BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja pse u largova nga Iliri dhe pse PL është një eksperiment i dështuar, ish-presidenti do të ketë të njëjtin fati si Berisha

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të
x
BREAKING NEWS

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23 maj merret vendimi për Izet Haxhinë, avokati i tij jep detajet e forta: Plani ishte për të vrarë Saliun në ’98, jo ish-deputetin demokrat, ja 23 provat që ish-truproja disponon për krimet e Be...

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për “SKY ECC” dhe dosjen “McGonigal”, në përgjime ka rënë edhe Edi Rama, ja të fshehtat nga koncesioni prej 20 milionë euro që ka përfituar ish-agjenti i FBI nga kryeministri shqiptar...

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për
x
BREAKING NEWS

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë, gjysma e grupit parlamentar të PS kanë vila në Lalëz dhe shtëpi te rezidenca e Gentiana Sulës, ja si rrëzohet Rama nga pushteti

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë,
x
BREAKING NEWS

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof gazetarin Klodian Tomorri, zbulon disa nga skandalet e bëra publike nga Nisma Thurje dhe del hapur në mbështetje të SPAK

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të jetë rritja e pensioneve që do të realizohet në tetor, skema që po ndiqet dhe detajet nga dy bonuset që do të marrë mosha e tretë për këtë vit

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të
x
BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll
x

Opinion / Editorial

Kultura bizantine dhe mallkimi i drejtësisë

Kultura bizantine dhe mallkimi i drejtësisë

Ka një arsye pse “The Godfather” (Kumbarja) konsiderohet gjerësisht si një nga filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Në monologun e tij hapës, zëri i tronditur i sipërmarrësit të nervozuar Bonasera deklaron "Unë besoj te Amerika", përpara se ai të rrëfejë historinë se si vajza e tij u brutalizua nga disa të rinj që mbetën të pandëshkuar nga gjykatat tek të cilat ai kishte besuar.

Pastaj i thashë gruas sime: "Për drejtësi, ne duhet të shkojmë te Don Corleone", vazhdon ai’

Ndërsa skena vazhdon të luhet dhe mësojmë se Bonasera ka ardhur te bosi i krimit Don Vito Corleone për të kërkuar hakmarrje ndaj sulmuesve të vajzës së tij, një model organizimi që po fillon të marrë formë si pasojë e mungesës së funksionimit të drejtësisë. Ajo do të kristalizohet plotësisht më vonë në filmin “The Godfather”, kur djali i Vitos, Michael, shndërrohet ngadalë nga një hero idealist lufte që kundërshton ashpër bashkimin me biznesin e familjes në një mafioz të pamëshirshëm me pak respekt për institucionet e Amerikës, një hark që kalon nëpër të tre filmat.

A nuk duket sikur ne sot në Shqipëri po jetojmë të njëjtën tragjedi të filmit “Kumbaro”? Ndoshta i vetmi ndryshim është se në Shqipëri rrolin e kumbaros nuk e luajnë bosët e krimit, por kryeministri dhe kryetarët e partive politike. Si mbërritëm në këtë derexhe? A ishte ky një fat i keq që duket sikur shpesh na ndjek ne shqiparëve, apo një komplot i të huajve siç na pëlqen ne shpesh të mendojmë, apo ndoshta është një produkt i mënyrës se si mendojmë, veprojmë dhe gjykojmë ne si shoqëri dhe si individ?

Në kohën e diktaturës njerëzit dënoheshin në emër të partisë ku gjykatësi ishte sekretari i partisë dhe gjyqi bëhej nga organizata e partisë, ndërsa formalitetet kryheshin nga gjykatat, tërësisht nën kontrollin e partisë komuniste. Kështu u bë gjyqi i Kadri Hazbiut ku diktatori Hoxha i thoshte atij se partia do të dënojë dhe Hazbiu e pranonte se partia e tij do ta gjykonte me drejtësi,ndërkohë që hetusia dhe gjykatat zbatonin urdhërat. Kjo formë në thelb ishte bizantine, por e veshur me petkun e ideologjisë komuniste. Në të vërtetë kjo formë bizantine vazhdoi edhe pas viteve 90 por kësaj rradhe e maskuar me petkun demokratik dhe pavarësisë së pushteteve. Në të vërtetë falja apo dënimi i njerëzve bëhej në bazë të interesit të kryeministrit apo pushtetarit kryesor, pavarësisht në se persona të caktuar kishin dosje apo jo, kishin bërë krime apo jo. Përkundrazi personat me probleme ishin edhe më të vlefshëm, sepse ishin të kapur.

Vendi ynë, si gjithë vendet e ballkanit, trashëgoi një kulturë bizantine e cila karakterizohej nga autoriteti i centralizuar, ku besnikëria ndaj sundimtarit ishte vendimtare për ruajtjen e stabilitetit dhe pushtetit dhe si e tillë nxiti një kulturë ku ndikimi politik dhe ekonomik bazohej shpesh në lidhje personale dhe jo në merita apo sundim të ligjit. Në shoqëritë si e jona, ku institucionet formale janë të dobëta ose perceptohen si joefektive, individët mund të mbështeten më shumë në rrjetet dhe marrëdhëniet personale për mbështetje dhe përparim.

