Çfarë s’të dëgjojnë veshët, e s’të shohin sytë nëpër ekranet tona. Ajo që s’të ndahet është fjala SKAP, pas çdo dalje të rithemeluesit. Menjëherë të kalon nëpër mend Argani, personazhi i komedisë ”I sëmuri për mend” i Molierit. Edhe pse gëzonte shëndet të plotë, jetonte me frikën e gjithfarë sëmundjesh. I ishte tiposur se, ishte i sëmurë, ndaj dhe mjekët e farmacistët e shfrytëzonin për t’i vjelur para. Si të mos i mjaftonte kjo, por nga sëmundja për mend, e shtynte të martonte të bijën me mjek, vetëm e vetëm, të kishte një doktor të vërtitej nëpër shtëpi, sikur ai të ishte dorëzënës i shërimit të sëmundjes.
Mbase dhe rithemeluesi i është bërë fiksim SKAP, për të patur si alibi shpëtimi nga SPAK – u, që e ka vënë nën hetim. S’ka si shpjegohet ndryshe, që në grupin emëror, futet dhe ”Kushtetuta”, por për të treguar besnikrin ndaj saj, ka thirrur në ndihmë dhe ”Parlamentin” i cili përmes karrigeve, tymuesve, flakadanëve, do t’u bëjë dritë mendimeve të tij, për të ndriçuar mendjen e sëmurë. Ndoshta kjo gjendje e sëmurë e rithemeluesit, ka rënë dhe në sy të ish ministrit të drejtësisë, Manjanit që kurse dhe tek emisioni i ”Mihillit”, nuk nguroi t’i bëjë pyetje kryetarit të rithemelimit, prezent në panel, se si është e mundur, që një i djathtë të godasë oligarkë apo ata që ndërtojnë kullat në Tiranë, kur ideologjia e djathtë është pikërisht mbrojtëse e shtresave të pasura!? Mos vallë është kthyer në një kristizer i sëmurë që kritikon, çfarë t’i dalë përpara!? Përgjigjja e tij as mish e as peshk, fliste për gjendjen haluçinante, që e kishte çuar deri aty, sa të kishte humbur çdo lloj besimi, që kurse ka tridhjet vjet, në krye të së djathtës, është po i njëjti lider, kur e majta, ka ndryshuar gjithë ata kryetarë, duke reformuar veten, dhe vetë reformat për zhvillim sikundër, s’nguroi të shprehet zëri tjetër i analistit politik.
Zërit të këtij ekrani ekran s’i kishte shpëtuar, edhe veshi i aleatëve, që kurse të nesërmen e asaj nate, nuk nguruan të dalin në grup, në krijimin e një ”Federate të opozitës”, ku mund t’i bashkoheshe çdo force e djathtë, me një kryetar mbi partizan. Nuk di pse dikush më fryu në vesh. ”’Nuk të duken si kori i pleqve të…,!? ”. I marrshin të keqen!. Pleqtë e Krujës janë asete të kulturës kombëtare, po Federata…!?” Disa prej syresh të lakuar nga drejtësia për korrupsion, s’bëjnë tjetër veçse e kthejnë në asete të korrupsionit ”- ironizoi zëri që qëndronte në krah tek ndiqte NEWS -24, në emisionin, ku një pjesë e mirë e lidershipit të djathtë, kishte dalë në komunikatën për krijimin e Federatës. Ishin po ata liderë të viteve 30, ndryshonte vetëm emërtimi nga koalicion, në federatë dhe ideja për një kryetar që të ishte i pa lakuar nga organet gjyqësore. Nuk dihej në se ”Zëri” i kishin thirrur mendjes, për të ndryshuar mendjet e sëmura, të cilat frika nga drejtësia, i kishte bërë të kërkonin një kryetar që të mundësonte shpëtimin.
