BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Opinion / Editorial

Kujtojmë Kongresin e Përmetit, 80 vite më parë

Kujtojmë Kongresin e Përmetit, 80 vite më parë

Kongresi i Përmetit ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe vendimtare të luftës antifashiste të popullit shqiptar dhe njëKuvend i madh mbarëpopullor, që riformatoi dhe cimentoi vendimet dhe idetë paraprake që ishin hedhur në Konferencën e Pezës, në Shtator të vitit 1942.Për më tepër, duke u mbështetur në hovin dhe inisiativën që kishte fituar tashmë lufta e reparteve partizane në veçanti dhe lëvizja antifashiste në Shqipëri, Kongresi i Përmetit saktësoi direktivat për kalimin në stadin final të kësaj lufte, çlirimin e plotë të atdheut. Vizioni i Kongresit shkoi përtej çlirimit të vendit, duke hedhur themelet për mënyrën e qeverisjes dhe përcaktuar se kush do të ishte forca që do të merrte në dorë pushtetin në Shqipërine e lirë, pas shporrjes së pushtuesve gjermanë.

Me mjaft interes është të përmendet se, megjithëse Lëvizja ANÇ operonte në situatë lufte, idetë dhe vendimet për realizimin e zgjedhjeve ishin ide të përparuara e mjaft demokratike. Në rezolucionin e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalclirimtar, për zgjedhjen e delegatëve, theksohej: “Në kongres të përfaqësohen zonat e lira, zonat e pushtuara nga armiku, brigadat dhe batalionet partizane e vullnetare, Bashkimi i Rinisë Antifashiste me 10 delegatë dhe Bashkimi i Gruas me 5 delegatë”. Në zonat e çliruara dhe formacionet e ushtrisë delegatët do të zgjidheshin demokratikisht, me votim të hapur, kurse në zonat e paçliruara do të caktoheshin nga këshillat e qarqeve apo të qyteteve.

Haxhi Lleshi, i cili ishte një nga udhëheqësit kryesore të LANÇ, e përshkruan natyrshëm në kujtimet e tij një episod që tregon se si u zgjodhën në mënyrë demokratike, në një miting të hapur, përfaqësuesit e popullit në komunën e Plashnikut (Qarku i Beratit), ku ai ishte i dërguar në atë kohë (Prill 1944) për të ndjekur zgjedhjet:“Përshtypje të veçantë më ka lënë mbledhja që u organizua në Plashnik, ku morën pjesë rreth 500 vetë, e midis tyre afro 100 gra. U emocionova kur pashë këtë pjesëmarrje të gjerë, mendova sa lart ishte ngritur vetëdija patriotike, antifashiste dhe demokratike e mbarë popullit, që po merrte pjesë jo vetëm për fitoren e luftës kundër pushtuesit e tradhëtarëve por edhe për formimin e pushtetit të ri, tek i ciliai kishte mbështetur shpresat e të nesërmes.…Aty folën edhe aktiviste, burra e gra, të rinj e te reja. Në diskutimet e tyre shprehej përkrahje e plotë për LANÇ dhe thirrjen e Kongresit të I-rë Antifashist. Në fund pjesëmarrësit zgjodhën demokratikisht delegatët për në konferencën nacionalçlirimtare të qarkut”.

Përfundimisht, megjithëse në kushtet e vështira të luftës me pushtuesit, u zgjodhën 200 delegatët e Kongresit të I-rë Antifashist, të cilët përfaqësonin të gjitha shtresat e popullsisë shqiptare dhe mbulonin gjithe territorin shqiptar. Aty kishte delegatë nga Partia Komuniste Shqipetare (PKSH), përfaqësues nga shtresat nacionaliste, nga ushtria partizane, nga Bashkimi i Rinise Antifashiste dhe Bashkimi i Grave të Shqiperisë.

Përmeti vendi i mbajtjes së Kongresit

Krahina e Përmetit kishte një pozitë të favorshme strategjike, që mund të mbrohej më mirë nga forcat partizane dhe ato popullore. Qyteti i Përmetit ishte i çliruar dhe me këtë duhej t’i tregohej opinionit të brendshëm dhe të jashtëm se lufta e popullit shqiptar kishte kaluar nga faza e luftës partizane, në një luftë të rregullt, me veprime të gjera e të bashkërenduara, kishte kaluar në fazën e çlirimit të qyteteve. Nderim për kujtimin e udhëheqësve të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare, që lindën në truallin e Përmetit, Poetin e madh Naim Frashërin, filozofin, dhe dijetarin e shquar Sami Frashërin dhe revolucionarin e madh Abdyl Frashërin.

