Nga Enver Cakaj
Unë atë kam pasur shtëpinë time. I thoshin Spitali Onkologjik, po ne te sëmurët e quanim drejtorin: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur!” Ai ishte spitali i vdekjes. Duhet të jem i vetmi që kam kaluar 27-vjet te jetës në atë spital. Kam patur shumë shokë e shoqe atje, po tani nuk kam asnjë. Madje dhe gjysma e mjekëve kanë vdekur. Nuk kam qenë natyrë qaramane, por vetëm një herë kam qarë në atë spital. Kur mora vesh vjedhurazi diagnozën që më kishin vënë. Kartelat tona kyçeshin hermetikisht, por kishim dhe ne xhigitet tanë që i zbulonim. Unë futa si spiune një sanitare,që më pas u bë infermiere. Çfarë bëra? Ika vetëm nga onkologjiku dhe shkova deri te spitali pesë. Atje e kishim kufirin. Ka qenë fat i organizmit tim që nuk u eliminova me tërë ato mjekime të rënda, që nuk i mbajtën as minjtë. Kimioterapi pa kufi që të merrte mendjen, rreze në të gjitha boshllëqet e trupit! Dhe unë si një mal në këmbë. Drejtoreshë kishim Adelina Mazrrekun, një femër që dinte të merrej me të gjitha moshat dhe tekat tona. Nuk dua të përmend e veçoj njeri tjetër, por atje të gjithë mjekët e infermierët ishin në këmbë në shërbim të sëmurëve. Në atë spital nuk kishte luftë klasash,se diskutohej për jetën jo për politikën. Në spital ishte shtruar dhe vajza e Liri Belishovës, Drita Çomo. Ishte sa e bukur aq me kulturë. Ajo kishte marrë vesh që unë çoku shkruaja ndonjëherë dhe më erdhi në dhomë. Atë ditë unë kisha bërë ciklin dhe nuk quhesha njeri i kishin thënë se unë isha veteran i onkologjisë dhe më pyeti si kisha rezistuar aq. I shpjegova shkurt dhe ajo iku. Një ditë tjetër erdhi e me solli ca poezi që i kishte shkruar vetë. Më bëri përshtypje cilësia e tyre dhe i thashë t’i mblidhte në një libër, po kush ishte ajo shtëpi botuese që i pranonte? Pas vdekjes e ëma ja botoi librin,por e kishte politizua me ca sqarime që nuk ishin të vërteta. Unë e takova Lirinë dhe ja shpjegova të gjitha. Atë ditë që u shtrua Drita Çomo, u shtrua dhe një punonjës i sigurimit të shtetit, i cili qëndroi atje derisa vdiq Drita! Drita rrinte me një shoqe nga Tepelena,që nuk i pengonte askush që të shkonin nga të donin. Por një ditë u ankua një veteran nga Vlora, se përse i shërbeni aq shumë asaj vajze! Në spital nuk kishte dallime në shërbim, por kishte dhe atje ndonjë që në vend të merrej me të sëmurët , gjithë natën e gdhinte në lulishte. Sa e diktoi drejtoria,e pushoi nga puna,se dy punë njëherësh nuk mund të bëheshin. Por më e rënda ndodhi me një mjek, i cili më ndiqte mua. Ai ishte teraqi alkooli dhe lakmonte tek të sëmurët. Kur dola nga spitali formalisht, atë e lash atje , po kur u ktheva nga “pushimet” nuk e gjeta më. Nuk tregonte asnjë se ku kishte vajtur. Si me terezi pyeta një sanitare, po ajo si shikoi nja dy herë rrotull e mbrapa, më than ë vesh: “Ere çuno, e kanë dnu në prodhim,po mos bxaj se asht i një të madhit!” Në spital unë kisha shok një mjek prej vërteti,që vinte rrinte gjithmonë në dhomën time. Ai ishte sekretar partie për spitalin. Një ditë mua më sollën një shishe raki, po unë nuk pi asnjë lloj pije, as kafe. Kur erdhi shoku im i thashë ta merrte se në spital nuk lejoheshin pijet alkoolike . Ai u ngrit e iku me vrap. Ja dhashë një sanitare t’ja shpinte dhe e porosita nëse nuk e pranonte , ta merrte për vete. Nuk pyeta më se ku qëndroi ajo shishe rakie. Juve nuk e besoni, po në onkologji vdisnin çdo ditë, po më shumë qanin mjekët se familjarët! Nuk e kuptoj nga dolën këta xhibiletër që duanë të jetojnë me djersën e të vdekurve! Dua të sjell në vëmendje këtu një mjek në klinikën e hematologjisë, që është motra e onkollogjisë. Shefi i klinikës quhej Aleko Veshi. Sa qesh unë në atë klinikë, (se unë i kam provuar të gjitha spitalet e Tiranës), nuk e pashë një herë pa lot në sy. Ai u interesua për mua pa më takuar e pa më njohur. Kishte shkuar vetë për të parë biopsinë time,e cila, për shkak se ziheshin të dy mjekët,kishin nxjerrë përfundime të ndryshme. Për këtë shkak, të dy i transferuan njërin në Elbasan e tjetrin në Krujë. Nuk mund të harroj tani mjekun onkolog, Ali Spahia,që më merrte mua përdore dhe më shpinte në të gjitha laboratorët për analiza. Nuk dua të merrem me ngjarjen e mjekëve të onkologjisë, sepse ata biçimër, vetëm mjekë s’ mund të jenë. Mjek tani quhet baba leku. Këtë farë demokracie na solli ai i kullës së firaunit. Nuk e kuptoj si mund të vazhdosh të veprosh sot , kur kjo është alarmante? Këto ditë shtrova gruan në spitalin e Beratit dhe vajta të takoja mjekun për t’i thënë ndonjë gjë që ajo nuk e dinte. Derën e dhomës e kishte hapur dhe diç shkruante. I kërkova ndjesë që po i ndërprisja punën, po ajo më tha si me inat: “ Prit!”. Kur unë ngula këmbë se isha duke ikur,ajo pranoi të hynim. A e di ky mjek që tek ai paraqiten vetëm njerëz hallexhinj?U bë si u bë, hyra Brenda dhe I tregova disa veçori të sëmundjes, që ta ndihmoja. Po a e dini si m’u përgjigj: “Këto nuk më interesojnë fare mua!” Mirëpo unë kisha vajtur në spitalin e shtetit dhe brenda sistemit mjekët konsultohen edhe për sëmundje të tjera të sëmurit. Mjeku që nuk njeh mirë të sëmurin s’ka si mjekon sëmundje. Kur ajo pa tre stilolapsa në xhepin e këmishës time, u ngrit dhe shënoi në kartelë me specialistin që i rekomandova. Por një mjek e kushdo specialist që punon me frikë, duhet të largohet sa më shpejt nga ajo punë. Në mëngjes ra zilja e telefonit. Gruaja më lajmëroi se mjeku që do të vijë për konsultë kërkon lek!Atëherë e mora vesh se këta nuk paskan marrë vesh, se ç’ ndodhi në Onkologji i thashë gruas që t’i thoshte mjekut të shkojë t’i marrë lekët atje ku i merrnin mjekët e onkologjisë! Njerëzve u qenkan zënë sytë!
Projekte me Romeon? Hedi zbulon planet pas daljes nga BBV
Heidi Baci ishte e ftuara speciale mbrëmjen e djeshme të “Top Arena”. Ajo zbuloi se pas daljes nga Big Brother...
Lexo më shumë