Në të vërtetë themeli i një republike demokratike, është shteti i së drejtës i cili është aspekti më i brishtë i sistemit tonë shtetëror. Është ky koncept, dhe ekzistenca e tij në fakt, që e ndan një shoqëri demokratike nga ato jo-demokratike.

Sundimi i ligjit varet, për vitalitetin e tij të vazhdueshëm, nga perceptimi i tij, si një gjyqësor i pavarur, i fortë, i drejtë dhe i paanshëm që i shërben dhe mbron sistemin ligjor dhe të drejtat individuale të qytetarëve të cilit i shërben. Një gjyqësor i tillë është një gur themeli i këtij institucionii.

Karakteristikë e një gjyqësori të pavarur dhe të fortë është se gjykatat e tij janë të lira dhe të papenguara nga politika dhe ndërhyrje e saj, dhe vendimet e tij bazohen në merita ligjore dhe jo në atë që është popullore apo e përshtatshme politikisht. Për pavarësinë dhe forcën e tyre, gjykatat mbështeten në një tregues më të fuqishëm se kompetencat kushtetuese të prekshme, ato mbështeten në besimin dhe vleresimin e qytetarëve të cilëve u shërbejnë. Por le të flasim konkretisht se si është katandisur drejtësia në Shqipëri. Pas rënies së komunizmit, Shqipëria për pak kohë pati një optimizëm për demokraci dhe shtet të së drejtës, por përmes manovrimesh dhe kalkulimesh, ish komunistët të veshur me kostumin e ri të pluralizmit erdhën në pushtet dhe shumë shpejt pasuria e shtetit shqiptar u shit me pazar oligarkëve të rinj, duke e bërë Shqipërinë një kleptokraci funksionale. Për të siguruar pushtetin e tyre dhe vjedhjen e pasursë kombëtare politikanët i morrën të githa kompetencat për vete dhe duke e kthyer sistemin e drejtësisë në një shtojcë të politikës.

Nën presionin ndërkombëtar dhe kryesisht atë amerikan, deputetet e votuan SPAK dhe e uruan atë, por pengesat që ata u munduan t’i bëjnë ishin shumë më të mëdha se “bekimi” me buzëqeshje të sforcuar, që ata i bënë sistemit të ri të drejtësisë.

 

Vrasja tjeter e sistemit të drejtsisë eshte fakti se besnikeria e deputetëve është ndaj kryetarit të partisë e jo ndaj elektoratit të vet, gjë që i bën ata shërbetorë të kryetarit dhe jo të popullit, kështu ata votojnë në parlament vullnetin e kryetarit dhe jo të popullit. Deputetët e PS dhe PD nuk ndiejnë asnjë frikë nga populli që i voton, por dridhen dhe nuk kundështojnë kryetarët e partive që i zgjedh dhe i emëron ata sipas masës së servilizmit.  Praktikisht vendi ka kryetarokraci dhe jo demokraci dhe në rast se kryetarët apo miqtë e tyre akuzohen, (dhe kanë jo pak faje, korupsion pasiv dhe aktiv) natyrisht që këta përfaqësues të kryetarëve do të votojnë ato ligje që të vrasin sistemin e drejtësisë, garantuesin e demokracisë sonë, vetëm me synimin që ata të pasurohen shpejtë dhe të kenë pushtet të përhershëm.

Duket se Shqipëria ka një traditë të gjatë e të pandërprerë të kumbarove ose padrinove të shtetit dhe partive politike, e cila vazhdon edhe më fort me liderat e rinj si Rama apo Basha, pa bekimin e të cilëve nuk mund të marrësh post shtetëror apo të zgjidhesh deputet. Duket si një mallkim që askush nuk mund ta ndërpresë. Për të shpjeguar këtë mallkim na vjen në ndihmë filozofi anglez John Locke, i cili thotë: "Mendja e njeriut në lindje është plotësisht e formuar, por e hapur, e zbrazët mbi të cilën përvoja gdhend dijen dhe traditën". Nëse njerëzit janë të mirë apo të këqij,vazhdon ai, varet nga mjedisi i tyre në jetë dhe nga ndikimet e tyre. Kështu po ndodh me liderët tanë, ambienti në të cilin rriten ata, i bënë ata të kopjojnë etërit e tyre politikë, ashtu si djali i “Kumbaros”, Michael, shndërrohet ngadalë nga një hero idealist lufte që kundërshton ashpër bashkimin me biznesin e familjes në një mafioz të pamëshirshëm. Ishte pikërisht ndërhyrja e shtetit të së drejtës që e prishi këtë cikël të pandërprerë kumbarosh e mafiozësh, duke rikthyer besimin e qytetarëve te shteti i së drejtës. Është pikërisht drejtësia e re dhe SPAK që po thyen këtë mallkim kumbarosh në shoqërinë shqiptare.