Vendimet e Kongresit të Përmetit

Kongresi Antifashist i Permetit, duke patur parasysh përberjen gjithëpërfshirëse të delegatevë të tij, ishte një kuvend mbarëkombëtar apo nje asamble kushtetuese, që kishte mision të zgjidhte Organet Legjistative dhe Egzekutive,të cilat do të qeverisnin vendin deri në mbarim të luftës dhe më pas në Shqiperinë e çliruar, deri në zgjedhjet e reja.Ashtu siç dihet nga dokumentat historike, kongresi zgjodhi:

-Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar (KPNÇ), si organin më të lartë shtetëror; forumin kryesor ligjvënës, përfaqësuesin e vetëm të popullit shqiptar.

-KPNÇ-i zgjodhi Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm që përbëhej nga 25 anëtarë dhe president i saj u zgjodh Omer Nishani.

-Në kongres u zgjodh dhe Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar, i cili kishte atributet e një Qeverie Provizore. Ky komitet, apo qeveri e provizore, përbëhej nga 11 anëtarë. Sekretari i pergjithshëm i PKSH, Enver Hoxha, u emrua Kryetar i QeverisëProvizore, kurse nacionalisti i mirënjohur, Myslim Peza, u emrua nënkryetar i qeverisë provizore.

KPNÇ, si organ ligjvënës, qysh ne formimin e tij, gjatë ditëve tëKongresit, nxorri aktet apo vendimet e para të rëndësishme, të cilat patën një rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejshëm të luftës çlirimtare dhe pamvarësinë e Shqipërisë në vitet e mëvonshme.

Vlen të përmenden tre vendimet e mëposhtme, të cilat lanë gjurmë të pashlyshme në jetën politiko-ekonomike të Shqipërisë dhe përcaktuan drejtimin që do merte shteti i ardhshem shqipetar: të ndërtohet Shqipëria e re demokratike e popullore sipas vullnetit të popullit; t’i ndalohet ish-mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe, të mos njihet asnjë qeveri që mund të formohej brenda ose jashtë vendit kundër vullnetit të popullit dhe të vazhdohet më me ashpërsi lufta kundër pushtuesve gjermanë dhe tradhtarëve shqiptarë, deri në shkatërrimin e tyre të plotë dhe vendosjen e pushtetit demokratik-popullor në të gjithë vendin.

Këshilli i Përgjithshëm vendosi:

Rishikimin dhe prishjen e gjithë marrëveshjeve politike dhe ekonomike që binin në kundërshtim me interesat e popullit dhe të kombit shqiptar dhe shëndrimin e njësive të ushtrisë ANÇ në ushtri të rregullt, me një udhëheqje të njësuar dhe me një komandë të përgjithshme.

Vendimet e Kongresit të Përmetit treguan se Lëvizja ANÇ dhe PKSH, si forca kryesore kësaj lëvizje, kishin krijuar bindjen dhe besimin në popull, se ato do të ishin fituesit e luftës dhe do të qeverisnin vendin pas fitores. Megjithëse ca vëzhgues të huaj e quanin si vete-besim të tepëruar optimizmin e drejtueseve të LANÇ në atë kohë, ngjarjet e mëvonëshme vërtetuan se analiza e situatës që bëri PKSH ishte racionale dhe realiste.

Kongresi i Përmetit, duke shpallur person non-grata ish-mbretin Zog, i vuri atij legalisht damkën e tradhetarit, sepse ai e ktheu Shqipërinë në shtet vasal të Italisë dhe e braktisi popullin e vendin, duke vjedhur dhe thyesarin e vendit, në ditët e vështira të pushtimit fashist.

Gjithashtu, vendimet e këtij kongresi u dhanë nje mesazh të qartë kuislingëve dhe kolaboracionistëve ballisto-zogiste, se nuk do kishte pushtet në tavolinë për ata që bashkpunonin me armikun dhe as për ata që prisnin të ikte pushtuesi e pastaj “të luftonin”.

Pushteti u takonte atyre që luftonin kundër pushtusit për çlirimin e Shqipërisë dhe do të mbronin lirinë, të drejtat, interesat dhe aspiratat demokratike të popullit shqiptar.
U zgjodh edhe një Komision për zbulimin dhe vërtetimin e krimeve të pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe për zbulimin dhe vërtetimin e emrave të kriminelëve të luftës.

Kongresi u drejtoi përshëndetje:

Popujve dhe ushtrisë Sovjetike dhe udhëheqësit ytë tyre Stalin, Presidentit Rosvelt, Kryeministrit anglez Wilson Churchill, Marshallit Tito, EAMIT grek, Fan Nolit për shqiptarët e SHBA,të burgosurve dhe të internuarve brenda dhe jashtë vendit.

Përfundimisht, edhe sot pas 80 vitesh, mbështetur në kohën kur u mbajt dhe vendimet e rëndësishme të tij, përsëri Kongresi i Përmetit zë një pikë kulmore në historinë shqiptare. Aty u përcaktuan drejtimet më të rëndësishme për të realizuar qëllimin final të Luftës Antifashiste të popullit shqiptar,çlirimin e plotë të atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë dhe tradhëtarëve të vendit, garantimin e një Shqipërie të lirë e sovrane në mbarim të Luftës së Dytë Botërore dhe vendosjen e pushtetit popullor.