më tepër, tani që u gënjen mëndja se me agjentin e FBI-së ,do të bëjnë për vete njerëzit, për t'i hedhur në protesta. Me ç'kauza shterpë, kërkojnë të vijnë në pushtet! Dhe pastaj ngjiren, duke thënë na vodhën zgjedhjet. Pyetja që të shqetëson është: Po ku ju çon mushka, more qyqarë!? Matni drejtësinë amerikane me kutin tuaj !? Kujtoni se do të ndikoi në dhënien e verdiktit, ashtu siç veproni me drejtësinë tonë që e katandisët në këtë farë feje që është sot, me ato ''Laviera bulevardi'', që i lëshoheshit nëpër ekrane, për t'i denigruar dhe tërhequr nga zbardhja e 21 Janarit dhe sa e sa të tjerë !? Mushka juaj more qyqarë, hedh vickla me këtë popull, i rraskapitur nga liderë që nuk hanë pyka të tjera, veçse atyre që ju shërbejnë interesave të pushtetit të hajnive. Ç'makabritet të shikosh në foltoren e Parlamentit, deputetë me shpatën e Demokleut, a thua se ata janë aty, për t'i dhënë ndëshkimin krimit më të madh që është bërë nga kryeministri, në dëm të popullit shqiptar edhe pse pa dashur zbulojnë të vërtetën e tyre, e cila ka të bëjë me gjoja financimin për lobime, kundër dy krerëve të opozitës... Si të mos u mjaftonte dështimi i së kaluarës me lojëra të tilla politike, po vazhdojnë të luajnë me të njëjtit gurë zari , nga paniku i kapur nga non grata e SHBA -së. Nëse dhe Amerika do të ishte Shqipëri, mjerë bota që i mban sytë nga vendi i garancisë së paqes në botë! Ku iu çon mushka, more qyqarë !? S'u ngopët , me këtë lojëra të mbrapshta !? Ka 30 vjet që mbani varur demokracinë dhe sillni zvarrë një popull të këputur, i cili nga se nuk di nga t'ia mbajë, turret nëpër botë si ata që kërkojnë zotin për t'i shpëtuar. Si mundet t'i besohet çështjes që po mban ndezura ekranet, duke u çjerrë për protesta , kur në strumbullarin e saj janë dy njerëz, njeri miku i ngushtë i liderit të rithemelimit dhe tjetri Z ministër i qeverisë së liderit të PL-së. Në se këta dy njerëz janë përdorur nga kryeministri , për non gratën e liderit të rithemelimit për të shkatërruar PD -në, siç interpretohet, i bie se kemi të bëjmë me sekte të verbuar mbas teorive të një njeriu dhe jo parti që ekzistojnë pavarësisht ekzistencës të liderit se i mban ideologjia dhe vizionet që vihen në shërbim të jetës së njerëzve dhe ata mbeten të pavdekshëm si vetë jeta. Demokracinë nuk e mbajnë liderët, por ideologjitë , ndaj dhe Amerika vetë e ka sanksionuar me ligj për tetë vjet presidentin, ndërsa tek në lidershipit të rithemelimit i shkoi goja mbrapa veshit, duke u vet shkatërruar, duke mbrojtur liderin. Po ku ju çon mushka, more qyqarë!? Boll e latë rrugëve elektoratin tuaj, po ndërtoni kauza që janë në shërbim të interesave të popullit dhe jo të një grushti njerëzish, që janë kthyer në një sekt pengmarrës i demokracisë.
Më të lexuarat


Belind Këlliçi, vendas të ardhur si qengjat në ‘89, femrën thereni, mashkullin mbajeni

Modeli jonë patetik i medias dhe fjalës së lirë!

Gazeta “SOT” dhe patriotizmi real, vetingu, antikorrupsioni e proamerikanizmi

Lidershipi Basha-Alibeaj ose “binomi” i së ardhmes!

Pse qytetarët duhet të paguajnë dy herë për të njëjtin “mall”?!

A është sulmi me breshëri kallashnikovësh ndaj Top Channel, sulm kundër fjalës së lirë?!!

Midis kontatimit dhe idesë në strategjinë e kuptimit

Shkolla Ushtarake “Skёnderbej”, historia dhe lavdia...

Ndryshimi midis dy deputetëve tanë!

Skënderbeu i kompletuar