Megjithëse, kur ne emisioni i ”Mëhillit”, zëri i analistit Çani, i kërkoi kryetarit të rithemelimit, se qëndrimet e tij, ndaj hetimeve të drejtësisë, po sillnin pasoja tek fëmijët, ndaj duhet të hapte krahun, duke ia kaluar stafetën në duart e vajzës e cila, sipas ”Zërit” vetëm në një dalje televizive, ajo kishte tërhequr vëmendjen për elokuencën e saj, në ligjërim për situatën politikë. Mos e fol atë fjalë. ”Vetëm zoti, mund të më largojë nga PD-ja. Por edhe atij ia kam gjetur telat, përmes fizkulturës e cila më ka mbledhur mendjen edhe më shumë se sa 2013 -, s’nguroi të kthente përgjigjen zëri i rithemeluesit i cili nuk ishte mësuar që nga të vetët, t’i dilnin zëra që kundërshtonin, për më tepër dhe ish-ministra apo moderatorë mbështetës të verbër nëpër emisionet e tyre. Nuk dihej shtysa, e sjelljes në panel nga rithemeluesi i modelit, të presidentit i cili u rikthye në krye të Francës dhe e çoi sa e sa përpara shoqërinë franceze, ishte thjesht një dëshirë apo një zë nga brenda për t’i dhënë një dorë shpëtimi, tashmë jo shoqërisë shqiptare, por zërit të ngjirur për luftën kundër korrupsionit, kur vetë është i akuzuar nga SPAK. Me sa duket shikon jo vetëm elektoratin që nuk mund ta hajë atë kokër ulliri por dhe besnikët po lëshojnë ”Zëra” të cilët duhan të shpëtojnë nga shurdhimit e zërit mbetur ekraneve, duke bëri rolin e kritizerit të sëmurë. Jo se tek emisioni ”Barometër” edhe analisti Nela, që u përpoq t’i dilte për zot, duke thënë se sondazhi i bërë me pyetjet; (cili ishte vlerësimi në lidhje me qëndrimin e familjes së kryetarit të rithemelimit, ku një përqindje e madhe dilte kundra, ndërsa ndaj thënies së tij se brenda drejtësisë, ka dhe njerëz të ndershëm, kishte një përqindje të mirë që vlerësonin) sipas analistit kjo tregon për ”modernitetin e moderimit ”, ç’ka do të thotë se duhet të moderohet komunikimi i rithemeluesit me popullin, ishte një zë i cili edhe pse disi i ndrojtur, tregonte për çalesat në ”Zërin” që shurdhon të rithemeluesit, për hesapin e vet dhe jo atë të elektoratit.
Analistët besëlidhës, përpiqen t’i qëndrojnë besëlidhjes, kur rithemeluesi, e ka prerë në besë demokracinë, duke e katandisur kokoshin një thelë. Tani që shkopinjtë i janë kthyer mbas koke, ia ka marrë ferra uratën dhe, e vetmja gjë që i ka mbetur janë flakadanët e parlamentit, a thua se ata do t’i mbledhin mizat që i kanë marrë çairet. Jo se mazhoranca me të vetën, kartonat e jeshil i ka, për të miratuar ligje e për të kaluar buxhet, rithemeluesve s’u mbetet gjë tjetër, veçse tymi i flakadanëve për t’i turbulluar që t’i thërresin mendjes, se me shkopinj të kthyer mbrapsht, ç’mund të bëjë koka me një grusht miza, të cilat të roitura, vështirë e ka truri t’i mbledhë. Po shtrojnë rithemelusat!? U ka marrë koka erë aq shumë, sa vetëm greva e urisë mund t’ia ndalë “stuhinë”. Qefe, qefe, kjo dynja. Veçse tani SPAKU të thotë: Ndalu bek se ka hendek”, edhe pse rithemeluesat etiketojnë SKAP, janë mendje të sëmura këto, që më në fund do t’i gjendet ilaçi, jo nga farmacisti i Arganit, por nga mjekimet e drejtësisë, e cila nuk mund të lejojnë që mortaja e korrupsionit, të shuajë demokracinë e brishtë, se kështu ua thotë truri i sëmurë i ”liderëve” që po i merr frymën pasuria e vjedhur, dhe përpiqen t’i bëjnë derman ekranet, duke mos iu ndarë ditën e natën, me atë urrejtjen pathollogjike ndaj drejtësisë, për të humbur gjurmët e hajdutërisë.
Tani që edhe shkopinjtë e tyre, po i kthehen mbas kokës, derman i vetëm është SPAKU, për t’i dërguar mbas hekurave, për t’ia mbledhur trutë liderëve të sëmurë pas zullumeve të korrupsionit, të cilët kujtojnë se flakadanët e parlamentit apo presionet e ekraneve për greva urie, do të errësojnë ndriçimit e drejtësisë, për të vendosur drejtësi. Tashmë s’është vetëm zëri i drejtësisë që kërkon drejtësi, por edhe zërat brenda opozitës kërkojnë ndryshim. Populli thotë ; Ku ka zë, s’është pa gjë…