Disa herë kam qenë në shkollën “Et-hem Zhgaba” të fshatit Vranisht në Zonën e Devollit, dhe të them të drejtën, sa herë shkoj atje, mësoj diçka, pavarësisht që Drejtorin e saj, Endri Fifo një punëtor si askush, e kam mik të vjetër. Herën e fundit, më bëri përshtypje, në ambientet e brendshme të saj, Endri, me forcat e tij, kishte ngritur një Muze të thjeshtë, ku mes të tjerave, kishte ekspozuar edhe një kandil, një llambë me vajguri me fitil, një bisht pene druri dhe një majë pene që përdoreshin në kohën kur ne, brezi jonë I “nostalgjikëve”mësonim shkrim e këndim apo si i thonë të rinjtë e sotëm, të “qëmotit”! Këto mjete “primitive”, më janë rrënjosur thellë në mëndje, dhe më kujtojnë kohën kur vullneti dhe pasioni I kohës, ishin mbi mjetet “primitive” sot, mjetet e teknologjisë “moderne”, po e çojnë arsimin në kohën e Njeriut të Neandertalit. Po të isha unë “nostalgjik” i të kaluarës, donte të isha i tillë edhe për format e metodat që përdoren nga stafi mësimdhënës I kësaj shkolle për të përgatitur dhe aftësuar brezin e ardhshëm, që punën e tyre, e matin me rezultate konkrete. Autoriteti i mësuesve bazohet jo mbi “injorancën” “drurin”, apo të bërtiturat apo sharjet, por bazohet mbi dijet e tyre, sjelljen e kulturuar, respektin që gëzojnë jo vetëm nga nxënësit, por edhe prindërit e tyre, nga ,këmbëngulja e tyre që edhe kohën jashtë mësimit ta shfrytëzojnë për aftësimin e e nxënësve për të mos patur asnjë të prapambetur. Të gjitha këto i përkasin të kaluarës dhe kurrësesi, as unë dhe askush që e kujton këtë metodë pune të mësuesit, nuk ka se si të jetë nostalgjik, përderisa u arsimua një armatë e tërë kuadrosh të të gjitha profesioneve që ngritën fabrika e uzina, që morën dije e pëvehtësuan të rejat e shkencës që me mjete “primitive” ngritën institucione e Universitete për aftësimin profesional të qindra e mijëra kuadrove e drejtuesve në të gjitha profesionet. Po marr tani shembullin tim, më shumë se gjysëm shekulli më parë, mbasi këto kushte e këto mjete kishin shumica e këtij brezi kur përvetësonim dijet e diturinë. Dritë elektrike, nuk kishim në fshat,por mësonim nën dritën e kandilit me vajguri kur tymonte si oxhak fabrike e tymi, shpërndahej në tavan e më vonë, poçi i llambës me vajguri i tha “stop”! Qysh në Klasën e parë të shkollës fillore, në vitin 1955, dita më e bukur do të ishte kur na thoshin që do të merrnim librat e shkollës, pak para fillimit të muajit Shtator. Majën e penës, që të mos gërvishtte mbi fletore e “bindnim” në flakën e kandilit që të bëhej sa më e “bindur” dhe e “butë”! Shkollën 7-vjeçare e kishim një orë e gjysëm larg dhe vajtje e kthim, dimër e behar, bënim tre orë rrugë në ditë. Në dorë, mbanim shishkën e bojës se mos ajo na derdhej në çantën e librave prej doku dhe nuk e lëshonim nga dora edhe kur duart na mavijoseshin nga të ftohtit dhe acari! Ende pa hequr opingat prej llastiku, ende pa ngrënë drekë, do të bënim detyrat e ditës, do të mësonim për ditën e nesërme sepse darkë, “zotit” kandil me huqe, nuk i dihej. Nëna nuk kishte shkollë, edhe babai që kishte nja tre katër klasë shkollë, fjala e parë e tyre ishte: “Asnjë punë nuk duam nga ju, vetëm të mësoni e të mësoni mirë, që të mos mbeteni kështu si ne”!. Njëherë nuk na angazhuan në punë duke i përballuar vetë të gjitha punët e ditës e bagëtitë. Ka edhe shumë të tjera, por edhe kaq, besoj që janë të mjaftueshme të quhemi më shumë se “primitivë” nga kushtet, por shumë “modernë” në përvehtësimin e dijeve e të shkencës, për të marrë përsipër përgjegjësi të mëdha në të gjitha fushat e jetës, e mbi të gjitha njerëzorë, të edukuar e të sjellshëm, të sakrificave të mëdha. Secili, sot, i ka të gjitha mundësitë të bëjë krahasimin me “modernët” e sotëm nga mundësitë dhe mjetet modern të teknologjisë që më së shumti i përdorin për të shkuar në kohën e “shpellave” kur njerëzit jetonin në guva, kur nuk bie errë kulturë dhe edukatë, kur më së shumti po diplomohen “Idiotë” dhe “analfabetë funksionalë”! Po të bëjmë një krahasim, se kush duhet të jetë sot “Kryeqyteti i dijes”, me siguri do të bëhet Fshati Vranisht i Devollit dhe në fund, Kryeqyteti i “Idiotëve funksionalë” do të jetë Kryeqyteti aktual me Universitete të shumta Amerikanë, Europianë dhe Aziatikë që “diplomojnë” me shumicë e pakicë, “ analfabetë” të të gjitha “ markave”si Ministra e deputetë, Kryetarë qendrorë e vendorë, krerë bandash e hajdutësh, drogaxhinj e prostituta me shumicë e pakicë, punonjës të artit e kulturës që zënë postet kyçe në mjetet e propagandës si në televizione, etj. Kjo bastard demokraci që kemi sot e tridhjete e tre vite të shkuara, që vetëm demokraci nuk është, kur të gjithë “komandojnë” dhe askush nuk “komandohet”, po e kalb nga brenda këtë shoqëri kaotike ku nuk merr vesh i pari të dytin. Qysh kur hyri babëzia “demokratike”, morën “arratinë” vlerat njerëzore. Njerëzit njerëzorë sot janë të pakët, qofshin këta intelektualë në postet e larta dje, apo punonjës të thjeshtë nuk mund të pretendojmë që sot nuk ka të tillë, dhe kjo është e vërtetë, por, është po kaq e vërtetë që intelektualët e djeshëm, kanë një “shije” të veçantë, që u a jep humanizmi, puna e palodhur, qëndrimi pranë njerëzve dhe halleve të tyre, respekti që ata gëzonin në mbarë shoqërinë. Ata nuk pretendonin për paga të larta, nuk kishin ankesa për privilegje. Ishte sedra e brendshme e tyre që nuk i linte rehat për të bërë sa më mirë punën dhe detyrën. E, intelektualë të tillë,sot numërohen me gishtat e dorës. Fjala është për atë më kryesoren, arsimimin. Mësuesit, nga brezi jonë i &l
dquo;nostalgjikëve”, konsiderohen si shenjtorë.. Kujtojmë mësuesit që kur ata hynin në klasë, ne nxënësit, qëndronim “Sus”! Nuk qëndronim nga frika, ata as nuk na shanin, as nuk na rrihnin por autoriteti i tyre, qëndronte tek dijet që që kishin e na jepnin ne, e me sedrën e kohës, mundoheshim t ‘i kopjonim ata, sepse ata, ishin pasqyra jonë. Atëherë, arsimimi ishte problem i tërë shoqërisë, i familjes, i fshatit, i pushtetit. Po sot? Sot arsimimi ka shkuar në “kalendat greke”! Vetëm një shembull po marr që është shprehje e “injorantëve funksionalë” të politikës Dërdëllisin herë pas herë për rritjen e pagave të mësuesve. Mirë bëjnë, por kryesorja është a ka ndikuar dhe a ndikon kjo, në rritjen e cilësisë së mësimdhënies? Turp nder, aspak! Po pse? Sepse është zbehur roli i mësuesit. Edhe mësuesit po bëhen si politikanët të cilët, megjithëse marrin 50 apo 100 herë më shumë të ardhura nga shumica e shoqërisë, ata mbeten, “çibani” shoqërisë, me shembullin e keq që japin. Me këtë hendek të madh, politika, të harrojë dashurinë, respektin dhe harmoninë në shoqëri, për të mos thënë që janë më të urryerit! Po ku marrin shembull mësuesit”? Ata marrin tek politikanët që këtë vend, po e zhvatin e po e futin nëpër xhepa. A mund të bëhet fjalë për dashuri këtu? Ta harojnë “demokratët” e politikës! Po familja që është rrënja e edukimit të të rinjve e të rejave.? Edhe familja ka ikur në drejtim të “paditur”! A i kërkon llogari nëna apo babai fëmijës për mësimet e shkollës? I kërkon, por jo për mësimet, por sepse fillon ora e “Big Brotherit”.! Të mësuar kështu, këta adoleshentë, i thonë mësueses: “Të mbarojmë shpejt mësuese, sepse kemi punë”! Mos vallë është puna e tyre mësimi apo leximi? As që bëhet fjalë,! Puna e tyre është të gjejë municion për armën, të sigurojë mina me telekomandë, të shpërndajë drogën, detyrë që ja kanë ngarkuar shokët, e shumë e shumë të tjera që po e kalbin nga brenda këtë shoqëri, Po “të diturit e kanaleve televizive?. Detyra e tyre është që gjoja propagandojnë moralin, por në fakt, nxisin imoralitetin, me emisione të tilla si “Big Brother”, Përputhen” etj, etj, që përpara këtyre, propaganda për moralin, është si ajo femra që demonstron të prapmet e të përparmet dhe më pas, gjoja sikur mundohet të “mbulohet”..! Detyra edukative e televizioneve është zero! Të qenit partiak, ata ftojnë orë e çast politikanë e sekserët e tyre analistë, por jo edukatorë. Po të shohim se kush predominon sot në shoqëri, e keqja apo e mira, do të bindemi lehtë. Mësuesja apo mësuesi, japin sot shembullin e tyre, jo me dije, por me veshje prej karagjozi, me të kundërtat e dijes. Dakord, këto janë raste të pakta, shumë të pakta, por , po të kemi parasysh që e keqja nga këta “të ditur funksionalë”përqafohet shumë shpejt, shohim edhe pasojat e përditshme. Edhe “Big Brother” në një “Kasolle të famshme” luhet, por demonstrohet në mijëra “kasolle”! Femrën, si nënë, Zoti e barazoi me veten e tij, kur tha” Po iki i qetë lart, sepse mbi tokë, kam lënë Nënën”!, Nëna, është Engjëlli i Zotit, por jo prostituta, jo femrat që merren me lloj-lloj pisllëqesh, jo ato femra që e lindin fëmijën dhe e hedhin në koshin e plehrave, jo ato që shesin trupin për disa para të pista, jo ato që vrasin Nënën e Babanë, që duan më shumë qenin nga fëmija e përgatitja e tij për të ardhmen… Më pas, më keq Akoma, prindi as nuk e di ku e ka shkollën fëmija i vet, as cilin mësues ka. As fëmija e vet, nuk e ka qejf që Babai e Nëna të vijnë në shkollë të pyesin, as mësuesi nuk do të dijë e të marri mundimin të lidhet me prindërit e nxënësit..Të gjithë bashkë për ta shpartalluar plotësisht këtë shoqëri, këtë të ardhme…